www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Sahihul Buhari - kreu i katërt

 

 

Sahihul Buhari - nė gjuhėn shqipe

KREU - IV-

 

KAPITULLI PĖR ZEQATIN, me fjalė tė All-llahut xh.ah.:

"Falni namazin dhe jepni zekatin!"

Ibn Abbasi r.a. ka thėnė:
Mė ka treguar Ebu Sufjani r.a. dhe pėrmendi fjalėt e Pejgamberit s.a.v.s. duke thėnė:
"Na urdhėron faljen e namazit, dhėnien e zekatit, vizitėn e farefisit dhe modestinė...."


1395. - Na ka rrėfyer Ebu Asim-Dahhak ibn Mahled duke transmetuar nga Zekerijja bin Is-haku, e ky nga Jahja b. Abdull-llah b. Sajfijje, kurse ky nga Ebu Ma'bedi, e ai nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e dėrgoi Muadhin pėr nė Jemen dhe i tha: "Thirri ata tė dėshmojnė se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Njė, te vetmit All-llah, se unė jam pejgamber i All-llahut, dhe nėse ata i binden kėsaj, atėherė informoi dhe mėsoji se All-llahu u ka caktuar si detyrė faljen e pesė kohėve tė namazit brenda njė dite dhe njė nate. Nėse edhe kėtė e respektojnė, atėherė njoftoi se All-llahu u ka vėnė si detyrė tė japin zekatin e pasurisė sė tyre, qė do tė mirret nga tė pasurit e mesit tė tyre dhe t'u jepet tė varfėrve nė mesin e tyre".


1396. - Hafs b. Umer na ka treguar nga Shu'be, kurse ky nga Muhammed b. Osman b. Abdull-llah b. Mevhibi, i cili transmeton prej Musa b. Talhės, kurse ky nga Ebu ejjubi r.a. se njė njeri i ka thėnė pejgamberit s.a.v.s. : " Mė informo pėr punėn e cila do tė shpiente nė xhenet!"
"Ēka? Ēka?" pėshpėritėn tė pranishmit.
Pejgamberi s.a.v.s. tha "Ka ndonjė hall".
"Tė adhurosh vetėm All-llahun dhe tė mos i bashkėngjesish asgjė, tė falish namazin, tė japish zekatin dhe tė vizitosh tė afėrmit".
Ndėrsa Behzi thotė se i ka treguar Shu'be, tė cilit ia ka transmetuar Muhammed b. Osman dhe babai i tij Osman b. Abdull-llah se tė dy e kanė dėgjuar Musa b. Talhėn duke transmetuar kėtė nga Ebu Ejjubi.
Ebu Abdull-llah thotė: "Kam frikė se Muhammed b. Osman nuk ėshtė askush tjetėr pėrveē atij qė e dimė me emrin Amr".


1397. - Na ka treguar Muhammed b. Abdurrahim, atij Afan b. Muslim tė cilit ia ka transmetuar Vuhejbi nga Jahja b. Seid b. Hajjan, e ky e ka marrė nga Ebu Zur'a, ndėrsa ky nga Ebu Hurejre r.a., se njė beduin erdhi te Pejgamberi dhe i tha:

"Mė udhėzo nė njė punė pas kryerjes sė tė cilės do tė hyj nė xhennet".
"Tė adhurosh vetėm All-llahun dhe nė kėtė tė mos i bėsh shok, tė falish namazin qė ėshtė detyrė, tė japish zekatė dhe tė agjėrosh Ramazanin" iu pėrgjegj Muhammedi a.s.
"Pasha atė nė duar tė tė cilit ėshtė jeta ime, kėsaj nuk do t'i shtoj asgjė"- tha beduini.
Kur shkoi ai, Pejgamberi s.a.v.s. tha: " Kush dėshiron tė shohė njeri tė xhennetit, le ta shikoj kėtė(beduin)".
- Na ka treguar Museddedi duke transmetuar Jahjanė, kurse ky transmeton Ebu Hajjanin i cili ka thėnė se kėtė ia ka kumtuar Ebu Zur'a nga Pejgamberi s.a.v.s.


1398. - Haxh-xhaxhi na ka treguar, kurse kėtij ia ka pėrcjellur Hammad b. Zejdi nga Ebu Xhemra i cili thotė: E kam dėgjuar Ibn Abbasin r.a. qė thonte:

- Pejgamberit s.a.v.s. i erdhi delegacioni i fisit Abdul Kajs dhe i tha: "O Pejgamber i
All-llahut, ky fis ėshtė nga soji i Rebi'ave. Ndėrmjet nesh dhe teje jetojnė dhe qarkullojnė mosbesimtarėt e fisit Mudar, andaj nuk jemi tė sigurtė tė vijmė te ti, pėrveē se nė ndonjė muaj tė shenjėt, prandaj urdhėrona ndonjė gjė tė cilėn do ta marrim prej teje me ēka do tė thėrrasim ata qė lėmė pas nesh!"

Ju urdhėroj, tha Muhammedi a.s., katėr punė dhe ua ndaloj katėr tjera. Ju urdhėroj: besimin nė All-llahun dhe dėshminė se nuk ka Zot tjetėr pėrveē njė
All-llah, dhe dorėn e drejtoi kėshtu, thotė Ibn Abbasi, me gishtin tregues nė formė vertikale, se ėshtė Njė, falnie namazin, tė jepni zekatin dhe bashkėsisė t'ia jepni tė pestėn e plaēkės sė luftės. Ua ndaloj: tė pėrdorni cėrpkat, shtambat, mataret dhe enė tjera, tė lyera me rrėshirė (nė kėso enėsh arabėt mbanin dhe pinin alkool).

Sulejmani dhe Ebu Nu'mani, duke transmetuar nga Hammadi, thonė:
"Tė besosh nė All-llahun do tė thotė tė deklarosh se nuk ka Zot tjetėr pėrveē njė tė vetmit All-llah".


1399. - Na ka treguar Ebu-l-Jeman el Hakem b. Nafi, tė cilit i ka treguar Shuajb b. Ebi Hamza nga Zujberi, e kėtij i ka treguar Ubejdullah b. Abdullah b. Utbe b. Mesud, se Ebu Hurejra r.a. ka thėnė: Ku ndėrroj jetė Pejgamberi s.a.v.s. dhe Ebu Bekri u bė halif, disa arabė iu kthyen mosbesimit, andaj Umeri tha:

- Si po lufton ti kundėr idhujtarėve, kur Pejgamberi i All-llahut ka thėnė: "Mė ėshtė urdhėruar qė tė luftoj kundėr idhujtarėve derisa tė dėshmojnė: La ilahe il-lall-llah, e ai i cili dėshmon kėshtu, e ruan nga unė pasurinė dhe jetėn e vet, me pėrjashtim tė njė detyrimi tjetėr qė e zė asgjė, e dhėnia e llogarisė sė tij ėshtė punė e
All-llahut".


1400. - "Pasha All-llahun - tha Ebu Bekri - do tė luftoj vendosmėrisht kundra secilit qė bėn dallim ndėrmjet faljes sė namazit dhe dhėnies sė zekatit. Zekati ėshtė detyrim material. Pasha Zotin, kush nuk e jep shaptoren, qė mė parė ia kanė dhėnė Pejgamberit tė All-llahut, unė do tė luftoj vendosmėrisht kundėr tyre pėr kėtė ngurrim tė tyre".

Umeri r.a. tha: "Pasha All-llahun, kjo nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē qė All-llahu ia hapi krahėrorin Ebu Bekrit r.a. dhe unė e kuptova se ai ėshtė me tė vėrtetė nė tė drejtė".

DHĖNIA ME RREGULL E ZEKATIT

" Po, nėse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atėherė i keni vėllezė nė fe. Ne i sqarojmė argumentet pėr ata njerėz qė kuptojnė." (Kur'an, 9/11)

1401. - Na ka treguar Ibn Numejri nga ana e babės sė vet, i cili thotė se ia ka transmetuar Ismaili, e ky nga Kajsi, se Xherir b. Abdullahu r.a. ka thėnė:

"Ia kam dhėnė besėn Pejgamberit s.a.v.s. pėr kryerjen me rregull tė namazit, dhėnien e zekatit dhe pėr kėshillimin e secilit musliman".

MĖKATI PĖR MOSDHĖNIEN E ZEKATIT

"...Ata tė cilėt e ruajnė arin e argjendin e nuk e japin pėr rrugėn e All-llahut, lajmėroi pėr njė dėnim tė dhembshėm.Atė ditė kur ajo (pasuri e deponuar) fėrgohet nė prushin e xhehennemit, e me tė (ashtu zharavė) lyhen ballėt, anėt dhe shpinat e tyre (do t'u thuhet): "Kjo ėshtė ajo qė e depozituat pėr veten tuaj, pra shijoni atė qė e depozitonit!" (Kur'an, 9: 34,35)

1402. - Na ka treguar Hakem b. Nafi, tė cilit i ka kumtuar Shuajbi, e kėtij Ebu Zinadi, ndėrsa kėtij i ka treguar Abdurrahman b. Hurmuz el-Arexh, i cili e ka dėgjuar Ebu Hurejren duke thėnė:

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Nė ditėn e Kijametit deveja do t'i vijė tė zotit tė vet mė e mirė dhe mė e madhe se sa ka qenė, dhe, nėse nuk ka dhėnė zekatė pėr tė, ajo do ta shkelė me kėmbė. Do t'i vijė edhe delja e pronarit tė vet mė e mirė se sa ka qenė, dhe nėse nuk ka dhėnė pėr tė zekatė ajo do ta shkelė me thundra dhe do ta shpojė me brirė. Nė Ditėn e Kijametit asnjėri prej jush nuk do tė vijė e tė mos e ketė delen-dashin, varur nė qafė, duke blegėruar,e ai do tė thėrrasė: O Muhammed!"
Unė do t'i pėrgjigjem: Ta kam komunikuar urdhėrin e All-llahut kurse tash nuk kam mundėsi asgjė tė ndihmoj. Asnjėri prej jush nuk do tė vijė me devėn qė po pėllet, varur nė qafė, e tė mos thėrrasė: "O Muhammed!" E unė do t'i pėrgjigjem: Unė tė kam komunikuar me kohė, kurse tash asgjė s'mund tė bėj".


1403. - Na ka treguar Ali b. Abdullah, e kėtij i ka treguar Hashim b. Kasimi nga Abdurrahman b. Abdullah b. Dinar, kurse ky nga babai i vet, e ai nga Ebu Salih Semmam kurse ky nga Ebu Hurejreja, i cili thotė:

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Atij tė cilit All-llahu i ka dhėnė pasuri por ky nuk ka dhėnė zekatė pėr tė , ajo pasuri do t'i paraqitet nė Ditėn e Kijametit sikur gjarpėr me ballė tė bardhė e me dy pika tė zeza pėrmbi sy, do t'i mbėshtillet rreth qafės e pastaj do ta vejė ndėrmjet nofullave, d.m.th. ndėrmjet dy nofullave, e do t'i thotė: - Unė jam pasuria jote , unė jam thesari yt i deponuar, - e pastaj do t'i kėndojė ajetin :
"Ata qė bėjnė koprraci.....kurrsesi le tė mos mendojnė se ajo ėshtė mirė pėr ata..." (Kur'an, 3:180)

PASURIA NGA E CILA ĖSHTĖ DHĖNĖ ZEKATI NUK TRAJTOHET KAPITAL I GRUMBULLUAR

Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

"Nuk jepet zekat pėr pasurinė me vlerė nėn pesė okė".

1404. - Ahmed b. Shebib b. Seid thotė se babai i tij ia ka transmetuar nga junusi, e ky nga Ibn shihabi ndėrsa ky nga Halid b. Eselmi i cili ka thėnė: "Dolėm nga qyteti me Abdullah bin Umerin r.a. dhe njė beduin tha: - Mė informo pėr fjalėt e All-llahut:
-....Ata tė cilėt deponojnė ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnė pėr hirė tė
All-llahut... (Kur'ani, 9:34)
Ibn Umeri iu pėrgjegj: "Ai i cili grumbullon, dhe nuk jep zekat pėr tė, i mjeri ai! Kėshtu ka qenė para se tė shpallet norma pėr zekatin, kurse pas normėzimit tė zekatit, All-llahu e ka bėrė mjet pėr pastrimin e pasurisė sė fituar".


1405. - Na ka treguar Is-hak bin Jezid, atij i ka kumtuar Shuajb b. Is-hak se i ka thėnė Evzai se e ka lajmėruar Jahja b. Ebi Kethir, se Amr b. Jahja b. Umara e ka informuar nga babai i vet Jahja b. Umara b. Ebi-l-Hasan i cili ka dėgjuar Ebu Seidin r.a. duke thėnė:

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Pėr pasurinė me vlerė nėn pesė okė nuk jepet zekatė, pėr deve, mė pak se pesė, nuk ka zekatė, edhe pėr pasuri mė pak se pesė barrė nuk ka zekatė".


1406. - Na ka treguar Aliu se e ka dėgjuar Hushejmin tė cilit i kishte transmetuar Husejni nga Zejd b. Vehbi, i cili ka thėnė: "Kam kaluar pranė Rebedhės, (lagje afėr Medinės) dhe aty u takova rastėsisht me Ebu Dherr-rrin r.a. dhe e pyeta:
"Ēka tė ka sjellė nė kėtė shkallė?"
"Kam qenė nė Siri" - mu pėrgjegj ai - "dhe nuk jemi pajtuar me Muaviun lidhur me ajetin: "... Ata, tė cilėt deponojnė ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnė pėr hirė tė All-llahut ..." (9:34)
Muaviu ngul kėmbė se ky ajet ėshtė shpallur lidhur me rastin e hebrejve dhe tė krishterėve, kurse unė po them: "Ėshtė shpallur edhe pėr ne edhe pėr ata". Kėshtu qė ndėrmjet nesh doli njė mospajtim, prandaj ai i shkroi Osmanit r.a. dhe mė paditi mua Osmani mė shkroi tė vij nė Medine. Unė erdha dhe rreth meje u mblodh njė masė e madhe njerėzish, sikur tė mos mė kishin parė kurrė mė parė. Unė ia thash Osmanit, e ai mė tha: "Nėse je larguar anash, e ke qenė afėr". Dhe ja, kjo ėshtė ajo qė mė solli nė kėtė shkallė. Sikur tė mė emėronin komandant nė Etiopi do tė kisha dėgjuar dhe do tė isha bindur".


1407. - Na ka treguar Ajjashi, e kėtij Abdul-A'la tė cilit ia ka transmetuar Xhurjeri nga Ebul-A'la, kurse ky nga Ahmed b. Kajsi i cili ka thėnė: "Kam ndjekur... kurse nė senedin tjetėr: mė ka treguar Is-hak b. Mensur, ndėrsa kėtij i ka thėnė Abdussamed: Im atė mė ka thėnė: Na ka rrėfyer Xhurejri, tė cilit i ka kumtuar Ebu-l-A'la b. Shihhar, se u ka thėnė Ahnef b. Kajs:

Kam qenė duke ndejtur me disa fisnikė kurejshit dhe erdhi njė njeri me flokė e tesha tė pahijshme dhe pamje tė vrazhdė u ndal tek ata, dha selam dhe citoi:
"Ata qė grumbullojnė pasuri pėrgėzoji me gurė tė nxehtė, mbi tė cilėt do tė digjen nė zjarrin e xhehennemit. Pastaj ata do t'iu vėhen secilit prej tyre nė maje tė sisės e do t'i arrijė deri nė cep tė krahut kurse pastaj, do t'i vėhet nė cep tė krahut duke lėvizur derisa t'i vijė prap nė majė tė sisės". Mandej shkoi e u ul afėr njė shtylle. Unė e shoqėrova dhe u ula pranė tij. Nuk e dijsha kush ėshtė por i thashė:
"Mė duket se kėtyre njerėzve nuk u pėlqeu se ēka u the".
"Ata nuk kuptojnė asgjė" - u pėrgjegj ai.


1408. - Mė ka thėnė miku im.
"Kush ėshtė miku yt?" e pyeta.
"Pejgamberi s.a.v.s." , m'u pėrgjegj ai.
"O Ebu Dherr, a e sheh Uhudin?" - mė pyeti Muhammedi a.s.
Shikova diellin. Dita gati ishte ngrysur. Unė kujtova se Pejgamberi i All-llahut mė drejton atje pėr ndonjė punė, prandaj i thashė: "Po, e shoh".
"Kisha dėshiruar tė kem ari sa ėshtė Uhudi, vetėm me dėshirė qė ta shpėrndajė tė tėrė, pėrveē tre dinarėve" - tha Muhammedi a.s.
"Ata nuk e kuptojnė kėtė, prandaj grumbullojnė vetėm pasuri tė kėsaj bote".
"Jo, pasha Zotin! Unė nuk kėrkoj prej tyre atė pasuri tė kėsaj bote, e as qė do t'i pyes pėr normat e fesė deri nė ballafaqim me All-llahun".

SHPENZIMI I PASURISĖ NĖ VEND TĖ SIGURTĖ

1409. - Na ka treguar Muhammed b. Muthenna, kurse kėtij Jahja qė e ka transmetuar nga Ismaili, ndėrsa kėtij Kajsi nga Ibn Mes'udi r.a., i cili ka thėnė:
-E ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. qė thoshte:
"Zili duhet pasur vetėm nė dy raste : njeriut tė cilit All-llahu i ka dhėnė pasuri dhe ai e shpenzon nė vend tė sigurtė pėr qėllime bėmirėsie dhe njeriut, tė cilit All-llahu i ka dhėnė dituri, e ai vepron sipas asaj dhe i mėson tė tjerėt".

HIPOKRIZIA NĖ DHĖNIE TĖ SADAKĖS

Sipas fjalėve tė All-llahut xh.sh.:

"O ju qė besuat, mos i prishni lėmoshat tuaja me tė krenuar e me ofendim siē bėn ai qė e jep pasurinė e vet sa par sy e faqe tė njerėzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botėn tjetėr. Shembulli i tij ėshtė si njė gur i madh e i lėmuar qė mbi tė ka pak dhe, e kur e godet atė njė shi i madh e lė tė zhveshur (lakuriq). Ata (formalistėt) nuk arrijnė asgjė nga ajo qė punuan. All-llahu nuk e udhėzon popullin jobesimtar".(Kur'an, 2:264)

ALL-LLAHU NUK E PRANON SADAKĖN NGA PASURIA E FITUAR ME SHPĖRDORIM

Por vetėm nga fitimi me djersė tė ballit, sipas fjalėve tė All-llahut xh.sh.:

"....dhe e shton lėmoshėn, All-llahu nuk e do asnjė besėprerė dhe mėkatar.S'ka dyshim se ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, e falėn namazin dhe e dhanė zekatin, ata i pret shpėrblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do tė kenė kurrfarė frike as brengosje". (Kur'an, 2:276 - 277)


1410. - Na ka treguar Abdullah b. Munir i cili ka dėgjuar Ebu Nasrin qė thotė se i ka transmetuar Abdurrahman b. Abdull-llah b. Dinar nga babai i vet, kurse ky prej Ebu Salihut, ndėrsa ky nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thėnė:

Resulu-ll-llahu s.a.v.s. ka thėnė: "Kush jep sadakė nė vlerėn e njė hurme, nga fitimi i tij me nderė, e All-llahu as qė e pranon pėrveēse nga fitimi i tij me nderė, All-llahu do t'ia pranojė nga e djadhta, e pastaj pronarit do t'ia ngrisė vlerėn sikur qė ēdo njėri prej jush rrit mazin, derisa tė bėhet sikur kodėr".
Nė senedin tjetėr tė Abdurrahmanit, Sulejmani e transmeton nga Ibn Dinari. Vereka thotė: "Hadithi ėshtė transmetuar nga Ibn Dinari, i cili e tregon prej Seid b. Jaserit, e ky prej Ebu Hurejres r.a. ndrėsa ky prej Pejgamberit s.a.v.s."
Tė njėjtin hadith e transmetojnė Muslim b. Ebi Mejrem, Zejd b. Eslem dhe Suhejl nga Ebu Salih, kurse ai nga Ebu Hurejra r.a. e ky nga Pejgamberi s.a.v.s


1411 - Na ka treguar Ademi, nga Shu'be, tė cilit i ka treguar Ma'bed b. Halid, qė i ka thėnė se e ka Dėgjuar Harith b. Vehbin, i cili ka deklaruar: -E kam dėgjuar Pejgamberin qė ka thėnė:

"Shpėrndani sadaka, sepse do tė vijė koha kur njeriu do tė bartė sadakėn e nuk do tė gjejė njeri qė t'ia pranojė". Njeriu qė ka nevojė, do tė thotė: "Po tė ma kishe sjellur dje pata pėr ta pranuar, sot nuk kam nevojė".


1412. - Na ka treguar Ebu-l-Jeman, tė cilit i ka treguar Shuajbi nga Ebuzzinadi, duke i transmetuar prej Abdurrahmanit e ky nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thėnė:

Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Nuk do tė bėhet Dita e Kijametit derisa tek ju tė mos shumohet kapitali, dhe pronarėt tė brengosen se kush do ta pranojė zekatin, dhe derisa t'ia afrojė dikujt, e ai tė cilit i afrohet zekati do tė thotė: "Nuk kam nevojė".


1413. - Na ka treguar Abdullah b. Muhammed, kėtij Ebu Asim Nebil tė cilit ia transmeton Sa'dan b. Bishr, se si i ka treguar Ebu Muxhahid qė i ka thėnė Muhhil b. Halife Tai:

- E kam dėgjuar Adijj b. Hatim r.a. kah thotė: Kam qenė tek Pejgamberi s.a.v.s. kur i erdhėn dy vetė, njėri ankohej pėr varfėri kurse tjetri ankohej pėr plaēkitjet nė rrugė. Resulull-llahu s.a.v.s. u pėrgjegj: "Sa i pėrket plaēkės nė rrugė, nuk do tė kalojė kohė shumė e gjatė kur karavanėt do tė mund tė vijnė nė Mekke edhe pa mbrojtje, pėrcjellje; ndėrkaq sa pėr varfėrinė, me siguri Dita e Kijametit nuk do tė vijė derisa individėt nga ju tė mos shetitin me zekatin e vet, duke mos gjetur njeri i cili do t'ia pranojė. Pastaj secili prej jush, me siguri, do tė qėndrojė para All-llahut pa asnjėfarė ndėrmjetėsimi ndėrmjet All-llahut dhe atij dhe pa interpretues i cili do t'i jepte sqarime, dhe do t'i thotė:
"A nuk tė kam dhėnė pasuri?"
"Po mė ke dhėnė" - do tė pėrgjigjet ai.
Pastaj pėrsėri do t'i thotė:
" A nuk tė kam dėrguar Pejgamber?"
"Ke dėrguar" - do tė pėrgjigjet ai. Pastaj do tė shikojė nė anėn e djathtė dhe nuk do tė shoh asgjė pėrveē zjarrit tė xhehennemit, pastaj do tė shikojė nė anėn e majtė dhe nuk do tė shoh asgjė pėrveē zjarrit tė xhehennemit, prandaj secili prej jush le tė ruhet mirė, qoftė edhe me njė gjysmė hurme, e nėse nuk e ka as kėtė, atėherė me njė fjalė tė mirė".


1414. - Na ka treguar Muhammed b. Ala'a, tė cilit ia ka transmetuar Ebu Usame nga Burejdi, e ky nga Ebu Burda, e ky nga Ebu Musa r.a. ndėrsa ky prej Pejgamberit s.a.v.s. qė ka thėnė:

"Do tė vijė koha, nė tė cilėn njeriu do tė endet me zekatin nė valutė ari dhe nuk do tė gjejė askėnd i cili do ta pranonte prej tij; dhe njė njeri do ta pėrcjellin katėrdhjetė gra duke kėrkuar mbrojtjen e tij, e kjo ėshtė pėr shkak tė numrit tė vogėl tė burrave, dhe numrit tė madh tė grave".

RUAJUNI NGA ZJARRI I XHEHENEMIT, QOFTĖ ME NJĖ GJYSMĖ HURME, QOFTĖ ME NJĖ SADAKA TĖ VOGĖL

"E shembulli i atyre qė pasurinė e vet e japin nga bindja e tyre e duke kėrkuar kėnaqėsinė e All-llahut, i pėrngjan njė kopshti nė njė rrafshnaltė qė i bie shi i madh, e ai jep fruta tė dyfishtė. Po edhe nėse nuk i bie shi i madh, i bie njė rigė (qė i mjafton). All-llahu sheh atė qė veproni. A dėshiron ndonjėri prej jush qė ka njė kopsht me hurma e rrush, nė tė cilin rrjedhin lumenj,qė nė tė ka nga tė gjitha frutet,..." (Kur'an, 2:265 - 266)


1415. - Na ka treguar Ubejdull-llah b. Seid, kurse kėtij Ebu Nu'man Hakem b. Abdullah el-Basri, tė cilit i ka treguar Shu'be, i cili transmetonte nga Sulejmani, kurse ai prej Ebu Vail, e ky nga Ebu Mesudi r.a. i cili ka thėnė:

"Kur ėshtė shpallur detyrimi i dhėnies sė zekatit, ne bartnim barrėt tona. Erdhi njė njeri dhe nė emėr tė zekatit dha diēka mė shumė".
- Hipokrit - thanė tė pranishmit.
Mė vonė erdhi njė njeri tjetėr i cili dha nė emėr tė zekatit njė sa'ė.
- All-llahu nuk ka nevojė pėr njė sa'a, i thanė. Pastaj ėshtė shpallur ajeti:
"Ata tė cilėt i pengojnė besimtarėt nė dhėnien vullnetare tė kontributeve, madje i pėrbuzin edhe ata tė cilėt japin me pėrpjekje tė madhe..." deri nė fund tė ajetit. (Kur'an 9:79-80)


1416. - Na ka treguar Seid b. Jahja, e kėtij babai i tij me fjalė tė A'meshit, kurse ky prej Shekikut, ndėrsa ky nga Ebu Mes'ud Ensariu r.a. i cili ka thėnė: "Kur na urdhėronte Pejgamberi s.a.v.s. pėr tė dhėnė zekatin dikush prej nesh shkonte nė treg dhe i barte barrėt dhe fitonte njė mudd, kurse dikush atė ditė fitonte deri njėqindmijė mudd-a".


1417. - Na ka treguar Sulejman b. Harb, atij i ka treguar shu'be nga Ebu Is-haku, i cili e ka dėgjuar Abdull-llah b. Ma'kilin, kur ka deklaruar se ai kishte dėgjuar adijj b. Hatimin r.a. duke thėnė:

"E kam dėgjuar Resulull-llahun s.a.v.s. qė thoshte: "Ruajuni nga zjarri i xhehennemit, qoftė edhe me njė gjysmė hurme!"


1418. - Na ka treguar Bishr b. Muhammed, tė cilit i ka kumtuar Abdullahu nga Ma'mer, ndėrsa ky nga Zuhriu, i cili thotė se i ka treguar Abdullah b. Ebi Bekr b. Hazm, e ky nga Urve, ndėrsa ky prej Aishes r.a. e cila ka thėnė:

Mė erdhi njė grua, e bashkė me tė edhe dy bijat e saj, dhe lypnin. Unė nuk kisha asgjė pėrveē se njė hurmė. Unė kėtė ia dhash asaj, e ajo ua ndau vajzave tė veta pa e shijuar vetė aspak. Pastaj u ngrit dhe shkoi, kurse tek ne erdh Pejgamberi s.a.v.s. dhe kur e informova pėr kėtė rast tha: " Kush ėshtė vėnė nė sprovė me kėto dy vajza, ato do tė jenė njė lloj perdje ndėrmjet atij dhe zjarrit tė xhehennemit".

SADAKA MĖ E VLEFSHME DHE PĖR SADAKĖN E KOPRRACIT TĖ VĖRTETĖ

Nė fjalėt e All-llahut:

"Dhe jepni nga ajo qė Ne u kemi dhėnė juve, para se ndonjėrit prej jush t'i vijė vdekja, e atėherė tė thotė: "O Zoti im, pėrse nuk mė shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), qė tė jepja lėmoshė e tė bėhesha prej tė mirėve!" (Kur'an, 63: 10).


1419. - Na ka treguar Musa b. Ismail, e kėtij Abdulvahid nėpėrmjet Umara b. Ka'kasė, tė cilit ia ka transmetuar Ebu Zur'a nga Ebu Hurejre r.a. se ka thėnė:

I erdhi Pejgamberit njė njeri dhe e pyeti: "O Pejgamber i All-llahut, cili kontribut, sadakė, e pasurisė shpėrblehet mė shumė?" Tė japish sadakė sa tė jesh i shėndosh, frikėsohesh nga varfėria, dhe ke lakmi pėr pasuri.
Mos e vono sadakėn pėr nė momentin kur tė vjen shpirti nė fyt, e tė thuash: "Kėtė kėtij, e atij tjetrit kėtė, ndėrsa pasuria mė nuk ėshtė e ytja".


1420. - Na ka treguar Musa b. Ismail, kėtij i ka kumtuar Ebu Havane nga Firasi e ai nga Sha'bi, ndėrsa ky nga Mesruku, kurse ky nga Aisheja r.a. se disa bashkėshorte e kanė pyetur Pejgamberin:

Cila prej nesh do tė bashkohet ty mė shpejt - pėr ahiret?
Ajo qė ėshtė mė dorėgjatė prej jush - u pėrgjigj ai.
Pastaj ato morėn njė shkop kallami dhe filluan tė masin duart. Duart mė tė gjata i kishte Sevda. Ne tek mė vonė e kuptuam se shprehja mė "dorėgjatė" do tė thoshte dhėnia mė shumė sadakė. Me tė vėrtetė ajo para nesh iu bashkua Pejgamberit, a njėmend ajo jepte shumė sadakė.

DHĖNIA E SADAKĖS HAPTAZI

Sipas fjalėve tė Lartėmadhėrishmit:

"Ata, tė cilėt pasurinė e vet e shpėrndajnė (nė rrugė tė Zotit) natėn e ditėn, fshehurazi ose haptazi, ata shpėrblimin e vet e kanė te Zoti i tyre dhe pėr ta nuk ka as frikė as pikėllim". (Kur'an, 2: 274).

DHĖNIA E SADAKĖS FSHEHURAZI

Ebu Hurejre r.a. ka transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s. "...dhe njeriu qė e shpėrndanė pasurinė, e atė e bėn fshehurazi aq sa nuk din e majta se ē'ka bėrė e djathta".

Ndėrsa fjalėt e All-llahut janė:
"Bukur ėshtė kur jepni sadakė haptazi, por ėshtė mė mirė pėr ju nėse ua jepni tė varfėrve fshehurazi!..." (Kur'ani, 2:271)


DHĖNIA E SADAKĖS PASANIKUT ME PADIJE - PA HIRĖ

1421. - Na ka treguar Ebul-Jeman, atij i ka thėnė Shuajbi, tė cilit ia ka transmetuar Ebuzzinad, nga A'rexh, e ai nga Ebu Hurejre r.a. se Resulull-llahu s.a.v.s. ka thėnė:

Njė njeri ka thėnė: "Pasha Zotin, tash do tė jap sadakė". Pastaj e dha sadakėn por ra nė dorė tė vjedhėsit. Tė nesėrmen flitej se si iu dha sadakė vjedhėsit, kurse ai tha:"O Zoti im, qofsh i lavdėruar! Pasha Zotin, pėrsėri do tė japė sadakė. Pėrsėri dha sadakė, edhe kėtė ia dha lavirės. Tė nesėrmen prap flitnin: "Sonte i ėshtė dhėnė sadakė lavires!"
O Zoti im, Ty tė lavdėroj! Tani sadakėn ia dhash lavires! Pasha Zotin, prap do tė jap sadakė. Prap e dha sadakėn, por ia dhash pasanikut. Tė nesėrmen flitnin: "I ėshtė dhėnė sadakė pasanikut!" O Zoti im! Qofsh i lavdruar! I dhash sadakė vjedhėsit, edhe lavires, e mė nė fund edhe pasanikut.
Mė vonė kėtij njeriu iu tha: (nė ėndėrr)
Sa i pėrket sadakės tėnde te vjedhėsi, ndoshta ajo do ta largojė, ca pak, nga vjedhja. Sa i pėrket lavires, ndoshta ajo sadakė do ta shpėtojė nga prostitucioni, kurse nė rastin e pasanikut, ndoshta ajo sadakė do ta mėsojė qė edhe ai tė fillojė tė japė sadakė nga ajo qė ia ka dhėnė All-llahu atij".

DHĖNIA E SADAKĖS FĖMIJĖS TĖND PA QĖLLIM

1422. - Na ka treguar Muhamed b. Jusuf, tė cilit i ka treguar Israili, si i ka treguar Ebu Xhuvejri se Ma'n b. Jezid r.a. i ka rrėfyer:

I kam dhėnė besėn Resulull-llahut s.a.v.s. unė, babai dhe gjyshi im. Bėri mėsitni dhe mė martoi, ra puna t'i ankohem: Babai im Jezidi nxorri ca dinarė, tė jepėn pėr sadakė, dhe i la te njė njeri te xhamia. Unė erdha dhe i mora prej atij dhe shkova te babai im". Pasha Zotin, mė tha ai, nuk kam pasur qėllimin pėr ty.
Pastaj kėtė ia paraqita Pejgamberit s.a.v.s. e ai tha: "O Jezid, ty tė takon ajo ēka e ke pasur mendjen, e ty o Ma'n, ajo ēka e ke marrė".

DHĖNIA E SADAKĖS ME TĖ DJATHĖN

1423. - Museddei thotė: Na ka treguar Jahja se i ka treguar Ubejdullahu tė cilit ia ka transmetuar Hubejbe. B. Abdurrahman nga Hafs b. Asimi, i cili ka dėgjuar Ebu Hurejren r.a. kurse ky Pejgamberin s.a.v.s. i cili ka thėnė:

All-llahu i Lartėmadhėruar, atė ditė kur nuk do tė ketė hijė tjetėr pėrveē hijes sė Tij, shtatė vetė do t'i vendosė nė hijen e vet, e ata janė: "Prijėsi i drejtė, i riu qė ėshtė rritur duke adhuruar vetėm All-llahun, njeriu zemra e tė cilit ėshtė e lidhur ngushtė me xhaminė, dy vetė tė cilėt njėri-tjetrin e duan pėr hirė tė All-llahut - ky qėllim i ka afruar dhe kėshtu kanė mbetur deri nė vdekje; njeriu tė cilin e ka thirrė njė femėr e bukur, e ky i ėshtė pėrgjigjur "I frikėsohem All-llahut", dhe njeriun i cili ka ndarė pasurinė e vet aq fshehtė, sa qė nuk e ka ditur dora e majtė se ēka ka dhėnė e djadhta, si edhe njeriu i cili kur e ka kujtuar All-llahun nė vetmi, ka qarė".


1424. - Na ka treguar Ali b. Xha'd tė cilit i ka kumtuar Shu'be pėrmes Ma'bed b. Halidit, kurse ky ka dėgjuar Harith b. Vehb-Huzajin r.a. kah thotė:

E kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: Jepni sadakė, sepse do t'u vijė koha kur njeriu do t'ia ēojė sadakėn njeriut, kurse ai do t'i thotė: "Po tė ma kishe sjellur dje, do ta kisha pranuar, por sot nuk kam nevojė pėr kėtė".

URDHĖRIMI SHĖRBĖTORIT TĖ JAPĖ SADAKANĖ DHE MOSDHĖNIA E SAJ PĖRSONALISHT

Duke transmetuar nga ana e Pejgamberit s.a.v.s., Ebu Musa r.a. thotė: "Edhe shėrbėtori ėshtė njė nga bamirėsit".

1425. - Na ka treguar Osman b. Ebi Shejbe, se, i ka transmetuar Xheriri prej Mensurit, kurse ky nga Shekiku, tė cilit i ka thėnė Mesruku qė e ka dėgjuar Aishen r.a. se ka thėnė:
Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kur bashkėshortja jep sadakė nga ushqimi i shtėpisė sė vet, me maturi, do tė ketė shpėrblim pėr dhėnie tė sadakės, bashkėshorti i saj do tė ketė shpėrblim pėr atė ēka e ka fituar, a edhe roja gjithashtu, dhe asnjėri prej tyre nuk ia zvoglon shpėrblimin tjetrit".


SAKRIFICA MATERIALE BĖHET VETĖM NGA PASURIA

Kush sakrifikon nga pasuria, duke qenė vetė i nevojshėm, ose anėtarėt e familjes janė tė nevojshėm, apo ai ka borxh, e kthimi i borxhit ėshtė mė i rėndėsishėm- mė urgjent- se dhėnia e sadakasė, lirimi i robit ose shpėrndarja e dhuratave, ai sakrifikim i refuzohet te All-llahu xh.sh. , sepse nuk guxon tė shkatėrrohet pasuria e njerėzve.

Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė

"Kush e merr pasurinė e tjetrit, me qėllim qė ta shkatėrrojė atė, All-llahu do ta shkattėrojė atė, me prijashtim nėse ai ėshtė i njohur pėr durim dhe i jep pėrparėsi tjetrit, edhe pse ėshtė edhe vetė i nevojshėm pėr atė send, siē ka qenė sjellja e Ebu Bekrit, kur nė emėr tė sakrifikimit material e dha tė gjithė pasurinė e vet, dhe sikurse janė medinasit qė jepnin pėrparėsi imigrantėve, muhaxhirėve, nga Meka".
Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar shkatėrrimin e pasurisė, dhe njeriu nuk ka tė drejtė qė nė emėr tė sakrifikimit material tė shkatėrrojė pasurinė e njerėzve.
Ka'bi r.a. thotė:
I kam thėnė: "O Pejgamber i All-llahut, pasurinė time dua ta japė sadakė, pėr shkak se mungova nė luftėn e Tebukut dhe me qėllim tė pendimit, te All-llahu dhe Pejgamberi i Tij".
Mbaje njė pjesė tė pasurisė pėr vete, sepse kjo ėshtė mė mirė, - u pėrgjigj Muhammedi a.s.
Unė do tė mbajė pjesėn time qė kam nė Hajber, - i thashė.


1426. - Na ka treguar Abdan (Abdullah b. Osman), tė cilit i ka transmetuar Abdullah (b. Mubarek) nga Junusi, kėtij i ka treguar Zuhriu tė cilit i ka kumtuar Sejjid b. Musejjab se Ebu Hurejre r.a. e ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. qė ka thėnė: "Sakrifica mė e mirė materiale ėshtė ajo qė jepet nga pasuria dhe filloje prej atij qė e mban!"


1427. - Na ka treguar Musa b. Ismail, dhe thotė se i ka treguar Vuhejbi, nga Hishami, e ky nga babai i vet, kurse ai nga Hakim b. Hizam r.a. i cili transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

"Dora e lartė (qė jep) ėshtė mė e mira se dora e poshtme (qė pranon sadakėn). Fillon me atė qė e mban!
Sakrifica materiale mė e mirė ėshtė nga pasuria. Kush dėshiron modesti dhe ndershmėri, All-llahu do ta bėjė modėst, por kush dėshiron pasuri, All-llahu me atė do ta pasurojė".


1428. - Ky hadith ėshtė transmetuar edhe nga Vuhejbi, i cili thotė se atij i ka treguar Hishami nga babai i vet, kurse ky e ka dėgjuar nga Ebu Hurejra.


1429. - Na ka treguar Ebu Nu'man, e kėtij Hammad b. Jezid nga Ejjubi kurse kėtij Nafiu, kurse ky nga Abdullah(b. Umeri) r.a. qė thotė:

" E kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. kurse me senedin tjetėr, na ka rrėfyer Abdullah b. Mesleme qė transmeton nga Maliku e ky nga Nafiu, ndėrsa ai prej Abdullah b. Umerit r.a. se Pejgamberi s.a.v.s., derisa ishte nė minber, me tė vėrtetė e ka pėrmendur dhėnien e sadakės, tė pėrmbajturit nga marrja e sadakės dhe nga tė lypurit, duke thėnė: "Dora e lartė ėshtė mė e mirė se dora e poshtme. Dora e epėrme ėshtė ajo qė jep kurse e poshtmja ėshtė ajo qė lyp".

VĖREJTJE NJERIUT PĖR ATĖ ĒKA E JEP

Nė bazė tė fjalėve tė All-llahut:
"Ata qė pėr hir tė All-llahut e japin pasurinė e tyre, e pastaj atė qė e dhanė nuk e pėrcjellin me tė pėrmendur e me mburrje,..." (Kur'an, 2:262).

AI QĖ DĖSHIRONTE TĖ JAPĖ SA MĖ PARĖ

1430. - Na ka treguar Ebu Asimi, duke transmetuar nga Umer b. Seidi, kurse ky nga Ibn Ebi Mulejke, tė cilit Ukbe b. Harith r.a. i ka thėnė:

Pejgamberi s.a.v.s. na e fali namazin e iqindisė e pastaj me tė shpejtė shkoi dhe hyri nė banesė tė vet. Nuk ndejti gjatė doli. Unė i thash apo iu tha nga tė tjerėt, kurse ai u pėrgjegj: "E kam pasė lėnė nė shtėpi, nė emėr tė sadakės, njė copė ari tė papėrpunuar. E konsiderova si gjė tė keqe, ta mbaja nė shtėpi gjatė natės, prandaj ua shpėrndava".

NXITJA PĖR TĖ DHĖNĖ SAKRIFICA MATERIALE DHE ANGAZHIM PĖR ATA

1431. - Na ka treguar Muslimi, tė cilit ia ka transmetuar Adijj nga Seid b. Xhubejri, kurse ky nga Ibn Abassi r.a. i cili thotė:

"Pejgamberi s.a.v.s. doli ditėn e Bajramit nė xhami dhe fali dy reqatė. Nuk fali asgjė pėrpara as pas kėsaj. Pastaj shkoi me Bilallin te gratė dhe u mbajti kėshillime, duke i urdhėruar tė japin sadakė. Atėherė secila grua hudhi bylyzikat, unazat e gjerdanėt".


1432. - Na ka treguar Musa b. Ismail, kėtij ia ka transmetuar Abdul-Vahidi nga Ebu Burejda b. Abdullah b. Ebi Burde, i cili thotė se i ka thėnė Ebu Burde b. Ebi Musa nga babai i vet r.a. i cili ka thėnė:

Pejgamberi s.a.v.s. kur i vinte ndonjė lypės ose kur lypej ndonjė send prej tij, thoshte: "Ndihmohuni dhe angazhohuni (nė punė tė mira) dhe do tė shpėrbleheni, kurse All-llahu pėrmes gojės sė Pejgamberit tė vet vendos ashtu si do Ai".

1433. - Na ka treguar Sadeka b. Fadl, tė cilit ia ka transmetuar Abda nga Hishami, e ky nga Fatimeja kurse kjo nga Esma r.a. e cila ka thėnė:

- Pejgamberi s.a.v.s. mė ka thėnė: "Mos e shtrengo grykėn e thesit se tė shtrėngon edhe ajo ty".
- Na ka treguar Osman b. Ebi Shejbe I cili transmeton nga Abda qė ka thėnė: "Mos i numėro, bėmirėsitė, se t'i numėron edhe ty All-llahu!".

PĖR DHĖNIEN E SADAKASĖ SIPAS MUNDĖSISĖ

1434. - Na ka treguar Ebu Asim, qė transmeton nga Inbu Xhurejxhi, kurse sipas senedit tjetėr, mė ka treguar Muhammed b. Abdurrahman duke transmetuar prej Haxhxhaxh b. Muhammedit, e ky nga Ibn Xhurejxhi i cili ka deklaruar:

- Mė ka informuar Ibn Ebi Mulejka, duke transmetuar nga Abbad b. Abdullah b. Zubejri, e ai ka treguar nga Esma b. Ebi Bekr r.a. se ajo ka ardhur te Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thėnė:
"Mos e mbaj pasurinė nė enė, pa e shpėrndarė, e qė edhe All-llahu tė mbajė ndaj teje! Jep aq sa ke mundėsi!"

DHĖNIA E SADAKASĖ I MBULON DISA MĖKATE

1435. - Na ka treguar Kutejbe, kurse atij i tregoi Xheriri i cili ka dėgjuar nga A'mashi, e ky nga Ebu Vaili qė e kishte dėgjuar Hudhejfen r.a. duke thėnė:

Umeri r.a. ka pyetur: "Kush e ka mbajtur mend prej jush fjalėn e Pejgamberit s.a.v.s. lidhur me fitnen?"
- Unė, u pėrgjigj Hudhejfe, e kam mbajtur mend ashtu siē ka folur ai.
- Me tė vėrtetė ti jė trim- i tha Umeri. -Si ka thėnė?
- Sprova (fitneja) e njeriut mund tė jetė me familjen e vet, me fėmiun e vet dhe me fqinjin e vet. Kėso fitne i mbulon falja e namazit me rregull, sadaka dhe bamirėsia.

Sulejmani ka shtuar:
- Ebu Vaili ka thėnė edhe: ".falja e namazit, dhėnia e sadakės dhe urdhėrimi pėr punė tė mira, e ndalimi nga e keqja".
- Nuk ėshtė ky qėllimi im - tha Umeri. - Unė mendoj nė fitnen (pėrzirjen ) qė do tė pėshtillet sikur vala e detit.
- O sundimtar I muslimanėve - I thash- nė atė pėrzierje nuk ka pėr ty kurrėfarė dėmi. Ėshtė e mbyllur dera ndėrmjet teje dhe asaj (fitneje)
- A do tė hapet ajo derė a do tė thehet? Pyeti Umeri.
- Jo, por do tė thehet - I thash - thotė Hudhejfeja.
- E kur do tė thehet, a nuk do tė mbyllet kurrė mė? - pyeti Umeri, pėrsėri.
- Po , - iu pėrgjegja thotė Hudhejfe.
- Ebu Vail thotė:
- U frikėsuam tė pyesimHudhejfen, cila ėshtė ajo derė, prandaj I thamė Mesrukut: "Pyete ti!" Ai, thotė Ebu Vail, epyeti, e ai tha:"Umeri r.a."
- A e dinte Umeri se ēka mendon ti?
- Po, e ka ditur - u pėrgjegj ai,- sikurse qė dihet se para mėngjezit ka natė; Kjo ėshtė e gjithė ēka rrėfeva, pa asnjė gabim.

KUSH KA DHĖNĖ SADAKA DUKE QENĖ POLITEIST E PASTAJ PRANON FENĖ ISLAME

1436. - Na ka treguar Abdullah b. Muhammed, tė cilit I ka thėnė Hashimi, tė cilit ia ka transmetuar Ma'meri nga Zuhejri, e ky nga Urva, ndėrsa ky transmeton Hakim b. Hizamin r.a. I cili ka thėnė:

- O Pejgamber I All-llahut, I kam thėnė, ēka mendon pėr punėt qė kam bėrė nga devotshmėria nė periudhėn paraislame: dhėnia e sadakės, lirimi I robėrve dhe vizita e farefisit, a kam shpėrblim pėr kėtė nė Ditėn e Kijametit?
- E ke pranuar fenė Islame, por edhe pėr atė tė mėparshmen do tė kesh tė mira - u pėrgjegj Pejgamberi s.a.v.s.

SHPĖRBLIMI I SHĖRBĖTORIT KUR JEP SADAKĖ ME URDHĖR TĖ ZOTĖRIUT TĖ VET PA IA DĖMTUAR PASURINĖ

1437. - Na ka treguar Kutejbe b. Seid, kėtij ia ka transmetuar Xheriri duke u mbėshtetur nė A'meshin, ndėrsa ky prej Ebu Vailit, ky nga Mesruku, kurse ky e ka dėgjuar Aishen r.a. e cila ka thėnė:
Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Kur gruaja jep sadakė nga ushqimi i burrit tė vet, pa e dėmtuar me kėtė pasurinė, ajo pėr kėtė ka shpėrblimin e vet; burri i saj ka shpėrblim pėr atė qė ka prodhuar, fituar, kurse shėrbėtori gjithashtu, ngase e ka ruajtur".


1438. - Na ka treguar Muhammed b. A'la i cili thotė se i ka treguar Ebu Usame fjalėt e Burejd b. Abdullahut, e ky nga Burejdi, ky nga Ebu Musa i cili ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. i cili ka thėnė:

"Arkėtari musliman, i besuar, i cili zbatob urdhėrin, e ndonjėherė thoshte: ai i cili shpėrndanė nė tėrėsi atė ēka i urdhėrohet, me ēka ėshtė edhe vetė i kėnaqur, dhe sadakėn ia ofron atij qė i ėshtė urdhėruar, ai ėshtė njėri nga bėmirėsit".

SHPĖRBLIMI I GRUAS E CILA JEP SADAKĖ OSE E USHQEN TĖ NEVOJSHMIN NGA PASURIA E BURRIT TĖ VET PA DĖMTUAR PASURINĖ
1439. - Na ka treguar Ademi, kėtij treguar Shu'be, tė cilit i kanė transmetuar Mensuri dhe A'meshi prej Ebu Vailit, e ky prej Mesrukut, e ky nga Aisheja r.a. ndėrsa kjo nga Pejgamberi s.a.v.s. ku gruaja jep sadakė nga pasuria e burrit tė vet.


1440. - Na ka treguar Umer b. Hafs, tė cilit i ka treguar babai i vet, e kėtij ia transmeton A'meshi nga Shekiku, ky prej Mesrukut, ndėrsa ky prej Aishes r.a. e cila ka thėnė:
- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

"Nėse gruaja e ushqen tė nevojshmin, nga shtėpia e burrit tė vet, pa ia dėmtuar pasurinė, ajo ka shpėrblim pėr kėtė, edhe burri gjithashtu, por edhe ai qė e ruan pasurinė: burri shpėrblehet qė e ka fituar kurse gruaja qė e ka shpėrndarė


1441. - Na ka treguar Jahja b. Jahja se i ka treguar Xheriri, ky nga Mensuri, e ky nga Shekiku, ky prej Mesrukut tė cilit i ka treguar Aisheja r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

" Kur bashkėshortja shpėrndan ushqim nga shtėpia e vet ose e burrit tė vet, pa e dėmtuar pasurinė, pėr kėtė ka shpėrblim burri pėr atė qė e ka fituar, por njėlloj edhe rojtari qė e ka quajtur".

FJALA E ALL-LLAHUT xh.sh.

"E, sa i pėrket atij qė jep dhe ruhet, Dhe vėrteton bindshėm pėr mė tė mirėn, Ne do ta pėrgatitim atė pėr mė tė lehtėn. E sa i pėrket atij qė bėn koprraci dhe ndien veten tė pavarur (nga Zoti), Dhe qė pėrgėnjeshtron atė mė tė mirėn, Ne do ta pėrgatisim pėr mė tė vėshtirėn". (Kur'an, 92 : 5 - 10)

- O Zot! - shton Buhariu - atij qė e jep pasurinė e vet tė nevojshmėve, kompenzoja.

1442. - Na ka treguar Ismaili i cili ka dėgjuar nga vėllau i vet qė i ka treguar Sulejmani nga Muavi b. Ebi Muzerrid i cili ka treguar nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

Nuk ka asnjė ditė qė gdhinė e njerėzve, tė mos u vijnė dy engjuj: njėri prej tyre thėrret: "O Zoti im! Kushdo qė i ka dhėnė sadakė tė nevojshmit jepi kompenzim". Tjetri thotė: O Zoti im! Atij qė e ruan pasurinė aq shumė sa qė nuk jep asgjė, jepi shkatėrrim!".

SHEMBULLI I KOPRRACIT DHE BĖMIRĖSIT

1443. - Na ka treguar Musa, tė cilit i ka treguar Vuhejbi nga Ibn Tavusi, e ky prej babės sė vet i cili e ka dėgjuar Ebu Hurejre r.a. i cili thotė:
- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

"Koprraci bėmirėsi janė si dy vetė tė cilėt kanė dy parzmore tė metalta", kurse nė senedin tjetėr, na ka treguar Ebu-l-Jeman, i cili thotė se ia ka transmetuar Shuajbi fjalėt e Ebi Zinadit se Abdurrahmani e ka dėgjuar Ebu Hurejren r.a. e ky ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: "Koprraci dhe bėmirėsi u ngjajnė dy vetėve me dy prazmore tė metalta prej krahėrori deri nė qafė. Bėmirėsi sa herė qė jep sadakė parzmorja i zgjatet dhe i zgjerohet derisa i mbulon edhe majet e gishtėrinjėve dhe do t'ia fshijė gjurmėt qė i lėnė kėmbėt e tij nė tokė. Sa i pėrket njeriut koprrac sa herė qė tė mos dėshirojė tė japė diēka ēdo verigė e prazmores do t'i ngushtohet dhe ngjitet pėr trupi, e ky do tė pėrpiqet ta zgjerojė, por nuk i zgjerohet".
Nė senedin tjetėr thuhet tė Ibn Tavusit pason Hasan b. Muslimi qė transmeton nga Tavusi: "...nė dy prazmore..."
Hudhejfe ka transmetuar nga Tavusi :"...tek tė cilėt ka dy prazmore..."


1444.- Lejthi thotė: Mua mė ka treguar Xheferi prej Ibn Hurmuzit i cili ka thėnė: "E kam dėgjuar Ebu Hurejren r.a. si transmeton fjalėt e Pejgamberit s.a.v.s. "...mbi tė cilėt ka dy mbuloja".

ZEKATI NGA FITIMI ME NDER DHE TREGĖTIA

Sipas fjalėve tė Lartėmadhėrishmit All-llah: "O besimtarė shpenzoni nga ato gjėra tė mira qė tė fitoni dhe prej atyre qė u japim nga toka..." deri te fjalėt: "...Dhe ta dini se All-llahu ėshtė i pasur dhe i denjė pėr lavdatė". (Kur'an, 2: 267).

SECILI MUSLIMAN ĖSHTĖ I DETYRUAR TĖ SHPĖRNDAJĖ NGA PASURIA, POR AI QĖ NUK KA, LE TĖ BĖJE MIRĖ

1445.- Na ka treguar Muslim b. Ibrahim, e kėtij Shu'beja ia transmeton nga Said b. Ebi Burde, e ky nga babai i vet, ndėrsa ky nga gjyshi i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

"Secili musliman ėshtė i ngarkuar me sadakė"
- O Pejgamber i All-llahut, po ai qė nuk ka -pyetėn as-habėt.
Do tė punojė me duartė e veta dhe do tė ketė dobi edhe pėr vetė edhe do tė shpėrndajė- u pėrgjegj Pejgamberi a.s.
- Po nėse nuk gjen punė? - Pyetėn tė pranishmit.
Do t'i ndihmojė personalisht atij qė ka nevojė, tė brengosurit, tė nėpėrkėmburit - tha Muhammedi a.s.
Nėse nuk gjen tė tillė? - e pyetėn pėrsėri.
Atėherė le tė veprojė ashtu si ėshtė mirė dhe tė ruhet nga e keqja dhe mbrapshtitė, edhe kjo ėshtė sadakė pėr te.

SASIA QĖ JEPET NĖ EMĖR TĖ ZEKATIT DHE SADAKASĖ DHE RASTI I ATIJ QĖ E KA DHĖNĖ DELEN

1446.- Na ka treguar Ahmed b. Junus, e kėtij Ebu Shihab nga Halid Hadh-dhai, e ky nga Hafs b. Sirin, kurse ky nga Ummi A'tije r.a. e cila ka thėnė:

"Nusejbije Ensarijes i ėshtė dėrguar (nga ana e Pejgamberit a.s.) njė dele, dhe ajo pjesė njė pjesė tė asaj ia dėrgoi Aishes r.a. Pejgamberi a.s. pastaj kishte pyetur: A keni ndonjė send ushqim?
Nuk ka, i thash, pėrveē asaj nga ajo delja qė e dėrgoi Nusejba (pėrgjigjet Aisheja).
Jepe atė! Ajo e ka arritur qėllimin e vet - tha ai.

ZEKATI NĖ ARGJĖND - NĖ TĖ HOLLA

1447. - Na ka treguar Abdullah b. Jusuf tė cilit i ka treguar Maliku nga Amr b. Jahja el-Mazini, qė ka dėgjuar babėn e vet i cili ka thėnė:

- E kam dėgjuar Ebu Seid Hudarin kur tha: "Pejgamberi i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė:
" Nuk jepet zekat pėr deve qė janė mė pak sė pesė krenė, nuk ka zekat pėr tufė dhensh mė pak se pesė krenė, dhe nuk jepet zekat pėr prodhime tė tokės kur ka mė pak se pesė barrė(vesak) ".

Na ka treguar Muhammed b. Muthenna, atij Abdulvehabi tė cilit i ka transmetuar Jahja b. Seid nga Amri qė ka dėgjuar babėn e vet i cili tregon pėr Ebu Seid Hudarin r.a. qė ka thėnė: "...kėte kėshtu e kam dėgjuar nga Pejgamberi s.a.v.s.".

ZEKATI PĖR SENDET E SHTĖPISĖ

Tavusi tregon se Muadhi r.a. u ka thėnė jemenasve:
"Mė sillni, nė emėr tė zekatit diēka nga sendet shtėpiake: teshė tė re ose tė vjetėr nė vend tė elbit dhe tė grurit, se kjo u vjen mė lehtė, kurse pėr shokėt e Pejgamberit, nė Medine, ėshtė mė mirė". Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Halidi ka ndalur pėr vete prazmoren dhe rekuizitat e veta ushtarake pėr hirė tė rrugės sė All-llahut". Shpėrndanie pasurinė, qoftė edhe pėr stolitė tuaja!" Nga kjo nuk ka theksuar nė mėnyrė tė veēantė zekatin, thotė Buhariu.
Nė kėtė moment secila grua filloi t'i lė nė sexhade florinjėt eveshit, madje edhe qaforet. Ai nuk e precizoi pėr sendet shtėpiake arin dhe argjendin.


1448. - Na ka treguar Muhammed b. Abdullah, e kėtij babai i bet tė cilit i ka treguar Thumame nga Enesi r.a., kurse kėtij i ka shkruar Ebu Bekri r.a. pėr atė ēka All-llahu xh.sh. i ka urdhėruar nė mėnyrė decidive Pejgamberit tė vet:

"Edhe ai zekati i tė cilit ka arritur pėr deve qė ka hy nė vitin e dytė, por tė tillė nuk ka tek ai, ama, ka deve qė ka hy nė vitin e tretė, ajo do tė pranohet prej tij, nė emėr tė zekatit, dhe ai qė e pranon kėtė zekatė do t'i japė 20 dirhem ose dy dhen pėr ndryshim-kompenzim. Nėse i ngarkuari me zekatė nuk ka dy vjeēe, siē ėshtė e paraparė pėr zekatė, por do tė ketė deve mashkull nė vitin e tretė, ajo do tė pranohet prej tij, por pėr kėtė nuk pranohet ndryshimi'.


1449. - Na ka treguar Muemmel, kėtij i ka treguar Ismaili, e ky nga Ejjubi, ndėrsa ai prej Ata b. Rebahit i cili ka thėnė:

- Abdullah b. Abbas r.a. ka thėnė: "Kam prezentuar kur Pejgamberi i All-llahut falte Bajramin para se tė lexohet hytbeja. E hetoi se gratė qė prezentonin nuk e dėgjuan, prandaj shkoi tek ato, bashkė me te edhe Bilalli, i cili e shtroi xhyben e vet. Muhammedi a.s. pastaj u mbajti ligjėratė dhe urdhėroi tė japin zekatė, dhe secila grua filloi ta zbatoi kėtė, ndėrsa Ejjubi tregoi me dorė duke prekur veshėt dhe fytin (d.m.th. vathėt dhe qaforet)".

GJEDHET E NDARA TĖ DY PRONARĖVE NUK BASHKOHEN, POR AS TUFA E BASHKUAR E DY PRONARĖVE TĖ PĖRBASHKĖT NUK NDAHET

Kėtė e ka treguar Salimi i cili e ka dėgjuar nga Ibn Ymeri r.a. kurse ky nga Pejgamberi s.a.v.s.

1450. - Na ka treguar Muhammed b. Abdullah Ensari, duke thėnė se i ka transmetuar babai i tij, tė cilit i ka rrėfyer Usame se i ka thėnė Enesi r.a. se Ebu Bekri i ka shkruar ashtu siē i ka urdhėruar Pejgamberi i All-llahut pėr zekatin dhe se gjedhet e ndara tė dy poseduesve nuk bashkohen, kurse tė bashkuarat nuk ndahen, me qėllim tė shmangies nga zekati.

ZEKATI NĖ PJESĖ TĖ BARABARTA TĖ DY PRONARĖVE KA TĖ BĖJĖ ME BARAZINĖ PĖR TĖ DY PRONARĖT

Tavus dhe Ata'i kanė thėnė:
- Kur e dinė pronarėt sasinė e pasurisė sė vet, pasuria e tyre nuk mund tė trajtohet si tėrėsi e pėrbashkėt, kurse Sufjani thotė: "Nuk duhet tė jepet zekatė derisa nuk bėhen pėr njėrin 40 krenė dhen, dhe pėr kėtė tjetrin 40 dhen"


1451. - Na ka treguar Muhammed b. Abdullah, kurse kėtij babai i vet tė cilit i ka treguar Thumame, se i ka treguar Enes, se Ebu Bekri r.a. i ka shkruar atė ēka ka caktuar Pejgamberi i Zotit: qė zekati pėr pjesė tė barabarta tė dy pronarve u referohet tė dyve nė mėnyrė tė barabartė.

ZEKATI PĖR DEVE

Kėtė e kanė pėrmendur Ebu Bekri, Ebu Dherri dhe Ebu Hurejre r.a. tė cilėt transmetojnė nga Pejgamberi s.a.v.s.

1452. - Na ka treguar Ali b. Abdullah, kėtij i ka treguar Velid b. Muslim, tė cilit i transmetoi Evzai prej Ibn Shihabit, kurse ky nga Ata'b Jezid, e ky prej Ebu Jezidit, ndėrsa ky prej Ebu Said Hudari r.a. se njė beduin e ka pyetur Pejgamberin e Zotit s.a.v.s. pėr t'u shpėrngulur nė Medine, dhe i ėshtė pėrgjegjur:

"I mjeri ti! Shpėrngulja nė Medine ėshtė e rėndė. A ke ndonjė deve pėr tė cilat jep zekatė?"
"Po kam " - u pėrgjegj beduini.
"Vepro kėshtu edhe mėtėj, pas kėtij lumi shpėrnguljesh, se All-llahu, pa dyshim, nuk ta zvogėlon aspak punėn tėnde" - i tha Pejgamberi a.s.
RASTI I ATIJ QĖ I ARRIN ZEKATI PĖR DEVE DYVJEĒARE, POR AI NUK E KA

1453. - Na ka treguar Muhammed b. Abdullah, kurse kėtij baba i vet, tė cilit i ka treguar Thumame nga Enesi r.a. se Ebu Bekri r.a. i ka shkruar pėr kontributin nė pasuri qė ia ka urdhėruar All-llahu xh.sh. Pejgamberit tė vet:

"Pronari, zekati i tė cilit i arrin pėr deve nė pesė vjeēe, ai nuk ka ka deve nė vjetin e pestė, por ka deve nė vitin e katėrtė, nga ai do tė pranohet ajo deve nė vjetin e katėrtė dhe bashkė me tė do tė mbjell edhe dy dhen, nėse i vjen mė lehtė, ose njėzet dėrhem. Kurse pronari zekati tė cilit arrinė pėr deve nė vjetin e katėrtė, e ai nuk ka deve nė vjetin e katėrtė, por ka deve nė vjetin e pestė, prej atij do tė pranohet ajo deve nė vjetin e pestė, por mbledhėsit e zekatit do t'i kthejnė njėzet dėrhem, dallimin, ose dy dhen.
Pronari, tė cilit zekati i arrinė katėr vjeēe, por ai nuk ka, ama e ka deven nė vjetin e tretė, prej tij, nė emėr tė zekatit do tė pranohet deveja nė vjetin e tretė por do t'i jepen njėzet dėrhem ose dy dhen pėr kompenzim.
Individi, tek i cili zekati i arrinė deven nė vjetin e tretė, e ai ka deve nė vjetin e katėrtė, prej tij do tė pranohet deveja nė vjetin e katėrtė, kurse mbledhėsit e zekatit do t'i paguajnė dallimin prej njėzet dėrhemėsh ose dy dhen.
Pronari zekati tė cilit arrinė deven nė vjetin e tretė, por ky nuk e ka, dhe ka deve nė vjetin e dytė, prej tij do tė pranohet, deveja nė vjetin e dytė, por ky do tė japė bashkė me tė edhe njėzet dėrhem ose dy dhen".

ZEKATI NĖ BAGĖTI TĖ IMTĖ - DHEN


1454. - Na ka treguar Muhammed b. Abdullah b. Muthenna el-Ensari, se i ka thėnė baba i vet, se i ka treguar Thumame b. Abdullah b. Enes, nga Enesi se Ebu Bekri r.a. kur e ka dėrguar pėr nė Bahrejn i ka shkruar kėtė letėr:


NĖ EMĖR TĖ ALL-LLAHUT, TĖ GJITHMĖSHIRSHMIT, MĖSHIRĖPLOTIT

Ky ėshtė kontribut i detyrueshėm nė pasuri, tė cilėn e ka caktuar Resulull-llahu s.a.v.s. detyrim pėr muslimanėt, sipas urdhėrit tė All-llahut qė e ka urdhėruar Pejgamberin e vet. Prandaj ai musliman prej tė cilit kėrkohet zekati sipas normave tė poshtėshėnuara, le ta japė, kurse atij qė i kėrkohet sasi mė e madhe se ajo, le tė mos e japi atė tepricė.
Pėr 24 deve ose mė pak, zekati me dhen, ėshtė: pėr 5 deve jepet njė dash. Pėr tufėn prej 25 devesh deri nė 35, zekati ėshtė njė deve femėr nė vjetin e dytė; kurse nė tufėn prej 36 devesh deri nė 45, zekati ėshtė njė deve femėr nė vjetin e tretė.
Pėr tufėn prej 46 deri nė 60 deve, zekati ėshtė njė deve femėr nė vjetin e katėrt dhe barsė(plle), kurse prej 61 deri 75 deve, zekati ėshtė njė deve nė vjetin e pestė. Nė tufėn prej 76 deri 90, zekati ėshtė dy deve nė vjetin e tretė, kurse prej 91 deri 120, atėherė zekati ėshtė pėr ēdo 40 krerė njė deve nė vjetin e tretė, kurse nė ēdo 50 krerė pėrmbi kėto zekati ėshtė njė deve nė vjetin e katėrt. Ai qė ka vetėm katėr deve, nuk jepet zekat pėr ato, pėrveē nėse dėshiron pronari i tyre, ndėrsa pėr pesė deve zekati ėshtė njė dele.
Zekati pėr bagėti tė imta qė kanė kaluar nė kullosė mė tepėr se gjysmė viti ėshtė, pėr tufė prej 40 deri 120, njė dele. Kur ato shtohen pėrmbi 120 deri nė 200 krerė, zekati ėshtė dy dhen, kurse pėrmbi 200 deri 300, zekati ėshtė tre dhen, por kur kalon 300 e mė tepėr, pėr ēdo qind krerė jepet njė dele pėr zekat. Nėse tufa e njė pronari e cila ka kaluar nė kullosa mė tepėr se gjysmė viti ėshtė mė pak se 40 krerė, nuk ka zekatė pėr kėto, pėrveēse nėse dėshiron pronari i tyre.
Pėr argjend (dhe tė holla) zekati ėshtė njė e katėrdhjeta pjesė (2.5%), andaj nėse njeriu ka vetėm 190 dėrhem, pėr kėtė nuk ka zekatė, vetėm nėse dėshiron pronari nė mėnyrė vullnetare".

NUK MERRET PĖR ZEKATĖ GJĖJA (KAFSHA) PLAKĖ OSE E VERBĖR, AS EDHI, VETĖM NĖSE DĖSHIRON UDHĖHEQĖSI I ZEKATIT

1455. - Na ka treguar Muhammed b. Abdullahu nga babai i vet i cili ka ka thėnė se ia ka transmetuar Thumame tė cilit i ka treguar Enesi, se Ebu Bekri r.a. i ka shkruar ēka i ka urdhėruar All-llahu Pejgamberit s.a.v.s. dhe ka pėrmendur: "Pėr zekatė nuk jepet lopė shumė e plakur, e verbėr, por as edhi, pėrveē nėse dėshiron udhėheqėsi i mbledhjes sė zekatit".

PRANIMI (I EDHIT KATĖRMUAJSH) NĖ EMĖR TĖ ZEKATIT

1456. - Na ka treguar Ebu-l-Jeman, tė cilit i ka kumtuar Shuajbi i cili transmeton fjalėt e Zuhejrit, kurse sipas rendit tjetėr; Lejthi ka thėnė se i ka treguar Abdurrahman b. Halid, qė transmeton nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdullah b. Utbe b. Masud, se Ebu Hurejre r.a. ka thėnė:

Ebu Bekri r.a. ka thėnė: "Pasha All-llahun, po tė ma ndalin edhin katėrmuajsh, tė cilin ja jepnin Pejgamberit tė All-llahut nė emėr tė zekatit, unė pėr kėtė ndalesė, do tė kisha luftuar kundra tyre me vendosmėri".


1457. - Kjo nuk ėshtė asgjė tjetėr - ka thėnė mė vonė Umeri r.a. - pėrveēse njė argument qė e pashė se All-llahu ia ka hapur krahėrorin Ebu Bekrit pėr luftė, dhe unė atėherė jam bindur se kjo ėshtė luftė e drejtė.

NĖ EMĖR TĖ ZEKATIT NUK MERRET GJĖKAFSHA MĖ E MIRĖ

1458. - Na ka treguar Umeje b. Bistam, kurse kėtij Jezid b. Zurej, tė cilit i ka transmetuar Revh b. Kasim nga Ismail b. Umejje, e ky nga Jahja b. Abdullahu b. Sajfije, kurse ky nga Ebu ma'bedi, e ky nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi i All-llahut kur e ka dėrguar Muadhin nė Jemen ka thėnė:

"Ti shkon tek njė popull qė ka pranuar njė libėr qiellor. Pikėsėpari do t'i thėrrasish tė adhurojnė vetėm All-llahun, e kur tė binden nė kėtė, tė pranojnė All-llahun, informoi se All-llahu ua ka bėrė detyrė pesė kohė tė namazit gjatė njė dite dhe njė nate, e kur tė bėjnė namazin, tregoju se All-llahu ua ka bėrė detyrė zekatin qė mirret nga pasuria e tyre dhe u jepet tė varfėrve nga mesi i tyre. Kur t'i binden edhe kėsaj mblidhe zekatin prej tyre dhe ruaju nga pasuritė mė tė ēmueshme tė tyre".

NUK KA ZEKATĖ PĖR TUFĖN ME MĖ PAK SE PESĖ DEVE

1459. - Na ka treguar Abdullah b. Jusuf tė cilit i ka kumtuar Maliku i cili transmeton nga Muhammed b. Abdurrahman b. Ebu Sa'sa el-Mazini, e ky nga baba i vet ndėrsa ky prej Ebu Seid el-Hudani r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

"Pėr pasurinė qė ėshtė mė pak se pesė barrė (vesakė) hurma nuk jepet zekatė; pėr pasuri qė ėshtė mė pak se pesė evakė argjend nuk ka zekatė dhe nė pasuri mė pak se pesė krerė deve nuk ka zekatė".

ZEKATI PĖR LOPĖ

Ebu Humejdi thotė: - Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

"Do t'ju informoj pėr ardhjen e njė njeriu para All-llahut me lopėn e cila do tė pėllasė"
Thuhet se do tė pėllasė, sikur lutet, "ndihmo"! d.m.th. e ngrit zėrin pėr ndihmė kur i thuhet diēka.

1460. - Na ka treguar Umer b. Hafs b. Gijath se i ka treguar baba i vet, kėtij i ka treguar A'meshi, duke pėrcjellur prej Ma'mur b. Suvejdit, e ky prej Ebu Dherrit r.a. i cili ka thėnė: Iu afrova Pejgamberit a.s. (duke ndejur nė hije tė Qabes) dhe dėgjova se tha:

"Pasha atė, nė duartė tė cilit ėshtė shpirti im! Ose ka thėnė: Pasha All-llahun qė ėshtė Njė, apo si po betohet, secili njeri qė ka deve, lopė ose dhen, e nuk e jep hakun e tyre nė zekatė, ato kafshė nė Ditėn e Kijametit do t'i vijnė mė tė mėdha e mė tė majme se qė kanė qenė e me thundrat e tyre do ta shkelin kurse me brinjė do ta therrin; sapo e shkel e fundit, i kėthehet e para, dhe kėshtu do tė vazhdojnė derisa tė zgjasė pagimi i hakut ndėrmjet njerėzve".
Kėtė hadith e transmeton edhe Bukejri prej Salihut, kurse ky nga Ebu Hurejre r.a. ndėrsa ky nga Pejgamberi s.a.v.s.

DHĖNIA E ZEKATIT FAMILJES - TĖ AFĖRMVE

Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Ai ka dy shpėrblime: shpėrblim qė e ndihmon tė afėrmin e vet dhe shpėrblim qė ka dhėnė sadakė".

1461. - Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, tė cilit i ka kumtuar Maliku, duke transmetuar prej Is-hak b. Abdullah b. Talhas se e ka dėgjuar Enes b. Malikun r.a. duke thėnė:
Ebu Talha ka pasur nė plantazhin e hurmave pasurinė mė tė madhe se ēdo ensari tjetėr nė Medine, por pasuria mė e dashur nga pasuria e tij ka qenė Bejruha pėrballė xhamisė. Pejgamberi s.a.v.s. hyri aty dhe piu ujė, ishte ujė i mirė.
Enesi r.a. thotė: Kur ėshtė shpallur ajeti:

"Nuk do tė arrini mirėsinė e plotė deri sa tė mos e ndani njė pjesė tė asaj qė e keni mė tė dashur". (Kur'an, 3:92)

Ebu Talha iu qas Pejgamberit tė All-llahut dhe i tha:
O Pejgamber i All-llahut i Lavdruari dhe i Madhėruari All-llah po thotė:
"Nuk do ta arrini mirėsinė e plotė derisa tė mos e ndani njė pjesė tė asaj qė e keni mė tė dashur", kurse pėr mua nga pasuria ime, mė e dashur ėshtė pa dyshim Bejruha. E adhuroj nė emėr tė All-llahut dhe shpresoj se kjo ėshtė bėmirėsi e vėrtetė dhe ėshtė deponuar te All-llahu, dhe ti, o Pejgamber i All-llahut vepro me atė si tė ka udhėzuar All-llahu!
- Tė lumtė! Ajo ėshtė pasuria qė do tė tė pėrparojė! Ajo ėshtė pasuri qė do tė shtohet! Dėgjova se ēka the dhe unė e shoh tė arsyeshme qė t'ia falish familjes tėnde!
Ebu Talha iu pėrgjegj: "Do tė veproj ashtu, o Pejgamber i All-llahut"
Pastaj Ebu Talha ua shpėrndau familjes sė vet dhe kushėrinjėve tė vet.
Nė senedin tjetėr tė Abdullah b. Jusufit pason Revh.
Jahja b. Jahja dhe Ismail, nė bazė tė fjalėve tė Malikut, kanė thėnė: "...pasuri pėr shpėrblime tė pėrditshme...".


1462. - Na ka treguar Ibn Ebi Mejrem, se i ka transmetuar Muhammed b. Xhafer, tė cilit i ka treguar Zejdi nga Ijad b. Abdullah, kurse ky prej Ebu Seid Hudariut r.a. :
Pejgamberi s.a.v.s. doli nė Bajram tė Kurbanit a tė Ramazanit nė musal-la. Pastaj (pas namazit) iu drejtua tė pranishmėve, dhe u mbajti ligjėratė, i urdhėroi tė shpėrndajnė nga pasuria e vet, duke iu thėnė: "Burra, shpėrndani nga pasuria!" Pastaj kaloi te gratė dhe u tha; "O xhematė i grave! Shpėrndani nga pasuria!. Unė shumicėn prej jush e shoh nė mesin e shoqėrisė sė xhehennemit!".
- Po pse ashtu, o i Dėrguar i All-llahut?" - pyetėn ato
- Shumė mallkoni dhe nuk jeni mirėnjohėse tė burrit (dhe familjes) - u pėrgjegj ai.
- O gra tė tubuara, unė akoma nuk kam parė qė ndonjėra prej jush me besim dhe menēuri mė tė vogėl tė pėrfitojė burrė tė menēur dhe tė zgjuar". -Pastaj shkoi.
Kur erdhi nė banesėn e vet, i erdhi Zejnebeja, bashkėshortja e Ibn Mesudit dhe kėrkoi leje tė hyjė brenda tek ai.
"O Pejgamber i All-llahut, i thanė, ajo ėshtė Zejnebja".
"Cila Zejnebe?" pyeti ai.
"Bashkėshortja e Ibn Mesudit".
"Mirė, le tė hyj" - tha ai.
I treguan asaj dhe ajo hyri. Pastaj tha: O Pejgamber i All-llahut, ti sot ke urdhėruar tė shpėrndahet pasuri. Unė kam stolitė e mia dhe dėshiroj t'ua shpėrndajė tė nevojshmėve, por Ibn Mesudi mendon se ai dhe fėmiu i tij janė mė tė nevojshmit qė kjo t'iu jepet atyre".
Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Ibn Mesudi ka thėnė tė vėrtetėn. Bashkėshorti yt dhe fėmiu yt janė mė tė nevojshmit qė t'u ndihmosh".

MUSLIMANI NUK JEP ZEKATĖ PĖR KALIN E SAMARIT (TĖ PUNĖS)

1463. - Na ka treguar Ademi, dhe thotė se i ka treguar Shube nga Abdullah b. Dinari i cili ka dėgjuar Sulejman b. Jaserin, e qė e transmeton nga Irak b. Maliku, e ky prej Ebu Hurejres r.a. ku thotė:

- Pejgamberi i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Muslimani pėr kalin e vet dhe shėrbėtorin e vet nuk ka zekatė".

NUK KA ZEKATĖ PĖR ROBIN

1464. - Na ka treguar Musedded, kėtij i ka transmetuar Jahja b. Seid prej Huthejm b. Irakut, tė cilit i ka treguar babai i vet duke transmetuar Ebu Hurejren r.a. kurse ky prej Pejgamberit a.s. por me anė tė njė senedi tjetėr, mė ka treguar Sulejman b. Harb, e kėtij Vuhejb b. Halid, tė cilit i ka transmetuar Huthejm b. Irak b. Malik nga babai i vet, kurse ky prej Ebu Hurejres r.a. , ndėrsa ky prej Pejgamberit s.a.v.s. se ka thėnė:

"Nuk ka zekatė pėr robin dhe kalin"

DHĖNIA E ZEKATIT (SADAKĖS) BONJAKĖVE

1465. - Na ka treguar Muadh b. Fedale, tė cilit i ka thėnė Hishami, nga Jahja, kurse ky prej Hilal b. Ebu Mejmun, qė thotė se i ka treguar Ata b. Jaser se ka dėgjuar Ebu Seid Hudariun r.a. qė po rrėfen se Pejgamberi s.a.v.s. u ulė njė ditė nė minber, ndėrsa ne u ulėm pėr reth tij dhe ai na tha:

"Ajo pėr ēka ne frikėsohem pėr ju, pas meje, ėshtė ēėshtja se do t'ju hapen rrugė tė luksozit nė kėtė botė dhe do t'ju mundėsohen stoli".
Atėherė njė njeri i tha: O Pejgamber i All-llahut, me ato tė mira a vjen edhe e keqja?"
Pasi heshti pėr njė moment Pejgamberi s.a.v.s., kėtij personi i bėnė vėrejtje: "Ēka ėshtė puna e jote? I flet Pejgamberit tė Zotit, e ai nuk do tė pėrgjigjet fare".
- Atėherė e kemi parė- thotė Ebu Seid- se si po vinte shpallja, e ai i fshinte djersėt, dhe tha:
"Ku ėshtė ai qė pyeti?" Njė herė sikur i shprehi mirėnjohje, e pastaj tha: E mira, vetėvetiu, nuk sjell tė keqe. Prej asaj qė mbinė, mugullon, nė pranverė, dikush vdes, dikujt i shkaktohen dhembje, ndėrsa dikush atė gjelbrim e han dhe han aq shumė sa i rriten krycat, fryhet, e pastaj kthehet kah dielli dhe shtrihet, baglon, pėshurr dhe pėrsėri kullot me kėnaqėsi. E mira e kėsaj bote ėshtė kullosė e mirė dhe e shishme, andaj ėshtė i mirė, fantastik, poseduesi i asaj- muslimani i cili nga kjo jep kontributin tė varfėrit, bonjakut dhe udhtarit tė rastit".
Ose, siē ka thėnė Pejgamberi s.a.v.s. :

"Ndėrsa pasuria tė cilėn njeriu e rrėmben i ngjanė atij qė han, por nuk mund tė ngrihet, dhe ajo pasuri do tė jetė dėshmitare kundra tij nė Ditėn e Kijametit".

DHĖNIA E ZEKATIT BASHKĖSHORTIT DHE BONJAKĖVE NĖN KUJDES

1466. - Na ka treguar Umer b. Hafs nga babai i vet, i cili thotė se i ka treguar A'mesh, kėtij Shekiku nga Amr b. Harthi, e ky nga Zejnebe b. Abdullahu r.a., dhe kėtė, thotė A'meshi, ia pėrmenda Ibrahimit, kurse Ibrahimi mė tregoi, duke transmetuar nga Ebu Ubejdi, e ky nga Amr b. Harthi, e ky nga Zejnebe b. Abdullahu se ka treguar njėlloj sikur Shekiku.

- Kam qenė nė xhami- thotė Ebu Seid dhe kam parė Pejgamberin s.a.v.s. kur u ka thėnė (grave): "Shpėrndani nga pasuria juaj, qoftė edhe nga stolitė!"
Zejnebja jepte nga pasuria e vet Abdullahut dhe bonjakėve qė i ishin nėn kujdesin e saj, andaj i tha Abdullahut: Pyete Pejgamberin e All-llahut ,a e kam tė lejuar tė tė jap sadakė ty dhe bonjakėve qė i kam nėn kujdesin tim!"
- Pyete ti Pejgamberin e All-llahut, iu pėrgjegj ai.
- Unė , pasta, shkova te Pejgamberi i Zotit dhe para dyerve tė tij gjeta njė ensare. Edhe ajo kishte tė njėjtėn pyetje. Nė kėtė moment pranė nesh kaloi Bilalli dhe ne i thamė:
- Pyete Pejgamberin e All-llahut, a ėshtė e lejuar tė jap sadakė bashkėshortit tim dhe bonjakėve, qė i kam nė mbikėqyerje, por mos i trego pėr ne, i thamė!
Bilali hyri dhe e pyeti, por ai e pyeti Bilalin: "Kush janė ato?" "Zejnabja", u pėrgjigj Bilali. "Cila Zejnebe?" pyeti pėrsėri Pejgamberi. "Bashkėshortja e Abdullahut" - pėrgjegj Bilali.
- Po, mundet - tha ai. Ajo ka dy shpėrblime: Shpėrblimin qė e ndihmon familjen dhe shpėrblimin qė jep kontributin e pasurisė.


1467. - Na ka treguar Osman b. Ebu Shujbe se i ka treguar Abda prej Hishamit, kurse ky nga baba i vet, e ky nga Zejnebe b. Ummi Seleme, e cila ka thėnė:

- I kam thėnė Pejgamberit tė All-llahut: "A kam shpėrblim nėse nga pasuria ime u jap tė bijve tė Ebu Selemes? Kėta janė bijtė e mi".
- Jepu! - pėrgjegj ai - dhe pėr ēdo gjė qė u jep do tė kesh shpėrblim.

"...ROBĖRIT, PĖR HIRĖ TĖ ALL-LLAHUT..."

Sipas fjalėve tė All-llahut xh.sh.:

"All-llahu caktoi obligim qė lėmosha (zeqati etj.) t'ju takojnė vetėm: tė varfėrve (nevojtarėve), tė ngratėve (qė s'kanė fare), punonjėsve (qė e tubojnė), atyre qė duhet pėrfituar zemrat (tė dobtėve nė besim), e duhet dhėnė edhe pėr lirim nga robėria, tė mbyturve nė borxhe, (luftėtarėve), nė rrugėn e All-llahut dhe atij qė ka mbetur nė rrugė. All-llahu e di gjendjen e robėrve, punon sipas urtėsisė sė vet". (Kur'an, 9:60)

Transmetohet nga Ibn Abbasi r.a.: "Lejohet ta ēlirosh robin me anė tė zekatit nga pasuria jote dhe tė japėsh zekatė pėr nevojė tė haxhit".

Hasan el Basriu thotė: "Lejohet qė individi me zekatė tė kompenzojė, lirojė, babėn e vet (tė robėruar), dhe qė zekatin t'ua japė luftėtarėve pėr hirė tė All-llahut, dhe atij qė nuk mund tė shkojė nė haxh (me mundėsitė e veta), e pastaj kėndoi:
"All-llahu caktoi obligim qė lėmosha (zeqati etj.) t'ju takojnė vetėm: tė varfėrve (nevojtarėve), tė ngratėve (qė s'kanė fare), punonjėsve (qė e tubojnė), atyre qė duhet pėrfituar zemrat (tė dobtėve nė besim), e duhet dhėnė edhe pėr lirim nga robėria, tė mbyturve nė borxhe, (luftėtarėve), nė rrugėn e All-llahut dhe atij qė ka mbetur nė rrugė. All-llahu e di gjendjen e robėrve, punon sipas urtėsisė sė vet". (Kur'an, 9: 60).

Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Halidi e ka ndalur pėr vete parzmoren e vet pėr hirė tė All-llahut".

Nga Ebu Asi transmetohet: "I Dėrguari i All-llahut xh.sh. na ka ngarkuar njė deve prej zekatit pėr nevoja tė haxhit".

1468. - Na ka treguar Ebu-l-Jeman, tė cilit i ka treguar Shuajbi nga Ebu Zinadi, ky nga A'rexhi, kurse ky nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thėnė:

- Pejgamberi s.a.v.s. ka urdhėruar dhėnien e zekatit, dhe i ėshtė thėnė:
"Ibn Xhemil, Halid b. Velid dhe Abbas b. Abdu-l-Muttalibi nuk e kanė dhėnė".
Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjegj: "Ibn Xhemil nuk e mohon zekatin, por ka qenė i varfėr, kurse All-llahu dhe i dėrguari i tij, e kanė pasuruar. Sa i pėrket Halidit, ju bėni padrejtėsi ndaj tij. Ai ka mbajtur pėr vehte parzmoren e vet dhe almiset ushtarake nė emėr tė rrugės sė All-llahut, e sa pėr Abbas b. Abdu-l-Muttalibin ai ėshtė axhė i Pejgamberit tė All-llahut dhe zekatin e ka detyrė edhe mė tė madhe".
Nė senedin tjetėr tė A'rexhit pason Ibn Ebi Zinad, i cili transmeton hadith nga babi i vet.
Ibn Is-hak, duke transmetuar nga Ebu Zinadi, thotė: "...Kjo njėlloj mė ėshtė transmetuar nga A'rexhi".

NGURRIMI NGA KĖRKESAT (LYPSIA)

1469. - Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, kėtij Maliku i cili transmeton nga Ibn Shihabi, e ky nga Ata'a b. Jezid Lejthij, kurse ky nga Ebu Said Huderi r.a. , se disa ensarė kanė kėrkuar nga Pejgamberi s.a.v.s. sadakė, dhe ai u ka dhėnė. Mė vonė prapė kėrkuan, dhe ai pėrsėri u dha, ashtu qė pasuria e tij mbarua prandaj u tha: "Tek unė nuk ka mė asgjė nga pasuria dhe unė nuk e fshehi nga ju. Kush dėshiron jetė modeste dhe tė ruhet nga harami,All-llahu do t'i japė modesti, kush dėshiron tė bėhet i pasur All-llahu do ta pasurojė, e kush dėshiron tė jetė i durueshėm All-llahu do ta pajisė me durim. Askujt nuk i ėshtė dhėnė shpėrblim mė i mirė se durimi".


1470. - Na ka treguar Abdull-llah b. Jusuf, qė thotė se i ka treguar Maliku nga Ebu Zinadi, kurse ky nga A'rexh, e ky nga Ebu Hurejre r.a. , se Pejgamberi i All-llahut ka thėnė:

"Pasha Atė, nė dorė tė tė cilit ėshtė shpirti im, pėr cilindo qoftė prej jush ėshtė shumė mė mirė tė marr litarin dhe tė bartė dru nė shpinė se sa t'i drejtohet ndonjė njeriu dhe tė lyp lėmoshė prej tij, pavarsisht i dha apo nuk i dha".


1471. - Na ka treguar Musa, kurse kėtij Vuhejbi tė cilit i ka transmetuarHishami prej babai tė vet, e ky nga Zuhejr b. Avvami r.a. kurse ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thėnė:

"Ėshtė mė mirė qė dikush prej jush tė marrė litarin dhe nė shpinėn e vet tė sjell njė barrė dru dhe ta shesė me kėtė All-llahu t'ia ruaj fytyrėn, se sa tė lypė prej njerėzve sadakė, qoftė t'i japin apo jo".


1472. - Na ka treguar Abdan, tė cilit i ka kumtuar Abdullahi, kėtij i ka transmetuar Junusi prej Zuhriut, e ky prej Urve b. Zuhejrit dhe Seid b. Musejjeb, se Hakim b. Hizam r.a. ka thėnė:

- Kam lypur sadakė nga Pejgamberi i Zotit dhe ai mė dha. Pastaj pėrsėri lypa dhe ai prapė mė dha. Mė vonė, pėrsėri lypa, ai pėrsėri mė dha, por pastaj mė tha:
"O Hakim, kjo pasuri materjale ėshtė livadh i jeshilit dhe i ėmbėl, kush e pranon pėr hirė tė bujarisė, do tė ketė bekim dhe pėrparim, por kush e merr nga egoizmi, ai nuk do tė ketė as bekim as pėrparim; ky ėshtė sikur ai i cili han por nuk mund tė ngihet. Dora qė jep ėshtė me e mirė se dora qė merr".
Hakimi atėherė tha: "O Pejgamber i All-llahut, pasha atė qė tė ka dėrguar me tė vėrtetėn, pas teje nga askush nuk do tė marrė asgjė deri sa tė jem gjallė".
Ebu Bekri r.a. mė vonė, e ka thirrur t'i japė sadakė Hakemit, por ai nuk ka dashur ta pranojė. Pastaj e ka thirrur edhe Umeri r.a. qė t'i japė sadakė, por ai edhe prej tij nuk deshi ta pranojė.
Me kėtė rast Umeri r.a. ka thėnė: " O burra muslimanė! Ju kam dėshmitarė pėr Hakimin se i kam ofruar tė drejtėn e vet ligjore nga kjo pasuri e luftės, por nuk deshi ta pranojė". Hakimi kėshtu ka vdekur, e pas Pejgamberit s.a.v.s. nuk ka pranuar nga askush sadakė.

AI TĖ CILIT ALL-LLAHU I KA DHĖNĖ DIĒKA PA E LYPUR DHE PA E LAKMUAR

1473. - Na ka treguar Jahja b. Bukejr, kėtij i ka kumtuar Lejthi prej Junusit, e ky prej Zuhriut, ndėrsa ky prej Salimit, se Abdullah b. Ymer r.a. ka thėnė:

- Kam dėgjuar Umerin duke thėnė: "Pejgamberi s.a.v.s. mė dha njė dhuratė, e unė i thash: "Jepja atij qė ėshtė mė i nevojshėm se unė!"
- Merre kėtė - mė tha ai. - Kur tė bie nė dorė diēka nga kjo pasuri, qė ti nuk e ke lypur as e ke lakmuar, merre! Kurse ajo qė nuk tė takon, mos e lyp!".

TĖ LYPURIT PĖR TĖ GRUMBULLUAR PASURI

1474. - Na ka treguar Jahja b. Bukejr se i ka treguar Lejthi prej Ubejdullah b. Ebi Xha'ferit i cili ka dėgjuar Hamz b. Abdullah b. Umerin i cili thotė:

- E kam dėgjuar Abdullah b. Umerin r.a. i cili ka thėnė: Pejgamberi i All-llahut s.a.v.s. ka deklaruar:
- Njeriu i cili vazhdimisht kėrkon lėmoshė nga njerėzit, nė Ditėn e Kijametit do tė vij me fytyrėn pa asnjė grimė mish.


1475. - Nė Ditėn e Gjykimit, dielli -tha ai- do tė lėshohet aq poshtė, sa qė djersa njerėzve do t'u arrij deri nė gjysmė tė veshėve dhe nė atė gjendje do ta lusin pėr ndihmė Ademin, pastaj Musain a.s. e pastaj Muhammedin s.a.v.s.
Abdullah ka shtuar, nė senedin tjetėr, se i ka treguar Lejthi, kurse kėtij Ibn Ebi Xhaferi: "...Ai pastaj do tė angazhohet qė tė fillojė gjykimi i njerėzve, do tė shkojė dhe tė kapė rezen derės (nė xhennet), por All-llahu xh.sh. atėherė do ta vendosė nė pozitė tė lartė e tė lakmueshme, kurse njerėzit e tubuar tė gjithė do t'i falenderojnė".
Mual-la ka thėnė se i ka treguar Vuhejbi e ky prej Nu'man b. Rashidit, e ky prej Abdullah b. Muslimit, vėllaut tė Zuhriut, e ky nga Hamza i cili ka dėgjuar Ibn Umerin r.a. qė nga Pejgamberi s.a.v.s. po transmeton deklaratėn pėr lypjen.

FJALĖT E TĖ LARTMADHĖRISHMIT ALL-LLAH

"Mos e lypni zekatin me ashpėrsi nga njerėzit"

SASIA E PASURISĖ DHE DEKLERATA E PEJGAMBERIT s.a.v.s.

" Nuk ka pasuri e cila do ta bėjė tė pasur tjetrin", sipas fjalėve tė All-llahut xh.sh. "Zekati ėshtė pėr tė varfėrit qė janė tė angazhuar nė rrugė tė All-llahut dhe nuk kanė mundėsi tė fitojnė nga toka..." deri tek fjalėt e Tij: "...All-llahu me siguri e di". {53}.


1476. - Na ka treguar Haxhxhaxh b. Munhal duke thėnė se i ka treguar Shu'be nga Muhammed b. Zijadi i cili thotė:

- E kam dėgjuar Ebu Hurejren r.a. qė transmeton prej Pejgamberit s.a.v.s.: "Nuk ėshtė varfėnjak i vėrtetė ai tė cilin e largon nga dera me njė e dy kafshata buke, por ėshtė varfėnjak i vėrtetė ai i cili nuk asfarė pasurie, dhe, turpėrohet (tė lypė ndihmė), gjegjėsisht nuk lyp nga njerėzit qė t'i mėrzisė".


1477. - Na ka treguar Jakub b. Ibrahim, e kėtij Ismail b. Ulejje, i cili thotė se i ka treguar Halid Huzai prej Ibn Eshva, e ky nga Sha'bi, tė cilit i ka treguar sekretari Mugire b. Shu'be:

- Muaviju i shkroi Mugire b. Shu'bes: "Shkruaj diēka ēka ke dėgjuar prej Pejgamberit s.a.v.s. !"
Pastaj i shkroi: - E kam dėgjuar Pejgamberit s.a.v.s. qė thoshte: "All-llahu i ka qortuar tri lloj punėsh pėr ju: bisedėn e padobishme, shkatėrrimin e pasurisė dhe lypsarinė e tepruar".


1478. - Na ka treguar Muhammed b. Gurejr Zuhri, tė cilit i ka treguar Jakub b. Ibrahim, ky ka dėgjuar nga babai i vet, kurse ky nga Salih b. Kesjan, e ky prej Ibn Shihabit, i cili thotė se i ka kumtuar Amr b. Sa'd, qė e pėrcjell nga babai i vet:

- Pejgamberi s.a.v.s. u jepte ndihmė materjale njė grup njerėzish, kurse unė isha nė mesin e tyre. Pejgamberi i All-llahut thotė Sa'd, njė njeri e kapėrcei pa i dhėnė ndihmė, kurse ai mė pėlqente mė sė shumti nga ata. U ngrita, iu afrova Pejgamberit s.a.v.s. dhe i thash: "Ēka ke ti kundra filan fistekut? Pasha Zotin, unė e konsideroj besimtar tė mirė!"
- Ose musliman - tha Pejgamberi a.s.
- Unė pastaj - thotė Sa'd - heshta pėr nji moment, pastaj mė pushtoi ajo ēka dijsha pėr atė, prandaj i thash: "O Pejgamber i Zotit, ēka ke ti kundra kėtij? Pasha Zotin unė e di pėr besimtar tė mirė"
- Ose musliman - pėrsėriti Pejgamberi a.s.
Pėrsėri heshta pak, thotė Sa'd, dhe prap mė kaploi ajo ēka dijsha pėr atė, andaj i thash: "O Pejgamber i Zotit, ēka ke ti kundra tij? Pasha Zotin unė e konsideroj besimtarė tė mirė"
- Musliman - tha ai.
Atėherė Pejgamberi a.s. tha: "Unė nganjėherė i jap ndihmė materjale njė njeriu, a tjetrin e dua mė shumė, nga frika qė tė mos bjerė me fėtyrė nė zjarr".
Nė senedin tjetėr Jakubi transmeton nga baba i vet, kurse ky prej Salihut, ky nga Ismail b. Muhammedi, se ka thėnė: E kam dėgjuar babėn tim si po e paraqet kėtė njėlloj, dhe kėtij diskutimi i shton edhe : "... Dhe Pejgamberi i Zotit i ra , kurse ky u rrudh. Pastaj Pejgamberi i tha: "Sa'd, kėtė kie parasysh dhe kėthehu, shko! Unė nganjėherė i jap ndihmė materiale njeriut..."
Ebu Abdull-llah Buhariu ka thėnė: "Kubkibu" do tė thotė ta pėrmbysishme krye teposhtė. "Ekebber-rrexhulu", do tė thotė, njeriu u pėrkul, pėrdoret kur veprimi i foljes nuk bie nė tjetėr objekt. Nėse veprimi kalon nė tjetėr njeri, atėherė do tė thuash, "Keebbehull-llahu livexhhihi..." d.m.th. "All-llahu e pėrmbysi"
Ndėrsa "kebebtuhu ene" do tė thotė "pėrmbysi unė".


1479. - Na ka rrėfyer Ismail b. Abdullah, tė cilit i ka treguar Maliku, pėrmjet tė Ebu Zinadit, ky nga A'rexhi ndėrsa ky prej Ebu Hurejres r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

"Nuk ėshtė varfėnjak i mirėfilltė ai i cili ec nėpėr njerėz dhe refuzon njė e dy kafshata ose njė a dy hurma, por varfanjak i mirėfilltė ėshtė ai i cili nuk ka pasuri qė e bėn tė panevojshėm pėr tė tjerėt, por edhe i rrit nevojat e veta, e t'i jepet ndihmė dhe nuk rrin duke lypur sadakė".


1480. - Na ka treguar Umer b. Hafs, b. Gijath, kėtij A'mesh nga Ebu Salihu i cili transmeton nga Ebu Hurejra r.a. ndėrsa ky nga Pejgamberi s.a.v.s.:

"Qė dikush prej jush tė marrė litarin e tė ngrihet herėt - Ebu Hurejre thotė, mendoj se ka thėnė - deri te ajo kodėr, e tė mbledhė dru, t'i shes dhe diēka tė hajė e diēka tė ndaj sadakė, e ka mė mirė se tė kėrkojė mėshirė nga njerėzit".
Ebu Abdullah (Buhariu) ka thėnė: "Salih b. Kejsan (qė pėrmendet nė sened) ėshtė mė i vjetėr se Zuhriu dhe ka pasė mundėsi tė dėgjojė personalisht Abdullah b. Umerin dhe ta mbajė mend".

VLERĖSIMI I HURMAVE NĖ RREMB
1481. - Na ka treguar Sehl b. Bekkar, tė cilit i ka thėnė Vuhejbi me anė tė Amr b. Jahja, e ky nga Abbas b. Saidij, e ky nga Ebu Humejd Saidijj r.a. i cili ka thėnė:

U nisėm me Pejgamberin s.a.v.s. nė Luftėn e Tebukut. Nė Vadi-l-Kura njė grua rrinte nė kopshtin e vet dhe Pejgamberi s.a.v.s. u tha shokėve tė vet: "Vlerėsonie frytin!" Pejgamberi i All-llahut e vlerėsoi nė dhjetė barrė dhe i tha gruas: "Numroi ti sa do tė dalė!" Kur erdhėm nė Tebuk, tha: "Sonte do tė fryjė erė shumė e fortė por askush prej jush le tė mos ngrihet. Ai qė ka deve le ta lidh atė" , andaj edhe ne i lidhėm. Fryu njė erė e fortė dhe njė njeri u ngrit, mirpo era e hodhi nė kodrėn Tajj.
Mbreti Ejle i dhuroi Pejgamberit s.a.v.s. njė mushkė tė bardhė (duldul), e mbuloi me njė plaf dhe i shkroi pėr nėnshtrimin e tij (qė tė paguaj xhizjen).
Kur Pejgamberi s.a.v.s. gjatė kthimit, arriti pėrsėri nė Vadil-l-Kura, e pyeti po atė grua: "Sa prodhim ka dhėnė bahēja?"
- Dhjetė vesakė - u pėrgjigj ajo - siē e kishte vlerėsuar edhe Pejgamberi i
All-llahut.
Atėherė Pejgamberi s.a.v.s. tha : "Unė po ngutem pėr nė Medine, prandaj kush dėshiron tė vij me mua , nga ju, le tė ngutet"
Ibn Bekkar, thotė Buhariu, ka thėnė, pėrafėrsisht kėtė: "Pasi iu afrua Medines, thirri: "Kjo ėshtė Taba!" E kur e pa Uhudin, tha: "Kjo ėshtė kodrina tė cilėn na e duam edhe ajo na don! A dėshironi t'ju informoj pėr shtėpitė mė tė mira ensare?"
- Dėshirojmė, thanė.
- Shtėpitė e Benu Nexhxharėve, pastaj shtėpitė e Benu Abdu-l-Eshhelėve, mandej shtėpitė e Benu Saidėve, pėrkatėsisht shtėpitė e Benu Harith b. Hazrexhėve, por edhe pėr tė gjitha shtėpitė tjera, ensarije mendonte mirė.


1482. - Sulejman b. Bilal thotė, se i ka treguar Amri: "...pastaj shtėpia e Benu Harith, e mandej shtėpia e Benu Saidėve..."

Sulejmani edhe njė herė tjetėr transmeton nga Sa'ad b. Seid, e ky nga Umare b. Gazijje, ndėrsa ky nga Abbasi, e ky nga babai i vet r.a. i cili ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: "Uhudi ėshtė kodėr e cila na don dhe tė cilėn ne e duam..."
Ebu Abdullah thotė: "Ēdo kopsht i rrethuar me rrethojė ėshtė bahēe, kurse pa rrethojė nuk quhet bahēe".

PĖR TĖ DHJETĖN NĖ TĖ ARDHURA PREJ TOKĖS E CILA
UJITET NGA TĖ RESHURAT DHE UJĖRAT RRJEDHĖSE

Umer b. Abdu-l-Aziz ka konsideruar se pėr mjaltė nuk jepet asgjė. {56}


1483. - Na ka treguar Seid b. Ebi Merjrem, duke thėnė se i ka transmetuar Abdullah b. Vehbi nga junus b. Jezid i cili ka transmetuar nga Zuhriu, ky nga salih b. Abdullahu ndėrsa ky nga babai i vet r.a. e ai nga Pejgamberi s.a.v.s. qė ka thėnė:

"E dhjeta ėshtė njė tatim nga toka qė ujitet nga tė reshurat dhe ujėrat rrjedhėse ose ėshtė vetvetiu e lagur (kėnetė), kurse gjysma e tė dhjetės ėshtė pėr tė ardhurat nga toka e cila ujitet nė mėnyrė artificiale".
Ebu Abdullahi ka thėnė: Ky sqarim ėshtė i transmetuesit tė parė (Abdullah b. Umerit) dhe te ai nuk ėshtė caktuar vėllimi i tė ardhurave, d.m.th. nė deklarimin e Ibn Umerit.
"Nė tė ardhura tė tokės qė e ujit shiu dhe..." , e kjo ėshtė sqaruar nė hadithin vijues, d.m.th. ėshtė caktuar vėllimi dhe teprica qė pėrfillet. Hadithi i qartė pėr ndonjė vendim ėshtė mė i rėndėsishėm se ai i paqarti, vetėm nėse transmetuesi ėshtė gjithmonė i besueshėm. Ashtu Fadil b. Abbasi ka transmetuar se Pejgamberi s.a.v.s. nuk ėshtė falur nė Qabe, ndėrsa Bilali thotė se ėshtė falur, andaj ėshtė pėrfillur deklerata e Bilalit kurse deklerata e Fadilit ėshtė refuzuar.

PĖR TĖ ARDHURAT NGA BUJQĖSIA MĖ PAK
SE PESĖ BARRĖ (VASAKĖ) NUK JEPET ZEKATĖ


1484. - Na ka treguar Musedded, kėtij Jahja tė cilit i ka treguar Maliku, kurse kėtij Muhamed b. Abdullah b. Abdurrahman b. Ebi Sa'sa, duke transmetuar nga Ebu Seid Hudari r.a., kurse ky e ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė:

"Pėr pasuri mė pak se pesė vesakė nuk jepet zekatė dhe pėr mė pak se pesė krerė deve si edhe pėr mė pak se pesė ukije argjend".
Ebu Abdullahu ka thėnė: - Ky komentim ėshtė nga transmetuesi i parė (Ibn Abdullah) i cili thotė: "Pėr pasuri mė pak se pesė vesakė nuk ka zekatė", qė nuk ėshtė e qartė si duhet, kurse nė shkencat islame gjithmonė mirret parasysh e dhėna tė cilėn e kanė thėnė njerėz tė sigurtė.

MARRJA E ZEKATIT NGA HURMAT ME RASTIN E VJELJES
DHE A LEJOHET QĖ FĖMIJA TĖ MARRĖ HURMA SI SADAKĖ?


1485. - Na ka treguar Umer b. Muhammed b. Hasan Esedi, tė cilit i ka treguar babai i vet, duke i thėnė se i ka transmetuar Ibrahim b. Tahman qė transmeton nga Muhamed b. Zijad, e ky nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thėnė:

- Pejgamberit s.a.v.s. i kanė sjellė hurma me rastin e vjeljes; secili i sillte hurmat e veta ashtu qė tek ai (nė xhami) u bė njė grumbull hurmash, andaj Hasani dhe Hyseini r.a. filluan tė luajnė me ato hurma, kurse njėri prej tyre e mori njė hurmė dhe e futi nė gojė, Pejgamberi i All-llahut e pa kėtė, ia nxori nga goja dhe tha:
"A nuk e di se familja e Muhammedit nuk han zekatė?".


SHITJA E PRODHIMIT (PEMĖVE) OSE TRUPAVE
TĖ PEMĖVE OSE TOKĖS APO TĖ MBJELLAVE


1486. - Na ka treguar Haxhxhaxh, e kėtij Shu'be, tė cilit i ka thėnė Abdullah b. Dinar:

E kam dėgjuar Ibn Umerin r.a. qė thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar shitjen e frytave para se tė piqen".
Kur e pyetėn Ibn Umerin pėr pjekjen e frutave tha:
"Derisa tė kalojė rreziku nga ato".


1487. - Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka thėnė Lejthi, ndėrsa kėtij Halid b. Jezidi nga Ata'a b. Ebi Rebah, kurse ky nga Xhabir b. Abdullah r.a., se Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar shitjen e fryteve ende tė pa pjekura.


1488. - Na ka treguar Kutejbe i cili transmeton nga Maliku, kurse ai nga Humejdi, e ky nga Enes b. Malik r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar shitjen e fryteve derisa ato tė marrin ngjyrėn e vet tė zakonshme (tė fillojnė tė piqen), derisa tė mos skuqen mirė- ka thėnė ai.

A MUND TA BLESH ZEKATIN TĖND QĖ MĖ PARĖ
IA KE DHĖNĖ DIKUJT?

Nuk ėshtė gabim qė dikush, pėrveē atij qė e ka pasė detyrė, tė blejė zekatin, sepse Pejgamberi s.a.v.s. kėtė blerje, nė mėnyrė decidive ia ka ndaluar vetėm atij qė e ka pasė detyrė ta japė, ndėrsa tė tjerėve jo.


1489. Na ka treguar Jahja b.Bukejr,kėtij i ka thėnė Lejthi qė transmeton nga Ukajli, e ky nga Ibn shihabi, ndėrsa ky prej Salimit se Abdullah b. Umer r.a ka treguar, se Umer b. Hattab ka dhėnė pėr hirė tė All-llahut njė kalė (ndonjė luftėtari),mė vonė e gjeti duke e shitur dhe ka dėshiruar ta blejė pėr vete. Shkoi te Pejgamberi s.a.v.s. dhe kėrkoi lejen e tij.

- Mos u kthe te zekati yt! i tha Muhammedi a.s.
Pėr kėtė shkak Ibn Umeri r.a. nuk ka ngurruar, tė gjitha gjėrat e blera, tė cilat mė herėt i ka shpėrndarė si kontribute vullnetare, qė pėrsėri t'i jepte si kontribut.


1490. - Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, se i ka treguar Malik b. Enesi, duke transmetuar nga Zejd b. Eslemi, e ky nga babai i vet i cili ka thėnė:

E kam dėgjuar Umer b. Hattabin r.a. duke thėnė:"I kam falur njė luftėtari njė kalė pėr hirė tė All-llahut, por ai shumė shpejt e dobėsoi, prandaj dėshirova qė pėrsėri ta blej duke menduar se do tė ma shiste dhe do tė kisha privilegje pėr kėtė. Lidhur me kėtė e pyeta edhe Pejgamberin s. a. v. s. dhe ai mė tha:

- Mos e blej pėr vete dhe mos u kthe tek sadaka yte, qoftė edhe sikur tė ta shiste pėr njė metelik.Ai i cili kthehet tek sadaka e vet i ngjan atij qė do tė kthehej te ajo qė e ka vjellur".

PĖR ZEKATIN DHE PEJGAMBERIN s.a.v.s.


1491.- Na ka treguar Ademi se i ka transmetuar Shu'be kurse atij i ka treguar Muhammed b. Zejd:

- E kam dėgjuar Ebu Hurejren i cili thotė: Hasan b. Alij r.a. mori njė hurmė nga zekati dhe e vuri nė gojė, ndėrsa Pejgamberi s.a.v.s. tha:
- Lere atė! Hudhe! - ashtu qė ai e hudhi. Pastaj e pyeti:
- A nuk e din se ne me tė vėrtetė nuk hamė nga zekati?


DHĖNIA E ZEKATIT ROBĖRVE TĖ LIRUAR


1492. - Na ka treguar Seid b. Ufejr, kėtij Ibn Vehb duke transmetuar nga Junusi e ai nga Ibn Shihabi, tė cilit i ka treguar Ubejdullah b. Abdullah nga Ibn Abbasi r.a. i cili ka thėnė:

- Pejgamberi s.a.v.s. e gjeti njė dele tė coftė nė zekatin e mbledhur, qė i kishin dhėnė robėreshės sė liruar tė Mejmunit, prandaj tha:
"Ta kishit shfrytėzuar lėkurėn e saj!"
-Po kjo ėshtė e cofur - u pėrgjigjėn tė pranishmit.
- E ndaluar ėshtė vetėm ngrėnia e saj, tha Pejgamberi


KUR ZEKATI E NDĖRRON STATUSIN E VET


1493. - Na ka treguar Ademi se i ka treguar Shu'be, e kėtij Hakemi nga Ibrahimi, ndėrsa ky nga Esvedi, e ky nga Aisheja r.a. se ka dėshiruar ta blejė Berirėn me qėllim qė ta lirojė, kurse zotėrinjėt e saj kushtėzonin mbikėqyrjen.
Aishja kėtė ia pėrmendi Pejgamberit s.a.v.s. dhe ai tha:
"Bleje pėr vete! Mbikqyrja i takon atij qė e liron".
Nė kėtė moment, thotė Aisheja, Pejgamberit i sollėn ca mish e unė i thash:
- Ky i ėshtė dhuruar Berirės pėr sadakė.
- Ky ėshtė sadakė pėr ate, kurse pėr ne ėshtė dhuratė - u pėrgjegj Pejgamberi.


1494. - Na ka treguar Ali b. Abdullah, kėtij i ka thėnė Jezid b. Zurej, ndėrsa kėtij Halidi me anė tė Hafse bintu Sirinė nga Ummi Atije Ensarije r.a. e cila ka thėnė:

- Pejgamberi s.a.v.s. ka hyrė tek Aisheja r.a. dhe i tha: "A ke ndonjė send (pėr tė ngrėnė)?
- Pėrveē ēka na ka dėrguar Nusejba nga ajo delja qė ia ke dėrguar ti nga zekati.
- Kjo ka ardhur nė vendin e vet - tha ai.


1495. - Na ka treguar Jahja b. Musa se i ka treguar Veki'a e ky ka dėgjuar nga Shu'be i Katades, kurse ai nga Enesi, se Pejgamberi s.a.v.s. pėr mishin e sjellur kėtij, qė mė parė i ėshtė dhėnė Berirės si sadakė, ka thėnė: "Ai pėr atė ėshtė sadakė, kurse pėr ne ėshtė dhuratė".
Ebu Davud ka thėnė: "Na ka informuar Shu'be, duke transmetuar nga Katade, se ky hadithin e lartėpėrmendur e ka dėgjuar nga Enesi r.a. kurse ky nga Pejgamberi s.a.v.s.


MARRJA E ZEKATIT NGA PASANIKĖT DHE DHURIMI
TĖ VARFĖRVE KUDO QĖ TĖ JENĖ ATA


1496. - Na ka treguar Muhammedi, tė cilin e ka informuar Abdullahu se i ka transmetuar Zekerijja b. Is-hak nga Jahja b. Abdullah b. Sajfa, e ky nga Ebu Ma'bedi - rob i liruar i Ibn Abbasit kurse ai prej Ibn Abbasit r.a. i cili ka thėnė:

-I Dėrguari i All-llahut xh.sh. i ka thėnė Muadh b. Xhebelit, kur e ka dėrguar pėr nė Jemen: "Ti do tė shkosh tek njė popull qė i pėrmbahet Librit, prandaj kur tė shkosh tek ata, thirri tė dėshmojnė: Se nuk ka Zot tjetėr pėrveē njė tė Vetmit
All-llah dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguar i All-llahut. Nėse binden nė kėtė, lajmėroji se All-llahu ka caktuar kryerjen e pesė kohėve tė namazit pėr ēdo ditė. Pasi qė tė binden edhe pėr kėtė informoi se All-llahu u ka caktuar detyrimisht ndarjen e zekatit, qė mirret nga tė pasurit e tyre dhe u jipet varfėnjakėve tė tyre.
Ruaju nga pasuria e tyre mė e ēmueshme dhe frikėsoju mallkimit tė atyre qė u ėshtė bėrė dėm, sepse ndėrmjet atij dhe All-llahut nuk ka kurrfarė perdje (ndėrmjetės).

NAMAZI I UDHĖHEQĖSIT DHE BEKIMI I TIJ PĖR DHĖNIEN
E ZEKATIT DHE FJALĖT E TĖ LARTMADHĖRISHMIT:

"Merre nga pasuria e tyre zekatin me tė cilin do t'i pastrosh dhe me ēka do t'ua shtosh dhe lutu pėr ata! Pa dyshim lutja yte ėshtė qetėsim pėr ata.
All-llahu tė gjitha i di mirė".


1497. - Na ka treguar hafs b. Umer, kėtij Shu'be, duke transmetuar nga Amri, e ky nga Abdullah b. Ebi Evfa i cili ka thėnė:

- Kur i sillnin njerėzit zekatin e tyre, I Dėrguari i All-llahut u thoshte: "O Zot, bekoje dhe mėshiroje familjen e filan fistekut!" Nė kėtė kohė ia solli zekatin edhe babai im dhe ai i tha: "O Zot! Mėshiroje dhe bekoje familjen e Ebu Evfit!".

PĖR GJĖRA QĖ NXIRREN NGA DETI
Ibn Abbasi r.a. ka thėnė: Xhevahirėt nuk janė sikur pasuria e nėntokės. Ajo ėshtė diēka qė nxjerr deti nė sipėrfaqe.

Hasan Basriu thotė: "Pėr xhevahirė e margaritarė jepet e pesta".

Pejgamberi s.a.v.s., thotė Buhariu, ka caktuar njė tė pestėn vetėm pėr pasurinė qė ėshtė e gjetur nėn tokė, e jo edhe pėr atė qė gjendet nė ujė.

1498. - Lejthi tregon se i ka treguar Xhafer b. Rebia duke transmetuar nga Abdurahman b. Hurmuzi, e ky nga Ebu Hurejra r.a. ndėrsa ky nga Pejgamberi s.a.v.s. se si njė izrealit kėrkoi nga njė irealit tjetėr qė t'i japė hua 1000 dukat. Ai ia dha, kurse mė vonė ky shkoi nė det dhe pasi nuk gjeti ndonjė barkė, e mori njė dru, e gdhendi i bėri njė gropė dhe nė atė gropė i futi 1000 dukatė dhe ashtu nė atė dru tė gdhendur e hudhi nė det.
Mė pastaj njeriu qė ia pat dhėnė huanė doli, buzė detit, dhe e pa atė dru, e mori dhe e solli nė shtėpi pėr ta djegur.
Ebu Hurejre, pastaj e pėrshkroi tėrė rastin dhe tha: Kur e ēau ky drurin, aty gjeti pasurinė e vet".

PĖR PASURINĖ E GJETUR NĖN TOKĖ JEPET NJĖ E PESTA

Malik dhe Ibn Idris kanė thėnė: "Nė "rikaz", d.m.th. nė pasurinė e nėntokės nė periudhėn para kur'anore, qoftė shumė ose pak, jepet njė e pesta, por as xehja nuk ėshtė "rikaz".

Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Pėr mineralet, xehet, nuk ka pagesė me tė holla, kurse pėr pasurinė e gjetur nėn tokė duhet njė e pesta".

Umer b. Abdulaziz ka marrė prej xehes pėr ēdo 200 dėrhem pesė dėrhem.

Hasan Basriu ka thėnė: "Pėr atė qė gjendet nėn tokė nga pasuria, nė vendin joislam jepet njė e pesta, kurse pėr atė qė gjendet nė vendin me tė cilin ka marrėveshje paqe, jepet zekatė. Nėse gjėsendin e humbur e gjen nė vendin armiqėsor, shpalle, e nėse i takon armikut pėr atė jepet e pesta".

Dikush nga tė pranishmit, thotė Buhariu, ka thėnė: "Xehja ėshtė pasuri nėntoksore sikurse pasuria nėntokėsore paraislame". Mirėpo, kur nga kjo del diēka nė sipėrfaqe tė tokės, thuhet: "Ka gjetur xehe".

I ėshtė thėnė edhe kjo:

-Ndonjėherė individit i thuhet: "Ke gjetur pasuri nėntoksore, kur diēka i dhurohet ose kur i afrohet ndonjė fitim i madh, apo pleshmėri e madhe.

Ai pastaj ra nė kundėrshtim me vetvetėn duke thėnė: Nuk ka dėm nėse njeriu pasurinė e gjetur nėntoksore ose xehen e fshehė qė tė mos i japė tė pestėn (arkės sė shtetit).

1499. - Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, duke thėnė se i ka transmetuar Maliku nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid b. Musejjeb dhe Ebu Hurejra r.a., se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

"Kafshėt (e lėnduara, axhmau) janė tė liruara nga pagesa, bunari ėshtė i liruar, xeherorja ėshtė e liruar, kurse pėr pasurinė nėntokėsore jepet e pesta".

KAPITULLI NĖ BAZĖ TĖ FJALĖ TĖ ALL-LLAHUT:

"... Edhe atyre qė punojnė nė mbledhjen e zekatit"
(Tevbe: 60)

Dhe ata qė japin llogari udhėheqėsit kompetent pėr mbledhjen e zekatit.


1500. - Na ka treguar Jusuf b. Musa, kėtij Ebu Usame, tė cilit i ka transmetuar Hisham b. Urve nga babai i vet, e ky nga Ebu Humejd Saidi r.a. i cili ka thėnė:

"Pejgamberi s.a.v.s. ka marrė nė shėrbim njė njeri i cili quhej Ibn Lutbijje nga fisi Esed, pėr tė grumbulluar zekatin tek fisi Benu Sulejm dhe kur u kthye prapė paraqiti llogari pėr mbledhjen e zekatit".

EMRIMI I NĖNPUNĖSIT PĖR MBLEDHJEN E ZEKATIT NGA DEVET
DHE NDARJA E QUMĖSHTIT TĖ TYRE UDHĖTARĖVE TĖ NEVOJSHĖM

1501. - Na ka treguar Musedded se i ka treguar Jahja nga Shu'be, tė cilit i ka transmetuar Katade, duke pėrcjellur nga Enese r.a., se disa njerėz nga fisi Urjene e urrenin banimin nė Medine, prandaj Pejgamberi i Zotit i lejoi tė vijnė te devet qė ishin pėr zekatė, tė pijnė qumshtin e tyre dhe tė shėrbehen me urinėn e tyre, Mirėpo, ata i vranė barinjėt dhe devet i morėn me vete, andaj Pejgamberi s.a.v.s. kėrkoi tė ndiqen. U zunė dhe u sollėn, kėtyre u prenė duartė dhe kėmbėt, kurse sytė iu dogjėn duke i lėnė nė diell tė nxehtė tė pėrtypin gurė.
Nė njė sened tjetėr Kateden e pasojnė: Ebu Kilabe, Humejd dhe Thabit tė cilėt njėlloj kėtė rast e pėrcjellin nga Enesi.


SHENJIMI I DEVEVE NGA UDHĖHEQĖSI I MBLEDHJES SĖ ZEKATIT


1502. - Na ka treguar Ibrahim b. Mundhir, kėtij i ka treguar Velidi i cili thotė se i ka treguar Ebu Amr Evzaijj qė thotė se i ka treguar Is-hak b. Abdullah b. Ebi Talha, tė cilit Enes b. Malik r.a. i ka thėnė:

"Njėherė shkova heret me Abdullah b. Ebi Talhėn tek i Dėrguari i Zotit pėr t'i zbutur hurmat (rexhur hurmat) dhe i gjeta nė dorė njė mjet me tė cilin shenjonte devet e mbledhura nga zekati".

KREU 24/a
Sadakatu-l-fitri

DHĖNIA E SADAKATU-L-FITRIT

Ebu Alije, Ata'a dhe Ibn Sirin kanė konsideruar se dhėnia e sadakatul-fitrit ėshtė farz (detyrė e dosdoshme).


1503. - Na ka treguar Jahja b. Muhammed b. Seken se i ka treguar Muhamed b. Xhehdam, tė cilit i ka transmetuar Ismail b. Xhafer nga Umer b. Nafia, kurse ky nga babai i vet dhe ky nga Ibn Umer r.a. i cili ka thėnė:

Pejgamberi s.a.v.s. ka caktuar zekatulfitrin nė kėtė mėnyrė: njė sa'ė hurma, ose njė sa'ė nga elbi pėr besimtarin e lirė, mashkull apo femėr, i vogėl ose i madh dhe ka urdhėruar qė ky tė jepet para se tė shkojnė njerėzit nė namaz( tė Bajramit)".

PĖR DETYRĖN E MUSLIMANIT QĖ TĖ JAPĖ SADAKUTU-L-FITRIN
PĖR RROGTARIN E VET DHE SHTĖPIARĖT E TJERĖ


1504. - Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, tė cilit i ka treguar Maliku qė ka transmetuar nga Nafiu, e ky prej Ibn Umrit r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e ka caktuar zekatulfitrin nė sasi prej njė sa'ė hurma ose sa'ė elbi ēdo muslimani tė lirė apo tė robėruar, burrit dhe gruas.

SADAKATU-L-FITRI ĖSHTĖ NJĖ SA'Ė ELBI

1505. - Na ka treguar Kabise se i ka thėnė Sufjani nga Zejd b. Eslemi, kurse ky nga I'jad b. Abdullah, ndėrsa ky nga Ebu Saidi r.a. i cili ka thėnė:

" I kemi ushqyer (tė varfėrit) me sadakatulfitėr prej njė sa'a elbi"

SADAKATULFITRI ĖSHTĖ NJĖ SA'A USHQIM

1506. - Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, tė cilit i ka trasnmetuar Maliku nga Zejd b. Eslemi, e ky nga Ijad b. Abdullah b. Sa'd b. Ebi Ser-ha al -Amirij, i cili e ka dėgjuar Ebu Seid Hudariun r.a. se si thotė:

"Ne nė emėr tė sadakatulfitrit kemi dhėnė njė sa'ė ushqim (grurė), ose njė sa'ė elbi, ose njė sa'ė hurma, ose njė sa'ė djathė tė terur ose nga njė sa'ė rrush tė thatė".

NJĖ SA'Ė HURMA PĖR SADAKUTU-L-FITĖR


1507. - Na ka treguar Ahmed b. Jusuf, kurse kėtij Lejthi, i cili transmeton nga Nafi'a se Abdullah (b. Umeri) r.a. ka thėnė:

"Pejgamberi s.a.v.s. ka urdhėruar qė nė emėr tė sadakatulfitrit tė jepet njė sa'ė hurma ose njė sa'ė elbi, kurse njerėzit, thotė Abdullahu, filluan qė kėtė ta barazojnė me vlerėn e dy mudde gruri".

DHĖNIA E NJĖ SA'Ė RRUSHI TĖ THATĖ

1508. - Na ka treguar Abdullah b. Munir se e ka dėgjuar Jezid Adeniun tė cilit i ka transmetuar Sufjani nga Zejd b. Eslemi, tė cilit i ka treguar Ijad b. Abdullah b. Ebi Serh qė transmeton nga Ebu Seid Hudariu r.a. i cili ka thėnė:

- Nė kohėn e Pejgamberit s.a.v.s. kemi dhėnė nga njė sa'ė ushqim (grurė), njė sa'ė hurma, ose njė sa'ė elbi, ose njė sa'ė rrush tė thatė. Kur erdhi Muaviju (nė post) arriti edhe gruri i Sirisė dhe ai tha: "Mė duket se njė mudde nga ky grur ėshtė barazi me dy mudde tė (grurit) tjetėr"

SADAKUTU-L-FITRI JEPET PARA NAMAZIT TĖ BAJRAMIT

1509. - Na ka treguar Ademi, kėtij Hafs b. Mejsere, tė cilit i ka transmetuar Musa b. Ukbe nga Nafiu, e ky nga Ebu Umeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka urdhėruar dhėnien e sadakatu-l-fitrit para se tė shkojnė njerėzit nė namazin e Bajramit.


1510. - Na ka treguar Muadh b. Fedale, se i ka transmetuar Ebu Umeri nga Zejdi, kurse ky nga Ijad b. Abdullah b. Seid, e ky, nga Ebu Seid Huderiu r.a. i cili ka thėnė:

"Ne nė kohėn e Pejgamberit s.a.v.s. kemi dhenė nė Ditėn e fitrit ( dita e parė e Ramazan Bajramit), nga njė sa'ė ushqim, kurse ushqimi jonė, thotė Ebu Seid, kryesisht ka qenė: elbi, rrushi i thatė, djathi i thatė dhe hurmat.


I LIRI DHE ROBI TĖ JAPIN SADAKUTU-L-FITRIN


Zuhriu ka thėnė: "Pėr robėrit qė janė pėr tregti zekati jepet sikur pėr artikuj tregėtarė, por jepet edhe kontributi nė emėr tė sadakatu-l-fitrit".


1511. - Na ka treguar Ebu Nu'man se i ka dhėnė Hamad b. Zejd, tė cilit i ka transmetuar Ejubi Nga Nafi'a, kurse ky nga Ibn Umeri r.a. i cili ka thėnė:

"Pejgamberi e ka caktuar sadakatu-l-fitrin, ose ka thėnė, sadakatu-l-fitrin e Ramazanit, pėr burrė dhe grua tė lirė, por edhe pėr robin, nha njė sa'ė hurma, ose nga njė sa'ė elb. Pastaj njerėzit (Muaviu dhe bashkėpuntorėt e tij) e barazuan kėtė me njė gjysmė sa'ė gruri. Mirpo, Ibn Umeri edhe mėtej jepte vetėm hurma. Banorėt e Medinės njė vjet kishin mungesė tė hurmave, andaj ky dha elb. Ibn Umeri ka dhėnė (sadakatulfitėr) pėr tė mitur dhe pėr tė rritur, madje ka dhėnė edhe pėr foshnje".

Ibn Umeri ua jepte kėtė atyre (tė varfėrve) qė e pranonin edhe njerėzit e jepeshin njė ose dy ditė para ditės sė parė tė Bajramit tė Ramazanit.


SADAKATULFITRI PĖR TĖ MITUR DHE TĖ RRITUR


1512. - Na ka treguar Musedded duke thėnė se i ka transmetuar Jahja nga Ubejdullahi, tė cilit i ka treguar Nafi'a, duke transmetuar nga Ibn Umeri r.a. i cili ka deklaruar:

"Pejgamberi i All-llahut ka caktuar, nė emėr tė sadakatulfitrit, nga njė sa'ė elb ose njė sa'ė hurma pėr tė mitur, por edhe pėr persona tė rritur, qoftė ai pėrson i lirė apo rob".


KREU 25
HAXHILLĖKU

HAXHXHI DHE RĖNDĖSIA E TIJ

All-llahu xh.sh. nė Kur'an thotė: "Njerėzit e kanė detyrė qė nė emėr tė All-llahut tė vizitojnė Qaben, kush ka mundėsi pėr tė shkuar atje. Ai i cili nuk beson, lere, All-llahu me tė vėrtetė ėshtė i pavarur nga njerėzit". {1}

1513. - Na ka treguar Abdullah b. Jusuf tė cilit i ka kumtuar Maliku qė transmeton nga Ibn Shihabi, e ky nga Sulejman b. Jesara, kurse ky nga Abdullah b. Abbasi r.a. i cili thotė:

"Fadl b. Abbas kishte hypur pas shpinės sė Pejgamberit tė All-llahut nė tė njėjtėn deve. Nė kėtė moment erdhi njė grua nga fisi Hath'am. Fadli filloi ta shikonte, por edhe ajo e shikonte kėtė, ndėrsa Pejgamberi s.a.v.s. ia ktheu Fadlit fytyrėn nė anėn tjetėr.
- O Pejgamber i All-llahut! - tha gruaja- Pa dyshim All-llahu ua ka bėrė detyrė haxhin robėrve tė vet. Babai im ėshtė nė pleqėri tė thellė, ai nuk mund tė kalėrojė, andaj a mundem unė ta kryej haxhin nė vend tė tij?
- Po, mundesh, u pėrgjigj Pejgamberi a.s.
Kjo ka qenė - thotė Ibn Abbasi - nė haxhin lamtumirės.

FJALĖT E ALL-LLAHUT TĖ LARTMADHĖRUAR

" Do tė vijė nė kėmbė dhe me deve tė lodhura qė do tė vijnė nga tė gjitha anėt e largėta dhe le tė merrni pjesė nė tė mira tė kėsaj bote dhe botės tjetėr:

"Fixhaxhun" d.m.th. rrugė tė gjera. {3}

1514. - Na ka treguar Ahmed b. Isa, qė thotė se i ka treguar Ibni Vehb, duke transmetuar nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, kurse ky nga Salim b. Abdullah se Ibn Umer r.a. ka thėnė:

" E kam parė Pejgamberi s.a.v.s. duke shkuar kaluar dhe me zė madhėronte
All-llahun, mu atėherė kur kafsha me tė cilėn kalėronte ishte ngritur nė kėmbė.


1515. - Na ka treguar Ibrahimi, tė cilit i ka thėnė Velidi se i ka treguar Evzaij i cili ka dėgjuar nga Ata'a se e transmeton nga Xhabir b. Abdullahu r.a. se tė shqipėtuarit e telbijes me zė nga Pejgamberi s.a.v.s. fillonte nga Dhul-l-Hulejfe pasi qė deveja mbi tė cilėn kishte hypur ai ngritej.
Kėtė e kanė transmetuar edhe Enesi dhe Ibn Abbasi r.a.

KRYERJA E HAXHXHIT HYPUR NĖ DEVE


1516. - Ebani ka deklaruar se i ka treguar Malik b. Dinar i cili transmeton nga Kasim b. Muhammed, e ky nga Aisheja r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e dėrgoi me tė vėllain e saj Abdurrahmanin dhe ajo vendosi tė kryejė umren nga Ten'imi, kurse ai e hypi nė deve.
Umeri r.a. ka thėnė: "Shtrėngoni shalėt nė kohėn kur bėni haxhin sepse haxhi ėshtė njėra nga dy luftėrat".


1517. - Muhammed b. Ebu Bekr thotė se i ka thėnė Jezid b. Zurej, tė cilit i ka transmetuar Azret b. Thabit nga Thumame b. Abdullah b. Enes:

"Enesi e ka kryer haxhin nė shalė tė deves, por nuk ka qenė koprrac. Ai ka treguar se edhe Pejgamberi i All-llahut e ka kryer haxhin nė shalė tė cilėn e kishte edhe si bagazh".

1518. - Na ka treguar Amr b. Ali qė thotė se i ka treguar Ebu Asim nga Ejmen b. Nail, tė cilit i ka treguar Kasim b. Muhamed se Asisheja r.a. me siguri ka thėnė:

- O Pejgamber i All-llahut, ju e keni bėrė nijet pėr umre, kurse unė jo?
- O Abdurahman! - thirri Muhammedi a.s. - shko me motrėn tėnde dhe mundėsoja qė ta bėjė nijet pėr umre prej Ten'imi.

Ky e vuri atė pas vetes nė deve dhe ajo e bėri nijet qė ta kryej umren

RĖNDĖSIA E HAXHXHIT QĖ KRYHET SIPAS NORMAVE TĖ HAXHIT
DHE PRANOHET TE ALL-LLAHU


1519. - Na ka treguar Abdulaziz b. Abdullah dhe tha se i ka transmetuar Ibrahim b. Sa'di nga Zuhriu, e ky nga Seid b. Musejjeb, ndėrsa ky nga Ebu Hurejre, i cili ka thėnė:

- E kanė pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
"Cilat punė janė mė tė rėndėsishme?"
"Besimi nė All-llahun dhe Pejgamberin e Tij" - u pėrgjegj.
"E pas kėsaj?" e pyetėn pėrsėri?
"Lufta pėr hirė tė rrugės sė All-llahut" - tha ky.
" E pas kėsaj?" e pyetėn pėrsėri.
"Haxhi qė kryhet sipas normave (pa gabime) dhe pranohet te All-llahu".


1520. - Na ka treguar Abdurrahman b. Mubarek, kėtij Halidi tė cilit i ka transmetuar Habib b. Ebu Amre, i cili transmeton nga Aishe b. Talha, kurse kjo nga Aisheja r.a. nėna e besėdrejtėve qė tha:

- O Pejgamber i All-llahut, ne e konsiderojmė xhihadin punė mė tė rėndėsishme, e pse nuk shkojmė edhe ne tė luftojmė pėr hirė tė All-llahut?"
- Jo -u pėrgjigj ai. Xhihadi mė i mirė pėr ju ėshtė kryerja e haxhit pa gabime dhe tė jetė i pranuar te All-llahu.


1521. - Na ka treguar Ademi duke transmetuar nga Shu'be tė cilit i ka thėnė Sejjar Ebu Hakem se e ka dėgjuar Ebu Hazmin qė thotė se e ka dėgjuar Ebu Hurejren r.a. kur ka thėnė:

- E kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. qė thotė: "Ai i cili e kryen haxhin pėr hirė tė
All-llahut dhe nuk ka kontakt me gruan( nė kohė tė haxhit) dhe qė nuk ka bėrė edhe ndonjė tjetėr mėkat, do tė kthehet sikur nė ditėn kur e ka lindur nėna".

VENDET E CAKTUARA PREJ KU FILLON
KRYERJA E HAXHIT DHE UMRES


1522. - Na ka treguar Malik b. Ismail, duke thėnė se i ka transmetuar Zuhejri nga Zejd b. Xhubejri i cili ka treguar se i ka ardhur nė banesė Abdullah b. Umeri r.a. , e ai atėherė kishte njė shator (tendė) shavari dhe njė si derė. Unė e pyeta:

"Nga cili vend ėshtė e lejuar ta bėj (vendos) nijetin pėr kryerjen e umrės (tė vesh ihramin)!"
Pejgamberi s.a.v.s. - mė tha ai - pėr kėtė ka caktuar pėr Karnin, pėr medinasit, Dhul-lHulejfin, kurse banorėt e Nexhdit, Xhuhfėn banorėt e Sirisė.

FJALĖT E ALL-LLAHUT xh.sh. "FURNIZOHUNI, PA DYSHIM FURNIZIMI
MĖ I MIRĖ ĖSHTĖ DEVOTSHMĖRIA"

1523. - Na ka treguar Jahja b. Bishr, tė cilit i ka transmetuar Shehabi nga Vereka, ky nga Amr b. Dinari, kurse ky nga Ikrime ndėrsa ai prej Ibn Abbasit r.a. se ka thėnė:

"Banorėt e Jemenit e kanė kryer haxhin por nuk ishin tė furnizuar, por thoshin "Ne i mbėshtetemi All-llahut". Kur arrinin nė Meke atėherė lypnin nga tė tjerėt, prandaj All-llahu xh.sh. shpalli ajetin "Furnizohuni! Pa dyshim furnizimi mė i mirė ėshtė devotshmėria". Kėtė dekleratė e ka transmetuar edhe Ibn Ujejne nga Amri, ky nga Ikrime, pa e pėrmendur Ibn Abbasin.

MIKATI PĖR MEKASIT PĖR HAXH APO UMRE


1524. - Na ka treguar Musa b. Ismail tė cilit i ka transmetuar Vuhejbi nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i vet, ndėrsa ky nga Ibn Abbasi:

Pejgamberi a.s. e ka caktuar kohėn dhe vendin ku fillon lavdėrimi i All-llahut me zė, dhe ku duhet veshur ihramin: Dhu-l-hulejfen pėr medinasit, Xhuhfėn pėr sirianėt, Karnul Menazlin pėr banorėt e Naxhdit kurse pėr banorėt e Jemenit vendin Jelemlem. Kėto vende janė pėr kėta dhe pėr secilin qė kalon kah kėto vende me qėllim tė kryerjes sė haxhit ose umres. Pėr atė qė ndodhet pas kėtij vendi, pra brenda mikatit dhe Mekkės, ai e vesh ihramin nė momentin kur e bėn nijet pėr tė kryer haxhin. Nė kėtė mėnyrė banori i Mekės vesh ihramin brenda nė Mekke (nė Haremin e Qabes)".

MIKATI PĖR MEDINASIT

Ata nuk veshin ihramin deri kur tė arrijnė nė Dhu-l-hulejfe

1525. - Na ka treguar Abdullah b. Jusuf tė cilit i ka kumtuar Maliku qė i transmeton nga Nafi'u, e ky prej Abdullah b. Umerit r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

"Medinasit fillojnė tė bėjnė telbijen me zė prej Dhu-l-hulejfes, banorėt e Sirisė prej xhuhfės, kurse banorėt e Nexhdit nga Karni".
- Mė ėshtė kumtuar - ka thėnė Abdullahu - se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė edhe kėtė: "Banorėt e Jemenit hyjnė nė ihramin nga Jelemlemi".

MIKATI PĖR BANORĖT E SIRISĖ

1526. - Na ka treguar Musedded, tė cilit i ka treguar Hammadi duke transmetuar prej Amr b. Dinarit, e ky nga Tavusi, kurse ky nga Ibn Abbasi;

"Pejgamberi i All-llahut medinasėve ua ka caktuar vendin dhe kohėn pėr tė veshur ihramin nė Dh-l-hulejfe, banorėve tė Sirisė Xhihfėn, banorėve tė Nexhdit Karnul-Menazil, kurse banorėve te Jemenit u ka caktuar Jelemlemin. Kėto vende janė pėr ata dhe tė tjerėt qė kalojnė kah ato vende, pėrveē banorėve tė kėtyre vend