www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Cilësitë dhe atributet e njeriut
 

 

 

 

Munir ef.Salkurti

Tė gjitha falėnderimet i dedikohen All-llahut tė botėrave, Krijonjėsit dhe Edukonjėsit tė njerėzisė, Krijonjėsit dhe Edukonjėsit tė gjithēkaje qė pa ndihmėn e Tij dhe frymėn qė marrim nuk dihet a e nxjerrim, pėrshėndetjet mė tė mira janė pėr mė tė dashurin e All-llahut xh.sh., atij qė pėrmbushi mesazhet hyjnore nė Tokė, pėr mė tė dashurin e njerėzimit, profetin Muhammed, paqja dhe mėshira e Zotit qoftė mbi tė, bekimet qofshin pėr familjen e tij tė cilėt Zoti i pastroj, pėr pasuesit e tij, pėr ata qė kanė punuar me sinqeritet dhe pastėrti dhe po punojnė po me sinqeritet e pastėrti pėr hir tė fjalės sė All-llahut xh.sh. dhe do tė punojnė me sinqeritet deri nė Ditėn e Kiametit, u dhėntė Zoti ndihmė pėr ta pėrhapur dritėn e All-llahut tė cilėn Zoti do e pėrmbush duam ne apo nuk duam, do dikush apo nuk do dikush.

Atėherė, All-llahu i madhėruar nė Kur'anin e shenjtė na e ka pasqyruar vetveten tonė, na e ka pėrshkruar shumė bukur me fjalėt, "fe el hemeha fuxhuraha ue takvaha", njeriu nė natyrė i posedon tė dy krahėt, tė dyja drejtimet, tė dyja cilėsitė dhe atributet, po kush janė ato? - tė mirėn dhe tė keqen! Takva do me thėnė i pėrkushtuar dhe i devotshėm ndaj Zotit, por ndėrkohė dhe "fuxhur" - shthurje, shthurja e moraleve e tė folurit, e tė shikuarit dhe tė dėgjuarit janė nė vetveten tonė, sot nuk ėshtė momenti pėr t'i trajtuar tė dyja sė bashku por ja qė janė tė dyja sė bashku. Dhe tė dyja janė nė njė luftė tė vazhdueshme me njėra tjetrėn deri sa secila ta bėjė pėr vete kėtė person. Pra e mira kėrkon qė ta ndihmojė dhe ta udhėzojė nė tė mirė, e keqja nė krah tė kundėrt tė saj qė e cila, na ruajt Zoti, sepse qėllimi kryesor i ēdo besimtari, nuk ėshtė tė bėhet i mirė me dikė nė kėtė botė por e mira e tė mirave qė ēdo besimtarė ėshtė tė bėhet mė Zotin e botėrave, me atė qė e krijojė sepse Zoti na urdhėron: "….nuk jeni krijuar pėr tjetėr vetėm se pėr adhurim", gjė pėr tė cilėn kėrkon falėnderim All-llahu xh.sh. Se aq sa tė mira tė jep dikush aq kėrkohet edhe falėnderimi atėherė na del pėr detyrė qė ta falėnderojmė nė mėnyrė tė vazhdueshme All- llahun e botėrave. Por vijojnė kėto ajete kur'anore duke na e pėrshkruar Zoti, tė shpėtuar, kush janė? - "kad eflehamen zekeha"- tė shpėtuar janė ata persona tė cilėt pastrojnė vetveten, sipas disa komentatorėve, dikush trajton qė ky verset kur'anor ėshtė pėr zeqatin, por kuptimi i mirėfilltė i kėtij verseti kur'anor ėshtė pikėrisht kush? - ėshtė tė pastrojmė vetveten. Por nga ēfarė tė pastrojnė besimtarėt? Edhe ta dimė mirė njė fjalė e thėnė nė kėtė mimber tė nderuar, qė njeri i aftė, njeri i ndershėm dhe njeri mė orator ėshtė ai qė bindė vetveten. Pėr Zotin dėshmoj nė kėtė mimber qė kėto fjalė ia them vetvetes mė pas kush do qė ta dėgjojė, se pėrgjegjėsia bie nė atė moment kur e lexojmė ose e kuptojmė ose e dėgjojmė e kėshtu qė nė radhė tė parė unė ia them vetės dhe mė pas tė gjithė tė pranishmėve qė kanė ardhė jo pėr gjė tjetėr pos pėr tė fituar kėnaqėsinė e All-llahut xh.sh.

Atėherė pastrim do me thėnė, pastrim nga intrigat nga pabesia, pastrim nga tė vėshtruarit keq, pastrim nga dėshira pėr ta parė keq vėllanė tėnd besimtar i cili i falet Zotit, apo kėdo qoftė. Pastrim nga tė dėgjuarit pra nga tė shikuarit ligėsisht nga tė ecurit nė vepra tė lagėshta tė cilat, kėto pra i ditka ajo qė e posedon trupi jonė, ndėrsa i shpėtuar pra ėshtė pikėrisht ky njeri. "Ue kad habemen desaha", dhe mos o Zot, i shkatėrruar do tė ishte ai njeri i cili i pėrgjigjet kėtyre thirrjeve negative tė brendshme, se i kemi ne besimtarėt. Nė rast se ne u pėrgjigjemi kėtyre , pėr Zotin e vėrtetė, Zoti na ruajt, do tė ndodhė ajo qė na thotė Pejgamberi a.s., ngrihet nė mėngjes duke qenė musliman, mos o Zot mbrėmja ta kap nė njė mohim tė vėrtetė kategorik.

Nė lidhje me kėtė prandaj nuk kėrkohet qė askush ta pastroj vetveten por kėtė t’ia kėrkojė All-llahut tė na pastrojė se Zoti i madhėruar nė njė hadith kudsi thotė: "O robėt e mi, ju gaboni natė e ditė, Unė ua fali tė gjitha gabimet". Zoti ėshtė faj falės e jo ne, ne tė mundohemi me aq sa na ka dhėnė Zoti, prandaj kėrkoni falje Atij qė Ai tua fali. Do me thėnė tė gjithė gabojmė por mos ja Rabb, gabime tė qėllimshme dhe mos o Zot tė mbajmė anėn e tė kundėrtės, por duke shpresuar qė kjo ėshtė e vėrtetė – duhet ta flasim, sepse njė qė nuk e flet tė vėrtetėn Profeti s.a.v.s. e konsideron shejtan i butė dhe prandaj na del pėr detyrė, kur do qė tė flisni, thuani tė vėrtetėn, thotė Zoti xh.sh., qoftė edhe kundėr vetvetes sepse nesėr do tė japim llogari njė nga njė tė gjithė pa pėrjashtim edhe do ta shikojmė nė atė peshojė tė cilėn do tė peshohen veprat.

Pėrsėri nė lidhje me kėtė nuk kėrkohet qė askush ta pastrojė vetveten, "inAll-llahe zeki menjesha", Zoti pra i pastron kė tė dojė, "ve la tu zeku uen fusekum", na jep Zoti urdhėr nė Kur’an, nė mėnyrė urdhėrore na drejtohet mos pastroni vetveten – unė jam i xhennetit dhe ti je i xhehenemit, nuk na takojnė ne gjykimet, gjykimi i takon All-llahut xh.sh. All-llahu xh.sh. na parashtroi tė vėrtetėn, dhe e vėrteta, kush do qė e zbaton, nė dashtė Zoti e udhėzon, se tė gjitha ajetet pėrfundojnė me fjalėt: le alekum tuflihun, le alekum tetekun, le alekum te dhekerun, mbase ju ta kuptoni, mbase ju t’i frikėsoheni, ndoshta ju mund tė shpėtoni, por fundi i takon All-llahut dhe jo ne, pėr njėri tjetrin ta gjykojmė dhe ta pozicionojmė– ti e ke vendin nė xhehenem, unė e kam nė xhennet. Nė asnjė mėnyrė nuk mund tė ndodhė kjo kurrė te besimtari. Besimtari duhet tė njoh vetvetėn tė cilit Zoti ia ka mėsuar tė vėrtetėn, dhe po ndoqėm kėtė tė vėrtetė, sėrishmi shpresa ėshtė tek All-llahu xh.sh.

Nė lidhje me kėto qė lartėpėrmendėm, thotė Profeti Muhammed s.a.v.s.: "i shpėtuar ėshtė ai njeri i cili e ka posaēėruar zemrėn, sepse thotė All-llahu xh.sh., njė zemėr ka jo dy, e ka posaēėruar zemrėn vetėm pėr besim nė All-llahun xh.sh., jo duke i mbushur me gjėra qė e prishin kėtė zemėr, qė na ruajt All-llahu xh.sh., sepse zemra ėshtė drejtuesi kryesor i tė gjitha gjymtyrėve tjera. Kur sheh syri diēka, menjėherė reagon zemra, kur dėgjon veshi, reagon zemra, pra tė gjitha gjymtyrėt e trupit janė tė lidhura me tė, prandaj pėr t’i shpėtuar kėsaj qė ka pastruar kėtė zemėr, pikėrisht, mė pas e ka bėrė tė shėndoshė nga tė gjitha sėmundjet e brendshme, si urrejtjen ndaj vėllait, smira ndaj tjetrit, dashaligėsia pėr tjetrin sa qė, na ruajt Zoti xh.sh., nėse largohemi nga e vėrteta, pret dhe je nė pritje tė vazhdueshme qė ta shohėsh tjetrin keq edhe tė kėnaqesh! E, a e do All-llahu xh.sh. kėtė? Pra, sigurisht qė jo!

Hadithi vijon, kur do qė flet, e flet tė vėrtetėn, nefsi i tij, trupi i tij, shpirti i tij, do tė jenė mė pas tė qetė, edhe morali i tij do tė jetė i lartė.

Po tė vėshtrojnė besimtarėt, tė gjitha ajetet kur'anore kanė themele tė shėndosha dhe nuk erdhėn formal, se po tė ishin formale pėr Zotin e vėrtetė, me tė gjitha ballafaqimet qė ka hasur islami qė prej 14 shekujsh me radhė, nė mėnyrė tė vazhdueshme kanė qenė furtuna. Por jo vetėm qė i ka ballafaquar, por madje i ka sfiduar, pse? - sepse ėshtė e vėrtetė hyjnore e All-llahut xh.sh. e askujt tjetėr. Edhe All-llahu qė e zbriti, Ai ėshtė mbrojtėsi i tij! Nuk ka dyshim nė kėtė, dhe pikėrisht kėrkohet, qė kush jemi ne, se me ne dhe pa ne Islami do tė ecė pėrpara dhashtė All-llahu xh.sh. dhe na bėftė ne qė tė ecim nė Islam.

Le t'i hedhim njė vėshtrim namazit: "akimi salate" - thotė Zoti xh.sh. nė mėnyrė urdhėrore - fale namazin - urdhėr i prerė, po pse ta falim namazin? - "Inne salate tenha anil fahsherri ivel munker" - namazi tė largon nga poshtėrsitė dhe ligėsitė, ka shkak dhe pasojė. Pra tė urdhėron vetėm me qėllim qė asnjėherė mos tė flasėsh keq, mos tė veprosh keq, mos tė ecėsh nė tė keqe, ky ėshtė realiteti i namazit. A do tė ishte e saktė qė njeriu t’i falė pesė kohėt e namazit dhe mė pas tė shkaktojė probleme tė shumta nė mesin e vėllezėrve muslimanė? "Inne ledhine juhib-bune ente shia…" Ata qė kėrkojnė tė hapet e keqja nė mesin e besimtarėve, ata kanė ndėshkim tė rreptė nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr, sepse kėrkon tė keqen nė mesin e besimtarėve qė na ruajt All-llahu xh.sh.

Atėherė me njė thėnie profetike thotė Profeti Muhammed s.a.v.s: janė pesė gjėra qė do t’i pėrshpejtojė All-llahu pikėrisht nė ndėshkim ndaj tyre, po kush janė ato?

E para: "el bagij" - prishja , prishja nė tė gjitha aspektet dhe pikėrisht ka kuptimin nė prishjen e moralit njerėzorė, gjė tė cilėn sot kemi rastin tė shikojmė edhe tek ne.

E dyta: "gadr" - tradhtia, pabesia, ndryshe flasim me njėri tjetrin duke kėrkuar pėr qėllime tė larta, e ndryshe veprojmė, atėherė pritet, mos o Zot, ndėshkimi i rreptė nė njė moment tė afėrt, po mė pas?

E treta: thotė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. "katiatu rahim" - ndėrprerja e lidhjeve farefisnore, ndėrprenė marrėdhėniet me vėllanė tėnd, qoftė tė gjakut, qoftė me vėllanė tėnd nė besim, pėr gjėra shumė tė vogla edhe vendosė qė mos t’i flasėsh kurrė, vetėm pse ndodhi kjo qė ndodhi, po kėtė nuk e do All-llahu xh.sh. sa qė ky lloj njeriu qė ndėrpret marrėdhėniet vetėm pėr hir tė interesave tė ngushta, qofshin tė kėsaj bote apo ndonjė posti, e kėshtu me radhė, atėherė ky futet ndėr ato pesė pikat qė e pėrshpejtojnė ndėshkimin e rreptė, na ruajt Zoti xh.sh.

E katėra: "ukuk validejn" - thyerja e zemrės nėnės e babės, mosrespekti ndaj tyre, tė sjellurit keq ndaj tyre, edhe kjo futet nė mesin e pesė tė kėtyre pikave, dhe si e fundit.

E pesta: "el maru la jushker" - e mira e cila nuk falėnderohet. Thotė Isa a.s. kush mbolli tė mirėn, e keqja nuk se gjen, je hasmi i vetės tė keqėn nė e ushqen, qė mos e thėntė Zoti xh.sh. tė ushqejmė tė keqėn, por kurdo qė ta kuptojmė tė largohemi prej saj, kurdo qė ta kuptojmė ta eliminojmė nė formėn mė tė mirė qė na ka mėsuar All-llahu xh.sh. dhe Profeti s.a.v.s., kurdo qė ta kuptojmė ta largojmė dhe ta inkurajojmė tė mirėn dhe jo tė ushqejmė tė keqen.

Atėherė dua tė vlerėsojė dhe tė pėrmendi njė fjalė arabe ku thotė: "mosmirėnjohėsi dhe gjarpri janė vėllezėr". Muslimani ėshtė mirėnjohės dhe prandaj kėrkon t’i falet Zotit xh.sh. pesė herė nė ditė sipas urdhrave tė Tij, vetėm pėr tė shprehur mirėnjohjen, o Zot ēdo tė mirė qė ma ke dhėnė Ti ma ke dhėnė dhe ēdo tė mirė qė ua ke dhėnė tė tjerėve, Ti ua ke dhėnė, prandaj na shto o Zot tė mirat dhe begatitė dhe mos na poshtėro (lutje e tė dėrguarit tė Zotit).

Kushdo qė ėshtė pėrpjekur me sinqeritet Zoti e bekoftė. Bindjuni All-llahut xh.sh., kėrkohet t’i bindesh Zotit xh.sh. ka gjėra shumė qė nuk i kuptojmė, por vjen njė ditė qė ato i kuptojmė, p.sh. ky ajet kur'anor nuk mė pėrshtatet, nuk e dua. Islami ėshtė njė kompleks realitetesh tė cilat nuk janė vetėm falje, agjėrim, etj., por ka shumė gjėra ku thotė Profeti s.a.v.s: "musliman i vėrtetė ėshtė ai musliman i cili nuk i bėn keq kujt as me dorė e as me gojė. Nuk ka tė keqe muslimani nga muslimani kurrė, poqėse e kuptojmė fenė.

Atėherė po kjo ėshtė feja e cila na mėson t’i bindemi All-llahut xh.sh., po mė pas kujt? - t'i bindemi Resulit tė Zotit, atij qė Zoti xh.sh. e solli mėshirė pėr mbarė njerėzimin, atė qė All-llahu xh.sh. e ngriti mbi tė gjitha krijesat, atij qė i thotė Zoti xh.sh., ti ke moralet mė tė larta njerėzore, sepse e kundėrta e saj nuk do tė kishte kuptim. Nuk ka fe ai qė nuk ka moral dhe nuk ka moral ai qė nuk ka fe. Zoti xh.sh. i ka gėrshetuar tė dyja bashkė dhe nuk a fe ai qė nuk ka besė dhe nuk ka besė ai qė nuk ka iman, kėto janė tė lidhura, prandaj lusim All-llahun xh.sh. tė na ruaj nga tė kėqijat e vetvetes sonė, sepse atė qė e udhėzon All-llahu xh.sh. nuk ka kush e humb, dhe atė qė e humbė All-llahu xh.sh. nuk ka kush e drejton.
Pėr vete dhe pėr ju, pėr mbarė besimtarėt kudo qė janė, na bėftė All-llahu xh.sh. qė tė orientohemi drejtė sė vėrtetės dhe pasi tė orientohemi, ta zbatojmė dhe aplikojmė atė, duke shpresuar qė Zoti xh.sh. tė na ndihmojė dhe tė na mundėsojė Xhennetin!

Profeti Muhammed s.a.v.s. i drejtohet besimtarėve: "A e dini kush ėshtė i kapitulluar, i shkatėrruar, i pikėlluar" - sa i pėrket njeriut tė kapitulluar nė gjuhėn tonė o Resul i Zotit, ne kuptojmė atė njeri qė nuk ka as para dhe as pronė tė patundshme. "Jo", thotė i Dėrguari s.a.v.s., "i kapitulluar ėshtė ai njeri qė vie me namaz, qė falė namaz, me zekat, me sadaka, e me agjėrim, por krahas kėtyre veprave ēfarė ndodhė? - shpif njė njeri, pėrgojon njė njeri, vret njė njeri me pa tė drejtė, e lėndon njė njeri pa tė drejtė, e cenon njė njeri pa tė drejtė, po ēfarė ndodhė me kėtė person? - tė gjitha tė mirat qė ky person i ka bėrė i merren dhe i jepen atyre personave qė u ka bėrė padrejtėsi dhe e kundėrta, tė gjitha tė kėqijat e atyre personave tė cilėt ky i ka bėrė padrejtėsi i merren dhe i jepen kėtij personi pėr tė cilin pra e pėrsėrisim, qė ka bėrė padrejtėsi".

Kjo ėshtė tamam sikur njė njeri i vobektė, tregtarė qė ka 1000 € nė dyqanin e tij mall, po ka nja 10 000 deri nė 15 000 € borxh, e thotė, unė jam tregtar i famshėm, prandaj kėrkohet qė ne tė peshojmė punėt tona. Peshoi punėt tua para se tu peshohen!

Llogarisni punėt tua para se tė merreni nė llogari, edhe ndėrtoni varrin tuaj para se tua ndėrtojnė tė tjerėt d.m.th. pėrgatituni pėr varr, pėrgatituni pėr Ditėn e Gjykimit.

I lutem Zotit tė madhėruar qė mos tė dėshmojmė nė tė rreme, i lutem Zotit fuqiplotė qė tė punojmė me tė vėrtetėn, nė pėrhapjen e dritės sė Zotit xh.sh., i lutemi All-llahut tė botėrave tė na ketė pranuar kėtė ditė Xhumaje, nė tė cilėn tė gjithė kanė ardhur jo pėr tjetėr po vetėm pėr tė fituar kėnaqėsinė e Zotit tė mėshirshėm dhe na bėftė All-llahu xh.sh. neve qė pasi ta lexojmė ose ta dėgjojmė, ta aplikojmė fjalėn e Zotit tė madhėruar. Amin !

 

 

Xhamia e Re, Gjakovë

 

 

30.12.2007.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .