Sedat G. ISLAMI
Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
Besimtarė tė nderuar!
Urime Pavarėsia e Kosovės dhe e trashėgofshim shtetin mė tė ri tė Evropės dhe Botės!
Sot, nė Xhumanė e parė pas shpalljes sė Pavarėsisė sė shtetit tonė, gjėnė e parė qė duhet tė ndalemi dhe ta trajtojmė ėshtė perspektiva dhe ardhmėria e kėtij vendi. Nėse dje gėzimi kishte pushtuar zemrat tona, sot planet konkrete dhe strategjitė afatgjate pėr mirėqenien e qytetarėve duhet tė invadojnė mendjen tonė. Kjo hutbe e sotit, gjithsesi se ėshtė njė vazhdimėsi e asaj tė javės sė kaluar, ku veē u munduam tė vejmė themelet e kėtyre nismave dhe iniciativave me vizion largpamės pėr shtetin tonė.
Vėllezėr tė nderuar!
Republika e Kosovės, njė shtet me mbi 90% muslimanė tė popullsisė sė pėrgjithshme, nė rrugėn e saj drejt formimit tė shtetėsisė dhe institucioneve tė saj, gjithsesi se atė duhet ta pėrshkojė edhe duke shkėputur shkėndija udhėzimi dhe drita kėshille nga kandili i pashuar islam. Muhammedi, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, me ēlirimin e Mekkes, nuk ishte ndalur vetėm pėr t'u gėzuar, nuk kishte ngre dolli, madje atė nuk e bėnte kurrė, jo, ai, pa bėrė asnjė pushim, kishte filluar punėn dhe veprimtarinė e tij nė zhvillimin dhe rregullimin e Mekkes. Pas lėshimit tė dekretit pėr falje, Muhammedi, bekimet e Allahut qofshin mbi tė, kishte shkuar tek Qabeja, shtėpia e Allahut, dhe kishte filluar ta rrėnojė historinė e besėtytnive, adhurimeve tė kota dhe bindjeve tė gabuara. Ai rrėnoi putat, zotat false prej guri e druri, dhe botėrisht, njė herė e pėrgjithmonė, shpalli se Adhurimi i takon Allahut, Zotit tė botėve! e jo drurėve dhe gurėve. Caktoi udhėheqėsin pėr tė mbikėqyrur punėt dhe mbarėvajtjen e proceseve dhe ecurive fetare e politike tė vendit.
Nėse ai e bėri kėtė, atėherė ajo qė liderėt tanė duhet ta bėjnė ėshtė pėrmirėsimi i gabimeve tė sė kaluarės, ndėrrimi i politikave tė gabuara, zhdukja e korrupsionit dhe largimi nga skena politike i atyre qė nė kurriz tė popullit janė pasuruar paligjshėm. Kėshtu, pėrparon shteti dhe mbretėron harmonia e lumturia nė tė!
Besimtarė tė nderuar!
Gėzimin tonė normalisht se duhet ta shtojė edhe fakti se tani Kosova, jo vetėm qė po shkėputet nga armiku i pėrbetuar, fetar e kombėtar, por edhe po krijon institucione vetėqeverisėse legjitime dhe tė pranuara ndėrkombėtarisht. Nevoja e njė gjėje tė tillė, edhe fetarisht ėshtė shumė e theksuar. Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi qofshin mbi tė, nevojėn e udheheqėsisė e kishte parė nė ēdo gjė, madje edhe nėse njerėzit marrin ndonjė udhėtim privat. S iē transmeton Ebu Davudi, Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi qofshin mbi te, kishte thene: "Nėse tre veta kanė marrė njė udhėtim le ta emėrojnė njėrin prej tyre prijės". [1]
Madje, anashkalimin e ndėrtimit tė institucioneve e kishte cilėsuar si disfatė para djallit. Duke na rrėfyer pėr nevojėn e njė gjėje tė tille, ai merr shembullin vijues: "Nuk ndodhė tė jenė tre veta nė ndonjė vendbanim (qytet) apo fshat e pastaj tė mos falen me xhemat (nė mėnyrė kolektive-instituci onale) e tė mos ketė mbizotėruar djalli mbi ta. Mbahu pėr kolektivit (xhematit) ngase ujku e ha delen, qė i ndahet tufės". [2]
Nga kėtu, roli i udhėheqėsit tė drejte ėshtė vlerėsuar tė kalojė edhe suazat e ndikimit tė ēfarėdo ideologjie tjetėr. Ka thėnė Uthman b. Affani, kryetari i tretė i Shtetit Islam pas vdekjes sė Muhammedit, alejhi's selam: "Atė qė mbjell-bėn imami (udhėheqėsi) s'mund ta mbjell Kur'ani", dhe "Atė, qė Allahu e bėn nėpėrmjet imamit (udhėheqėsit) nuk e bėn as nėpėrmjet Kur'anit".
Megjithatė, ky gėzim nuk guxon tė kthehet nė zhgėnjim, kjo buzėqeshje nuk guxon tė kthehet nė vaj. E them kėtė pėr faktin se udhėheqėsit janė ata qė kanė marrė pėrsipėr udhėheqjen e vendit andaj duhet ta kenė nė hatėr kėtė. Ndryshe, siē edhe ėshtė konstatuar, udhėheqėsit janė ata qė kanė lėnė mbrapa shtetet me politikat e tyre tė gabuara. Ka thėnė Mustafa Muhammed Tahhan: "Provat kanė dėshmuar se vendi i sėmundjes nė trupin e ummetit ėshtė nė vendin e udheheqėsisė, pa tė cilėn ummeti nuk mund ta pėrmbledh veten e tė rilind. Mu pėr kėtė, kontrollimi dhe mbikėqyrja e udhėheqėsve ėshtė nevojė e patjetėrsueshme pėr mbarėvajtjen e kėsaj udhėheqėsie...". [3]
Robėr tė Allahut!
Kosova nuk ėshtė vetėm e politikanėve, ajo ėshtė e tė gjithė qytetarėve tė saj, dhe nisur nga kėtu, pėrgjegjėsitė pėr ēuarjen para tė saj, nuk janė vetėm tė liderėve tanė. Secili qytetar duhet ta ndėrgjegjėsoje veten se, krahas tė drejtave tė tij, ai ka edhe obligime karshi shtetit. Kėshtu ka caktuar i Madhi Allah nė ligjin e Tij. Nėse mendon se nuk mund tė kontribuosh, atėherė tė paktėn, mos u bė shkaktar i ngecjes sė tij prapa, nė ēfarėdo sfere qoftė!
Xhematlinjė tė nderuar!
Edhe pse fetarisht jemi tė urdhėruar qė tė punojmė nė kolektiv, megjithatė as roli individual nė pėrparimin e shtetit nuk mohohet. Secili prej nesh mund tė bėj diē tė mirė pėr vendin e vet. Nėse shohim ndonjė dukuri negative, nuk duhet tė presim qė shteti ta largoje atė, por duhet qė me metoda dhe mėnyra tė pranuara, jo me brutalitet, ta largojmė atė. Kėshtu realizohet miqėsia e vėrtetė dhe arrihet lumturia e dėshiruar dhe ėndėrruar, tė cilėn Allahu e pėrshkroi nė Kur'an. Thotė Allahu: "Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqja.". [4]
Besimtarė tė nderuar!
Shteti nuk mund tė ec para pėrderisa drejtėsia tė mos e ketė nė dorė timonin e tij. Kriminelėt dhe shkelėsit e ligjit duhen ndėshkuar kushdo qė tė jenė ata. Ndryshe, nėse drejtėsia nė kuptimin e ekzekutimit tė kodeve penale dhe masave ndėshkuese pėr ata qė prishin rendin dhe cenojnė tė drejtat e tė tjerėve, nuk zbatohet vetėm se ndaj tė dobėte dhe atyre pa krahė, atėherė ne kemi fituar epitetin dhe imazhin e njė populli, qė Allahu, nė Kuran, dhe Muhammedi, alejhi's selam nė Sunnet, na rrėfyen pėr dėshtimin e tyre. Merreni model fjalėn e njeriut qė vuri themelet e drejtėsisė nė tokė, Muhammedit, paqja dhe shpėtimi qofshin mbi tė, i cili me njė rast kur njė grua nga njė familje autoritative kishte vjedhur dhe iu ishte kėrkuar ta anashkaloje kėtė rast, kishte thėnė: Sikur dhe vajza ime, Fatimeja, tė vjedhke, do t'ia prisja dorėn (do t'ia shqiptoja masėn ndėshkuese adekuate!)". [5]
Tė nderuar xhematė!
Kosova nuk duhet ta harroje realitetin e saj! Ajo duhet ta dijė se edhe pėr fenė e shumicės sė qytetarėve tė saj duhet tė punojė, madje, kjo sipas premtimit tė Allahut, ėshtė garanci e madhe pėr njė shtet tė stabilizuar, tė qetė dhe tė lumtur. Thotė Allahu: "Atyre nga mesi juaj tė cilėt besuan dhe bėnė vepra tė mira, All-llahu u premtoi se do t'i bėjė zotėrues nė atė tokė ashtu si i pat bėrė zotėrues ata qė ishin para tyre dhe fenė tė cilėn Ai e pėlqeu pėr ta, do ta forcojė, e nė vend tė frikės Ai do t'ju dhurojė siguri. Ata mė adhurojnė Mua e nuk mė shoqėrojnė asgjė. E kush edhe pas kėsaj mohon, tė tillėt janė ata mė tė prishurit". [6]
Allahu bekoftė Republikėn e Kosovės! Allahu ndėrgjegjėsoftė liderėt tanė! O Zoti ynė, ne tė lusim qė liderėt tė jenė njerėzit tanė mė tė zgjedhur e tė mos jenė njerėzit mė mendjelehte! Udhėzoji ata qė nėpėrmjet tyre tė udhėzohet edhe populli, drejtoji ata qė tė drejtohet edhe populli! Zot i qiejve dhe tokės, bėje vendin tonė vend tė sigurisė, paqes dhe qetėsisė e assesi mos e bė vend tė trazirave, rrėmujės dhe dhunės! Na drejto nė rrugėn Tėnde dhe na bė tė vdesim si besimtarė!
21-2-2008, e enjte
Vushtrri, Kosovė
[1] Transmeton Ebu Davudi ndėrsa hadithi sipas Shejh Albanit ėshtė hasen
[2] Hadithin e transmeton Ebu Davudi ndėrsa Shejh Albani ne Sahihu Ve Daifu Suneni Ebi Davud e ka cilėsuar hasen
[3] Esh shura ve devruha fi islahi'l ferdi ve'l muxhtemea, Dr. Mustafa Mahmud Tahhan, Ittihadu'l munedh-dhamati' t tul-labijjeh, bot.1, 2002, f: 15-16
[4] et-Teube, 71
[5] Buhariu dhe Muslimi
[6] en-Nur, 55
27.02.2008.islamgjakova.net