Esat ef.Rexha
Vëllezër të nderuar !
Falėnderimi, lavdėrimi, madhėrimi dhe adhurimi i takon vetėm All-lluhut tė Madhėruar, vetėm Atė e adhurojmė vetėm prej Atij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Paqja, shpėtimi dhe bekimi qofshin mbi tė dėrguarin e fundit, Muhammedin s.a.v.s., birin e Abdullahut mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė besimtarėt qė ndjekin rrugėn e tij gjer nė ditėn e gjykimit.
Tė gjithė besimtarėt nė sipėrfaqen e tokės e respektojnė, e nderojnė dhe e duan Muhammedin s.a.v.s me gojė dhe me zemėr, por a thua me vepra ku janė. Ndonjėri ndoshta ka dėshirė tė dijė se kush ėshtė mė i afėrt apo mė i largėt nga i dėrguari i All-llahut, kush e do mė shumė Muhammedin s.a.v.s. !????..
Pėrgjigja nė kėto pyetje do tė ishte: Muhammedin s.a.v.s. e duan tė gjithė ata tė cilėt e dėgjojnė, e respektojnė me zemėr e me shpirt dhe i shtinė nė jetė veprat dhe porositė e tij.
Ne mund tė themi me plot gojė se e duam Muhammedin s.a.v.s., por pastaj tė mos i kushtojmė fare kujdes porosive, sikur tė jenė ato porosi - emanate fare tė parėndėsishme, qė kalojnė pranė nesh duke mos medituar e kuptuar ato.
E ne ndoshta mund tė jemi prej atyre qė i zbatojmė kėto porosi - emanate dhe do tė pėrfitojmė prej tyre, ēka sheh se mund tė jetė e dobishme. Por ne konsiderojmė se jemi prej kėtij grupit tė dytė. Grup ky, i cili e do Muhamedin s.a.v.s., pėrkujdeset nė respektimin e tij (e njėkohėsisht qė ėshtė edhe respekt ndaj All-llahut xh.sh.) dhe largimin e asaj qė e ka ndaluar dhe qortuar.
Ēka ėshtė me rendėsi tė dimė dhe ta mbajmė nė mend kėtu: Kėto fjalė janė argument kundėr teje para tė dėrguarit tė All-llahut tė Madhėruar, ditėn kurė e takon atė tek All-llahu i lartėsuar. Andaj tė bėhemi tė kujdesshėm, t'i hapim veshėt, sytė, e gjithashtu mendjen dhe logjikėn tonė, nė mėnyrė qė tė dėgjojmė fjalėt, porositė - emanetet e tė dėrguarit tone Muhammedit s.a.v.s. Lidhur me kėtė All-llahu i Lartėsuar thotė: "Kush i bindet Pejgamberit, ai i ėshtė bindur Al-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk tė dėrguam ty roje kundėr tyre". (Nisa:80).
Po ashtu nė ajetin tjetėr i Lartėsuari thotė: "Ēka t'ju jep Pejgamberi, atė merreni e ēka t'ju ndalojė, pėrmbahuni dhe keni frikė All-llahun, se All-llahu ėshtė ndėshkues i ashpėr". (Hashr:7)
Ne do ta bėnim njė pyetje? A ka kush prej besimtarėve qė logjikojnė dhe e kėrkojnė xhennetin!? Ne duhet ta dimė se e tėrė lumturia qėndron nė respektin dhe bindjen ndaj All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij. All-llahu i lartėsuar thot: "E kushdo qė i bindet All-llahut dhe tė Dėrguarit, tė tillėt do tė jenė sė bashku me ata qė All-llahu i shpėrbleu: (me) pejgamberėt, besnikėt e dalluar, dėshmorėt dhe me tė mirėt. Sa shokė tė mire janė ata". (Nisa 69)
Ndėrkaq i tėrė dėshpėrimi qėndron nė mosrespektimin dhe mosbindjen ndaj All-llahut xh.sh. dhe tė dėrguarit tė Tij. All-llahu i Lartėsuar thot: "E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij dhe i shkelė dispozitat e Tij, atė e shti nė zjarr tė pėrjetshėm. E pėr tė ėshtė njė dėnim i rendė". (Nisa 14)
Secili qė dėshiron xhennetin atė do ta fitojė, nuk do tė privohet nga ajo askush; me siguri, ky ėshtė qėndrim i ehli synnetit dhe xhematit, por kjo nuk mund tė arrihet vetėm se me njė kusht, ky kusht ėshtė: respekti dhe bindja ndaj All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij nė ēdo gjė qė kanė urdhėruar dhe largim nga gjithė ajo qė kanė ndaluar, ashtu siē kanė pėrmendur dijetarėt.
Ndėrkaq, kush refuzon bindjen dhe respektin ndaj All-llahut dhe tė dėrguarit, refuzon praktikimin e metodologjisė sė tij, nuk mbron synnetin e tij, atėherė nuk ka dyshim se vendbanimi i tij ėshtė xhehennemi, All-llahu na ruajt dhe na mbrojt prej tij.
I dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thenė: "I gjithė ummeti do tė hyjė nė xhennet, vetėm ai qė refuzon." Po kush refuzon? - i thanė tė pranishmit. "Kush mė bindet mua do tė hyjė nė xhennet, ndėrkaq kush nuk mė bindet, ai ka refuzuar", u tha i dėrguari i Allahut.
Morali ėshtė mesazhi i pejgamberit tonė tė nderuar s.a.v.s. sjellja e mire ėshtė njė veēori me tė cilėn ėshtė cilėsuar gjatė tėrė jetės sė tij dhe ėshtė njė xhevahir, themel i shpalljes. Muhammedi s.a.v.s. ka thenė: "Vėrtetė, jam dėrguar nė pėrsosjen e vlerave morale." Ndėrsa, Ajsheja r.a. duke e pėrshkruar atė thotė: "Ishte Kur'an i cili ecte nė tokė". Do tė thotė ai ishte ēdo vepėr e mirė, ēdo sjellje fisnike, tė cilėn e do All-llahu dhe i dėrguari i Tij dhe largohej nga ēdo vepėr dhje sjellje tė cilėn e urren All-llahu.
I dėrguari i All-llahut tė urdhėron me sadaka (lėmoshė), mbajtjen e premtimit, realizimin e marrėveshjeve, sjellje tė mire, uljen e shikimit. Po ashtu tė urdhėron tė mos jesh gėnjeshtar, shkatėrrues e dėmtues, si rezultat i kėsaj thotė i derguari i All-llahut s.a.v.s.: "Njeriu me moral tė mire mund tė arrijė gradėn e agjėruesit dhe falėsit". Prapė nė njė hadith tjetėr i dėrguari i all-llahut s.a.v.s. Thotė: "Ju jeni ummeti i fundit, ju jeni populli i shpalljes sė fundit, jeni populli mė i mire qė keni dalė, kapuni forte pėr moralin tim do tė shpėtoni dhe do tė jeni tė ngritur nė kėtė dhe nė botėn tjetėr e do tė ndihmoheni, e nėse jo, atėherė do tė jeni tė humbur, e nėse braktisni moralin e synetin tim, atėherė do tė humbni e do tė shkatėrroheni"
Nė vazhdim Muhammedi s.a.v.s. ka thėnė: "O ummeti im, pėrmirėsohuni dhe bėhuni prej atyre qė pėrmirėsojnė. O ummeti i Muhammedit, do tė kalojė koha e do tė vijnė brezat e rinj tė mire qė do tė pėrmirėsojnė, e brezi i keq do tė shtohet fesati, ndaj shpėrblimi do tė jetė nga lloji i punės. Nėse bashkėjetoni me tė prishurit, mos heshtni. Nėse bashkėjetoni me ata qė vjedhin - tjetėrsojnė pasurinė e ummetit, mos heshtni, mos heshtni assesi, se pėr ndryshe do tė bėheni si ata. Po ēfarė tė bėni? Ngritni zėrin kundėr ēdo padrejtėsie e ndaj tė padrejtėve. Mos u nėnshtroni padrejtėsisė e tė jeni tė kėnaqur me tė, por thoni tė vėrtetėn, qoftė ajo e hidhur. Ndihmoni atyre tė drejtėve, e mos keni frikė". Kurse All-llahu xh.sh.thotė: "Mė e drejtė ėshtė t'i frikėsoheni All-llahut, nėse jeni besimtarė". (Teube,13)
Thotė i dėrguari i All-llahut s.a.v.s.: "Nėse njerėzit shohin padrejtėsinė (apo tė pa drejtin) e nuk e kapin pėr dorė, All-llahu do t'i dėnojė edhe ata". "O ummeti im, mos u pikėlloni e dėshpėroni, mos u nėnshtroni, ngase Allahu ėshtė me ju, Ai ėshtė ndihmės i juaj nėse ju e ndihmoni Atė". Ndėrsa Allahu i Madhėrishėn nė Kur'an thotė: "O besimtarė, nėse ju ndihmoni (fenė) Allahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon kėmbėt tuaja." (Muhamed, 7.)
Gjithė kjo dobėsi dhe nėnēmim do tė ndryshojė e tė shndėrohet nė fuqi, krenari dhe ndihmė, vetėm pėrqendrohuni nė tė vėrtetėn dhe mbroni atė, dijeni se gjithmonė fitorja ėshtė nė anėn e Allahut tė lartėsuar, tė dėrguarit dhe besimdrejtėve.
Allahu i Lartėsuar thotė: "Ata duan ta shuajnė dritėn e Allahut me gojėt e tyre, po Allahu e plotėson (e pėrhap) dritėn e vet, edhe pse e urrejnė jobesimtarėt. Ai (Allahu) ėshtė qė e dėrgoi tė dėrguarin e vet me udhėzim tė qartė e fe tė vėrtetė pėr ta bėrė mbizotėrues mbi tė gjitha fetė, edhe pse idhujtarėt e urrejnė." (Saf, 8-9).
Po ashtu, thotė: "Ata thonė: 'Nėse do tė kthehemi (prej luftės me beni mustalikėt) nė Medinė, ai mė i forti prej aty pa tjetėr ka pėr ta pėrzėnė atė mė tė dobėtin' (ashtu thanė). Ndėrsa e tėrė krenaria i takon Allahut, tė dėrguarit tė Tij dhe besimtarėve, por hipokritėt kėtė nuk e dinė." (Munafikun, 8).
Pėr pėrfundim, lusim All-llahun xh.sh. qė tė na udhėzoj dhe tė na ndihmoj nė realizimin e qėllimeve dhe aspiratave tona fetare dhe kombėtare... Amin.
Xhamia e lagjes Haxhi Ymer
25.02.2008.islamgjakova.net