Esat ef.Rexha
Tė fillojmė prej ēerdhes sė familjes, ku ndizet dhe fiket (shuhet) shkėndia e dritės sė jetės sonė - d.m.th. ku lindim, jetojmė dhe vdesim. Do tė fillojmė aty nga kanė filluar hapat e parė tė jetės, aty ku fillon dhe pėrfundon rrethi i jetės sonė.
Ajo qė ėshtė mė parėsore qė t'i kushtohet tėrė brengosja dhe kujdesi nga familja, e cila krijon dhe edukon anėtarėt e shoqėrisė dhe tė bashkėsisė njerėzore. Nė ēerdhen shtėpiake tė dashurisė themelohet njė pjesė e madhe e fatit tė kėsaj bote. Prej familjeve tė lumtura burojnė rrezet e lumturisė nė mbarė shoqėrinė njerėzore, kurse fatkeqėsinė e familjeve jo tė lumtura e pėrjetojnė tėrė bashkėsia. Prej familjes pra, fillojnė themelet e shėndosha, ose jo tė shėndosha tė tėrė ndėrtesės sė shoqėrisė njerėzore - gjegjėsisht bashkėsisė njerėzore.
Jeta bashkėshortore ėshtė themel i familjes, kurse familja, themel i bashkėsisė njerėzore. Sa mė shumė ēifte tė lumtura bashkėshortorė, aq mė shumė familje tė lumtura e tė qeta dhe nė bazė tė kėsaj mė pak brengosje e probleme pėr vet shoqėrinė njerėzore. Askush mė nuk e detyron individin prej familjes sė tij, tė cilės i ka borxh tėrė dashurinė, brengosjen dhe pėrkujdesjen. Dashuria dhe harmonia nė martesė dhe nė familje ėshtė kėnaqėsi e vėrtetė. Kjo ėshtė "Xhenneti i kėsaj bote" , nė tė cilėn fitohet Xhenneti i vertetė i ahiretit. Mos harmonia nė martesė dhe nė familje ėshtė " Xhehennemi i kėsaj bote". Aty ku ēdo anėtarė i familjes i pėrmbush detyrat e tij familjare : Burri (bashkėshorti) tė vetat, fėmijėt tė vetat, aty mbretėron harmonia dhe lulėzon lumturia. Nga ajo familje ku dėgjohen grindjet, sharjet, fyerjet etj. aty nuk ka fat as lumturi. Mos harmonia nė familje rrjedhė nga mungesa e vetėdijes pėr detyrimet dhe pėrgjegjėsitė ndaj familjes. Shkalla e ulėt edukates morale, alkooli dhe mosbesnikėria bashkėshortore janė shkaktarėt mė tė shpeshtė pėr shuajtjen e vetėdijes familjare.
Megjithatė, fatkeqėsitė mė tė shumta familjare janė pasojė e pėrdorimit tė alkoolit dhe numri mė i madh i familjeve tė deshtuara janė tė dhėna pas alkoolit. Nė atė familje ku bashkėshorti ėshtė i dehur, i keq dhe jo i sjellshėm, e nuk kujdeset pėr shtėpinė, bashkėshorten, fėmijėt, apo aty ku bashkėshortja orientohet drejtimeve tė ndaluara (haram) duke e lėnė anash shtėpinė , bashkėshortin e fėmijėt bėhen arrogant tė rinjė, aty ku janė tė pranishme grindjet dhe rrahjet e pėrditshme shikojmė "xhemhennemin e vertetė tė kėsaj bote", nė vuajtjet e tė cilit fitohet xhehennemi i vertetė i ahiretit.
Pėr atė, Islami i ka kushtuar kujdes tė madh marrėdhanive bashkėshortore dhe familjare. Mė mėnyrėn mė rigoroze ka urdhėruar rrespektimin e tė drejtave dhe detyrave nė mes bashkshortit dhe bashkshortes.
Nė mėnyrė mė tė drejtė janė tė mbrojtura autoriteti dhe dinjiteti i ēdo ēifti bashkėshortor qė nė mėnyrė reciproke detyrohet tė ēmohet dhe tė nderohet.
Pastėrtia e jetės bashkėshortore ėshtė e pacenushme dhe nuk ka asnjė arsye, apo shkak, i cili mund ta arsyetoj thyerjen e besimit nė jeten bashkshortore. Jeta e pėrbashket nė bashkėsi jashtėmartesore ėshtė e gjykuar si thyerje e besimit nė jetėn bashkshortore. E kjo ėshtė gjykuar nė interes tė jetės sė qetė dhe tė lumtur tė pasardhėsve tė pafajshėm, tė cilet nuk guxojnė pa fije faji t'i pėrjetojnė gabimet e tė tjerėve. Jeta bashkėshortore duhet tė vendoset nė themele sa mė tė shėndosha, tė pėrforcuara me dashuri, me mirėkuptim dhe pėlqim tė bashkėshortėve, dhe e gjithė kjo ėshtė interes tė pėrbashkėt tė pasardhėsve dhe ardhmėrisė sė tyre tė lumtur.
Detyrimet-obligimet nė mes bashkėshortėve pak a shumė sot janė tė njohura pėr tė gjithė. Por gjthnjė edhe sot, nė atė drejtim parasegjithash, mė e rėndėsishmja ėshtė rrespektimi i pėrbashkėt i vlerave tė martesės, besnikėria nė mes bashkėshortėve dhe nderi e dinjiteti nė jeten e paster e tė moralshme komponente kėto tė cilat e forcojnė bashkėjetesen dhe paqen nė jeten bashkshortore.
Bashkėshortit tė kujdesshėm, i cili nė radhė tė parė, parasegjithash e ka dertin e familjes, ai ėshtė i udhėzuar nga Islami. Nėse bashkėshorti me qėllim ndeshet me kėtė porosi tė Islamit, ai me kėtė krijon kushte pėr marrėdhanie jo tė shėndosha nė martesė dhe nė familje. Bashkėshorti ėshtė pararoja - roja dhe mbrojtėsi i parė i familjes, andaj edhe mė pėrgjegjėsi pėr fatin e saj - " Mė i miri musliman ėshtė ai i cili ėshtė mė i disponuari, a mė tė mirėt nė mes jush janė ata tė cilėt kanė marrėdhanie tė mira ndaj bashkėshorteve tė tyre". Ka thėnė Muhammedi s.a.v.s.
Ka shumė njerėz tė cilėt gabojnė kur i nėnēmojnė punėt shtėpiake, edhe pse njė fjalė popullore thotė: "Shtėpia nuk qendron nė tokė por nė gruan". Shumica e bashkshortėve, sjelljet arrogante, marrėdhaniet despotike ndaj bashkėshorteve tė tyre nuk i konsiderojnė gjynah, por aq mė keq si e drejtė e tyre. Kėsisoj qendrimi ėshtė qė nga themeli gabim dhe primitiv. Veprimet e tilla janė gabime tė pa falshme, nga se nė disponimin e mirė, nė fjalė tė bukura dhe nė veprime tė njerėzishme askush nuk ka mė shumė tė drejtė se gruaja e ndershme.-" Tė drejtat e gruas janė tė shenjta . Pėr atė keni kujdes qė ndaj grave tė silleni nė mėnyrė sa mė korrekte dhe njerėzore sepse edhe ato bėjnė pjesė nė tė drejtat e saja tė pranuara". Kėshtu ka thėnė Muhammedi s.a.v.s. Bashkėshortja e ndershme dhe fisnike ėshtė pasuria mė e madhe..." edhe mė tej vazhdon Pejgamberi s.a.v.s. sepse bashkėshortja e tillė e ēmon bashkėshortin e vet. E ēmon punėn, mundin dhe kujdesin e tij pėr familje. Ajo ia ruan shtėpinė kujdeset dhe i edukon fėmijėt e tij ". Bashkshortja ėshtė mbikėqyrėse dhe kujdestare nė shtėpinė e burrit tė saj dhe do tė jap llogari pėr "kopenė" e saj ". Gjithashtu ka thėnė Pejgamberi s.a.v.s.
Sjellja pa pėrgjegjėsi ndaj shtėpisė dhe fėmijėve, ėshtė mėkat i madh pėr gruan, sepse, siē e dimė kjo ėshtė obligimi kryesor i saj. Nė bazė tė kuptimit dhe kryerjes sė kėsaj detyre ēmohet vlera e gruas, sa bukur ėshtė shprehur pėr kėtė Pejgamberi s.a.v.s.: " Gjithėsia dhe tė gjitha gjėrat nė botė kanė vlerėn e vet, por bashkshortja e ndershme dhe e vetdijshme e ka vleren mė tė madhe ".
Se bashkėshortja e vetėdijshme dhe fisnike ka vlera tė mėdha, shembulli mė i mirė ėshtė i H.Fatimes r.a., vajza e Muhammedit s.a.v.s. dhe bashkėshortja e H.Aliut r.a., ku pėr ekzistencėn e familjes bėnte edhe punė fizike, siē tregon H.Ajshja r.a. : " Prej punės sė rėndė duart i ēaheshin por ajo mburrej me punėn e saj e nuk i vinte turp. Nė kohėn tonė nė mesin e motrave, bashkėshorteve dhe nėnave tona ka tė atilla qė nuk e duan punėn e aq mė keq, kujdes shumė tė vogėl i kushtojnė bashkėshortit, shtėpisė dhe edukimit tė fėmijėve. E pa falshme ėshtė sidomos verpimet e papėrgjegjėshme prindėrore tė disa nėnave tė cilat nuk i mbajnė nė gji fėmijėt e tyre, por qė nga dita e parė i ushqejnė me qumėsht artificial, pėr arsye tė ruajtjes sė bukurisė trupore. Edhe dėrgimi i fėmijėve nėpėr kopshte fėmijėsh apo lėnia e fėmisė nė duart e personit tjetėr pa ndonjė arsye tė justifikushme, e sidomos kur atyre u mungon eksperienca nė atė drejtim, ėshtė fatale pėr fėmijėn, familjen dhe shoqėrinė. Fėmija ka nevojė tė domosdoshme pėr dashurinė prindėrore, ajo e rritė, frymėzon dhe e inkurajon atė.
Eshtė e domosdoshme pra, ndihma - rrespekti reciprok nė mes bashkėshortėve nė tė gjitha pikėpamjet, vetėdijsimi i plotė pėr pergjegjėsinė e ardhmėrisė dhe lumturisė sė familjes. Ajo pėrgjegjėsi ėshtė e pėrhershme dhe ekzistuese, dhe duhet tė jetė e mbėshtetur nė programin e fesė Islame. Sjelljet-qendrimet e voglushėve dhe tė miturve, si dhe fatkeqėsitė e shpeshta tė tė miturve, tė cilėt nė mėnyrė tė pa kontrolluar sillen andej kėndej, ata pėr kėtė i akuzojnė prindėrit. Pėr gjithė kėtė shpeshherė hasim nė faqet e shtypit tė pėrditshėm, nė tė cilat pėr raste tė tilla akuzohen prindėrit.
H.Ajshja r.a. tregon se njė rast e ka pyetur Muhammedin s.a.v.s. :" Ndaj kujt ka mė sė shumti obligime gruaja ? Ai i tha: Ndaj " bashkėshortit ", mėpas prap e pyeta: Ndaj kujt ka mė sė shumti obligime bashkėshorti ? Ai mė tha: " Ndaj nėnės sė tij ".Shumica dermuese prej nesh kėtė hadithė tė Muhammedit s.a.v.s. do ta arsyetonim me atė se : Sa mė shumė qė tė angazhohet bashkėshorti pėr sigurimin e bazės materiale tė familjes, me ēka e obligon gruan, nėnat lindin fėmijė dhe pėrjetojnė vuajtje tė mėdha rreth edukimit tė tyre, me ēka i obligojnė bijtė e tyre. Andaj sipas mundit dhe kontributit pasojnė edhe meritat. Megjithatė qėndrimi i Muhammedit s.a.v.s. me hadithin e lartėpėrmendur mund tė marr arsyetimin dhe sqarimin e tij tė plotė edhe nga aspektet dhe fushat tjera tė familjes, pra edhe nė familjen tonė bashkohore - moderne, ku edhe gruaja kontribon me punėn e saj nė sigurimin e bazes materiale, dhe ndoshta vetėm nė kėtė mėnyrė duhet ta pranojmė pėr arsye tė shumta te familjet moderne, se sa te familjet patriarkale, por edhe nė rastin ku do tė ishte i vertet mendimi i ca socoilogėve modern, tė cilėt thanė se familja moderne gjithnjė e mė shumė ėshtė duke iu afruar formes matriarkale, ku nė familje dominon vullneti i bashkėshortės (" Burrat - bashkėshortet nė familjet bashkėkohore, ngadalė por sigurt janė duke humbur dominimin - sundimin"). Kėsi lloj familjesh kemi pėr ēdo ditė e mė shumė. Kjo dukuri nė disa raste nė vetvete nuk ėshtė e dėmshme, dhe mvaret prej vlerave individuale dhe nivelit tė ngritjes familjare tė seciles bashkshorte. Nganjėherė kjo mund tė jetė shumė pozitive se sa shfaqje negative, nė atė sa bashkshortja ėshtė, parasegjithash, amvise e vertetė. A thua mund tė jetė negative, nėse njė amvise e vėrtet merr udhėheqjen dhe sundimin nė familje nga burri alkoolik dhe arrogant?
Megjithse ka raste tė shpeshta ku bashkshortet - e imponojnė vullnetin e tyre edhe ndaj burrave - bashkshortėve tė ndershėm. Dhe mu nė ato familje , ne tė cilat dominon vullneti i grave - bashkėshorteve amvise, vjehrrave nė shumė raste ėshtė e nevojshme mbrojtja nga vetdeshirat apo edhe nga terrori dhe zullumi i nuseve ( rejave ). Nė kėtė rast e ka obligim bashkėshorti qė tė marr nė mbrojtje nėnėn e tij tė moshuar, sikurse ėshtė vazhdimisht i obliguar tė punojnė nė rregullimin e marrėdhanieve tė mira familjare.
Eshtė e bukur dhe e lumtur jeta nė ēerdhen e dashurisė me kėnaqėsitė nė atė qė ka dhėnė Zoti xh.sh., kjo ėshtė gjėja mė e bukur nė kėtė botė. Kėtė lloj jete mund ta turbulloj vetėm shejtani i mallkuar - duke e tėrhequr bashkėshortin nė alkool, bixhoz, prostitucion dhe nė tė gjitha punėt tjera tė kėqia, kurse bashkėshortja tė jepet pas modes sė tepruar, mospėrmbushjes sė obligimeve fetare, bashkshortit, familjes etj. Sjelljet e njeres dhe tjetres anė fillojnė tė rrezikojnė jeten bashkėshortore, e mė vonė vjen edhe gjer te shkėputja e marteses dhe shkatėrrimi i familjes. Lumturia shpėrngulet nga ajo familje dhe ia liron vendin fatkeqėsisė. Zakonisht, atėherė , por me vonesė vėrehet dhe kuptohet fati familjar: se ajo nuk ėshtė nė pasuri, nė luksuz por ėshtė nė harmoni familjare, nė korrektėsi dhe nė ēerdhen e dashurisė familjare.
xhamia e Haxhi Ymerit, Gjakovë
26.11.2007.islamgjakova.ne