www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
HUTBEJA E DITĖS NDĖRKOMBĖTARE TĖ SHĖNDETIT
 

 

 

 

 

Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut, i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij .

 

Muslimanė te nderuar!

Tė gjithė ne, pa dallim, dėshmojmė pėr universalitetin e Islamit. Ai, siē ėshtė universal, nė kuptimin kohor, pra vlen gjer nė amshim, po kėshtu, ėshtė universal edhe nė kuptimin normativ, ngase pėrfshin tėrė jetėn e njeriut. Allahu thotė: " O ju qė besuat, hyni nė islamizmin e tėrėsishėm (pėrqafojeni fenė islame nė tėrėsi)...". ([1])

Edhe pse jo drejtpėrdrejtė , tėrthorazi, duke na dėftuar urdhrin pėr pranimin e Islamit tėrėsisht e jo sipėrfaqėsisht, na bėn me dije, disi, se kjo fe me njė statut tė tillė patjetėr se pėrfshin ēdo gjė, e nė kėtė kontekst, edhe Shėndetin, pėr tė cilin kemi vendosur tė flasim sot.

 

Vėllezėr muslimanė!

7 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Shėndetėsisė, njė ditė qė nė mbi 190 vende tė botės shėnohet pėr ēdo vit. Edhe ne sot, nė pėrkujtim tė kėsaj dite, jo pse e festojnė tė tjerėt porse duam ta sjellim versionin islam, si alternativė pėr besimtarėt, do tė mundohemi tė bėjmė njė vėshtrim pėr shėndetėsinė nga aspekti islam.   

Begatitė e Allahut

S'do mend se me tė pėrmendur fjalėn shėndet vėmendja pėrqendrohet tek begatitė e Allahut, tė cilat, siē na mėson Kur'ani, janė tė panumėrta. Allahu thotė: " Dhe ēdo tė mirė qė e keni, ajo ėshtė prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetėm te Ai e ngreni zėrin (me lutje)". ([2])

Megjithatė, si pėr ēudi, kėsaj dhuntie nuk ia di vlerėn askush pėrveē tė sėmurit, sikurse qė pasurisė nuk ia di vlerėn askush pėrveē tė varfrit. Transmetohet nga Ibni Ab­basi se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: " Nė dy begati janė tė papėrfillshėm shumica e njerėzve, e ato janė: shėndeti dhe koha e lirė". ([3])

 

Sprova  nė shėndet

Nga kėtu, pėr tė mos rėnė nė ndonjė keqkuptim tjetėr, themi se edhe e kundėrta e shėndetit, pra sėmundja, ėshtė njė lloj dhuntie pėr besimtarin. Nėse je sėmurė , mos thuaj se Allahu nuk mė do mua; nėse je goditur nga ndonjė bela, mos thuaj se unė qenkam fatzi, por thuaj: Kjo qenka sprovė prej Allahut, e Allahu na dhuroftė durim! Thotė Allahu: " ...e Ne, nė shenjė sprove ju sprovojmė me vėshtirėsi e kėnaqėsi, dhe ju ktheheni te Ne". ([4])

Kėtė parim, qe po ua them xhematlinj tė nderuar, e ka vėrtetuar edh Muhammedi, alejhi's selam. Ebu Hurejre transmeton se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: "Kujt dėshiron All-llahu t'i japė tė mira, do tė sprovohet nga Ai (nė trup, nė pasuri, apo nė tė dashurit". ([5])

Mė detajisht, kėtė rregull tė artė, e sqaron edhe hadithi tjetėr, ku Pejgamberi, alejhi's selam thotė: "Ēka do qė e godet muslimanin, qoftė lodhje, pikėllim, brengė, hidhėrim, mundim nga sėmundje a fatkeqėsi, madje edhe tė shpuarit e ferrės - me cilėndo prej kėtyre, All-llahu ia shlyen mėkatet atij". ([6])

Sprova nuk ėshtė tema jonė pėr sot andaj pėr tė mos lėshuar kohėn pa shfrytėzuar do tė kalojmė tek:

Disa nga hapat edukativ shėndetėsor tė Islamit

1. Pastrimi i dhėmbėve. Dhembet, siē ėshtė pėrmendur nga mjeket, bartin shumė sėmundje nėse nuk pastrohen rregullisht. Pejgamberi, alejhi's selam, para mė shumė se njė milenium vitesh, njė gjė tė tillė ia mėsoi njerėzimit. Nga mėshira e butėsia qė kishte pėr njerėzimin, kishte thėnė: " Sikur tė mos e rėndoja ummetin (ose njerėzit) do t'i urdhėroja qė me rastin e ēdo faljeje ta pėrdorim misvakun (pastruesen e dhėmbėve)". ([7])

2. Abdesi. Pastrimi i pjesėrishėm i trupit, i paraparė pėr faljen e namazit, e qė nė fjalorin fetar e quajmė "Abdes", ėshtė njė porosi tjetėr fetare pėr pakujdesjen pėr shėndet. Paramendoni, njė njeri qė pastrohet pesė herė nė ditė, a ka mundėsi tė mbetet i papastėr dhe a ka mundėsi tė sėmuret nga sėmundjet qė shpeshherė janė pasojė e papastėrtisė?

- Ushqimi. Ndonėse ushqimi nė Islam ėshtė i lejuar, megjithatė ai, preferohet shumė, qė tė merret nė masė tė caktuar. Allahu ka thėnė: " Thuaj: "Kush i ndaloi bukuritė dhe ushqimet e mira qė All-llahu i krijoi pėr robtė e vet?"..." . ([8])

Kėshtu ėshtė nė Islam; ushqimi i mirė nuk ndalohet, por ushqimet tjera, qė paraqesin rrezik pėr shėndetin e njeriut, ato ndalohen. Mishi i derrit, qė shkencėrisht ėshtė vėrtetuar se ėshtė i dėmshėm pėr shėndet, ėshtė ndaluar nė Islam para 1400 vitesh. Nė kuadėr tė kėsaj hyn edhe ēdo gjė tjetėr e dėmshme. Allahu ka thėnė: " Juve u janė ndaluar (t'i hani): ngordhėsirat, gjaku, mishi i derrit, ajo qė theret jo nė emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrėzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrės), ajo qė e ka ngrėnė egėrsira, pėrveē asaj qė arrini ta therrni (para se tė ngordhė), ajo qė ėshtė therrur pėr idhuj dhe (u ėshtė e ndaluar) ta kėrkoni me short fatin. Kjo ėshtė mėkat ndaj All-llahut. Tashmė, ata qė mohuan, humbėn shpresėn pėr fenė tuaj (se do tė ndėrroni), andaj mos u frikėsonju atyre, por Mua tė mė frikėsoheni. Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (tė hajė nga tė ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qėllim mėkatin, All-llahu falė shumė dhe ėshtė mėshirues". ([9])

Pastaj, i nderuari xhemat, Islam duke ruajtur shėndetin e njeriut, bėn edhe hapa tjerė, respektivisht, pėrkufizon edhe ushqimin e lejuar. Ngrėnia nuk duhet ta tejkaloje normalen. Ndarja e lukthit nė tri pjesė: bukė, ujė dhe ajėr, porosia qė barku tė mos mbushet shumė, cilėsimi mė tė keq i barkmėdhenjve, tė cilėt jo vetėm qė hanė shumė por hanė nga pasuria e palejuar, sikur kanė qenė disa faktorė qė kanė ndikuar nė pėrmirėsimin e menysė sė besimtarit, e cila tashmė e ka online vetėm njė porosi: " ... hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata qė e teprojnė (shkapėrderdhin)". ([10])

3. Pijet. Islami ndalon ēdo gjė tė dėmshme, ushqim apo pije qoftė. Nga kėtu, ka ndaluar alkoolin, sepse ai s'humb mendjen, po aq, nė mos shumėfish mė shumė, rrezikon shėndetin e njeriut. Sa njeriu ka humbur jetėn shkak i alkoolit, sa fatkeqėsia ka ndodhur nė trafik e ambiente tjera, familje apo punė, si pasojė e dehjes? Allahu ka thėnė: " O ju qė besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetės (pėr fall) janė vepra tė ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre qė tė jeni tė shpėtuar. " ([11])

Po kėshtu ėshtė edhe duhani. E di se ende ka njerėz qė thonė se duhani nuk ėshtė haram por unė po iu them se ėshtė. Nėse doni edhe ajet, edhe ajet iu sjell. A nuk ka thėnė Allahu pėr mision e Pejgamberit, alejhi's selam se: "...i urdhėron ata pėr ēdo tė mirė dhe i ndalon nga ēdo e keqe, u lejon ushqimet e kėndshme dhe u ndalon ato tė pakėndshmet...". ([12])

Mė tregoni se ēfarė tė mire shihni nė duhan? Nėse ai ėshtė i dėmshėm, atėherė a nuk e paska ndaluar Pejgamberi, alejhi's selam tė dėmshmen?! A nuk e keni lexuar kurrė kėtė ajet?!

4. Sporti. Islami nuk ndalon sportin e mirėfilltė. Sporti qė kryhet pėr zhvillimin tė trupit, pėr pėrfitim tė shkathtėsive luftarake, vrapimi, notimi, etj, janė tė pranuara nė Islam. Pejgamberi, alejhi's selam ka thėnė: "...Ushtroni hedhjen dhe kalėrimin e kalorėsisė luftarake...". ([13])

 

Vėllezėr besimtarė!

Islami, nė kuadėr tė rėndėsisė qė ia ka kushtuar shėndetit, sa nxit e stimulon, po aq edhe qorton e kėrcėnon. Sa i pėrket stimulimit, Pejgamberi, alejhi's selam ka treguar se myslimani i shėndetshėm, ėshtė mė dobiprurės se ai i sėmuri. Pejgamberi, alejhi's selam ka thėnė: "Besimtari i forteėshtė me i mire se ai i dobėti, edhe pse ne te dyte ka te mire...". ([14])

Se sa rėndėsi ka shėndeti, Muhammedi, alejhi's selam na kishte mėsuar tė lutemi pėr tė: "O Zot, mė shėro nė trupin tim, mė shėro dėgjimin dhe mė shėro pamjen time!...". ([15])

Ndėrsa sa i pėrket kėrcėnimit, ai mė sė miri pėrmblidhet nė dėnimet e botės sė ardhme. Pėr tė mos rėnė pre e injorancės nė kėtė aspekt, ia vlen ta pėrkujtojmė vetėm njė nga detajet e llogarisė qė i ka dhėnė Allahu nė Kur'an dhe atė nė formė tė pėrgjithėsuar. Thotė Allahu: " Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mėkatarėt tė frikėsuar nga shėnimet qė janė nė tė dhe thonė: "Tė mjerėt ne, ē'ėshtė puna e kėtij libri qė nuk ka lėnė as (mėkat) tė vogėl e as tė madh pa e pėrfshirė?", dhe atė qė vepruan e gjejnė tė gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bėn padrejt askujt". ([16])

Vėlla i nderuar! Ti qė nuk kujdesesh pėr shėndetin tėnd, paramendoje veten nė mesin e njė turme tė paparė krijesash, ku pėr njė moment thirresh nė emėr: O filan i biri filanit, eja qė tė dalėsh para Allahut pėr tė dhėnė llogari pėr ēdo gjė qė ke bėrė. Ti, kokulur, nisesh, dhe kur tė pyet Allahu ndėrsa tė tjerėt tė dėgjojnė dhe shikojnė se ēfarė po ndodhė me ty,: O robi Im, pėrse nuk u kujdese pėr shėndetin tėnd? Pėrse konsumoje alkool ndėrsa Unė ta kam ndaluar kėtė? Pėrse nuk merrje abdes qė tė ishe i pastėr dhe i shėndetshėm? Pėrse bėre zina e mė pas fitove sėmundjen e Sidės, e cila ta shkatėrroi jetėn?

 

Xhemat i dashur!

Formaliteti famėkeq!

7 prilli ėshtė bėrė ditė ndėrkombėtare e shėndetėsisė, dhe pėrveē ndonjė fjalimi artificial e ndonjė aktiviteti formal, asgjė konkrete nuk ndodhė. Si mund ta festojmė ne kėtė ditė kur nė spitalet tona nuk shėrohet por vdiset? Si mund ta festojmė kėtė kur pacientėt vuajnė pėr mungesė edhe tė barėrave mė tė thjeshta? Si mund ta festojmė kėtė kur ka qeveri, tė cilat na shurdhuan me "demokraci" e "zhvillim" ndėrsa ato me armėt e tyre tė shkatėrrimit nė masė, edhe sot e kėsaj dite i sjellin sėmundje shoqėrive? Pra kėta dhe miliona tė ngjashėm me kėta, vetėm formalisht vuajnė pėr shėndet. Allahu tė tillėt nuk i do fare, siē na ka lajmėruar nė Kur'an: " E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin nė tokė"! Ata thonė: "Ne jemi vetėm pėrmirėsues (paqtues)! 12. Veni re, ata nė tė vėrtetė janė shkatėrruesit, por nuk e kuptojnė". ([17])

" Thuaj: "A t'ju tregojmė pėr mė tė dėshpėruarit nė veprat e tyre? 104. Ata janė veprimi i tė cilėve u asgjėsua nė jetėn e kėsaj bote, e megjithatė ata mendojnė se janė kah bėjnė mirė ". ( [18] )

Duke e lutur Allahun pėr shėndet nė trup, dėgjim dhe shikim, ashtu siē lutej Pejgamberi, alejhi's selam dhe duke shpresuar se promotorėt rrenacakė tė "ditėve ndėrkombėtare" do tė ndryshojnė strategjitė antihumane tė tyre, e pėrmbyllim kėtė ligjėratė!

Allahu na faltė neve dhe ju!                       

 

Sedat G. ISLAMI         
Sekretar nė K.B.I.-Vushtrri            
12.04.2008,
Vushtrri, Kosovė

 

 

[1] el-Bekare, 208.

[2] en-Nahl, 53.

[3] Buhariu.

[4] el-Enbija, 35

[5] Buhariu.

[6] Muttefekun alejhi.

[7] Buhariu dhe Muslimi

[8] el-A'rafe, 32

[9] el-Maide, 3.

[10] el-A'rafe, 31.

[11] el-Maide, 90.

[12] el-A'rafe, 157.

[13] Ebu Davudi.

[14] Hadithi ėshtė hasen. Shih: Sahihu'l xhamii, nr. 6650.

[15] Transmeton Ebu Davudi ndėrsa Albani e ka cilėsuar si hasen.

[16] el-Kehf, 49

[17] el-Bekare, 11-12.

[18] el-Kehf, 103-104.

 

 

 

 

13.04.2008.islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .