Sedat G. ISLAMI
Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut, i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij .
Tė nderuar vėllezėr besimtar!
Subhanallah! Jetojmė nė kohėn kur sprova, tė cilės Muhammedi, alejhi's selam ia kishte frikėn pėr ummetin e vet, ėshtė bėrė realitet. Hadithi: "Ēdo ummet ka sprove ndėrsa sprova e ummetit tim ėshtė pasuria" ([1]), ėshtė parathėnia e kėsaj hutbeje, e cila, pėr shkak tė kohės dhe rrethanave, i kushtohet punėtorėve, festa e tė cilėve ėshtė pas pak ditėsh. Kjo festė, pėr shkak tė shkeljes se tė drejtave tė tyre, ka marrė karakter, jo festiv, por demonstrues. Andaj, pėr tė mos humbur kohėn shumė, meqė sot ėshtė e xhuma dhe vlera e kėsaj dite ėshtė mbi ditėt tjera, do tė futemi nė temė duke e lutur Allahun tė na bekojė pėr sukses!
Tė nderuar besimtarė!
Puna nė Islam
Puna nė Islam ėshtė edhe adhurim. Mundi qė bėn njeriu pėr fitimin e furnizimit tė familjes ėshtė padyshim formė adhurimi, pėr tė cilin Allahu shpėrblen. Madje, puna, ėshtė ajo qė ruan nderin e njeriut. Hadithi i Muhammedit, alejhi's selam: "Dora e lartė (qė punon e fiton) ėshtė me e mirė se ajo e ulėta (qe lyp e nuk punon)" ([2]), ndalon decidivisht pėrtacinė dhe dembelinė. Ēfarėdo qė tė jetė ajo, ėshtė mė e mirė se sa tė mos punosh fare. Muhammedi, alejhi's selam thotė:"Qė dikush tė marrė udhė nė mal e tė ngarkoje barrėdrurėsh mbi shpinė, e pastaj ta shesė qė tė blej ushqim dhe tė jap sadaka, ėshtė mė mirė se sa ta shtrij dorėn para njerėzve". ([3])
Madje, nuk ka vend pėr arsyetim pėr arsye se edhe pejgamberėt e Allahut, njerėzit mė tė zgjedhur, kanė punuar, jo vetėm si afaristė por edhe si punėtorė. A nuk ka thėnė Allahu i madhėruar pėr Musain, alejhi's selam: "Ai (Shuajbi) tha: Unė dėshiroj tė martoj ty me njėrėn prej kėtyre dy vajzave tė mia, me kusht qė tė mė shėrbesh tetė vjet, e nėse i plotėson dhjetė, ai ėshtė vullneti yt, e unė nuk dėshiroj tė rėndojė ty, e nė dashtė All-llahu, ti do tė gjesh te unė mirėkuptim!" 28. Ai (Musai) tha: "Kjo le tė mbetet mes meje e teje, e cilindo afat qė do ta kryej nga kėta tė dy, nuk do tė ketė pėrgjegjėsi pėr mua. Pėr kėtė qė po themi All-llahu ėshtė garant". ([4])
Jo vetėm Musai, por edhe pejgamberėt tjerė, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi ta, punonin.
Tė nderuar vėllezėr!
A) Parime tė pėrgjithshme rreth punės
1. Puna ėshtė e drejte e secilit individ ndėrsa shtetit i mbetet sigurimi i saj. Nuk mund tė paramendohet njė shtet nėse qytetarėve tė vet nuk ua siguron mundėsitė pėr mirėqenien e tyre materiale. Shtetet qė sot pėr ambicie e aspirata shtazarake tė disa liderėve famėkeq popullin e shndėrrojnė nė parazit nuk mund tė quhen shtete.
2. Favorizimi, ne bazė tė pasurisė, familjes, etj, nuk duhet tė jetė prezent. Tė gjithėve duhet ofruar mundėsia e punėsimit, e sidomos atyre qė, profesionalisht, janė mė tė pėrgatitur. Muhammedi, alejhi's selam ka thėnė: "Kush merr pėrsipėr udhėheqjen e myslimanėve nė diē dhe emėron ndonjė njeri ndėrsa nė ummet ka mė meritor se ai, ai e ka tradhtuar Allahun dhe tė dėrguarin e Tij" ([5]).
Njė gjė tė tillė e shihte si shenjė e afrimit tė shkatėrrimit tė botės. Kur qe pyetur pėr kėtė moment, ai pati dhėnė kėtė pėrgjigje: "Kush ēėshtja t'i lihet atij qė nuk ėshtė fare i denjė pėr tė, atėherė prite shkatėrrimin (Kijametin)". ([6])
3. Shansi pėr punė nuk d.t.th. qė ēdokush ta ushtrojė ēfarėdo detyre qė vjen pėr dore. Jo, secili kryen atė pune qė ėshtė i caktuar, edhe sipas natyrės pėr tė. Pejgamberi, alejhi's selam, tha: "Punoni, kryeni obligimet tuaja, ēdokush ėshtė i lehtėsuar pėr atė qė ėshtė krijuar" ([7]).
4. Puna, ēfarėdo qė tė jetė, me kusht qė tė jetė e lejuar, nuk bėn tė pėrbuzet. Davudi, alejhi's selam ishte farkėtar, Nuhu, alejhi's selam ndėrtonte anije-ishte zdrukthėtar, Musai, alejhi's selam, ruante delet, madje Muhammedi, alejhi's selam ka thėnė: "Allahu nuk dėrgoi asnjė pejgamber qė tė mos ketė ruajtur delet. A edhe ti o i dėrguari i Allahut?!- e pyetėn me habi. Po, banorėve tė Mekkes ua ruaja delet pėr disa karate (pjese dinari apo dėrhemi)" ([8]).
Muslimanė te dashur!
B) Detyrat e punėtorit
1. Kryerja e punės siē ėshtė mė sė miri pa bėrė mashtrime. Sheddad b. Evsi transmeton se Pejgamberi, alejhi's selam, ka thėnė: "Allahu dėshiron qė kur ndonjėri prej jush tė bėjė diē, ta pėrsosi atė (sa tė ka mundėsi)". ([9])
2. Tė mos iki nga puna. Ibrahim b. Ed'hemi kishte shkuar me njė njeri tė punojė, dhe ne mbrėmje, kur morėn shpėrblimin e punės, blenė bukė pėr tė ngrėnė por Ibrahimin e kaploi vaji. Perse qanė- e pyeti shoku i tij. Ne e morėm hakun tonė por nuk di a ia kemi dhėnė hakun edhe punėdhėnėsit- tha Ibrahimi. Nuk ngrėni fare bukė prej atij fitimi.
Nėse ky tregim sado pak merret parasysh, atėherė ai do ta ndėrgjegjėsoje ēdo punėtor pėr punėn e vet.
c) Tė drejtat e punėtorit
1. Tė ruhet nderi dhe dinjiteti i tij, pa i bėrė padrejtėsi. Islami, njeriut, para sė gjithash, ia pėrkujton lidhjen e tij me punėtorin nė vijėn vertikale. Thotė Allahu: S'ka dyshim se besimtarėt janė vėllezėr". ([10]) Ndėrsa Pejgamberi alejhi's selam ka thėnė: "Vėllezėrit tuaj, (janė) shėrbėtorėt tuaj." ([11]).
Ndryshe, pasojat e kėsaj, jo vetėm nė kėtė, por edhe nė botėn tjetėr, janė shumė tė mėdha.
2. Puna tė mos e largojė nga adhurimi. Ėshtė e drejtė tė kėrkojė nga punėdhėnėsi qė puna assesi tė mos e largoj nga namazi. Allahu duke pėrshkruar besimtarėt e sinqertė, punėdhėnėsit nė kėtė rast, thotė: "Ata janė njerėz qė nuk i pengon as tregtia e largėt e as shitblerja nė vend pėr ta pėrmendur All-llahun, pėr ta falur namazin dhe pėr ta dhėnė zeqatin, ata i frikėsohen njė dite kur do tė tronditen zemrat dhe shikimet. 38. (ata i luten) qė All-llahu t'i shpėrblejė mė sė miri pėr atė qė punuan dhe pėr t'ua shtuar tė mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masė atė qė do". ([12])
3. Tė mos ofendohet duke e thirrur me emra tė kėqij apo etiketime. Nėse Islami ia ka ndalur muslimanit qė robin apo robėreshėn ta thėrras me kėtė emėr, atėherė si ėshtė puna qė punėtori i lirė tė ofendohet me emra tė kėqij. Pejgamberi, alejhi's selam ka thėnė: " Le tė mos thotė askush prej jush: Robi im, robėresha ime, sepse qė tė gjithė jeni robėr te Allahut dhe tė gjitha gratė janė robėresha tė Allahut por le tė thotė: Djaloshi im, vajza ime" ([13]).
4. Tė mos e ngarkojė me ēka nuk mundet. Allahu njė gjė tė tillė e ka urryer edhe pėr adhurime e lėre mė pėr punė tjera. Punėdhėnėsi nuk bėn ta ngarkojė punėtorin me punė, qė fizikisht, nuk mund t'i pėrballojė. Kur Shuajbi e mori Musain, alejhima's selam, nė punė, i tha: "...e unė nuk dėshiroj tė rėndojė ty...". ([14])
Pejgamberi, alejhi's selam ka thėnė: "Mos i ngarkoni me ēka nuk munden; nėse e bėni kėtė, atėherė ndihmojuni" ([15]).
5. Tė mos ngarkojė me detyra tė ndaluara, si prostitucion, alkool, etj.
6. T'i jepet pagesa me kohė ([16]). Pėr ēdo punė ka shpėrblim andaj Islami duke mos dashur t'i shkelet e drejta asnjėrės palė, sikur qė porositė punėtorin tė jetė i sinqertė nė raport me punėn, po kėshtu porositė edhe punėdhėnėsin qė punėtorit t'ia jep hakun. Muhammedi, alejhi's selam ka thėnė: "Jepjani punėtorit hakun ende pa u tharė djersa e tij". ([17])
7. Sigurimi. Punėdhėnėsi e ka obligim qe punėtorin ta sigurojė punėtorin e tij. Sigurimi bėhet nė atė mėnyrė qė nėse nė tė gjallė ėshtė sprovuar me ndonjė sėmundje apo ėshtė plakur, sigurohet ai dhe familja e tij, sikur qė sigurohet familja e tij, nėse janė tė paaftė pėr punė, edhe pas vdekjes se tij. Kėtė barrė pėrsipėr e merr shteti nėpėrmjet organizimit qė bėn nė raport me organizatat punėdhėnėse. Muhammedi, alejhi's selam ka thėnė: "Kush lė pas vete pasuri pas vdekjes, ajo i takon trashėgimtarėve tė tij, ndėrsa kush lė trashėgimtar tė varfėr (tė paaftė pėr punė), barrėn e pėrkujdesjes e marrim ne". ([18])
Xhemat i nderuar!
c) Obligime reciproke
Nė pėrmbyllje tė kėsaj ligjėrate modeste, edhe punėtorit por edhe punėdhėnėsit ia pėrkujtojmė njė rregull profetik, qė ta kanė si mostėr gjatė ushtrimit tė detyrave tė tyre, dhe i cili ėshtė ( [19] ):"Nuk ka dėmtim dhe as dėmtim reciprok".
Pra, nėse njėra palė sillet keq, nuk ėshtė mėnyra e duhur qė e keqja tė kthehet me tė keqe, por nėpėrmjet mėnyrave dhe formave legjitime, tė kėrkohet e drejta. Mjafton qė Allahu do tė na gjykojė tė gjithėve!
25-4-2008,
Vushtrri
[1] Transmeton Tirmidhiu ndėrsa Albani nė Sahihu't Tirmidhijj, 1905, e ka cilėsuar autentik.
[2] Transmetim unanim.
[3] Hadithi ėshtė autentik. Shih: Sahihu'l xhamii, 5040.
[4] el-Kasas, 26-28.
[5] Kėtė hadith e transmeton Hakimi edhe pse disa thonė se kjo ėshtė fjalė e Omerit dhene Abdullahut, birit tė vet. Shih: http://www.islamweb .net/ver2/ library/BooksCat egory.php? idfrom=2&idto=5&bk_no=41&ID=3 .
[6] Hadithi ėshtė autentik. Shih: Sahihu'l xhamii, 826.
[7] Muttefekun alejhi.
[8] Buhariu.
[9] Hadithi ėshtė hasen. Shih: Sahihu'l xhamii, nr. 1880.
[10] el-Huxhurat, 10.
[11] Sahihul Buhari, Kitabul Itk.
[12] en-Nur, 37-38.
[13] Sahihu Muslim, Kitabul Edeb, Bab: Hukmu Itlaki Lafdhati: El Abdu Vel Emetu
[14] el-Kasas, 27.
[15] Sahihul Buhari, Kitab: El Iman, Bab: El Measi Min Emril Xhahilijje
[16] www.daawa.maDocs3ou mal.doc
[17] Transmeton Ibni Maxheh ndėrsa Albani nė recensimin e kėtij libri hadithesh, nr. 2443, e ka cilėsuar autentik.
[18] Buhariu
[19] www.qaradawi. net , 8.1.2008, tema: El-Alakatu bejne'l ummali ve erbabi'l ameli fi dav'i'sh sher'i'l islamijj.
27.04.2008.islamgjakova.net