Dr Ali.F.Iljazi
Allahu i Madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė: "Ne, vėrtet tė dhamė ty shumė tė mira. Andaj, ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd, E s'ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur". (El Keuther, 1-3)
Kjo kaptinė e madhėrishme- El Keuther ka zbritur nė Meke, pėrmban tre versete, dhjetė fjalė dhe 42 shkronja. I dedikohet Muhammedit s.a.v.s. duke ngritur atė nė piedestal mė tė lartė si qenie njerėzore.
Pėrse u komunikua kaptina e Keutherit?
Tė gjithė e dimė shumė mirė se njerėzimi ndodhej nė errėsirėn e injorancės me shekuj. Demoralizimi dhe besėtytnia kishin marrė hov. Feja dhe virtyti ishin pa gjurmė. Nė kėtė gjendje tė vajtueshme u paraqit i Dėrguari i Zotit, Muhammedi a.s nderi dhe vula e gjithė Pejgamberėve duke shkėlqyer nė tėrė horizontet njerėzore me dritėn e Shpalljes Hyjnore. Mjerisht disa injorant tė verbėruar nuk e ēmuan kėtė dhuratė madhėshtore tė Allahut tė Madhėrishėm qė shkėlqeu pėr tė mirėn e tyre. Ata u munduan ta pengojnė me tėrė forcėn e tyre ta pengojnė misionin e lartė tė Pejgamberit s.a.v.s. Bile edhe e quajtėn "Ebter"- njeri pa trashėgimtar.
Nė kėto momente tė vėshtira, Allahu i Madhėrishėm me gjuhėn e Kuranit ngushėllon dhe ledhaton zemrėn e prekshme tė Pejgamberit a.s. duke i thėnė: "O Resuli Im i dashur! Ne tė dhamė ty Keutherin, mirėsi e dobi tė mėdha nė dy jetė. Andaj, falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd. Trego nė kėtė mėnyrė mirėnjohjen ndaj mirėsive tė Zotit tėnd. Ai qė tė pėrbuz ty, ėshtė farėsosur (pa trashėgimtar). Ty, i dashuri Im, Allahu ti ka dhėnė virtytet mė tė larta dhe Ne ta ngritėm lartė famėn tėnde. I dashuri Im! Edhe nė qoftė se mohuesit tė kanė mėri, flasin fjalė poshtėruese, ti mos u tėrhiq i dėshpėruar se Ne tė kemi dhėnė nė dorė Dritėn Hyjnore, me tė cilėn do tė japėsh agimin e lumturisė jetės sė njeriut qė ka mbetur nė errėsirė."
O, Prijės i tė urtėve! Udhėzoji nė rrugė tė mbarė ata qė ėndėrrojnė me fantazinė e tyre, tėrhiqi nė kulmin e tė vėrtetės, shpėtoi nga valėt e errėta e tė rrezikshme duke i bartur nė bregun e sigurisė.
Dhe, me tė vėrtetė Muhammedi a.s triumfoi nė misionin e tij, ndėrsa ata qė e pėrbuzėn dhe kundėrshtuan u zhdukėn nga faqja e dheut pa lėnė gjurmė.
Feja qė komunikoi Pejgamberi s.a.v.s. pėr pak kohė shkėlqeu pėrtej gadishullit tė Arabisė. Nuk kishin kaluar akoma dyzet vjet pasi kishte ndėrrua jetė Pejgamberi s.a.v.s. kur fjala e Allahut u pėrhapė me shpejtėsi tė rrufeshme duke shembur fronet e Persisė, tronditi Kajzerin dhe u pėrplas nė majat e Himalajeve dhe Andaluzisė. Pėr kėto begati tė panumėrta, Allahu i madhėrishėm e urdhėron Pejgamberin a.s. "FESAL-LI LI RAB-BIKE VENHAR"."Pra, i dashur Im. falu e lutu pėr Zotin tėnd dhe ther Kurban pėr tė tregua mirėnjohje pėr mirėsitė e dhuruara".
Fjala "Kurban" rrjedhė nga fjala-karrebe, jukarr-rribu, takrriben (infinitive) qė d.m.th "afrim, arritje". Prandaj kurbani ėshtė vepėr pėrmes sė cilės i afrohemi Allahut tė Madhėrishėm dhe gatishmėria pėr ēdo sakrificė vetėm nė emėr tė Tij.
Kurbani, njėherit na pėrkujton sakrificėn e llojit mė tė lartė qė bėri Ibrahimi a.s. Vendosmėria e Ibrahimit a.s. qė ta sakrifikojė birin e vet tė dashur si dhe gatishmėria e Ismailit a.s. qė tė bėhet kurban ishin sprovat mė tė mėdha, shembull i gjallė i njė shpirti besnik, vetėmohues e sakrifikues qė u bė shembull i gjeneratave tė ardhshme. Ky ishte shembull i dashurisė sė lartė shpirtėrore ndaj Allahut tė Madhėrishėm, dashuri e cila rrėnoi tė gjitha barrierat materiale.
Allahu i Madhėrishėm e mėsoi Muhammedin a.s. pėr tė thėnė: "Thuaj:"Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjeshtė pėr Allahun, Zotin e botėve!" (El - En'amė, 162)
Andaj edhe ne duhet tė kuptojmė se sakrifica dhe vetėflijimi pėr Allahun e Madhėrishėm, janė virtytet mė tė larta mbinjerėzore, sepse kur njeriu lartėsohet mbi interesat individuale, lartėsohet nė zenitin njerėzor.
Duke pėrcjellė kėtė obligim fetar gjatė historisė, vijmė nė konkludim se kurbani ėshtė i vjetėr sa edhe vet njerėzimi, qė nga bijtė e Ademit a.s., por me Muhammedin a.s. morri formėn e vėrtetė, karakterin dhe urtėsinė e lartė.
Kur'ani fisnik e dha pėrgjigjen dhe qėllimin e hyrjes sė kėtij obligimi me fjalėt gategorike dhe tejet precize: "Te Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin takvaja (pėrkushtimi) juaj". Kjo d.m.th. se te Allahu nuk arrin asgjė materiale, por devotshmėria e cila paraqet bukurinė, nderin dhe fisnikėrinė shpirtėrore. Pra, ky ėshtė qėllimi i lartė i kurbanit pėr besimtarin, rilindja shpirtėrore e tij, dėshira e tij pėr humanizimin e jetės, sjelljeve tė tija si dhe aplikimi i urdhrave tė Allahut nė praktikė.
Vėllezėr tė dashur!
Secili obligim islam e ka formėn e poshtme, tė cilėn ne e shohim duke e aplikuar dhe formėn e brendshme - shpirtėrore dhe kjo e ka rėndėsinė prijatare e kjo ėshtė takvaja (devotshmėria) tė cilėn besimtari do tė mendojė pa ndėrprerė dhe ta bartė nė zemėr, kur ti kryejė detyrat fetare.
Ē'ėshtė kurbani, e pyetėn njėherė Muhammedin a.s.? "Sunnet i gjyshit tuaj Ibrahimit". Me kėtė Muhammedi a.s na tėrhoqi vėrejtjen se kurban d.m.th bindje ndaj Krijuesit, pėrgatitje me mund dhe sakrificė nė ruajtjen e principeve dhe rregullave tė larta islame tė cilat gjithmonė e pėrudhėzojnė njeriun nė stazat mė tė bukura tė kulturės sė vėrtetė tė ngadhėnjimit, mirėsisė, pėrparimit dhe civilizimit. Ndodhia e kurbanit ėshtė tregua bukur nė Kur'anin Fisnik nė kaptinėn Saffatė: "Zoti im, mė dhuro mua (njė fėmijė) prej tė mirėve! Ne e gėzuam atė me njė djalė qė do tė jetė i butė ( i sjellshėm). Dhe kur arriti ai (djali) qė sė bashku me tė (me Ibrahimin) tė angazhohet nė punė, ai (Ibrahimi) tha:"O djali im, unė kam parė (jam urdhėruar) nė ėndėrr tė pres ty.Shiko pra, ēka mendon ti?" Ai tha: "O babai im, punoje atė qė urdhėrohesh, e ti do tė mė gjesh mua, nėse do Allahu, prej tė durueshmėve!" E kur ata tė iu dorėzuan urdhėrit tė Zotit dhe e pėrmbysi atė nė fytyrė (nė ballė). Ne e thirrėm atė: "O Ibrahim!" Ti tashmė e zbatove ėndrrėn!Ne kėshtu i shpėrblejmė tė mirėt! Vėrtet, kjo ishte sprovė e qartė. Ne e shpaguam atė me njė therur (Kurban) tė rėndėsishėm. Dhe ndaj tij Ne lamė pėrkujtim tė mirė ndėr popujt e ardhshėm. Selam (shpėtim e paqe) pastė Ibrahimi! Kėshtu, nė kėtė mėnyrė Ne i shpėrblejmė bamirėsit. Vėrtetė, ai ishte nga robėrit Tanė besimtarė" (Es Saffatė, 100-111)
Gjithashtu nė Kur'anin famėmadh thuhet: "Kjo ėshtė kėshtu!E kush i madhėron dispozitat e Allahut, ajo ėshtė shenjė e devotshmėrisė sė zemrave". (El Haxh, 32)
Ti madhėrosh dispozitat e Allahut do tė thotė ti respektosh dhe tė veprosh fizikisht dhe ti pėrjetosh shpirtėrisht, gjegjėsisht tė jetosh sipas dispozitave tė Allahut tė Madhėrishėm.
Fjala e Kur'anit Fisnik-sheairullah d.m.th kryrje komplete e tė gjithave urdhėresave tė Allahut tė madhėrishėm, nderim dhe respektim i tyre. Pra, njė prej dispozitave tė Allahut ėshtė edhe obligimi i therjes sė Kurbanit. Ky urdhėr i sheriatit u bė obligim nė vitin e dytė sipas hixhretit d.m.th pas ardhjes sė Muhammedit a.s nė Medine. Atė vit tė gjithė besimtarėt pėr herė tė parė ishin pjesėmarrės pas namazit tė Bajramit nė momentin kur Muhammedi a.s. nė shtėpi i theri dy kurban, njė pėr vete dhe familjen e tij dhe njė pėr ummetin.
Me faljen e namazit tė bajramit ne e kryejmė obligimin tonė tė parė dhe kryesor ndaj Allahut tė Madhėrishėm duke ia pėrcjell mendimet dhe ndjenjat tona mė tė sinqerta ndaj Krijuesit Absolut i cili na ka dhėnė ēdo gjė qė posedojmė. Pas kryerjes sė namazit tė Bajramit, tė mbushur me qetėsi tė thellė shpirtėrore, besimtarėt kthehen nė shtėpi pėr tė kryer edhe njė obligim therjen e Kurbanit duke dėshmuar se janė tė aftė dhe tė pėrgatitur qė praktikisht tė plotėsojnė urdh rin e Krijuesit duke sakrifikuar Kurbanin e njėherit duke falėnderuar Allahun e Madhėrishėm pėr begatitė qė na ka dhuruar. Me ndarjen e mishit tė Kurbanit tregojmė pėrkujdesin tonė ndaj tė afėrmve, miqve, shokėve, tė varfėrve, pėr kėtė Kurbani ka edhe qėllimin socio-humanitar.
Falėnderojmė Allahun, Krijuesin e botėve, me mėshirėn dhe begatitė qė na dhuron. Salavatet (pėrshėndetjet) mė tė bukura ia dedikojmė vulės sė pejgamberėve, Muhammedit s.a.v.s, familjes sė tij, shokėve tė tij dhe gjithė atyre qė jetuan dhe vdiqėn me sinqeritet nė zemėr dhe nė vepėr.
Vėllezėr tė dashur, sikur ēdo gjė qė nė kozmos noton dhe ndryshon, kėshtu edhe nė jetėn tonė ēdo gjė pėrsėritet dhe ripėrsėritet. Notojmė atė dhe detet, ndryshojnė nata dhe dita. Pėrsėritet lindja e njeriut, ripėrtėrihet lulėzimi i punėve.
Ēdo gjė duket e njėjtė si vitin e kaluar, por prapė se prapė ēdo gjė ėshtė e ndryshme me vitin e kaluar. Vendi mė i mirė ku shohim se njeriu noton si nė kozmos, ėshtė Mekka, gjegjėsisht Qabeja. Dhe koha mė e mirė ku feja e njeriut ripėrtėrihet ėshtė koha e Haxhit dhe Kurban Bajramit. Sepse, pėrsėritje d.m.th. qėndrim dhe vazhdimėsi nė kėnaqėsinė e Allahut, ndėrsa ripėrtėritje d.m.th. qėndrim dhe kėnaqėsi nė jetėn e njeriut. Pėr kėtė ėshtė e nevojshme qė njeriu tė pėrsėrit qėndrimin nė Arefat pėr tė qenė nė bindje (itaat) ndaj Allahut.
Pėr kėtė ėshtė e nevojshme qė njeriu tė pėrsėrit sakrificėn pėr tė pėrjetuar kėnaqėsinė nė jetė. Pėr kėtė ėshtė e nevojshme qė edhe ne kėtu dhe tani t'i pėrsėritim atė qė tha Pejgamberi s.a.v.s nė Mine, sepse nė kėtė pėrsėritje ėshtė rip ėrtrirja e jetės sonė fetare me shpresė qė do tė jemi mė tė mirė.
"O njerėz", tha Pejgamberi s.a.v.s "Dėgjoni se ēfarė do tu them dhe mbani mend mirė, sepse nuk e di se a do tė shihem me ju vitin tjetėr? A e dini cila ėshtė dita mė e shenjtė?" "Kjo ditė i Dėrguar i Allahut!" u pėrgjigjėn "A e dini cili muaj ėshtė mė i shenjtė?" "Ky muaj", thanė. "A e dini cili qytet ėshtė mė i shenjtė?" "Ky qytet" brohoritėn. "Andaj shikoni" ju tha Pejgamberi a.s "Gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj janė tė shenjtė sikurse kjo ditė, ky muaj dhe ky qytet, pėrderisa tė ktheheni te Krijuesi juaj qė para Tij tė pėrgjigjuni pėr veprat tuaja."
Qoftė Salavati dhe Selami mbi Muhammedin a.s, djalin e Abdullahut, i cili na mėsoi ta duam Krijuesin tanė, ta duam truallin e Arefatit ku qėndrojnė me miliona njerėz nėn mėshirėn e Allahut, ta duam Qabenė e cila noton nė Kozmos duke lartėmadhėruar Allahun e Plotfuqishėm.
Asnjėherė, si sot nuk ka qenė e rėndėsishme pėr gjithė muslimanėt e botės qė tė pėrsėritin mesazhin e Muhammedit a.s nė Mine. Dhe asnjėherė nuk qenė e rėndėsishme sa deri mė sot qė tė pėrsėritet principi i bashkėjetesės dhe tolerancės nė mesin tonė. Dhe kėtė nė tė gjitha nivelet - familjar, xhematit dijetarėve, intelektualėve, politikanėve dhe shtetit. Nuk ka jetė tė lumtur pa bashkėjetesė dhe tolerancė. Nuk ka pėrparim shoqėror pa dialog dhe solidaritet ndėrnjerėzor. Pėr kėtė arsye, posaēėrisht nė kushtet e tanishme qė gjendet shoqėria ynė kosovare, nuk mund tė shpjegohet mosharmonia dhe josolidariteti i atyre qė kėrkuan votėn tonė jo pėr ta ndaluar por ta lėvizin vallen e jetės kosovare, ta lėvizin notėn e pėrparimit kosovar, ta kurajojnė zhvillimin ekonomik, tė fillojnė rindėrtimin e rrugėve, tė pėrgjigjen nė kėrkesat e punėtorėve kosovar, t'ia kthejnė tė drejtėn e luftėtarėve tanė, tė respektojmė tė drejtėn e jetimėve dhe tė dėgjojmė lutjen e tė varfėrve. Dėshirojmė qė nga ky vend fuqishėm dhe larg tė dėgjohet se ēdo minutė e harxhuar, ēdo ditė e humbur nė mospajtime individuale rreth bamirėsive tė pėrgjithshme ėshtė akt i dhunės - padrejtėsisė, ndaj njeriut kosovar i cili ka drejtė tė jetojė i lumtur si popujt e tjerė. Duhet ndaluar nga imponimi i mendjemadhėsisė, interesave personale dhe duke filluar me pėrparimin dhe zhvillimin shtetėror dhe shoqėror, qė tė turpėrohemi para Zotit dhe botės. Ka nė mesin tonė tė menēur dhe tė aftė, dhe tė pėrkushtuar ndaj popullit tė vet qė tė na udhėheqin shpejt dhe mirė nė ardhmėri. Duhet vetėm tua japim shansin. Pėr ēdo gjė ka zgjidhje. Poashtu ekziston zgjidhje pėr ēdo problem nėse ekziston mendja e cila di dhe zemėr e cila ndien nevojat e njerėzve. Pėr kėtė i lutemi Allahut tė Madhėrishėm qė tua ndriēojė mendjen dhe zemrėn e atyre qė kemi zgjedhur tė na udhėheqin, e tė punojnė pėr mirėqenien e tė gjithėve, dhe ky Bajram, nėse do Zoti, tė jetė shkas pėr gėzim mė tė madh, besim dhe shpresė pėr tė nesėrmen mė tė mirė.
Pėr kėtė ėshtė e nevojshme qė tė dėgjohen qartė dhe fuqishėm kėto mesazhe tė Bajramit:
-Vėre veten si peshojė tė marrėdhėnies me tjetrin!
-Dėshiroj vėllait atė qė dėshiron pėr vete!
-Mos mendo pėr vėllanė atė qė nuk mendon pėr vete!
-Mos e fshehė tė mirėn e vėllait tėnd, sepse as ai nuk do ta fshehė tėnden!
-Bėhu mbrojtės i vėllait tėnd dhe ai do tė bėhet mbrojtėsi yt!
-Pėrveē obligimeve, vepra mė e dashur te Allahu ėshtė ta gėzojė vėllanė e vet!
-Nėse mendon tė flasėsh pėr tė metat e tjetrit, pėrkujto tė metat tuaja!
-Cilėsitė mė tė mira janė tė pėrsėritėsh lidhjet e ndėrprera farefisnore, ti dhurosh atij qė tė ka lėnduar, ta falėsh atė qė tė ka bėrė padrejtėsi!Besnikėria pasuron, tradhtia varfėron!
-Ai i cili sheh se vėllai i tij poshtėrohet, e ka mundėsi ta pengoj, por nuk e bėn kėtė, Zoti nuk do ta falė!
Zot i Mėshirshėm,
Na bėn qė vetėm Ty tė shėrbejmė!
Tė largohemi nga mėkatet!
Tė flasim tė vėrtetėn!
Tė mendojmė mirė!
Tė bėjmė vepra tė mira!
Tė ruhemi nga haku i juaj!
Zot i Mėshirshėm!
Na jep dituri tė dobishme!
Mos na lejo tė na mashtrojė suksesi!
Por as suksesi tė na dėshpėrojė!
Zot i Plotfuqishėm!
Nėse na merr pasurinė, na lėrė shpresėn!
Nėse na jep sukses, na jep fuqi dhe dėshirė ta mposhtim humbjen!
Nėse na merr begatinė e shėndetit, jepna begatinė e besimit!
Zot i Gjithėdijshėm!
Na mėso qė toleranca ėshtė shkalla mė e lartė fuqisė, ndėrsa dėshira e hakmarrjes, shenja e parė e dobėsisė!
Zot i Drejtė!
Kur gabojmė ndaj njerėzve, jepna fuqinė e kėrkimfaljes!
Ndėrsa kur njerėzit gabojnė ndaj nesh, jepna fuqinė e faljes!
Zot i Mėshirshėm!
Nėse ne tė harrojmė Ty,
Mos na harro Ti, neve!
Vėllezėr dhe motra!
Kjo ditė e shėnuar e Kurban Bajramit, le tė na kthejė besimin, shpresėn dhe besimin e ndėrsjellė, nė mesin tonė tė zhduket frika, xhelozia dhe zilia, shoqėria le tė kthejė vetėbesimin, secili tė punojė punėn e tij me ndėrgjegje dhe pėrgjegjėsi, dhe le tė kuptojmė qė fshehtėsia e suksesit nė kėtė botė, ėshtė besimi i sinqertė dhe veprat fisnike!
Tė gjithėve nga zemra ju uroj festėn e Kurban Bajramit, duke lutur Allahun e Madhėrishėm pėr shėndetin tuaj dhe suksese nė jetė dhe punė. Veēanėrisht dėshiroj qė Bajramin tua uroj tė gjithė bashkėqytetarėve tanė nė diasporė, tė sėmurėve, invalidėve, tė paaftėve me lutje mė tė sinqertė qė Allahu i Madhėrishėm tu ndihmoj!
Xhamia e Hadumit, Gjakovë
22.12.2007.islamgjakova.ne