www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Mbrojtja e Muhammedit a.s. është obligim ynë!
 

 

 

 

Dr. Ali Iljazi

 

Tė dashur vėllezėr!

Krijuesi i plotfuqishėm mė sė miri i njeh fshehtėsitė e krijesave. Allahu i Madhėrishėm ėshtė Krijues, ndėrsa njeriu, krijesė. Pėr kėtė ėshtė e kuptueshme pėr ne kjo e vėrtetė kur'anore:

"Ėshtė e vėrtetė se njeriu ėshtė i prirė tė jetė i padurueshėm. Pse kur e godet ndonjė e keqe, ai ankohet sė tepėrmi. Ndėrkaq, kur e gjen e mira, ai bėhet tepėr koprrac. Pėrveē atyre qė falen, tė cilėt janė tė rregullt nė faljen e namazit tė tyre". (El Mearixh, 19-23)

Kėtu na ofrohen dy tė vėrteta - negative e cila njeriun e orienton nė pa shpresė, dhe pozitive, e cila njeriun e orienton kah qėllimi i lartė - sublim.

Zgjedhja ėshtė e jona - me mbetur nė gjendjen primitive tė njeriut me shpirt tė vogėl, tė cilit kur t'i ndodhė e keqja, dėshpėrohet, bie nė depresion, ndėrsa nė qetėsi (rehati) - kryelartėsohet.

Ose, me u bėrė njeri i cili nė qetėsinė e namazit mbrohet nga zhurma e madhe, i cili nė mirėsinė e tij e sheh obligimin e tij, me qenė nė shėrbim dhe ndihmė njerėzve, i cili e di qė tė gjitha rrugėt udhėzojnė nga kanė filluar, aty ku ēdo gjė kthehet, dhe aty ku gjendet shpėtimi dhe lumturia e pėrhershme, ai i cili di qė shpirtin e ndjeshėm e lėndon dhe ofendon epshi i ashpėr i trupit nė vendin publik, i cili ka mėsuar qė fjala e dhėnė ėshtė virtyt i lartė i njeriut fisnik.

Ky ėshtė njeri i cili nė ēdo moment dhe nė ēdo vend dėshmon tė vėrtetėn.

Pra, feja kultivon dhe formėson njeriun mu sikurse kultivohet bima. Shartimi i njeriut bėhet me Kur'an, i cili njeriun primitiv e fisnikėron, mu sikurse shartohet pema duke dhėnė fryte tė dėshiruara si modestinė , mirėsinė, pėrgjegjėsinė, nderin, besnikėrinė dhe sinqeritetin.

A ka sot kėrkesa mė tė mėdha nė tregun moral si kėto fryte? A ka diē mė tė rėndėsishėm nė kėtė botė se edukimi i njeriut? A ka diē mė tė rėndėsishme nė kėtė planetė se shpėtimi i jetės sė njeriut? A ka mesazh mė tė shenjtė pėr ne, se mesazhi i shenjtė i Kur'anit? A ka mė tė afėrt dhe mė tė dashur pėr ne se Pejgamberi s.a.v.s.?

Ėshtė fare e qartė se ata qė kėto ditė pėrsėri shfaqen nė skenė me karikaturat ndaj mėshirės pėr botėt - Muhammedit a.s. dhe lajmėrojnė paraqitjen e njė filmi tė keq pėr Kur'anin a.sh. nuk kuptojnė se pėr ne nuk ka mesazh mė tė shenjtė se mesazhi kur'anor si dhe nuk ka dashuri e respekt nė zemrat tona se dashuria dhe respekti ndaj Muhammedit a.s.

Pėr kėtė, pėrpjekjet e tyre qė tė na largojnė nga Pejgamberi ynė, nė realitet ndezin edhe mė fuqishėm dashurinė tonė ndaj Muhammedit s.a.v.s.

Nuk ka besimtar nė rruzullin tokėsor tė cilėt e duan aq shumė Muhammedin a.s., e nuk e kanė parė, tė cilin aq shumė e respektojnė, e nuk ia ngritin lapidarin e tij, aq shumė e ndjejnė, e nuk e vizatojnė fytyrėn e tij nė letėr, aq shumė e pasojnė, por nuk valėvitin me foton e tij nėpėr rrugė. Sepse kjo nuk u duhet, ngase besimtarėt, Muhammedin a.s. e bartin nė zemrat e tyre, nė frymėmarrjet e tyre dhe e pasojnė nė jetėt e tyre.

Ata tė cilėt me urrejtjen e tyre ndaj Kur'anit dhe Pejgamberit a.s., dėshirojnė t'i lėndojnė myslimanėt, harrojnė se drita e islamit mėnjanoi errėsirėn nga myslimanėt, qė dhurata e besnikėrisė i ruan nga qėllimet e kėqija, qė fjala e mirė i liron nga kujtimet e kėqija, qė emri i Muhammedit a.s. i fuqizon nė rrugėn e shėrimit moral. Gjithashtu, ata harrojnė qė myslimanėt e dinė qė nuk dallim nė mes Ebu Xhehlit tė vjetėr dhe tė riut, ai i cili ndaloi Muhammedin a.s. ta kryej namazin, i cili mendoi se ėshtė nė rrugė tė drejtė, ai i cili kundėrshtoi dhe ktheu kokėn - a thua, ai dhe Ebu Xhehlėt e rinj mendojnė se Allahu xh.sh. nuk sheh veprimet e tyre?

Gjithsesi, Allahu i Madhėrishėm sheh ēdo gjė, andaj, kur dėgjojmė se Ebu Xhehli i ri nė Holandė, Danimarkė, e gjetiu, lajmėron pėr karikaturat e reja dhe filmin, me qėllim qė ta nėnēmojė fenė tonė, duhet t'i referohemi verseteve tė Kur'anit fisnik:

"E s'ka dyshim se ata janė tė cilėt e fyejnė Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, ata i ka mallkuar Allahu nė Dynja e nė Ahiret dhe pėr ta ka pėrgatitur njė dėnim tė dhembshėm". (El Ahzab, 57)

Mos tė harrojmė se ai i cili fyen ndjenjat e tjetrit, tregon dobėsinė e tij para fuqisė shpirtėrore tė tjetrit.

Islami ėshtė begati, sikurse begatia e Diellit, i cili i nxehė tė gjithė edhe ata qė e shohin edhe ata qė nuk e shohin.

Sa bukur e potencon kėtė dritė tė islamit, Allahu xh.sh. nė Kur'anin fisnik:

"Ata duan ta shuajnė dritėn e Allahut me gojėt e tyre, po Allahu e plotėson (e pėrhap) dritėn e vet, edhe pse e urrejnė jobesimtarėt". (Es Saff, 8)

Kjo zhurmė qė po pėrsėritet rreth nesh nuk duhet tė na hutoj, por duhet t'i mprehė tė gjitha shqisat tona pėr tė qenė vigjilent, pėr tė parė mė mirė, pėr tė dėgjuar mė mirė atė qė duhet dėgjuar, pėr tė ndjerė atė qė duhet ndjerė, pėr tė mirėn e fesė tonė dhe atdheut tonė.

Mos tė harrojmė se veshi ynė duhet tė dėgjoj mesazhin hyjnor nė tė cilin ėshtė shpėtimi ynė, por edhe nevojat e njerėzve nė tė cilin ėshtė suksesi ynė nė kėtė botė.

Para nesh ėshtė muaji i lindjes sė Pejgamberit tonė tė dashur, s.a.v.s., nė tė cilin do tė pėrkujtojmė njeriun mė tė mirė, mė fisnikun e tėrė pejgamberėve, Muhammedin a.s., i cili ėshtė shembulli, modeli mė i mirė pėr besimtarėt.

Sahabėt patėn nderin tė flasin, tė bisedojnė, tė udhėtojnė, tė falen, me krijesėn mė tė mirė tė kozmosit! Pėrse? Sepse asnjė gurė nuk i dha selam askujt si atij. Sepse askujt ushqimi nuk i ka bėrė tesbih. Sepse askush pos tij nuk e ndau Hėnėn nė dy pjesė.

Pėr askėnd nuk ka qarė trungu i palmės, pėrveē pėr tė dashurin tonė.

Dora e bekuar e lėmoi dhe e shtrėngoi nė gjoks, dhe trungu u qetėsua, Pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Zgjidh njėrėn prej dy gėzimeve, tė bėhesh pemė e frytshme nė Dynja, ose pemė e Xhennetit".

Druri zgjodhi gėzimin e dytė dhe Pejgamberi s.a.v.s. ia premtoi tre herė.

Pastaj i Dėrguari a.s. u tha sahanėve: "Pasha Atė, nė dorėn e tė cilit ėshtė shpirti im, sikur mos ta qetėsoja trungun, do tė qante deri nė ditėn e Gjykimit nga mallėngjimi pėr Pejgamberin a.s.".

Kur trungu qau pėr Muhammedin a.s., a thua sa lot ne derdhim pėr Pejgamberin tonė, a.s.? Allahu i Madhėrishėm na bėftė me mendimin e trungut pėr Muhammedin a.s. dhe le tė na ringjallė nėn flamurin e tij.

Andaj le tė ripėrtėrijmė besėn e dhėnė ndaj Allahut xh.sh. dhe Muhammedit a.s. qė do ta mbrojmė me dinjitet dhe dashuri tė thellė tėrė veprėn madhore tė tij, sakrificėn e tij qė ka bėrė dhe do ta bėjė pėr ummetin e tij.

Tė jemi mė unik se kurrė nė pasimin e rrugės dhe veprės sė tij, tė jemi tė mirėsjellshėm ndaj prindėrve tanė, fėmijėve tanė. Mos tė harrojmė se jemi vėllezėr nė besim dhe bashkudhėtarė nė jetė dhe qė e duam paqen dhe mirėqenien nė botė.

Ne nuk jemi tė dehur me urrejtje, ne nuk jemi tė magjepsur me zullum dhe nuk jemi tė veshur me hakun e huaj!

O Zot i Plotfuqishėm, na forco nė qėllimin tonė pėr tė qenė tė bindur ndaj Teje dhe tė dėgjueshėm ndaj tė Dėrguarit Tėnd!

O Zot i Gjithėdijshėm, na mėso qė tė dallojmė qartė tė mirėn dhe tė keqen nė mėnyrė qė ta pasojmė tė mirėn dhe tė largohemi nga e keqja!

O Zot Hirmadh, na bėn qė tė thithim aromėn nga trėndafilishta e Pejgamberit tonė, a.s.!

O Zot i Gjithėmėshirshėm, na mėshiro neve nė bashkim vėllazėror dhe dashuri, dhe na bashko nė rrugė kah qėllimi i pėrbashkėt, pasimi i denjė i sunnetit tė Pejgamberit s.a.v.s.!

AMIN!

 

 

Hydbe e mbajtur nė Xhaminė e Re,
Gjakovė
14.03.2008

 

 

 

 

 

 

 

 

15.03.2008.islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .