Sedat G. ISLAMI
Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut, i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
Vėllezėr besimtarė!
Dinamika e fushatės zgjedhore pėr zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit (2009), e cila shpesh ėshtė duke dalė nga binaret, ka uzurpuar, padrejtėsisht, kohėn dhe kokėn tonė. Pėrpjekjet pėr tė fituar votėn, qė nė fakt duken tė jenė mė tė zhurmshmet dhe mė temperamentet, sikur mė sė shumti do t'i kushtojnė virtyteve njerėzore. E vėrteta nga tėrė kjo "hallakamė" dhe gjithė kjo tollovi, ėshtė ngulfatur dhe mezi merr frymė. Akuzat dhe kundėrakuzat, shpifjet dhe paturpėsia, janė imazhi mė i theksuar qė mund tė vėrehet nė debatet e kandidatėve pėr pozitat udhėheqėse.
Duke mos dashur qė gabimisht tė krijohet pėrshtypja se fjalimi ynė ėshtė politik dhe se derdh ujė ne mullirin e kėsaj apo asaj partie, unė, edhe siē aludova, kam njė hall tjetėr. Problemi im nuk janė partitė, por vlerat, jo fushatat, por nderet, jo individėt, por populli...
Tė gjithė jemi dėshmitarė se sfond i kėtyre fushatave ėshtė mė sė shumti fanatizmi partiak. Rekrutimi i kuadrove, jo pėr nga vlerat dhe pėrgatitja profesionale por nga disponimi dhe pėrkatėsia partiake, nuk di se mund tė quhet ndryshe vetėm se fanatizėm. E ē'ėshtė mė e keqja se, jo Hoxha, por ata partizanėt e partisė, ata qė kanė shumė diploma e pak dije, shumė vjet shkollė e shumė pak mėsim, janė ata pikėrisht qė duan tė derdhet tėrė uji i Kosovės vetėm nė mullirin e tyre. I sheh tek bėjnė presion tek njerėzit, marrėzisht, pėr t'i kthyer nė radhėt e veta, dhe, realisht, arrijnė qė disave t'ua blejnė karakterin ndėrsa tė tjerėve tua fusin frikėn nė palcė. Dhe ne sot, ligjėratėn tone do tua kushtojmė pikėrisht kėtyre dy kategorive:
- Atyre qė shesin karakterin pėr njė pozitė qė do t'i siguron tė ardhura tė majme materiale, dhe
- Atyre qė frika jo pėr avancim por pėr ruajtje tė asaj qė kanė, i shtyn ta premtojnė votėn...
Unė me kėtė nuk apostrofojė asnjė parti, asnjė figurė, asnjė personalitet, unė i drejtohem tė gjithėve, dhe me kėtė hutbe tė kėsaj dite madhėshtore, synojmė vetėdijesimin e tyre karshi sė vėrtetės duke zhveshur kėtė ligjėratė tėrėsisht nga shembuj politikė dhe duke e ilustruar atė me shembuj kur'anor dhe nga historia e ndritur islame.
Ndaj, mė lejoni qė kėtė kohė tė bekuar ta shfrytėzojmė bashkėrisht nėn hijen e botėkuptimeve reale tė sė vėrtetės dhe realitetit.
(1. Njeriu doemos do tė sprovohet)
Njeriu nė kėtė botė nuk do tė shpėtojė pa u sprovuar, por jo gjithnjė me tė keqen. Nuk ėshtė sprovė vetėm varfėria, sėmundja, humbja e tė dashurve, jo, sprovė, madje edhe shumė mė e rrezikshme, ėshtė edhe ndonjė e mirė, e cila pėr shkak tė mos trajtimit adekuat, shndėrrohet nė fatkeqėsi. Tė begatohesh prej Allahut tė Madhėruar, po e zėmė, me dije, e pastaj tė punosh kundėr parimeve tė dijes, kjo pėrveē mjerimit nuk ėshtė asgjė tjetėr. Allahu thotė: " ...e Ne, nė shenjė sprove ju sprovojmė me vėshtirėsi e kėnaqėsi, dhe ju ktheheni te Ne" [1] .
Kurse tashmė, nė kėtė fushatė zgjedhore, kur ambicia pėr pushtet zhduk ēdo parim, njeriu me vlera hyn nė njė provim, madje edhe pa dėshirėn e tij. Presionet nė formė kushtėzimesh, qofshin edhe me pasoja (largim nga puna, etj) do tė duhej qė nė vend se tė na shtynin tė pėrkrahim tė kėqijtė, tė mėsojmė pėr anėn e vėrtetė tė mirėsisė dhe fatkeqėsisė. Sprovat qė do tė vinin si rezultat i mbajtjes pėr kritereve njerėzore do tė duhej marrė si mirėsi. Shpirtit duhet t'i flasim se varfėria e kėsaj bote durohet kurse trishtimi i Ahiretit assesi; burgu i kėsaj bote pėrballohet ndėrsa burgu nė Xhehenem kurrsesi...A nuk ka thėnė Pejgamberi, alejhi's selam: "Dynjaja ėshtė burg pėr besimtarin kurse parajse pėr pabesimtarin" [2] .
Sa bukur ėshtė trupėzuar ky vetėdijesim nė rrėfimin e sihirbazėve te Faraonit, te cilėt na ballafaqim me Musain, alejhi's selam, shfaqen eksperiencėn e tyre prej magjistareve te mėdhenj por me te pare mrekullinė e Musait, alejhi's selam, ata iu nėnshtruan te vėrtetės duke mos kthyer kokėn kah apostat qe do te vijnė si shkak i besimit te tyre. Ja rrėfimi: "Ai (faraoni) tha: "A i besuat atij para se t'u japė unė leje? Ai (Musai) ėshtė prijės i juaj, i cili ua mėsoi magjinė, unė do t'ua pres duart e kėmbėt tėrthorazi e do t'u var nė trungujt e hurmave, e atėherė ju do ta kuptoni se cili prej nesh ka dėnim mė tė ashpėr e mė tė vazhdueshėm?" 72. Ata thanė: "Pasha Atė qė na krijoi, nuk tė japim pėrparėsi ty ndaj argumenteve qė na erdhėn, e ti bėje atė qė mendon ta bėsh, dhe mund ta zbatosh vetėm atė qė i takon jetės sė kėsaj bote!" 73. Ne i besuam Zotit tonė qė Ai tė na i falė gabimet dhe magjinė, me tė cilėn ti na detyrove. All-llahu ėshtė mė i miri (nė tė shpėrblyerit) dhe mė i pėrjetshmi (nė tė dėnuar)! 74. Ai qė i paraqitet Zotit tė vet si kriminel, e ka xhehennemin, nė tė cilin as nuk vdes as nuk jeton. 75. Ndėrsa ai qė i paraqitet Atij besimtar e qė ka bėrė vepra tė mira, tė tillėt i presin merita tė larta. 76. (do ta presin) Xhennete tė Adnit, nėpėr tė cilėt rrjedhin lumenj dhe aty do tė jenė pėrjetė. Ky ėshtė shpėrblimi i atij qė ėshtė pastruar nga mosbesimi" [3] .
Historia islame gjatė tėrė jetės sė saj u shoqėrua me shumė shembuj tė artė tė kėsaj natyre. Ebu Hanife kishte refuzuar t'i shėrbente qeverisė sė Mensurit, kishte refuzuar postin e gjykatėsit, madje duke e paguar kėtė edhe me jetė. Imam Ahmedi pėrballoi torturat dhe maltretimet edhe nė format mė mizore dhe nuk pranoi pėr asnjė ēast ta shkelė tė vėrtetėn pėr asnjė ēmim. Muhammed b. Ishak b. Rahavejh ka thėnė: "Sikur tė mos ishte sprova (nė lidhje me Kur'anin se a ėshtė i krijuar ose jo) qė i ndodhi Ahmedit, Islami do tė shkatėrrohej". Ali b. Medini ka thėnė: "Allahu e forcoj kėtė fe me Ebu Bekrin nė momentet e fitnes sė riddetit (kur njerėzit nuk jepnin zekatin) kurse Ahmedin nė ditėn e sprovės". Ibni Tejmije kur u kėrcėnua tha njė fjalė shumė tė artė. "Ēfarė kam unė dhe dynjaja; nėse mė mbysin, shkoj nė Xhennet, nėse mė burgosin kam rastin tė lexoj dhe tė bėj ibadet kurse nėse mė lėnė tė lirė kurrė nuk do tė ndalem sė kumtuari tė vėrtetėn".
Kjo ėshtė kėshtu ngase pėr njeriun e sinqertė e vėrteta ka pushtet mbi ēdo gjė dhe pėr hire tė saj asnjė lloj mundimi, torturimi a maltretimi, qofshin kėto edhe fatale, nuk shkaktojnė dhimbjet qė do tė pėrcaktonin largimin prej saj.
Muslimanė tė respektuar!
(2. Ftesė pėr ēlirim nga prangat dhe presionet njerėzore)
Kėto inserte nga pėrshkrimet e mėsipėrme, duhet tė jenė njė motiv qė e vėrteta, pa kusht dhe pa ēmim, tė thuhet, sidomos nėse kihet parasysh se me tė vėrtetėn arrihet tek Allahu i Madhėruar, pushteti i te Cilit ėshtė mbi ēdo gjė dhe mundėsia e Tij ėshtė mbi ēdo kė. A nuk ka thėnė Allahu i Madhėruar: "A mė tregon atė qė pengon, 10. Njė rob kur ai falet? 11. Ē'mendon kur ai (robi) ėshtė nė rrugė tė drejtė? 12. Ose ai (rob) urdhėroi pėr sinqeritet. 13. A mė tregon nėse ai pėrgėnjeshtron dhe zbrapset (nga besimi)? 14. A nuk e di ai se All-llahu e sheh? 15. Jo, jo! Nėse nuk tėrhiqet, vėrtet do ta kapim pėr flokėsh mbi ballin. 16. Floku rrenacak, mėkatar. 17. E ai le t'i thėrret ata tė vetėt. 18. Ne do t'i thėrrasim zebanitė. 19. Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me tė" [4] .
Motivimin pėr qėndrim stoik nė kėtė rrugė e bėjmė nga kėto aspekte:
1) Allahu i Madhėruar mbi ēdo gjė [5] . Mu pėr kėtė, sado qė tė jetė sprova e madhe, mbėshtetja nė Allahun e Madhėruar duhet tė jetė prezentė. Ose thėnė mė mirė, sa mė e madhe qė tė jetė sprova, aq mė e madhe duhet tė jetė mbėshtetja. Pėrkujto Ibrahimin, alejhi's selam tė cilin kur e futen nė zjarre pėr ta djegur..., ai u mbėshtet nė Allahun e Madhėruar: "Atėherė ata thanė: "Digjeni atė (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nėse doni t'u ndihmoni! 69. Po Ne i thamė: "O zjarr, bėhu i ftohtė dhe shpėtim pėr Ibrahimin! 70. Ata deshėn t'i bėjnė atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bėmė mė tė dėshtuarit" [6] .
Po kėshtu ndodhi edhe me sahabet, nxėnėsit e Muhammedit, alejhi's selam: "E atyre (shokėve tė Pejgamberit) qė dikush u tha: "Populli (idhujtarėt) ėshtė tubuar t'ju sulmojė, pra kini frikė!" Ajo, vetėm ua shtoi edhe mė shumė besimin e thanė: "Neve na mjafton qė kemi All-llahu, Ai ėshtė mbrojtėsi mė i mirė! 174. Dhe atė pa i gjetur kurrfarė e keqe fituan begati e mirėsi tė mėdha nga All-llahu dhe e arritėn kėnaqėsinė e Tij, All-llahu ėshtė dhurues i madh" [7] .
2) Ibadeti jo vetėm me namaz. Nėse ti e shet fjalėn e vėrtetė pėr ndonjė tė mirė tė kėsaj bote, atėherė ti nė fakt je bėrė rob i saj ngase adhurimi dhe robėria nuk shprehen vetėm me namaz. Kur dashuria dhe pėrkrahja, urrejtja dhe luftimi, nuk bėhen pėr hire tė vlerave dhe rrjedhimisht pėr hire tė Allahut tė Madhėruar, atėherė njė gjė e tillė kalon nė adhurim sado qė verbalisht ajo nuk shprehet. Allahu i Madhėruar duke pėrshkruar ithtarėt e feve qė iu nėnshtroheshin parimeve fetare tė ndėrruara e vėna nga priftėrinjtė, i cilėsoi ata si adhurues tė tyre. Thotė Allahu i Madhėruar: "Ata i konsideruan "ahbarėt" (priftėr jehudi) tė tyre, "ruhbanėt" (murgjit e krishterė) tė tyre..." [8] .
Kjo vlen shume edhe pėr imamėt e Xhamive, tė cilėve me kėtė rast ua pėrkujtojmė se xhamitė janė shtėpi tė Allahut tė Madhėruar ndaj aty flitet dhe veprohet sipas rregullave tė Tij. Askush, kushdo qoftė, nuk ka pushtet nė to pėrveē Tij. Allahu i Madhėruar thotė: "Dhe se vėrtet xhamitė janė veēantė pėr ta adhuruar All-llahun..." [9] .
3) Tradhti e misionit. Nėse ne jemi muslimanė dhe nėse ne duhet ti kemi shėmbėlltyrė profetėt, atėherė karrigeje nuk duhet tė jetė ideali ynė pėr shkak tė sė cilės do tė shesim burrėrinė dhe nderin. Pėrkundrazi, duhet tė punojmė pėr mirėqenien e qytetarėve dhe stabilitetin e tyre shpirtėror dhe material. Musai, alejhi's selam tha: "Ai tha: "Zoti im, betohem nė ato tė mira qė m'i dhurove mua se kurrė nuk do tė vihem nė ndihmė tė kriminelėve" [10] .
Xhematlinjė tė nderuar!
(3. Shkaqet dhe shėrimi i kryelartėsisė sė njeriut)
Me tė marrė pushtetin, njeriu harron veten e tij. Mendon se pozita i siguron ēdo gjė, madje, marrėzisht, edhe pavarėsi prej Allahut tė Madhėruar. Ndoshta jo me fjalė por me vepra gjithsesi se shpreh njė gjė tė tillė. Allahu i Madhėruar thotė: "Jo, ėshtė e vėrtetė se ai i kalon kufijtė, 7. Pėr shkak se e ndien veten tė pavarur" [11]
E sheh njeriun e mashtruar tek mendon se pushteti i tij nuk ka fund, sillet sikur do tė jetė pėrgjithmonė, sikur kurrė nuk do tė kthehet tek Allahu i Madhėruar, sikur pushteti nuk i del prej dore kurrė...
Ai duhet ta dijė se pushteti i vetėm qė nuk merr fund dhe qė nuk ka rivalitet ėshtė i Allahut tė Madhėruar, ndryshe, sikur pushteti i njerėzve tė ishte i pėrjetshėm, kurrė kėtyre nuk do t'iu vinte radha...Por jo, pushteti absolut it takon vetėm Allahut, siē thotė: "Ditės kur ata do tė dalin (prej varrezave) nė shesh, e All-llahut nuk mund t'i fshihet asgjė gjė e tyre. I kujt ėshtė pushteti sot? (bėhet pyetja). I All-llahut, i Atij qė ėshtė Njė, i fuqiplotit (ėshtė pėrgjigjja)!" [12] .
Aspekt tjetėr i kėsaj mbretėrie tė rreme ėshtė se ata do tė pyeten, do tė merren ne llogari, do tė dalin para Allahut tė Madhėruar, ndaj si e shohin veten te pavarur: "(Pėrkujto) Ditėn qė vjen kur secili njeri do tė pėrpiqet pėr vetveten dhe secilit njeri do t'i plotėsohet ajo qė e meriton, e nuk u bėhet padrejtė" [13] .
"Atė ditė ju do tė ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtė asnjė sekret juaji"[14] .
"E tanimė, atyre nuk u bėn dobi ndėrmjetėsimi i ndėrmjetėsuesve, 49. Po ēka kishin ata qė largoheshin prej kėshillės (Kur'anit)? 50. Ata ishin si gomarė tė trembur (tė egėr). 51. Qė ikin prej luanit (ose prej gjahtarit)" [15] .
Dhe pėr fund fare,
Tė dashurit e mi pėr Allahun!
(Pėrmbyllje)
Allahu i Madhėruar ka vendos si ligj se ata njerėz qė ia kthejnė shpinėn, e harrojnė, e mohojnė, i mohojnė mirėsitė e Tij, Ai do t'i shkatėrrojė ata dhe nė vend te tyre do tė sjell tė tjerė.
"Ata ishin qė u patėm dhėnė librin, urtėsinė e pejgamberllėkun; e nėse kėta (idhujtarėt mekas) e refuzojnė kėtė (pejgamberllė kun tėnd), Ne e kemi siguruar kėtė me njė popull qė nuk e refuzon" [16] .
"O ju qė besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bėn dėm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do ta sjellė njė popull qė Ai e do atė (popull) dhe ata e duan Atė (Zotin), (njė popull) qė ėshtė modest e i butė ndaj besimtarėve, por i ashpėr dhe i fortė ndaj mohuesve, qė lufton nė rrugėn e All-llahut dhe qė nuk i frikėsohet kėrcėnimit tė asnjė kėrcėnuesi. Kjo (cilėsi e atij populli) ėshtė dhuratė e All-llahut qė i jep atij qė do. All-llahu ėshtė dhurues i madh, i dijshėm. 55. Mik (i afėrt) juaji ėshtė vetėm All-llahu, ėshtė i dėrguari i Tij dhe ata qė besuan e qė falin namazin dhe japin zeqatin duke bėrė rukuė (duke qenė respektues). 56. E kush ka pėr mik All-llahun, tė dėrguarin e Tij dhe ata qė besuan, s'ka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut ėshtė ngadhėnjyese" [17] .
Ndaj, si porosi tė fundit do tė kėrkoja qė pozita tė merret mė parė pėrgjegjėsi se sa privilegj, modesti se sa krenari, pėrulje se sa kryelartėsi...
Allah na dhashtė liderė qė ia kanė frikėn Atij dhe na mėshirojnė neve!
Amin!
.
[1] Kur'ani, El Enbija, 35.
[2] Muslimi.
[3] Kur'ani, Taha, 71-76.
[4] Kur'ani, El Alek, 9-19.
[5] Duke u bazuar nė urdhrin e Allahut tė Madhėruar qė kur duam tė mėsojmė pėr Tė tė shikojmė nė krijesat e Tij, kėsaj radhe do tė ndalemi tek disa krijesa pėr tu bindur, rrjedhimisht, pėr Allahu e Madhėruar dhe fuqinė e Tij. Thotė Pejgamberi, alejhi's selam: "Xhenneti ėshtė 100 kate (shkalle) kurse distanca nė mes ēdo kati ėshtė sa distanca ndėrmjet qiellit dhe tokės. Firdeusi ėshtė nė katin mė tė lartė dhe prej atje burojnė katėr lumenjtė e Xhennetit. E mbi tė ėshtė Arshi ndaj ku ta lusni Allahun pėr diē, lutne pėr Firdeus". Hadithi ėshtė autentik. Shih: Sahihu'l xhamii, 4244.
"Shtatė pale qiej nė raport me Kursinė nuk janė tjetėr vetėm se si njė hallkė e hedhur nė njė shkretėtirė kurse vlera e Arshit ndaj Kursijes ėshtė sikurse vlera e asaj toke ndaj asaj hallke". Albani ne Es Silsiletu's Sahihah, 1/174, pas elaborimti dhe shqyrtimit te gjate, vleresons e hadithi ėshtė autentik.
"Mė ėshtė lejuar t'iu flas pėr njė melek prej melekėve tė Allahut tė Madhėruar, i cili ėshtė nga radhėt e bartėsve tė Arshit dhe (i cili ėshtė jashtėzakonisht i madh saqė) ndėrmjet tulit tė veshit tė tė cilit dhe supeve ėshtė distancė 700 vjet udhėtim". Hadithi ėshtė autentik. Shih: Sahihu'l xhamii, 854.
[6] Kur'ani, El Enbija, 68-70.
[7] Kur'ani, Ali Imran, 173-174.
[8] Kur'ani, Et Teube, 31.
[9] Kur'ani, El Xhinn, 18.
[10] Kur'ani, El Kasas, 17.
[11] Kur'ani, El Alek, 6-7.
[12] Kur'ani, Gafir, 16.
[13] Kur'ani, En Nahl, 111.
[14] Kur'ani, El Hakkah, 18.
[15] Kur'ani, El Muddeth-thir, 48-51.
[16] Kur'ani, El En'ame, 89.
[17] Kur'ani, El Maide, 54-56.
.
30.10.2009
Vushtrri, Kosovė
31.10.2009.islamgjakova.net