Dr. Ali Iljazi
A e duam veten ?
A e do egon tėnde, krenarinė dhe fisnikėrinė tėnde? Mesazhi im sot ėshtė: Mos e nėnēmo veten !
Kur Allahu i Madhėrishėm e krijoi njeriun i mbolli tek ai tre instinkte themelore pa tė cilėt nuk mundet :
1. nevoja pėr ushqim dhe pije ,
2 nevoja intime, pėr tė vazhduar llojin ,
3 nevoja pėr ruajtjen e nderit, famės dhe krenarisė ,
Dy instinktet e para janė tė njohur pėr njerėzit, por sot duhet shpjeguar instinktin pėr ruajtjen e krenarisė njerėzore .
Cili prej nesh nuk e do emrin e tij? Cili prej nesh nuk dėshiron tė dėgjojė pėr familjen e tij gjėrat mė tė mira? Sa herė keni dėgjuar njeriun duke thėnė: Biri im, babai yt e ka bėrė kėtė e kėtė vepėr, etj. Askush prej nesh nuk dėshiron tė tregoj dhe komentoi mossukseset dhe veprimet e pa paramenduara. Pėrse ndjejmė urrejtje gjatė pėrgojimit, thashethemeve, pėrcjelljes sė fjalėve tė huaja me qėllim tė pėrēarjes nė mes njerėzve? Pėrse ???
Sepse secili njeri ruan dhe ngritė krenarinė e tij, dhe nuk pajtohet qė dikush t'ia rrėnoj krenarinė e tij .
Tani do ta bėjmė pyetjen e dytė: pėrse Allahu i Madhėrishėm e krijoi kėtė instinkt te njeriu? Nėse e di pėrgjigjen nė kėtė pyetje, mesazhi i hytbes sė sodit do tė jetė i qartė. Nevojėn pėr ushqim Allahu e bėri pėr vazhdimėsinė e llojit njerėzor, marrėdhėnien intime pėr ekzistencėn dhe rritjen e llojit njerėzor, ndėrsa instinktin e krenarisė njerėzore na dha sepse na do shumė. Pėrse? Sepse kėshtu tė kėqijat nė tokė do tė jenė mė tė vogla. Ai i cili e ruan krenarinė dhe fytyrėn e tij frikėsohet mos tė turpėrohet tė mos pėlqyer nderin dhe krenarinė e tij,dhe pėr kėtė nuk do tė vendos nė vepėr tė turpshme dhe tė keqe. D.m.th. Allahu tek ne e mbolli kėtė instinkt pėr ta ruajtur tokėn nga shkatėrrimi dhe shtrembėrimi .
Ēfarė ka nėse dehem? Ēfarė ka nėse e rrahė gruan? Ēfarė ka nėse i largoj fėmijėt nga shtėpia? Ēfarė ka nėse kacafytem me njerėzit? Ēfarė ka nėse nuk flas me vėllain? Sikur mos tė ishte instinkti i krenarisė njerėzore, tė gjitha veprimet e pėrmendura do t'ishin normale. Por nėse njeriu kujdeset pėr krenarinė e tij, e ruan me kujdes dhe nuk ia jep askujt, atėherė vėrtetė do tė mendoi a janė kėto ēėshtje normale pėr tė apo jo? Mu pėr kėtė Allahu i Madhėrishėm nga dashuria e Tij e pafund, mbolli te njeriu kėto instinkte pėr ta ruajtur tokėn nga e keqja .
Njeriu ruhet qė tė mos bėjė gabime tė mėdha para familjes sė vet, nuk dėshiron tė bie nė sytė e tyre...kėshtu Allahu ruan familjen .
Nė punė, tė gjithė shikojnė kah ti dhe presin perfeksionim nė punė, prandaj maksimalisht ruhesh qė tė mos gabosh, por qė firma tė ketė person tejet tė pėrgjegjshėm .
Vėllezėr tė dashur !
A ndjejmė nevojėn qė tė jemi pėrgjegjės ndaj vetes, qė ta ruajmė ndershmėrinė tonė nė kėto gjėra ?
Nėse pyesim psikologėt, kur gabon njeriu? Ata do tė pėrgjigjen: kur humbasin besimin nė vete dhe nė sytė e tyre nuk kanė vlerė as sa thermia .
Ju e dini se mėkatet ndahen nė tė mėdha dhe tė vogla. Pėrse mėkatet e mėdha? Sepse mu mėkatet e mėdha mė sė tepėrmi na poshtėrojnė, mė sė tepėrmi na turpėrojnė, mė sė tepėrmi na marrin dhe uzurpojnė krenarinė tonė .
Marrim p.sh. konsumimin e alkoolit. Njeriu dehet. Nėse nuk merr shpulla nė kafene, del nė rrugė i rraskapitur, pa drejtpeshim. Njerėzit qė kalojnė marrin ibret, e pėrqeshin, e injorojnė....ndėrsa kur vjen nė shtėpi, familjarėt i largohen. Nėse ėshtė agresiv, do ta largojnė nga shtėpia duke e goditur verbalisht apo fizikisht .
Njeriu i cili e humbė krenarinė e tij nė rrugė, nė shtėpinė e tij ai ėshtė i operuar nga instinkti i tretė .
Fėmija i cili ulet pranė babait tė tij tė cilin e ka vjedhur, e ka gėnjyer e ka anashkaluar, etj. Ēfarė do tė jetė ndjenja e tij ?
Vėllezėr! E posaēėrisht ju rini! Mos lejoni qė tė rrėnohet krenaria juaj !
Gėnjeshtari i cili gėnjen ėshtė i nėnēmuar. Por, a e dini kur? Kur gėnjeshtra e tij del nė shesh, pa dyshim ai do tė dėshironte qė tė mos tė kishte lindur fare. Nėse nuk e ke kėtė ndjenjė, tė jesh i sigurt qė je i operuar nga instinkti i pėrmendur .
Kur pėrgojojmė ose shpifim pėr njeriun dhe pas njė kohe e takojmė dhe ai na pyet neve: mė thuaj, ēfarė tė kam bėrė pėr kėto qė ke thėnė pėr mua? Mė mirė mos tė ishe fare, se sa tė pėrjetosh kėtė moment .
Ai i cili ulet nė karrige, nė qytet, kėmbėn mbi kėmbė dhe u flet gjithfarė fjalėsh vajzave dhe grave qė kalojnė, ėshtė i nėnēmuar, pa krenari. Ai edhe kėtė e di nė vete. A thua do tė lejonte qė dikush tjetėr t'i bėjė motrės, nėnės apo bashkėshortes sė tij ?
Muhammedi a.s. transmeton njė hadith kudsi ku Allahu xh.sh. thotė: "Mė janė tė dashur njerėzit e devotshėm, por edhe mė tė dashur tė rinjtė e devotshėm (Njeriu i ri ka fuqi, energji, shpesh edhe mjetet e mundshme tė punoj ēfarė tė dojė, por ai nuk e nėnēmon veten, por e ngritė krenarinė dhe dinjitetin e tij )".
Hadithi tjetėr thotė :
" Mė janė tė rrejtur tė kėqijat e edhe mė tepėr pleqtė e kėqij ".
Njė vajzė e re e klasės sė dymbėdhjetė mu ankua, se duke shkuar nė shkollė dy pleq i flasin fjalė vulgare. Kėta njerėz janė tė pėrbuzur te Zoti, larg nga krenaria njerėzore, larg nga morali i lartė qė duhet tė zbukurojė secilin njeri e veēanėrisht besimtarin .
Allahu i Madhėrishėm betohet nė Kur'an :
" Pasha fikun dhe ullirin! Dhe (kodrėn) Turi Sina-en! Dhe kėtė qytet tė sigurisė! Vėrtet, Ne e krijuam njeriun nė formėn mė tė bukur ".
Pra, Allahu betohet nė fikun dhe ullirin, qė asocon vendin ku rriten ato nė Palestinė .
Pastaj betohet nė kodrėn e Sinait, ku Musai a.s. foli me Allahun e Madhėrishėm, dhe betohet nė qytetin e sigurt - Mekėn .
Pra, Allahu betohet nė tre vende mė tė larta, e pastaj lavdėron dhe ngritė, se njeriun e krijoi si krijesėn mė fenomenale dhe nė formėn mė tė bukur. Pas, kėsaj konstatojmė se ky njeri me dėshirėn e tij, bie nė ultėsi, pėrulet, nėnēmohet nė jo natyrshmėri. Allahu xh.sh. na kėshillon: O njeri, tė krijova nė formėn mė tė bukur, e ti dėshiron ta nėnēmosh veten tėnde, pėrse ?
Na krijoi duke na dhėnė shpirtin nga ana e Tij. Ky ėshtė vėrtetė nder i madh. Pyesim, pėrse Allahu nuk bėri qė mėkati ynė tė kundėrmon, kur gėnjen t'i shkruhet nė ballė? Pėr tė na ruajtur dinjitetin dhe krenarinė tonė .
Gjėja mė e urryer te Allahu xh.sh., ėshtė kur njeriu i cungon tė drejtėn dikujt, me qenė krenar dhe i ndershėm. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė :
" Kush e turpėron njeriun pėr ndonjė mėkat qė e ka bėrė, nuk do tė vdes pa e bėrė vet tė njėjtin mėkat ".
Shejtani dėshiron (lehtenikenne - hamej - fulqit) tė na vejė frerėt, sikur ne qė i vejmė kuajve, duke na udhėhequr ku dėshiron ai. Shejtani dėshiron qė tė na pėrul, shkelė dinjitetin dhe krenarinė tonė .
Tregohet se Bajezidi ishte aq i zhytur nė Allahun e Madhėrishėm pėr 20 vjet sa qė gjithmonė e pyeste nxėnėsin e tij: "Djali im, si e ke emrin ?"
Djaloshi u mėrzit dhe njė ditė i tha: "Mėsuesi im, mos mė pėrqesh! 20 vjet tė shėrbej e ti pėr ēdo ditė mė pyet si e kam emrin ?"
" Djali im", u pėrgjigj Bajazidi, "nuk po tė pėrqesh. Por nė zemrėn time aq shumė ka mbizotėruar Emri i Allahut, sa qė nga ajo i ka larguar tėrė emrat tjerė. Andaj ēdo emėr tjetėr e harroj posa e dėgjoj, e mbetet vetėm Emri i Tij ".
E kanė pyetur Lukmanin, "prej kujt e ka mėsuar urtėsinė?" Ai u pėrgjigj: "Nga njerėzit e verbėr, tė cilėt nuk e bėjnė hapin para se tė hulumtojnė mirė tokėn para kėmbėve ".
Ekziston njė gjė nė kėtė botė tė cilėn nuk duhet harruar .
Mendoni se mbreti ju ka dėrguar nė njė detyrė tė caktuar (tė rėndėsishme) nė njė vend .
Ju shkoni nė atė vend, i kryeni njėmijė punė tjera, por harroni pėr ēka jeni dėrguar .
Kjo ėshtė sikur tė mos bėsh asgjė .
Kemi ardhur nė kėtė botė me detyrė tė caktuar dhe kėtu fshihet qėllimi i ekzistimit tonė .
Mjaftė mė tė pėrulur, mjaftė mė tė ndarė, mjaftė me urrejtje. Tė gjitha kėto janė meny e shejtanit. Nėse ngadhėnjejmė shejtanin dhe nuk lejojmė tė na frenoj, ne do tė ngadhėnjejmė dhe do t'i tejkalojmė mosmarrėveshjet tona, problemet tona dhe pengesat tjera nė jetė .
Lutemi Allahut tė Madhėrishėm! Qė tė na jap menēuri, krenari dhe dinjitet, tė na falė mėkatet tona, tė mos lejoj tė na frenoj shejtani, tė jemi tė lirė, krenar, zemėrgjerė, dinjitoz, tė mos pėrēahemi, Amin !
29.11.2007.islamgjakova.net