www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Ndihma e Allahut xh.sh.

 

 

 

 

Enes ef.Koshi

 

Lavd - falėnderimi i takon All-llahut tė madhėrishėm, Krijuesit tė gjithėsisė, pėrshėndetjet dhe salavatet pėr Profetin Muhammed s.a.v.s., familjen e tij tė pastėr dhe shokėt e tij besnik, si dhe tė gjithė ata qė ndoqėn dhe ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Vėllezėr!

Bota islame nė pėrgjithėsi ėshtė duke pėrjetuar momente tė vėshtira, me luftra tė ndryshme, pėrndjekje e persekutime tė llojllojshme, andaj shejtani i mallkuar nė kėto momente e gjen rastin tė depėrtojė tek ato zemra tė dobėta nga imani duke bėrė pyetje:
Ku ėshtė ndihma e All-llahut?

Ku ėshtė premtimi i All-llahut, i cili ka thėnė nė Kur'an se Zoti do t'i ndihmojė robėrit e Tij besimtarė? Shikoni zullumqarėt, kriminelėt, tiranėt nėpėr vende tė ndryshme tė botės ecin kryelartė dhe luajnė si tė duan me besimtarėt, andaj ku ėshtė ndihma e Zotit pėr ta? Pse nuk i shkatėrron zullumqarėt (tiranėt) pėr shkak tė tiranisė dhe armiqėsisė sė tyre? Me kėsi lloj pyetjesh, shejtani gjen rrugė pėr tė depėrtuar nė mendjet e muslimanėve, duke bėrė cytje tek ata nė kėto rrethana tė vėshtira qė po pėrjeton bota islame nė pėrgjithėsi. Andaj gjatė kėtyre minutave , do tė mundohem qė t'i pėrgjigjem kėtyre pyetjeve. Sė pari duhet tė pėrmendi ligjet, normat, rregullat e All-llahut xh.sh.(tė madhėrishėm) pėr robėrit e vet, ashtuqė me kėtė tė na shtohet besimi nė Zotin e Madhėruar, e jo tė na fut shejtani nė ngatėrresa dhe dyshime. All-llahu i Madhėrishėm, jobesimtarėve (shtypėsve) u jep afat, por assesi nuk i le pas dore, nuk i le nė harresė. Ky ėshtė ligj i kahershėm i All-llahut xh.sh. pėr robtė e vet , prej krijimit e deri nė Ditėn e Kijametit.

A nuk e keni dėgjuar fjalėn e All-llahut xh.sh. nė suren Kalem: "Pra mė lė Mua dhe ata qė e mohojnė kėtė Kur'an. Ne do t'i afrojmė ata dalėngadalė te denimi prej nga nuk e presin. Dhe atyre Unė u jap afat, sepse ndėshkimi Im ėshtė shumė i fortė".

A nuk e keni dėgjuar fjalėn e All-llahut nė suren Haxh: "Shumė fshatra qė ishin nė rrugė tė gabuar, Unė ua pata shtyrė denimin pėr njė kohė, e pastaj i zura me dėnim dhe fundi i tyre ėshtė tek Unė".

Shumė fshatra, shumė vende, shumė popuj, janė rebeluar dhe kanė bėrė shkatėrrime tė mėdha nė tokė, por Zoti xh.sh. nuk ngutet, dhe ta dini se shtyerja e dėnimit tė tyre nuk do tė thotė se ata do t'i shpėtojnė dėnimit.

Nė suren Ibrahim, All-llahu xh.sh., thotė: "E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si tė pakujdesshėm ndaj asaj qė veprojnė zullumqarėt; Ai vetėm ėshtė duke i lėnė ata pėrderisa njė ditė nė tė cilėn sytė shtangen (mbesin tė hapur)".

Lexoni ngjarjet, tregimet, ndodhitė nė Kur'an tė atyre popujve tė cilėt bėnė zullum dhe shkatėrrime tė mėdha nė tokė si: populli i Nuhut a.s., populli i Salihut a.s., populli i Lutit a.s., a thua Zoti xh.sh. pėr shkak tė tiranisė, zullumit dhe sjelljeve tė tyre tė fėlliqura i shkatėrroi menjėherė? Jo, por u dha afat deri nė njė kohė tė caktuar. Lexoni tregimin e gropuesve tė hendeqeve nė suren Buruxh, As'hab Uhdud ose tė zotėt e hendeqeve, ishin sundues qė i mundonin besimtarėt dhe i digjnin nė hendeqe, por All-llahu xh.sh. nuk i shkatėrroi brenda njė nate.
Sa qėndroi Nuhu a.s. me popullin e tij, tė cilėt bėnin padrejtėsi, shtypje dhe gjėra shumė tė kėqija, por Nuhu a.s. duroi, e urdhėroi Zoti me sabėr (durim), derisa erdh koha e caktuar qė nuk e di askush pos All-llahut tė Madhėrishėm dhe i shkatėrroi.

"E kur erdhi urdhri ynė dhe nga furra doli ujė, Ne thamė: (mashkull dhe femėr) nga ēdo lloj, familjen tėnde dhe besimtarėt, pėrveē atyre pėr tė cilėt ėshtė marrė njė vendim i pėrhershėm. Por, pėrveē njė pakice, shumica nuk besoi >".

Mos e harroni kėtė ligj tė All-llahut xh.sh. Mėsoni nga ndodhitė e popujve gjatė historisė. Sa e munduan idhujtarėt Pejgamberin a.s. nė Mekke, sa muslimanėt i torturuan dhe i mbytėn, sa prej tyre i lanė nė rrezet pėrvėluese tė diellit siē e dini, por kur erdh koha e caktuar nė diturinė e All-llahut, i shkatėrroi mizorėt dhe i shpėtoi besimtarėt. Kut ta kemi tė qartė kėtė ligj hyjnor, atėherė shejtani nuk mund tė depėrtoj dhe tė fut huti nė zemrat dhe mendjet tuaja.

Nė kėtė afatizimi qė ua jep Zoti xh.sh. jobesimtarėve ka shumė urtėsi (menēuri) qė nuk na mjafton koha t'i pėrmendim tė gjitha. Prej tyre ėshtė se kjo zgjatje e afatit tė mizorėve ėshtė rast i mirė pėr ata tė cilėt e kanė humbur rrugėn, qė tė zgjohen dhe tė kthehen rrugės sė All-llahut tė Madhėrishėm. Tė pendohen sinqerisht pėr veprat e tyre. Kėto sprova dhe vėshtirėsi qė po i pėrjetojmė ne muslimanėt janė fryt i veprave tona, rezulltat i sjelljeve tona tė kėqija nė raport me All-llahun xh.sh. Duhet ta dimė kėtė tė vėrtetė, prandaj nuk lejohet assesi qė t'i drejtojmė shikimet tona kah zullumqarėt dhe mizoritė e tyre, pa menduar thellė pėr gjendjen tonė tė nderė.

Kėshtuqė tė gjitha kėto fatkeqėsi dhe sprova janė reflektim dhe pasqyrim i gjendjes tonė tė keqe qė kemi brenda shoqėrisė. Sikur Ummeti islam tė ishte kompakt dhe i bashkuar dhe sikur tė kapeshim fort pėr litarin e All-llahut, a do tė ndodhte kjo fortunė dhe tragjedi? Assesi, por ne i kundėrshtuam urdhrat e All-llahut xh.sh. dhe u larguam nga Sheriati (ligji hyjnor) i Tij, andaj tė tillė e kemi gjendjen ne sot. Ėshtė e vėrtetė se All-llahu xh.sh. ka thėnė:

Ai kurrsesi nuk e then premtimin e Vet, por ėshtė obligim yni qė ta pėrmirėsojmė gjendjen tonė shpirtėrore, dhe t'i kthehemi rrugės sė Tij.
Gjatė Luftės sė Parė Botėrore, nė Irak jetonte njė njeri, prej robėve tė devotshėm tė All-llahut xh.sh., me emrin Ibrahim Rravii. Ai kishte parė nė ėndėrr dy ushtri tė mėdha. Njėra e muslimanėve, e tjetra e armiqve tė Islamit. Ibrahim Er -ravi thotė: < E pashė Resulullahun a.s. i cili qėndronte nė mesin e dy ushtrive. U afrova tek ai e pėrshėndeta me Selam dhe e pyeta? O Pejgamber i Zotit, ky ėshtė Ummeti yt? A nuk po i ndihmon? A nuk po bashkohesh me ta?> I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. u pėrgjigj:"Unė kam ardhur t'i ndihmoj Ummetit tim, po shikoi djathtas e majtas dhe nuk e di se cili prej dy grupeve(ushtrive) ėshtė Ummeti im!" Nėse e ka parė kėtė Ibrahim Er-ravi gjatė shpėrthimit tė Luftės sė Parė Botėrore, atėherė ēfarė kishte me thėnė Pejgamberi a.s. pėr muslimanėt e ditėve tona!?

Vėllezėr tė ndershėm!Muslimanėt nuk duhet tė nguten dhe tė kėrkojnė fitore dhe triumf. All-llahu xh.sh. pėrgjigjet, por nė kohėn kur Ai dėshiron, jo nė kohėn kur dėshirojmė ne. Kjo ėshtė njė, e dyta, Zoti xh.sh. hakmerret ndaj zullumqarėve dhe i shkatėrron ata nė momentin kur Ai dėshiron, jo nė momentin kur dėshirojmė ne.

Muhammedi s.a.v.s ka thėnė: >Tė gjithė ju jeni mėkatar. Mė i miri prej mėkatarėve ėshtė ai qė pendohet.<

 


E xhuma: xhamia e hadumit
Gjakovė

 

 

14.02.2008.islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .