Enes ef.Koshi
Falenderojmė All-llahun, Zotin e botėrave, i Cili pėr ne zgjodhi Islamin si fe dhe Muhammedin a.s. si Pejgamber, udhėzues dhe Pejgamber tė cilin e dėrgoi pėr mbarė njerėzimin, pėrgėzues dhe qortues qė fton tek All-llahu. E dėrgoi si pishtar ndriēues pas njė periudhe kohore pa pejgamber, ku errėsira e devijimit nga e vėrteta ishte pėrhapur anembanė. Ai shpalli fenė e All-llahut tė Madhėrishėm, transmetoi mesazhin dhe pėrcolli amanetin ashtu siē iu besua, ua sqaroi njerėzve atė qė iu zbriti, ua qartėsoi ligjet e All-llahut, e kreu detyren e tij derisa njerėzve ua plotėsoi fenė e tyre dhe pėr ta u plotėsua dhuntia e All-llahut kur Ai zgjodhi pėr ta Islamin si fe tė pėrhershme e tė pandryshueshme. Drita e tij nuk shuhet kurrė, parimet e tij nuk vjetėrohen dhe ligjet e Tij janė tė pėrhershmė sa tė jetė jeta.
Xhematli i nderuar !
Gjendja yte mė e mirė, ėshtė atėherė kur ti e ruan gjuhėn tėnde nga tė gjitha sėmundjet e saj, e qė janė tė shumta. Nė dy hytbet e kaluara kemi folur gjėrėsisht pėr "Gibetin", ndėrsa sot do tė flasim pėr njė sėmundje tjeter tė gjuhės e qė ėshtė gjithashtu e pėrhapur tek ne, e ajo ėshtė "Bartja e fjalėve" e qė nė gjuhėn arabe quhet "En-nemimetu".
All-llahu xh.sh. thotė nė Kur'an :" Mos e respekto askė qė betohet shumė dhe ėshtė i poshtėr, qė ėshtė pėrgojues e ban fjalė ndėr njerėz".
Kurse pak mė poshtė thotė: "qė ėshtė shumė i vrazhdė, mė nė fund edhe kopil" (nuk i dihet baba).
Abdullah bin Mubareku thotė:" Fjala "zenim" nė ajet do tė thotė: fėmiu kopil i cili nuk e mbanė tė msheftė (por u tregon tė tjerėve se ėshtė kopil). Andaj ai qė i pėrhap dhe i bartė fjalėt e tė tjerėve i pėrngjet njė fėmiut kopil", duke u bazuar nė ajetin e cituar mė lartė".
All-llahu xh.sh. thotė:" Mjerė pėr secilin qė ofendon dhe pėrqeshė"(njerėzit).Thuhet se me fjalėn "Humezeh", ėshtė pėr qėllim bartėsi i fjalėve.
All-llahu i lartėsuar thotė:"E edhe gruaja e tij (Ebu Lehebit), ajo qė barti dru (ferra, do tė hyjė nė njė zjarr tė ndezur flakė). Siē thuhet se ajo ka qenė njė grua e cila barte fjalė.
All-llahu xh.sh. prap thotė nė njė ajet Kur'anor: ".por ato tė dyja (gruaja e Nuhut dhe e Lutit), i tradhtuan ata tė dy dhe kėta tė dy nuk mund ti mbrojnė ato fare tek All-llahu.". Gruaja e Lutit e informonte popullin e vet pėr musafirėt (melekėt) qė i vinin atij, ndėrsa gruaja e Nuhut u thoshte atyre se bashkėshorti i saj ėshtė i ēmendur.
Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Nuk do tė hyjė nė xhennet bartėsi i fjalėve".
Kurse nė njė rast tjeter tha:"A dėshironi t'ju tregoj se kush janė njerėzit mė tė kėqij? Thanė gjithsesi o i Dėrguar i All-llahut. Tha : "Janė ata qė bartin fjalėt tek tė tjerėt, ata qė i ndajnė tė dashurit dhe ata qė mundohen ti gjejnė tė metat dhe gabimet e tė tjerėve.
Ebu Dherr el Gaffari r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. ka thėnė:" Kush e pėrhap njė fjalė ndaj njė muslimani pėr ta turpėruar atė pa kurrfarė tė drejte, All-llahu do ta turpėrojė ate Diten e Kijametit duke e dėnuar me zjarr".
Ėshtė thėnė se njė e treta e dėnimit tė varrit do tė jetė pėr shkak tė bartjes sė fjalėve.
Transmetohet nga Abdullah bin Omeri r.a. se Pejgamberi a.s. ka thėnė:" Me tė vėrtetė kur All-llahu e krijoi xhennetin, i tha atij: FOL, xhenneti tha: i lumtur ėshtė ai qė hyn tek unė! All-llahu I Plotfuqishėm i tha : Pasha Madhėrinė dhe Krenarinė Time, tek ti nuk do tė banojnė tetė grupe njerėzish. dhe prej tyre e pėrmendi edhe bartėsin e fjalėve".
Nga Ibn Abbasi r.a transmetohet se i Dėrguari i All-llahut ka kaluar pranė dy varreve dhe ka thėnė:" Kėta dy janė nė adhab (duke u dėnuar). Ata nuk janė nė adhab pėr ndonjė mėkat tė madh (sipas tyre), kurse nė tė vėrtetė ėshtė mėkat i madh (tek All-llahu). Njėri prej tyre ėshtė pėrcjellės i fjalėve tė huaja, kurse i dyti nuk ėshtė ruajtur nga pikat e urines" .
TREGIM
Tregon K'ab el Ahbari dhe thotė: Pasiēė beni israilėt i kishte goditur njė thatėsi e madhe, Musa a.s. e luti Zotin xh.sh disa herė qė tė bie shi, por ishte e kotė. Atėherė All-llahu xh.sh. iu drejtua atij me kėto fjalė: O Musa, Unė nuk i pėrgjigjem lutjes sate dhe tė atyre qė janė me ty, pėrderisa nė mesin e juaj ėshtė njė njeri qė bartė fjalėt dhe ėshtė kėmbėngulės nė atė. Kur dėgjoi Musa fjalėt e All-llahut tha: O Zot, mė trego se kush ėshtė ai njeri, ta gjejmė dhe ta nxjerrim nga vendi ynė? Zoti iu pergjigj e tha :"O Musa, Unė ua ndaloj juve bartjen e fjalėve, arėherė si mundet qė unė tė jem bartės i fjalėve", atėherė tė gjithė ata qė ishin me hazreti Musanė, u penduan sinēerisht e pastaj ra shi".
Edhe Tahir efendia (rahmetullahi alejh) e potencon fort bukur kėtė ndodhi nė poezit e tij ku thotė : "
Shihni Musanė kur asht lutė ai shi me ra
Pėr nji insan qė qėlloi i keq, shi s'ashtė ra
Musaja tha: Ej Zot, ēfarė hiqmeti qė shi s'na ra
Zoti tha: Sepse ashtė ndėrmjet jush shtisi- shi s'ashtė ra
Thirri telalli dil ti shtis, ha!.shi me ra
Tuk vikati, shtisi pa dalė shi ashtė ra
Musaja tha: Ej Zot shtisi pa dal shi na ra
Zoti tha: Ai bani tevbe, shi ashtė ra
Pėr nji njeri qė qėlloi i keq, shi s'ashtė ra
Por me kjenė tė tanė tė kėqij si jemi na
Kujtoj qė gur u kish ra.
Tregohet se njė njeri kishte udhėtuar shumė larg pėr tu takuar me njė njeri tė urtė e tė ditur, vetėm pėr t'ia bėrė shtatė pyetje. Kur mbėrriti tek ai iu drejtua me kėto pyetje:
1. Unė kam ardhur tek ti dhe kam dėgjuar se All-llahu tė ka dhėnė dituri, atėherė mė trego se ēfarė ėshtė mė e rėndė se qielli ?
2. ēfarė ėshtė mė e gjėrė se toka ?
3. kush ėshtė mė i fortė se shkėmbi ?
4. kush ėshtė mė i nxehtė se zjarri ?
5. ēfarė ėshtė mė i ftohtė se acari i madh ?
6. kush ėshtė mė i pasur se deti ? dhe
7. kush ėshtė mė i nėnēmuar se jetimi ?
Pasi i dėgjoi dijetari me vėmendje pyetjet e tij, u pėrgjigj e tha:
Shpifja ndaj tė pafajshmit ėshtė mė e rėndė se qiejt;
E vėrteta ėshtė mė e gjėrė se toka;
Zemra e kėnaqur ėshtė mė e pasur se deti;
Lakmia dhe Zilia janė mė tė nxehta se zjarri;
Ndihmesa ndaj njė nevojtari tė afėrt nėse nuk ka sukses, ėshtė mė e ftohtė se acari i madh;
Zemra e qafirit (pabesimtarit) ėshtė mė e fortė se shkėmbi; dhe
Bartėsi i fjalėve ėshtė mė i ulėt dhe mė i nėnēmuar se jetimi.
O Zoti ynė, na i falė mėkatet tona, na i mbulo tė metat tona dhe pas vdekjes na bashko me tė mirėt. Zoti ynė, jepna atė qė nėpėrmjet tė dėrguarve Tu, na e premtove dhe nė ditėn e Kijametit mos na turpėro; vėrtetė Ti je Ai qė nuk e shkelė premtimin".
xhamia e Hadumit, Gjakovë
26.11.2007.islamgjakova.ne