www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Sheriati Islam dhe medhhebet
 

 

 

 

Esat ef.Rexha

 

Falėnderimi dhe lavdėrimi qoftė pėr All-llahun xh.sh. Sunduesin e botėrave, paqja dhe shpėtimi qofshin mbi zotriun tonė Muhammedin s.a.v.s., mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij gjerė nė ditėn e Gjykimit.

Tė nderuar vėllezėr xhemat!

Tė gjithė muslimanėt pajtohen se Kur'ani dhe Synneti janė burimi
kryesor i sheriatit Islam. Asnjėri nga dijetarėt e hershėm e as tė mė vonshėm nuk kanė thėnė se Synneti i Muhammedit s.a.v.s. nuk ėshtė i rėndėsishėm. Disa dyshime tė sotme pėrkitazi me Synnetin, janė mashtrime, janė tė pa pranueshme dhe dalin jashtė rrugės sė vėrtetė.

Periudha e shpalljes sė Kur'anit ka zgjatur 23 vjet, 13 vjet nė Mekke dhe 10 vjet pasi ka kaluar nė Medine, d.m.th. 2/3 e Kur'anit iu kanė shpallur Muhammedit s.a.v.s. sa ishte nė Mekke, ndėrsa 1/3 nė Medine. Ajetet e Mekkes kanė dallim me ajetet e Medinės nė bazė tė specifikave tė posaēme tė cilat i parashtrojnė duke u dalluar me karakteristika tė veēanta.

Ajetet e Kur'anit tė cilat i janė shpallur Muhammedit s.a.v.s. nė Mekke, kanė pasur pėr qėllim ēėshtjen kryesore tė besimit Islam, besimin nė njė tė vetmin All-llah, ringjalljen etj. Pastaj pėrsosjen e moralit, pajisjen me sjellje tė mira siē janė: drejtėsia, bamirėsia, dashuria ndaj prindėrve, e nė anėn tjetėr ndalimin nga sjelljet e kėqija si: mbytja, zinaja (prostitucioni), arroganca, zilia, sjellja e keqe ndaj prindėrve e tjera tė ngjashme si kėto.

Ēėshtjet e ibadetit - adhurimet, ato u shtruan pak sa ishin nė Mekke, p.sh. namazi dhe zekati ishin parashtruar nė Mekke, por nė njė formė tjetėr, e jo sikur e kemi ne sot. Si duket nė Mekke ishin obligim dy namaze, nė mėngjes dhe nė mbrėmje, derisa ndodhi Israja dhe Mi'raxhi - para hixhretit. Madje nė fillim nuk ishte themeluar shteti Islam, nė Mekke nuk kishte nevojė as pėr legjislaturė tė shkoqitur, prandaj Kur'ani ofronte aq sa kishte nevojė ajo periudhė.
Kur shkoi Muhammedi s.a.v.s. nė Medine, themeloi shtetin Islam, ndaj nevojitej ligji, rregulloret pėr agjėrim, haxh, luftė, faljen e pesė kohėve tė namazit, caktimi i rekateve, pėrcaktimi i sasisė sė zekatit dhe koha e tij, kategoria e njerėzve se cilit duhet dhėnė etj. nė anėn tjetėr ndalohen shumė dukuri negative - tė kėqija si: alkooli, bixhozi, kunorizimet e pėrkohshme etj.

Zhvillimi i ligjit nevojitej sepse do ta ndihmonte orientimin e jetės dhe mėnyrėn e veprimit.

Muhammedi s.a.v.s. ka marrė pjesė nė themelimin e legjislaturės Islame, ishte e domosdoshme, sepse ajetet si ato tė Mekkes dhe tė Medinės, nuk i sqaronin nė detaje ligjet dhe dispozitat, e Synneti i Muhammedit s.a.v.s. kishte pėr detyrė t'i zgjeroj dhe t'i zbėrthej ato shprehje tė pėrgjithėsuara si p.sh. nė Kur'an thuhet: " Fale namzin ". Por ky tekst Kur'anor nuk e shpjegon formėn, kushtet dhe pjesėt e namazit. Kėtė na e ka shpjeguar Muhammedi s.a.v.s. " Faluni ashtu siē mė keni parė mua duke u falur ".

Kėtė autorizim ia jep Muhammedit s.a.v.s. ajeti Kur'anor: "Ty ta zbritėm Kur'anin qė t'ua shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre" .(Nahl 44)
Muhammedi s.a.v.s. ndėrroi jetė, por edhe shokėt e tij lanė njė thesar tė madh nė legjislaturėn Islame, duke dhėnė pėrgjigje (fetva) nė shumė ēėshtje qė paraqiteshin. Pra shokėt e Muhammedit s.a.v.s. jepnin pėrgjigje duke u mbėshtetur nė Kur'an dhe nė Synnetin e Muhammedit s.a.v.s. pra nga ajo traditė qė kishin parė me sytė e tyre dhe dėgjuar me vesh dhe qė kishin pėrjetuar gjatė jetės sė pėrbashkėt me Muhammedin s.a.v.s. Ata e pasuruan ligjin Islam duke i vėnė nė praktikė thėniet dhe veprat e Muhamedit s.a.v.s. edhe nė ato ēėshtje qė paraqiteshin rishtazi e qė ishin tė shumta ngase pas Pejgamberit a.s. muslimanėve iu shkoi pėrdore ēlirimi i shumė shteteve dhe qyteteve si: nė v.14 ēlirohet Damasku, nė v.17 tėrė Siria, nė v.20 Egjipti, nė v.21 Persia - Irani, nė v.56 muslimanėt arrijnė nė Samarkand- Uzbekistan, nė v.93 e sundojnė Spanjėn - Andaluzinė.

Ky zgjerim i shtetit Islam bėri qė muslimanėt tė takohen me shumė zakone, shumė rregulla dhe ligje tė llojllojshme, tė cilat pėr muslimanėt ishin tė panjohura.

Pra kjo ishte njė barrė e rėndė pėr dijetarėt musliman sepse duhej tė vinin rregulla dhe ligje tė njėjta nė tėrė territorin e shtetit Islam.

Gjatė periudhės sė zhvillimit tė shtetit Islam, pra pas Muhammedit s.a.v.s. paraqitet ideja e mendimit tė lirė tė dijetarėve - ekspertėve tė mprehtė tė cilėt kohė tė gjatė kishin studiuar Kur'anin dhe hadithin dhe nė bazė tė tyre kanė vendosur ligj tė ri pėr ndonjė ēėshtje tė caktuar.

Kjo ide nė formė tė pėrgjithshme quhet analogji - Kijas nė ligjin Islam, por pas njė hulumtimi tė hollėsishėm dhe tė gjithanshėm tė tė gjitha rrethanave.
Pėr kėtė kemi faktet ku as-habet mė tė njohur tė Muhammedit s.a.v.s., tė njohur si jurist, tė cilėt nė interpretimin e ajeteve tė Kur'anit dhe haditheve tė Muhammedit s.a.v.s. gjenin rrugėdalje dhe merrnin vendim pėr ndonjė ēėshtje sipas mendimit tė lirė tė tyre sipas analogjisė - krahasimit, Alia r.a. gjeti masėn ndėshkuese pėr pijanecėt, masė e cila nuk ishte cekur nė Kur'an e as nė hadith. Omeri r.a. e ndėrpreu dhėnien e zekatit disa personave - muel-lefetulkulub, pėr joshje nė Islam.

Edhe Pejgamberi a.s. ka vepruar nė disa raste sipas mendimit tė tij tė lirė si: vendosja e ushtrisė nė Bedėr, lirimi i robėrve tė zėnė nė Bedėr, etj.
Praktika e pėrdorimit tė mendimit tė pavarur shkonte paralel me hadithin e

Muhammedit s.a.v.s., por pėrdorimi i mendimit tė pavarur pėrmbante nė vete njė frikė dhe njė pėrgjegjėsi tė madhe se mos po vjen gjer ke ndonjė gabim, mėkat - gjynah.

Pra vėllezėr tė nderuar nuk ėshtė lehtė me dhėnė fetva sipas mendimit tė lirė, e kush mendon se mundet le ta matė vehten a ka kapacitet sa Alia, Omeri, Muadhi etj.

Me kalimin e kohės lindin mendime rreth sheriatit Islam ngase njė pjesė e dijetarėve duke u mbėshtetur nė logjikėn e shėndosh jepnin pėrgjigje, ndėrsa pjesa tjetėr ishte pėr t'iu pėrmbajtur saktė hadithit dhe kėshtu lindin medhhebet.
Pėr pėrfundim lusim All-llahun xh.sh. qė t'i udhėzoi dijetarėt tanė, mos tė gabojnė nė marrjen e vendimeve nė mėnyrė tė pavarur dhe mos tė pėrēahen, por tė

 

 

 

Xhamia e Haxhi Ymerit, Gjakovë

 

 

30.12.2007.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .