www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

URTĖSIA E KUR'ANIT FAMĖMADH

 

 

 

 

Prim.dr.med.sci.Ali F.Iljazi

 

Allahu i Madhėrishėm thotė:

"Ai ia dhuron urtėsinė atij qė do, e kujt i ėshtė dhėnė urtėsia, atij pra i ėshtė dhuruar mirėsi e madhe, pėrveē tė menēurve kėtė nuk e kupton kush". (El Bekare, 269 )

Njėherė njė sundimtar i shquar, besimtar i sinqertė edhe mjeshtėr i talentuar, deshi ta shkruante Kur'anin e gjithėurtė me njė shkrim tė veēantė dhe deshi t'i vishte Kur'anit njė veshje tė qėndisur nė mėnyrė tė jashtėzakonshme qė t'i pėrgjigjej mrekullisė sė kalibrit tė tij mė tė lartė.

Dhe kėshtu, sundimtari skalitės e shkroi Kur'anin nė mėnyrė vėrtetė tė mrekullueshme. Ai pėrdori tė gjithė xhevahiret dhe gurėt mė tė ēmuar nė shkrimin e tij. Me qėllim qė tė tregojė shumėllojshmėrinė e tė vėrtetave tė tij tė mėdha. Ai i shkroi disa nga shkronjat e tij konkrete (tė trupėzuara) me diamante e smerald, disa me rubin e margaritarė, disa lloje tė tjera me brilant e merxhanė, ndėrsa tė tjerat i shkroi me ar e argjend. Ai e stolisi dhe e zbukuroi nė njė mėnyrė tė tillė sa qė gjithkush qė e shikoi, si ata qė dinin ta lexonin dhe si ata qė nuk dinin, e admironin dhe mbetėn tė mahnitur. Atėherė, sundimtari ia tregoi kėtė Kur'an tė shkruar artistikisht me xhevahire njė filozofi tė huaj dhe njė dijetari mysliman.

Filozofi pėrshkroi vetėm zbukurimet e shkronjave, veēoritė e xhevahireve pa prekur fare kuptimin e tij.

Ndėrsa dijetari mysliman, nuk i kushtoi rėndėsi stolisė sė tij tė jashtme, as nuk e preokupoi vetveten me shkronjat e zbukuruara, por ai u preokupua me kuptimin e thellė tė tij, me misteret e tij.

Kur'ani i stolisur ėshtė ky univers i krijuar me njė mjeshtėri artistike tė mrekullueshme.

Kur'ani fisnik nė duart tona ėshtė shpjeguesi mė i lartė dhe pėrkthyesi mė elokuent i Kur'anit tė madh tė universit.

Kur'ani fisnik thotė:

"Sikur tė gjithė drutė nė tokė tė jenė lapsa dhe sikur detit t'i shtohen edhe shtatė dete (e tė jenė me ngjyrė), nuk do tė mbaronin fjalėt e Allahut (do tė shteroheshin detet, do tė soseshin lapsat, e jo mrekullitė e Zotit). Allahu ėshtė ngadhėnjyesi i urtė". (Lukman, 27 )

Kur'ani ka ardhur nga Emri mė i Madh Hyjnor dhe nga niveli mė i lartė i ēdo Emri Hyjnor. Dhe ai ėshtė Fjala e Allahut me cilėsinė e Tij. Ai ėshtė urdhri i Allahut. Ai ėshtė njė ligjėratė e lartė nė cilėsinė e Hyjnisė Absolute. Dhe Ai ėshtė regjistri i mirėsive tė Gjithėmėshirėshmi. Dhe Ai ėshtė njė koleksion i mesazheve Hyjnore qė shpjegon madhėshtinė e Hyjnisė. Dhe Ai ėshtė libri i shenjtė qė pėrhapė urtėsinė.

Allahu i Madhėrishėm thotė:

"Ne tė shpallim Kur'anin qė ėshtė shėrim dhe mėshirė pėr besimtarėt,..." (El Isra, 82 )

Me shpjegimet e tij tė fuqishme e tė mprehta Kur'ani grisė mbulesėn e tė zakonshmes, duke zbuluar tė vėrteta mahnitėse pėr qeniet, duke dhėnė mėsime tė mėdha dhe instruksione qė duhen tė nxirren, dhe hapė pėrpara mendjeve njė thesar tė pashtershėm njohurie.

Nėse vlerėson me vėmendje, secili verset kuranor i largon errėsirat e mosbesimit nėpėrmjet pėrhapjes sė dritės sė mrekullisė dhe tė udhėzimit, pėrfytyroje veten tėnde nė periudhėn e injorancės dhe nė shkretėtirėn e mizorisė, ku ēdo gjė ishte mbuluar me perdet e pakujdesisė dhe tė errėsirės sė injorancės, papritmas nga gjuha e lartė e Kur'anit dėgjo dhe shiko versete tė tilla si:

"Ēka ka nė qiej dhe ēka ka nė tokė bėn tesbih Allahun, Sunduesin, tė Pastrin nga ēdo e metė, tė Fuqishmin e tė Urtin". (El Xhuma, 1 )

Shiko se si krijesat e vdekura ose tė fjetura tė botės vijnė nė jetė nė mendjet e atyre qė e dėgjojnė jehonėn "e lėvdojnė dhe e ngrenė nė lavdi e madhėshti Atė", si ato zgjohen, ngrihen nė kėmbė dhe pėrmendin Emrat e Zotit xh.sh.

Nga natyra, njeriu ėshtė tej mase i dobėt dhe tė shumta janė gjėrat qė e prekin atė, e dėshpėrojnė dhe e pikėllojnė. Gjithashtu, ai ėshtė shumė i pafuqishėm, megjithatė fatkeqėsitė dhe armiqtė qė e godasin janė jashtėzakonisht tė shumtė. Ai ėshtė shumė i varfėr, megjithatė nevojat e tij janė me tė vėrtetė tė shumta.

Gjithashtu mendja i tregon atij qėllime tė larta dhe fryte tė qėndrueshme, megjithatė dora e tij ėshtė e shkurtėr, jeta e tij ėshtė e shkurtė, fuqia e tij ėshtė e kufizuar dhe durimi i vogėl i tij. Mu pėr kėtė esenciale ėshtė pėr shpirtin e tij qė nė kohėn e mėngjesit tė hershėm, qė njeriu tė trokas me dua, falje e namaz nė derėn e tė Gjithėmėshirėshmit Madhėshtor, nė derėn e Mėshirėplotit duke paraqitur gjendjen para Tij, duke i kėrkuar sukses e ndihmė Atij.

Kjo kohė i ngjason dhe tė kujton pranverėn e hershme, momentin e ngjizjes sė fėmijės nė mitrėn e nėnės dhe ditėn e parė prej gjashtė ditėve tė krijimit tė qiejve dhe tokės.

Nė kohėn e Dhuhrit - mesdita, ėshtė zeniti, kulmi i plotėsimit tė ditės. Kjo i ngjason dhe tregon mesin e verės, pėrsosmėrinė e rinisė, dhe periudhėn e krijimit tė njeriut nė jetėn e dynjasė dhe i sjellė ndėrmend njeriut treguesit e mėshirės dhe mirėsitė e bollshme nė to.

Atėherė sa e mirė, sa e kėndshme, dhe sa e pėrshtatshme ėshtė kryerja e faljes sė mesditės duke e ēliruar nga presioni, pakujdesia, duke kėrkuar strehim tek dora e Mirėbėrėsit tė vėrtetė, duke kėrkuar ndihmėn e Tij, duke u pėrulur pėr tė shfaqur pafuqinė tonė.

Nė kohėn e Asrit, nė kindi. Kjo tė kujton dhe tė sjellė ndėrmend stinėn e zymtė tė vjeshtės, gjendjen e trishtueshme tė pleqėrisė.

Andaj, me adhurim dhe pėrulėsi i drejtohet Allahut xh.sh. duke i thėnė:

"Subhane Rabbijel A'la" - Lavdėrimi i takon Allahut tim tė lartėsuar, dhe duke rėnė nė sexhde pėrpara Bukurisė sė pėrjetshme tė Esencės sė Tij, para Atributeve tė Tij tė shenjta.

Koha e Magribit, akshamit, tė kujton kohėn e dėshpėrimit, lamtumirės. Dhe, kjo sjellė ndėrmend kohėn kur njeriu do t'i lej tė gjithė ata qė ai i do, i pikėlluar duke hyrė nė varr.

Pra, nė kėtė kohė, shpirti i njeriut e kthen fytyrėn e tij drejt Fronit tė Madhėshtisė. Lidhė duart e tij nė shėrbimin e Allahut xh.sh.

Koha e Jacisė - Isha', kur fillon tė bie nata. Nė kėtė kohė njeriu kujton errėsirėn e cila mbulon tė gjitha objektet e botės me njė qefin tė zi, futja e gjėrave poshtė perdes sė harresės, duke lėrė kėtė dynja, arenėn e provimit. Kjo tė kujton aktivitetet Hyjnore tė Atij, tė Gjithėfuqishmit Madhėshtorit i cili kthen natėn dhe ditėn, atė fletė tė bardhė e kthen nė tė zezė. Nė kėto momente shpirti i njeriut i cili ėshtė i dobėt, i pafuqishėm dhe tej mase i varfėr e nevojtar, pėrkujton fjalėt e Ibrahimit a.s.: "...Unė nuk i dua ata qė humben (perėndojnė)" (El En'am, 76 ), dhe nėpėrmjet namazit kėrkon strehim tek dera e Adhuruesit tė Pėrjetshėm, zbrazė hallet e tij tek dera e Mėshirės me vajtimin e tij. Ngritėt pėr falje qė ta mbyllė mirė regjistrin ditor tė veprave.

Pra, me Kur'an, namaz, shpirti, zemra dhe mendja gjejnė qetėsinė mė tė madhe. Dhe ai qė lexon Kur'an, kryen faljen, transferon tė gjithė kapitalin e jetės sė tij nė botėn e pėrjetshme.

Mundohu qė zemrėn tėnde ta kthesh kah dielli i Kur'anit, duke u ndriēuar me shkėlqimin e tij. Ai jep jetė sikurse rrezet e Diellit. Pėrqafoje me tėrė qenien tėnde, dritėn e Allahut. Hyr nė pallatin e stolisur tė tij dhe kėrkoji margaritarėt e pėrjetshėm.

I lutemi Allahut tė Madhėrishėm qė tė na bėjė qė ta kuptojmė Kur'anin fisnik dhe t'i pėrmbahemi kėshillave tė tij - Amin!

 

 

Hytbe e mbajtur nė Xhaminė e Re, nė Gjakovė mė: 25.01.2008

 

 

 

 

 

01.02.2008.islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .