Pėrvjetor
(Sot mė 14 prill bėhen 10 vjet qė kur kaloj nė jetėn e amshueshme kolosi i dijes, i arsimit, themeluesi i publicistikės islame nė Kosovė, pėrkthyesi i Kur'anit nė shqip H. Sherif Ahmeti)

Populli ynė ndėr shekuj e vite nxori personalitete dhe figura tė shquara, qė me punėn, veprėn dhe dijen e tyre lanė gjurmė tė thella nė historinė tonė, dhe jo vetėm qė lanė gjurmė, por ata edhe e bėnė historinė. I tillė qe dhe do tė mbetet myderrizi ynė i nderuar Haxhi Sherif efendi Ahmeti, ndonėse jetoi dhe punoi nė njė kohė tė vėshtirė e plotė kthesa, la gjurmė tė thella nė historiografinė mė tė re tė popullit tonė.
Tė parėt e familjes sė tij u dėbuan dhunshėm gjatė kohės sė spastrimit tė territoreve shqiptare nga Saxhaku i Nishit, respektivisht nga Toplica konkretisht nga fshati Prekopucė nė fshatin Gumnasellė tė komunės sė Lypjanit, ku mė 1920 lind Sherifi nga nga babai Bahtiri e nėna Ajshja, nė njė familje me traditė fetare e kombėtare.
Katėr klasat e para tė shkollės fillore, h. Sherifi i kreu nė shkollėn fillore tė fshatit Banullė. Atė kohė, nė shkolla mėsohej edhe lėnda fetare, dhe njohuritė e para pėr mėsimet islame i mori nė kėtė shkollė nga mulla Azizi - njė hoxhė i respektuar nga Banulla, pėr tė vazhduar edhe nė mejtepin e fshatit.
Mė vonė h.Sherifi vazhdoi mėsimet nė medresenė e Ferizajt, ku mėsoi morfologjinė e gjuhės arabe (sarfin) te myderrizi i njohur Azem ef. Gremja, ndėsa sintaksėn (avamil) nė medresenė e Prizrenit te hfz. Abdullah Efendiu.
Mė 1934 si 14 vjeēar regjistrohet nė Medresenė e njohur "Pirinaz" tė Prishtinės, ku pati fatin e mirė ti ndiqte mėsimet tek myderrizėt e njohur tė kėsaj medreseje - Ahmet ef Mardoqi dhe haxhi Hamdi ef. Ibrahimi, tė dy alimė, me pėrgatitje tė lartė nė shkencat islame, qė shquheshin edhe pėr atdhedashuri, nga tė cilėt h. Sherifi do t'i merrte qė tė dyja.
Nė Medresenė "Pirinaz" h. Sherifi mėsoi plotė 10 vjet deri nė maj tė vitit 1944, kur e kreu dhe mori Ixhazetnamenė nga muderrizi Ahmet ef. Mardoqi.
Haxhi Sherifi mėsuesi i shkollave e alfabetit shqip
Menjėherė pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, Haxhi Sherifin e gjejmė tė angazhuar nė procesin e hapjes sė shkollave shqipe nė rrethinėn e Lypjanit, si mėsues i gjuhės tė alfabetit shqip.
Ėshtė kjo kohė kur intelektualėt shqiptarė tė kohės u organizuan nė hapjen e shkollave nė gjuhėn amtare e haxhi Sherifi qe ndėr tė parėt qė me shumė zell iu pėrkushtua misionit tė mėsuesit
Kėshtu mė 19 dhjetor tė vitit 1949 emėrohet mėsues i parė i gjuhės shqipe nė shkollėn fillore tė Banullės.
Me qėllim tė pėrgatitjes dhe profesionalizimit tė mirėfilltė pėr profesion qė kishte marrė, haxhi Sherifi mė 1950 regjistrohet nė kursin pedagogjik nė Pejė, tė cilin e kryen me sukses. Menjėherė pas kryerjes sė kėtij kursi Haxhi sherifi emėrohet drejtor i gjimnazit tė ulėt nė Gadime tė Lypjanit.
Mė 1952, haxhi Sherifi emėrohet drejtor i tetėvjeēares nė Sllovi deri mė 1955, ku krahas detyrės sė drejtorit ushtroi edhe atė tė mėsuesit. Kėtu nė Sllovi, h. Sherifi mbajti edhe kursin e shėndetėsisė pėr vajza, qė asokohe ishte i detyrueshėm. Gjatė kohės sa punoi mėsues, h. Sherifi dha kontribut tė madh nė arsimimin e brezit tė ri nė gjuhėn shqipe.
Haxhi sherifi nė sy tė komisarve tė pushtetit
Mirėpo haxhi Sherifi vinte nga njė familje me traditė e orientim tė pastėr kombėtar, si dhe kishte marrė mėsime nga myderrizėt mė nė zė tė kohės, qė e kishin edukuar nė frymėn e atdhedashurisė . Ai si i ri e entuziast, shumė shpejt bie ndesh me orientimin e "pushtetit gjoja popullor" tė komunistėve e ateistėve, komisarėt e tė cilėve filluan qė tė bėjnė presion nga mė tė ndryshmet, duke e quajtur si tė papėrshtatshėm pėr punė me nxėnės dhe si njė ish - ballist. I gjendur nė mes presioneve, akuzave e shantazheve, haxhi Sherifi mė 1956 len detyrėn e mėsuesit pėr t'iu rikthye misionit tė imamit nė xhaminė e fshatit Gllogoc tė Lypjanit. Si imam haxhi Sherifi arriti qė tė krijoj njė imazh tė njė hoxhe tė kohės duke sjell freski nė mesin e xhamatit kudo qė u paraqit. Sa ishte imam, zgjidhet kryetar i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Lypjanit, detyra qė h. Sherifi i kreu me ndėrgjegje e pėrkushtim tė lartė deri nė fillim tė vitit 1965, kur nga Lypjani kaloi mėsimdhėnės nė Medresenė e mesme "Alauddin" tė Prishtinės.
Haxhi Sherifi Myderriz nė medresenė e Prishtinės
Nė medrese H. Sherifi punės sė mėsimdhėnėsit iu pėrkushtua me njė zell e devotshmėri tė veēantė. Ai shquhej pėr modesti, thjeshtėsi e kreativitet. Si arsimdashės, vėrtet haxhi Sherifi me punėn e tij me nxėnės kishte krijuar raporte tė afėrta saqė tė gjithė nxėnėsit pos qė e donin dhe e respektonin si mėsimdhėnės e myderriz, metoda e tij e ligjėrimit e kishte bėrė tė dashur tek nxėnėsit edhe lėndėn e tij -lėndėn e Akadit. Nė medrese haxhi Sherifi ligjėroi lėndėt e Akaidit (Apologjetikė s) e Filozofi islame, ku dha njė kontribut tė paēmuar, mirėpo sipas nevojės haxhi Sherifi ligjėroi nė medrese lėndėn e Usuli Fikhut dhe atė tė historisė islame. Krahas detyrės sė mėsimdhėnėsit, h. Sherifi pėr 13 vjet rresht (1970-1983) ka qenė drejtor i medresesė, njė detyrė qė e kreu me shumė sukses. Gjatė kohės sa haxhi Sherifi udhėhoqi me Medresenė u shėnuan rezultate tė mira, ngase nė mungesė tė teksteve shkollore pėr lėndėt fetare, arsimtarėve tė medresesė u ra barra qė vet tė pėrkujdesėn pėr pėrgatitjen e tyre, ku haxhi sherifi bėn hapin e parė duke pėrgatitur dispensat e akaidit pėr tri vitet e para veprim tė cilin e ndoqėn edhe mėsimdhėnėsit tjerė, pėr lėndėt pėrkatėse.
Krahas angazhimit tė tij nė medrese, haxhi Sherifi njė kontribut tė madh dha edhe nė udhėheqjen dhe drejtimin e institucioneve fetare tė bashkėsisė islame. Kėshtu mė 1969, haxhi Sherifi zgjidhet kryetar i Shoqatės sė Ylemave. Edhe kėtu haxhi Sherifi tregohet udhėheqės dhe vizionar i madh. Duke parė nevojėn e besimtarėve pėr nxėnien e njohurive fetare, dhe mungesėn e teksteve fetare nė gjuhėn shqipe, haxhi Sherifi me shokė, megjithėqė i pėrballur me shumė sfida e peripeci, vėmendje tė posaēme i kushtoi pikėrisht pėrgatitjes sė literaturės islame nė gjuhėn shqipe. Kėtė mision tė vėshtirė ai e morri me seriozitetin mė tė madh, kėshtu mė 1968 arrin tė botonte tė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe ilmihalin, ku besimtarėt kishin mundėsi t'i mėsonin njohurit elementare tė fesė.
Haxhi Sherifi themelues i publicistikės islame nė gjuhėn shqipe
Po nė kėtė kohė haxhi Sherifin e gjejmė kryeredaktor tė Buletinit informativ, tė cilin mė 1971 e transferoi nė revistėn e parė nė trojet shqiptare nė ish-federatėn Jugosllave nė gjuhėn shqipe "Edukata Islame". Edukata Islame nėn drejtimin e haxhi Sherifit, arriti t'i tubonte ata pak dashamirės tė fjalės sė shkruar, duke hapur horizonte pėr bashkėpunėtorė tė rinj, dhe pėr njė kohė tė shkurtėr revista u bė tribunė e mendimit dhe e zhvillimit tė kulturės islame si dhe pėrhapjes sė fjalės e mesazhit islam tek besimtarėt. Puna dhe kontributi i haxhi sherifit nė publicistikėn islame, e bėnė atė njė erudit tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė shkuar. Me punimet e tij nė periodikun e kohės ai trasoi njė rrugė tė sigurt pėr brezat e ri duke hapur perspektivėn e sigurt pėr tė ngritur kėtė fushė nė themele tė shėndosha. Revista "Edukata Islame" dhe Takvimi, lexuesve u ofroi tema tė ndryshme nga njohuritė islame, tė ahlakut, fikhut, akaidit, historisė islame, tefsirit, si dhe nė tema tė ndryshme me karakter kulturor, e nė shumė nga kėto fusha sidomos nė Akaid e tefsir haxhi Sherifi vuri themelet e kėtyre shkencave nė periodikun e asaj kohe. H. Sherif Ahmeti u shqua edhe si vaiz, sidomos pas emėrimit tė tij pėr myfti tė Prishtinės nė vitin 1985.
Haxhi Sherifi Myfti i Prishtinės
Haxhi Sherifi si vaiz nė kėshillat e tij ishte konkret dhe gjėrat i ilustronte nga jeta e pėrditshme. Kėshtuqė tė gjithė ata qė patėn fat t'i dėgjojnė kėshillat e tij edhe sot e kėsaj dite e pėrmendin me admirim tė madh. Haxhi Sherifi pos qė ishte i respektuar e i nderuar nga nxėnėsit, kolegėt e xhemati, pėr njohuri qė posedonte, respektohej edhe nga qarqe shkencore e nga personalitete mė eminente nė fushėn e dijės, me tė cilėt mbante kontakte e korrespodenca tė rregullta.
Haxhi Sherifi pėrkthyes i Kuranit nė shqip
Kontributi i haxhi Sherifit ėshtė shumė dimensional, pėrfshirė fusha tė ndryshme, si arsimtar i gjuhės shqipe, drejtor shkolle, myderriz nė medrese, themelues i publicistikės islame nė gjuhėn shqipe nė Kosovė. Ai pėrgatiti ilimihallin, jasinin, e mevludin, por s'ka dyshim se kontributi mė i madh i tij ėshtė pėrkthimi i kuranit tė madhėruar, qė e botoi mė 1988, qė atė e ngrit nė rangun e eruditėve tė mėdhenj dhe emrin e tij e bėnė tė paharruar ndėr breza. Pėrkthimi i kurani nga haxhi Sherif Ahmeti ėshtė ribotuar disa herė, vetėm nė Medinė mė 1992 ėshtė botuar nė 1 milion copė duke e bėrė tė pranishėm nė thuaje ēdo bibliotekė e shtėpi tė shqiptarėve.
Haxhi Sherifi pedagog nė Fakultetin e Studimeve Islame
Haxhi Sherifi megjithėqė nė pension e nė moshė tė shtyrė, mė 1992 iu pėrgjigj kėrkesės sė Dekanatit tė Fakultetit tė Studimeve Islame tė Prishtinės, qė u themelua atė vit, pėr tė ligjėruar lėndėn e Akaidit. Themelimin i fakultetit tė studimeve islame ishte njė ėndėrr e kamotshme e brezit tė hoxhallarėve tė haxhi Sherifit, andaj ėndrra e tyre u bė realitet dhe kėtė realitet e shijoi edhe myderrizi haxhi Sherif Ahmeti i cili dy vite ligjėroi lėndėn e Akaidit. Segment tjetėr i rėndėsishėm nė jetėn e haxhi Sherifit ėshtė botimi i pėrmbledhjes sė njė pjese tė punimeve tė tij mė 1995 nga shtėpia botuese Lidhja, nėn redaktuarėn e Nysret Simnicės nė tė cilėn janė pėrfshirė njė pjesė e kontributeve tė haxhi Sherifit nė periodikun e kohės. Haxhi Sherifi vdiq mė 14 prill 1998, duke lėnė njė trashėgimi tė pasur, la medresenė e konsoliduar, trasoi rrugėn e suksesshme tė publicistikės, la pėrkthimin e Kuranit, la qindra artikuj tė botuar, la fakultetin nė hapat e parė tė tij. Vdekja e haxhi Sherifit ishte humbje e madhe pėr tė gjithė ne, por nė tė njėjtėn kohė vepra dhe kontributi i tij mbetet kandil i pashuar.
Ramadan Shkodra
17.04.2008.islamgjakova.net