Ali ibėn Ebi Talib ibėn Abdul Mutalib ibėn Abdul Menaf ėshtė djali i xhaxhait tė Muhammedit a.s.. Nėna e Aliut r.a. ka qenė Fatime bint Esed, e lindur 21 vjet para hixhretit. Aliu ėshtė i pari prej burrave qė ka pėrqafuar Fenė Islame.
Para hixhretit, Aliu r.a. martohet me Fatimen, bijėn e Pejgamberit a.s., e cila i lindi dy djem; Hasanin dhe Husejnin dhe dy vajza; Zejneben dhe Ummi Kulthumin.
Aliu r.a. ka qenė shumė trim, ka marrė pjesė nė tė gjitha betejat qė u zhvilluan gjatė kohės sė Muhammedit a.s. pėrveē nė betejėn e Tebukut, kur Muhammedi a.s. e la qė tė kujdeset pėr familjen e tij. Ka qenė njohės i mirė i Sheriatit. Nė kohėn e Umerit r.a. ka qenė, kėshilltar i Umerit r.a. pėr ēėshtjet e Sheriatit. Pėrveē cilėsive tjera tė mira, Aliu r.a. ka qenė edhe orator dhe gjuhtar i mirė.
Aliu r.a. pėrveē martesės sė tij me Fatimen, ka qenė i martuar edhe me disa gra tjera, prej tė cilave All-llahu xh.sh. i fali disa fėmijė, femra dhe meshkuj.
ZGJEDHJA E ALIUT (r.a.) HALIF
Pas vrasjes sė Othmanit r.a. nė Medine u bė anarki e vėrtetė. Nė Medine ishin vendosur ata tė cilėt i pėrgjakosėn duart me gjakun e Othmanit r.a. dhe ata tani sikur e kishin fjalėn pėr emėrimin e halifit tė ri. Ata siē kemi pėrmendur edhe mė lartė, ishin prej vendeve tė ndryshme dhe nuk kishin kurgjė tė pėrbashkėt nė mes vete pėrveē vrasjes sė halifit Othman. Prandaj, egjiptasit tė cilėt ishin mė shumė se tė tjerėt, e detyronin Aliun r.a. qė ta pranojė halifatin; ata tė Basrės, Talhanė, ndėrsa ata tė Kufės, Zubejrin. Asnjėri prej kėtyre treve nuk mundeshte tė vendosė aq lehtė. Prandaj mbeti Shteti Islam plot njė javė pa udhėheqės - halif.
Nė fillim tė javės sė dytė vijnė te Aliu r.a. njė delegacion prej njerėzve mė me autoritet tė Medines dhe kėrkojnė prej tij ta pranojė halifatin, pėr shkak tė ērregullimit qė mbretėronte nė qytetin e Medines dhe se njė ērregullim i tillė mundet lehtė tė pėrhapet edhe nė vendet tjera tė Shtetit Islam. Aliu e pranoi atė por me kusht qė ta njohin pėr halif atė edhe Talha edhe Zubejri.
Kėta dy u luhatėn njė kohė qė tė mos e pranojnė Aliun r.a. pėr halif, por mė vonė nėn kėrcėnimin e tehut tė shpatės e pranuan. Kishte edhe shumė tė tjerė, tė cilėt nuk dashtėn ta pranojnė pėr halif Aliun r.a. dhe tė gjithė ata, qė nuk dashtėn, shkuan pėr nė Sham - Siri.
RIVENDOSJA E PUSHTETIT DHE KONFLIKTI I ALIUT ME MUAVIUN
Kohė tė vėshtira ishin atėherė kur Aliu r.a. e mori nė duart e veta timonin e Shtetit Islam. Dihet se deri nė njė gjendje tė kėtillė erdhi Shteti Islam pėr shkak tė mėkėmbėsve, andaj Aliu r.a. vendosi t'i ridėrrojė tė gjithė mėkėmbėsit.
Aliu r.a. kishte autoritet tė madh, tė gjithė mėkėmbėsit iu nėnshtruan urdhėrit tė tij, pėrveē Muaviut, mėkėmbėsit tė Sirisė. Orvatjet e Aliut r.a. pėr ta bindur Muaviun qenė mė kot. Talhaja, Zubejri dhe Ajshja r.a. prej Medine shkuan nė Basra dhe atje filluan tė veprojnė kundėr Aliut r.a. Kėta tre qysh nė Mekkė ishin kundėr Aliut, por kishte edhe disa mekkas tjerė me autoritet qė vepronin kundėr Aliut r.a.
Orvatjet e Aliut r.a. pėr t'i qetėsuar armiqtė e vet qė ishin nė Basra nuk patėn sukses. Prandaj Aliu r.a. tuboi njė ushtri nė Medine dhe u nis nė drejtim tė Basrės. Duke mos dėshimar tė derdhė gjak, ai u pėrpoq tė bėjė marrėveshje me Talhan dhe Zubejrin. Pėr kėtė qėllim ua dėrgoi atyre delegatėt e vet dhe pėrmes tyre u tregoi se do tė hakmerret ndaj vrasėsve tė Othmanit r.a. Kur dėgjuan pėr kėtė gjė vrasėsit e Othmanit nė Medine (kryengritėsit) edhe ata vetė filluan armiqėsinė kundėr Aliut r.a.
Kėshtu, mė nėntė dhjetortė vitit 656, afėr Basrės zhvillohet beteja e ashtuquajtur "Vek'atul-xhemal" (Beteja e deves, pėr shkak se me atė rast Ajshja r.a. ishte e hipur mbi deve).
Nė kėtė betejė tė padėshiruar, Aliu r.a. korri fitore, ndėrsa Talha dhe Zubejri humbėn jetėn bashkė me 10.000 muslimanė.
Pas mbarimit tė betejės, Aliu r.a. e pėrcolli Ajshen r.a. pėrmes vėllaut tė saj, Muhammedit, pėr nė Medine. Kurse ai vetė kthehet nė Kufe. Nė Basra e len mėkėmbės, Abdull-llah ibėn Abbasin. Tani Kufėn, Aliu e caktoi kryeqendėr tė re tė Shtetit Islam. Prej aty ia dėrgoi tė deleguarin e vet Muaviut nė Siri me kėrkesė qė ai ta njohė atė pėr halif. Muaviu nė xhaminė kryesore tė Damaskut e kishte varė kėmishėn e pėrgjakur tė Othmanit r.a. me anė tė sė cilės i nxite muslimanėt pėr hakmarrje. Kur pa i deleguari i Aliut r.a. se gjendja ishte mjaft e acaruar e kuptoi se Muaviu nuk do tė pranojė ta njohė Aliun r.a. pėr halif, andaj kthehet nė Kufe dhe e informon Aliun r.a. Aliu r.a. niset me ushtrinė e vet pėr nė Siri. Kur dėgjoi Muaviu se Aliu r.a. ėshtė nisur me ushtrinė e vet nė drejtim tė Sirisė, edhe ai niset me ushtrinė e vet me qėllim tė takohet me tė.
Tė dy ushtritė takohen nė rafshin SIFIN, nė jug tė Rakės, nė perėndim tė bregut tė Eufratit. Ushtria e Aliut r.a. numėronte 70.000 vetė, kurse e Muaviut mė tepėr se 80.000 vetė.
Kaluan dy muaj pa luftė, duke u munduar Aliu r.a. ta bind Muaviun qe ta pranojė pėr halif. Mė nė fund me 1 Sefer tė vitit 37 H. (korrik 657), fillon lufta nė mes muslimanėve. Shtatė ditė rresht u ndeshėn vetėm disa ēeta, pastaj vėrsulet Aliu r.a. me tėrė ushtrinė e vet. U zhvillua luftė e ashpėr plotė tre ditė e tri le tė vendos nė mes nesh fjala e All-llahut, Kur'ani". Aliu r.a. nuk dėshironte tė ndėrprejė luftėn sepse e dinte qėllimin e Muaviut, por ushtria e tij nuk e dėgjoi dhe e ndėrpreu luftėn. Pas kėsaj tė dy palėt caktojnė nga njė delegat pėr zgjedhjen e mosmarrėveshjes me paqje.
Delegat i Aliut r.a. ka qenė Ebu Musa El-Eshariu, ndėrsa i Muaviut ka qenė Amėr ibėn Asi.
Delegatėt u morėn vesh se do tė takohen gjatė muajit Ramazan, andaj Aliu r.a. me ushtrinė e vet u nis nė drejtim tė Kufės kurse Muaviu nė drejtim tė Sirisė.
Nė Betejėn e Sifinit humbėn jetėn 50.000 muslimanė. Nė kohėn e caktuar, nė Dumet el Xhendel u takuan Ebu Musa dhe Amri. Pas njė bisede tė gjatė qė u zhvillua mes tyre Musa el Esh'ariu propozoi qė tė mos e njohin as Aliun e as Muaviun pėr halif. Kėtė gjė t'ua lėnė ta zgjedhin vetė muslimanėt sipas dėshirės sė vet. Pasi qė Musa deklaroi se nuk e njeh pėr halif Aliun, Amri shfiytėzoi rastin dhe u drejtua kah muslimanėt duke thėnė: ,,O muslimanė e patė se si i deleguari i Aliut deklaroi se Aliu mė nuk ėshtė halif. Unė e pranoj njė gjė tė tillė dhe e propozoj Muaviun pėr udhėheqės tė muslimanėve". Ebu Musa e pa se ka gabuar dhe se ėshtė mashtruar. Ai nė vend qė tė niset pėr nė Kufe, niset nė drejtim tė Mekkės.
Ndėrkaq, Aliu r.a. pėrsėri filloi tė pėrgatitė ushtrinė dhe ta nis pėr nė drejtim tė Sirisė.
Ndėrkohė u paraqit aimiku i ri Harixhinjtė, tė cilėt e kundėrshtonin krejtėsisht arbitrazhin duke thėnė: "La hukme il-la Lil-lah" - "Gjykimi i takon vetėm All-llahut". Aliu vendosi qė sė pari t'i qerrojė hesapet me ta. Afėr 4.000 harixhinj nėn komandėn e Abdullah ibėn Vehbi Er-Rasbiut ngriten nė luftė
kundėr tij. Aliu r.a. i sulmoi dhe e shpartalloi nė llogorin e tyre nė breg tė kanalit Nerevan, nė vitin 659.
Me 24 janar tė vitit 661 Aliu duke shkuar herėt nė mėngjes pėr tė falur namazin e sabahut e godet njė harixhinj, Abdurrahman ibėn Muldehem me shpatėn e tij tė helmosur prej sė cilės vdes pas dy ditėve mė 17 tė muajit Ramazan.
islamgjakova.net