Hasan BAFTIJARI
Nėse gjendet ndokund ndonjė personalitet i rrallė i cili meriton tė udhėheqė me tėrė muslimanėt nė rruzullin tokėsorė dhe i posedon tė gjitha elementet e njė udhėheqėsi nė kėto kohėra tė vėshtira pas humbjes sė Hilafetit, ata do tė ishin Hasan el-Benna dhe Ebu ala el-Mevdudi - Omer Telmisani
Ebu'l ala el-Mevdudi ėshtė njėri nga thirrėsit islam i cili e sakrifikoi tėrė jetėn e vet nė ngritjen e fjalės sė All-llahut. Tėrė koha i kalonte duke u munduar qė tė fusė nė zemrat e njerėzve dashurinė pėr All-llahun, Fenė Islame dhe Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], duke u munduar qė jetėn e tyre ta bėjė vetėm pėr hir tė All-llahut dhe Fesė Islame, duke u munduar tė vendosė ligjin e All-llahut tė sundojė nė tokė. Ishte i sinqertė nė thirrjen e tij, andaj edhe kishte ndikim tė madh tek ata tė cilėt e dėgjonin dhe pėrcillnin rrugėn e tij. Kishte njė ėmbėlsi kur fliste, njė shprehje tėrheqėse kur shkruante. Ai nuk ishte vetėm qė fliste dhe shkruante, por ishte edhe shembull i rrallė kur vepronte. Tė gjithė e emėronin si mendimtar islam dhe themelues tė Lėvizjes islame. Qėllimi final i tij ishte qė tė vendosė ligjin e All-llahut tė Madhėrishėm tė sundojė nė tokė.
Lindja dhe prejardhja
Ebu'l ala el-Mevdudi u lind mė 25 shtator tė vitit 1903 nė Ornekabad, njė zonė kjo e cila ėshtė e lidhur me krahinėn Hajdarabat. Familja e tij ishte e njohur me nofkėn "fisi Mevdudijeh". Ata gjithashtu ishin tė njohur edhe pėr nga dituria madhe qė e posedonin dhe pėr shėrbimin qė e bėnin pėr Fenė Islame. Prejardhja e tij arrin deri te Shejh Kutbuddin el-Mevdudi. Ky i fundit ka jetuar nė Indi nė vitin 527 hixhrij dhe ėshtė shejh i tarikatit Xheshitije. Babai i Mevdudit, Sejid Ahmed Hasan el-Mevdudi, i cili u lind nė Dahli tė Indisė nė vitin 1266 hixhri (1850 m.) pėrfundoi Universitetin "AL IKRA", punoi si profesor, e pastaj edhe si avokat. Me 25 shtator tė vitit 1903 All-llahu i dhuroi atij njė fėmijė tė cilin e emėrtoi EBUL ALA. Babai filloi t'i kushtonte njė kohė edhe birit tė tij pėr mėsime nė shtėpi, duke e ruajtur qė mos tė ndikojnė te Mevdudi i vogėl gjėrat negative dhe mėsimet e huaja. Pėr kėtė arsye ai birin e tij nuk e dėrgoi nė shkollat angleze por i jepte mėsim nė shtėpi, duke ia mėsuar jetėn e Profetit Muhammed, jetėn e sahabėve, historinė islame, gjuhėn arabe dhe atė persiane, fik'hun islam dhe hadithin e profetit Muhammed. Ai po ashtu e merrte nėpėr mexhliset e ndryshme kur takohej me shokėt e vet, nė mėnyrė qė edhe Mevdudi i vogėl tė pėrfitojė nga kėto takime.
Mevdudi u regjistrua nė njė nga shkollat e mesme dhe pėrfundoi shkollimin pėr njė kohė tė shkurtėr. Babai i tij ndėrroi jetė sikur i ri, akoma pa arritur t'i ndajė mjaft kohė djalit tė tij nė dije. Kėshtu, Mevdudi u detyrua qė tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsitė e familjes qė nė moshėn shtatėmbėdhjetė vjeēare. Megjithatė ai kurrė nuk u largua nga mėsimi i shkencave islame. Nga njėra anė i mėsonte kėto dije nga burime origjinale, kurse nė anėn tjetėr ndiqte ndodhitė e kohės. Kėshtu ai e arsimonte veten edhe nė fushėn islame edhe nė fushėn e problemeve tė kohės.
Mevdudi si gazetar
Mevdudi e filloi veprimtarinė e tij si gazetar islam qė nė moshėn shtatėmbėdhjetė vjeēare, duke e zgjedhur kėtė si njė nga rrugėt e mundshme pėr shėrbimin e Fesė Islame. Nė fillim ishte kryeredaktor i gazetės "Taxh", e pastaj i gazetės "Muslim", tė cilat botoheshin nė qytetin Xhebelbur, kurse me vonė filloi edhe veprimtarinė e tij ne gazetėn "Xhemijeh", ku edhe ishte njė nga themeluesit e saj, e pastaj edhe kryeredaktor nė qytetin Delhi. Gjithashtu posedonte edhe njė revistė nė bashkėpunim me Shoqatėn e dijetarėve tė Indisė, tė cilėn e botonte njė herė nė muaj, me titullin "Terxhuman el-Kur'an", e cila filloi tė botohet nė vitin 1923. Kjo revistė e ndihmoi shumė Lėvizjen islame nė gadishullin indian dhe vazhdoi tė botohet edhe disa vite pasi qė ndėrroi jetė Mevdudi, duke u njohur si njė nga revistat islame mė me vlerė nė gjithė botėn.
Mevdudi kundėr shpifjeve tė Mahatma Gandit
Mevdudi bėri njė angazhim tė madh kundėr shpifjeve qė bėnte Mahtama Gandi. Gandi, me kėto shpifje, kishte pėr qėllim qė tė nxjerrė dyshime kundėr Islamit, por Mevdudi nė librin e tij tė njohur "Diskutimi nė Islam" nxori nė pah se kėto shpifje nuk janė tė vėrteta. Mevdudi u pėrpoq shumė kundėr kulturės imperialiste tė Perėndimit. Ai e vazhdoi kėtė pėrpjekje me dijen dhe besimin e fortė tė tij. Gjithė jetėn e tij e kaloi duke mėsuar shkencat islame dhe pėr tė zgjidhur problemet e asaj kohe. Ai pėrdori gjithė kohėn dhe potencialin e vet pėr rregullimin e ēėshtjeve politike, ekonomike dhe sociale. Ai dha shumė pėrpjekje serioze kundėr armiqve tė Islamit, grupeve qė kishin mendime tė devijuara dhe ndaj grupit Kadijanist; i nxori nė pah humbjen dhe jokonsekuencėn e tyre dhe i qortoi dijetarėt muslimanė pėr pasivitetin e tyre. Mevdudi ishte shumė i pasur nga dituria qė e posedonte dhe njihej pėr mėnyrėn e bukur se si e shpjegonte fenė islame nė momentet kur ligjėronte dhe kur e shprehte idenė e tij nė letėr tė shkruar. Kishte njė respekt tė madh nga tė gjithė dijetarėt dhe mendimtarėt islam dhe ata perėndimorė pėr idetė dhe mendimet tė cilat i posedonte. Dijetarėt e asaj kohe ishin shumė tė ndikuar nga mendimet e Mevdudit dhe mėnyra se si ai vepronte pėr fenė islame. Omer Tilmisani thoshte: "Nėse gjendet ndokund ndonjė personalitet i rrallė i cili meriton tė udhėheqė me tėrė muslimanėt nė rruzullin tokėsor dhe i posedon tė gjithė elementet e njė udhėheqėsi nė kėto kohėra tė vėshtira pas humbjes sė Hilafetit, ata do tė ishin Hasan el-Benna dhe Ebu ala el-Mevdudi. Ky mendimtar islam meriton njė vend tė lartė nė mesin e personaliteteve islame, i cili dha njė mund tė madh nė shėrbim tė fesė islame dhe tė muslimanėve, duke u njohur si organizator, ligjėrues i rrallė dhe shkrimtar i dalluar.
Ebu ala el-Mevdudi dhe poeti islam Muhammed Ikball
Nė vitin 1932, revista "Terxhuman el-Kur'an" botoi njė artikull me titullin "Barteni o ju musliman thirrjen e Kur'anit dhe ngjituni me tė mbi gjithė botėn". Ndikimi i Mevdudit me revistėn e tij ishte shumė i madh ne Indi dhe kjo ishte njėra nga rrugėt e cila mė sė shumti i ndihmoi Mevdudit tė pėrhapė mendimin islam nė gjithė Indinė, duke kurorėzuar kėtė Lėvizje dhe kėto mendime qė demonstroheshin nė kėtė revistė nė fund me partinė politike "Lidhja Islame". Ndikimi i kėtyre ideve u vėrejt kur iu bė ftesa qė tė merr pjesė nė Kongresin i cili u mbajt nė Linko nė vitin 1937, me tentimin pėr tė bėrė njė shkėputje tė vendeve me shumicė muslimane. Pas kongresit vėrehej ndikimi i mendimit tė Mevdudit te shumica e njerėzve nė botėn islame. Mevdudi i bėri ftesė poetit dhe mendimtarit tė njohur islam, Muhammed Ikball, nė vitin 1937 nė Lahore qė t'i bashkėngjitet veprimtarisė islame dhe tė vazhdojnė sė bashku kėtė mision. Muhammed Ikballi e pranoi me zemėrgjerėsi ftesėn dhe bėri marrėveshje me Mevdudin pėr tė ndihmuar njėri-tjetrin, ashtu qė Islamin ta bėnin udhėheqės tė jetės. Megjithatė Ikbali ndėrroi jetė akoma pa marrė formėn e fundit tė tij ky punim, duke lėnė njė zbrazėtirė tė madhe nė arenėn e mendimit dhe thirrjes islame, andaj edhe kėtė shtresė u mundua ta plotėsojė Mevdudi.
Themelimi i "Xhema'a Islamije" (Shoqėria Islame) nė Lahore
Filloi Mevdudi Lėvizjen islame e cila kishte pėr qėllim thellimin e fesė tek elita e shoqėrisė, siē ishin mendimtarėt, filozofėt dhe elita islame, duke iu bėrė ftesė tė bashkėveprojnė nė themelimin e kėsaj Lėvizje, pėrderisa edhe e themeluan nė Lahore mė 26 gusht 1941. Ebu'l ala el-Mevdudi u zgjodh kryetar i saj. Nė vitin 1943 qendra e Lėvizjes u transferua nga qyteti Lahore nė Daru Selam. Gjatė tėrė kėsaj kohe Mevdudi aspak nuk u ndal duke shkruar dhe botuar punimet dhe librat e tij, duke vepruar nė fushėn e thirrjes islame, kur edhe botoi librat qė ishin shumė tė lexuar: "Katėr termet themelore nė Kur'an", "Islami dhe injoranca", "Feja e vėrtetė", "Bazat e karakterit islam" dhe tė tjera. Me lajmėrimin e ngritjes sė shtetit pakistanez mė 28 gusht 1947, Mevdudi u transferua nė Lahore, ku edhe e vendosi qendrėn e "Xhema'a Islamije" me shokėt e tij. Nė janar tė vitit 1948, pesė muaj pas themelimit tė shtetit pakistanez, Mevdudi e mbajti edhe fjalimin e parė nė Fakultetin e drejtėsisė dhe kėrkoi qė ligji pakistanez tė vendoset sipas ligjit islam. Nė mars tė vitit 1948, nė Kartashi, mbajti edhe fjalimin e dytė me temėn "Kriteri islam pėr rregullim (ligj) islam".
Burgimet e Mevdudit dhe gjykimi me vdekje
Xhema'a Islamije nė Pakistan filloi t'i bėjė shtypje qeverisė sė Pakistanit, duke kėrkuar qė ligji kryesor i Pakistanit tė jetė Sheriati dhe qė qeveria pakistaneze tė gjykojė sipas ligjit sheriatik. Me 4 tetor tė vitit 1948 qeveria filloj t'i kundėrshtojė kėrkesat e Mevdudit duke e burgosur atė dhe udhėheqėsinė e Xhematit Islamik. Mirėpo kjo aspak nuk e ndaloi Mevdudin dhe pjesėn tjetėr tė udhėheqėsisė nga kėrkesat e tyre pėr njė udhėheqėsi islame nė Pakistan. Pastaj u ngrit edhe populli duke i pėrkrahur idetė e Mevdudit dhe xhematit tė tij, qė Pakistani tė udhėhiqet nga njerėz islamistė dhe me ligj islam, duke e detyruar qeverinė qė tė pranojė kėrkesat e Xhematit Islamik mė 12 mars tė vitit 1949. Pas njė viti, me 28 maj tė vitit 1950, qeveria pakistaneze e liroi Mevdudin dhe shokėt e tij nga burgu dhe iu dha liri absolute nė veprim.
Pas kėsaj, mė 21 janar 1951, nė qytetin Kertashi, Mevdudi i tuboi 31 dijetarė nga lėmi tė ndryshme qė tė diskutojnė pėr ēėshtjen e qeverisjes sė Pakistanit. Me kėtė rast ata vendosėn disa pika tė cilat duhet t'i posedojė qeveria pakistaneze. Megjithatė, qeveria nuk iu dha asnjė pėrgjigje pozitive, prej nga u kuptua se ajo nuk i ka pranuar kėrkesat e Xhematit Islamik dhe tė dijetarėve pakistanez, por ka qenė thjeshtė njė lojė pėr ta qetėsuar popullin nga pėrkrahja e Mevdudit dhe shokėve tė tij. Mevdudi nuk u ndal sė vepruari pėr t'i arritur qėllimet e veta nė tė mirė tė Islamit dhe muslimanėve, duke filluar tė realizojė takime me popullatėn. Mevdudi burgoset pėrsėri nė vitin 1953 dhe dėnohet nga gjyqi me dėnim pėr vdekje. Kjo ngjalli reagime tė mėdha nė tėrė botėn islame. E gjetur para njė presioni tė tillė, qeveria pakistaneze e ndėrroi dėnimin me vdekje pėr burg tė pėrjetshėm. Por populli pakistanez u ngrit edhe kundėr njė vendimi tė tillė, duke kėrkuar qė Mevdudi tė lihet i lirė. Nė vitin 1955 Mevdudi u lirua nga burgu. Ai u burgos pėrsėri nė vitin 1963, pėr t'u liruar prapė nė vitin 1964.
Pėrshėndetja e fundit
Me 22 shtator tė vitit 1979 Mevdudi ishte nė Njujork tė SHBA-ve pėr vizitė tė tė birit. Atje edhe e dha amanetin e fundit. U fik edhe kjo dritė e cila ndriēonte rrugėn e udhėzimit tė drejtė pėr shumė muslimanė, u kėput edhe kjo lule nė kopshtin e dijetarėve, mendimtarėve dhe themeluesve tė mėdhenj, ndaloi tė valavitet penda e cila thurte mendime dhe ide pėr njė shoqėri tė pastėr islame. Ai me tė vėrtetė vdiq, por punimet, idetė dhe veprimtaria madhėshtore e tij ėshtė gjallė dhe ende jeton me ne, na mėson rrugėn e veprimit islam, na mėson vlerėn e tė gjykuarit me ligjin e All-llahut.
30.12.2007.islamgjakova.net