www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
FATIMJA (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!)
 

 

 

 

(Ligjėratė e mbajtur nga Amėr Halid)


Bijtė e Pejgamberit s.a.v.s. tė gjithė ishin shtatė. Prej tyre, djem ishin Kasimi, Abdullahu, Tahiri (Tajjibi), ndėrsa vajza ishin Zejnebja, Rukija, ummu Kulthumi dhe Fatimja (Allahu qoftė i kėnaqur nga tė gjithė!).

Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ishte e bija e Pejgamberit alejhi selam dhe e Hatixhes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!). Ajo ishte bashkėshortja e Aliut (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) dhe nėna e Hasanit dhe Husejnit (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tyre!). Ajo u lind 5 vite para pejgamberllėkut tė Muhammedit alejhi selam, gjegjėsisht kur ai ishte 35 vjeē. Nė tė njėjtin vit ishte bėrė edhe ndėrtimi i Qabes. Ajo u bė muslimane qė nė moshėn 5 vjeēare, faktikisht kur Pejgamberit alejhi selam i filloi Shpallja. Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ishte besimtarja mė e re nė Islam!

Fjala "Fatime" rrjedh nga fjala arabe "fitam" qė do tė thotė se personi ėshtė i ruajtuar nga e keqja dhe nga karakteri i keq. Ndėr tė tjerash, ajo kishte disa nofka qė i mori nga as-habėt (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tyre!) dhe mė vonė edhe prej dijetarėve. Ėshtė pėr t'u veēuar nofka "Zahra". Kjo ngase ajo kishte dashuri dhe dhembshuri tė madhe ndaj Pejgamberit alejhi selam. Pėr mė tepėr, ajo i ngjante shumė Pejgamberit alejhi selam. Kishte lėkurė tė bardhė me faqe tė kuqe.

Nofka tjetėr ishte "Batuul". Kjo fjalė ka lidhshmėri me nofkėn e Merjemes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!). Ėshtė kėshtu pasi adhurimi i Fatimes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ishte i ngjajshėm me adhurimin e Merjemes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!). Pėrveē kėsaj, ajo kishte modesti mu si Merjemja. Vlen tė ceket qė kėtu hadithi i Pejgamberit alejhi selam nė tė cilin ai ka potencuar se: "Fatimja ėshtė zonja e grave tė Xhennetit pas Merjemes".

Them qė Fatimen (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) duhet ta duam, pasi edhe Pejgamberi alejhi selam kishte dashuri tė madhe ndaj saj. Ai (alejhi selam) nė njė rast pat thėnė: "Fatimja ėshtė nga unė! Ai qė e mėrzit atė, mė ka mėrzitur mua". Njėashtu Resulullahu alejhi selam ka thėnė: "Kush mė do mua, Fatimen, Hasanin dhe Husejnin; nė Ditėn e Gjykimit vjen dhe na bashkangjitet neve pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė, pėrderisa tė tjerėt e japin llogarinė" (Transmeton Taberani). Pejgamberi alejhi selam ka thėnė edhe njė hadith tjetėr pėr ta shprehur dashurinė ndaj bijes sė tij. Nė atė hadith ai, nė fakt, i pėrshkruan njerėzit nė Ditėn e Gjykimit duke thėnė se ata kėrkojnė dikė pėr tė ndėrmjetėsuar tek All-llahu i Lartėsuar. Pejgamberi alejhi selam, konkretisht thoshte: "Nė atė Ditė, tė gjithė pejgamberėt do tė thonė: "Vetvetja, vetvetja" pėrveē meje! Unė do tė them "O Zoti, ummeti im, ummeti im! O Zot unė nuk Tė kėrkoj pėr vete e as pėr bijėn time - Fatimen".

Secilėn herė kur Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) hynte nė dhomėn e Pejgamberit alejhi selam, ai do tė ngritej dhe do ta puthte nė ballė! Madje edhe kur i Dashuri i All-llahut alejhi selam ishte i sėmurė, nė fakt kur iu pat afruar vdekja, i kėrkonte falje se nuk mundeshte tė ngritej pėr ta puthur nė ballė! Subhanallah! Nė aso momente ndonjė prindi tjetėr madje as nuk i shkon ndėrmend t'i pėrshėndesė fėmijėt e vet, e lėre mė t'i puthė apo t'u kėrkojė ndjesė se nuk ka mundėsi ta bėjė atė gjė. A po vėreni se ēfarė dhembshurie, ēfarė butėsie dhe ēfarė ėmbėlsie ka pasur Pejgamberi alejhi selam?

Nėse Pejgamberi alejhi selam do tė shkonte nė ndonjė udhėtim dhe kur kthehej nė Medine, punėn e parė qė e bėnte ishte falja e dy rekateve nė xhami dhe pastaj patjetėr do t'ia bėnte njė vizitė Fatimes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!). E nėse e lėshonte Medinen, puna e fundit qė e bėnte ishte shkuarja tek ajo pėr vizitė. Nga kjo, me tė vėrtetė, mund tė konkludohet se ajo ka qenė shumė e rėndėsishme tek Pejgamberi alejhi selam.
Nė mes gjithė kėsaj dashurie, Pejgamberi alejhi selam nuk ishte i njėanshėm nė sjelljen ndaj saj. Ai nė njė rast [kur patėn shkuar tek ai pėr tė ndėrmjetėsuar pėr njė njeri, i cili kishte vjedhur diēka (sh.p.)] pat thėnė: "Pasha All-llahun! Nė qoftė se edhe Fatimja - bija e Muhammedit tė kishte vjedhur diēka, vetė Muhammedi do t'ia kishte prerė dorėn!". Shumė prindėr i duan fėmijėt e tyre, kėshtuqė i ndalin shtypjet pėr shkak tė saj (dashurisė) dhe nė kėtė mėnyrė, me vetėiniciativė i shkatėrrojnė fėmijėt e tyre. E Pejgamberi alejhi selam dinte "t'i mbajė me njė thes edhe dashurinė, edhe drejtėsinė"!

Njė prej arsyeve pse Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ėshtė zonja e grave tė Xhennetit pas Merjemes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ėshtė se ajo ėshtė fryt i Pejgamberit alejhi selam, njėherit, pra, edhe i ngjasonte atij shumė. Ajshja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) njė herė ka thėnė: "Me tė vėrtetė asnjėherė nuk kam parė dikėnd t'i ngjasojė mė shumė Pejgamberit alejhi selam nė marrėdhėnie me njerėzit sesa Fatimja!". Ajo gjithashtu thoshte: "Asnjėherė nuk kam parė njeri mė tė ēiltėr dhe mė modest se Fatimja, nė pėrjashtim tė Pejgamberit alejhi selam!".

Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ishte mjaft e pjekur. Kur kishte 18 vjeē, Pejgamberi alejhi selam ishte i martuar me 9 gra. Ajo asnjėherė nuk e pėrgojoi asnjėrėn prej tyre e as qė tha ndonjė tė pahijshme pėr ta ose kundrejt tyre.

Durimi ishte pjesė e pandarė e Fatimes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!). Gjatė jetės sė saj kishte kaluar nėpėr shumė sprova. Nėna i kishte vdekur kur kishte vetėm 10 vjet. E shihte shpeshherė babain e vet duke qenė i goditur dhe i lėnduar. I vdiqėn tri motra e mė pastaj edhe tė gjithė vėllezėrit. Bashkėshorti i saj - Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ishte i varfėr dhe kishte raste qė as bukė nuk kishin pėr tė ngrėnė! Ne kur dėgjojmė pėr vdekjen e Pejgamberit alejhi selam na rrėnqethet trupi, po vallė si ishte gjendja emocionale e Fatimes nė ato momente?

Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ishte njėra ndėr ata qė e pėrcollėn Pejgamberin alejhi selam prej fillimit tė Shpalljes e derisa ndėrroi jetė. Pėrveē saj, i tillė ishte edhe ebu Bekri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!). Kėta, pra, ishin dėshmitarė tė gjėllimit tė tė gjitha ngjarjeve qė ndodhnin (rreth Islamit dhe Pejgamberit alejhi selam) dhe gjithashtu ishin pjesėtarė tė vuajtjeve qė prej fillimit e deri nė fund. E, si pasojė, ata kanė arritur deri nė atė gradė sa kanė qenė.

Vlen tė ceket edhe jeta e saj nė Mekė pėrderisa ishte ende e mitur. Qėkur kishte 5 vjet, po edhe mė vonė, ajo kishte shprehi ta shikonte tė atin duke hyrė nė shpella. Hatixhja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) i dėrgonte Resulullahut a.s. ushqim e nganjėherė Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) donte t'i "ndihmojė" nėnės sė vet, pra, ajo ia dėrgonte ushqimin Pejgamberit alejhi selam. Kur Xhibrili a.s. iu kishte shfaqur Pejgamberit alejhi selam nė shpellėn Hira, atė e patėn kapur ethet dhe pat ardhur nė shtėpi me vrap dhe Hatixhes i tha: "Mė mbulo, mė mbulo!". Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) nė njė farė mėnyrė e kishte kuptuar se All-llahu e kishte zgjedhur babain e saj si tė dėrguar pėr kėtė popull. Mė pas, kur Pejgamberit alejhi selam i kishte ardhur urdhėri pėr tė thirrur nė fe, ai e kishte mbledhur familjen e tij dhe u kishte thėnė: "O benu Hashim, shpėtojeni vetveten tuaj nga Zjarri! O benu AbdulMutalib, shpėtojeni vetveten tuaj nga Zjarri! O Abbas - o mixha i tė dėrguarit tė All-llahut, shpėtoje veten tėnde nga Zjarri! Oj Safije - oj halla e tė dėrguarit tė All-llahut, shpėtoje veten tėnde nga Zjarri! Oj Fatime - oj bija e tė dėrguarit tė All-llahut, shpėtoje veten tėnde nga Zjarri!". Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) aso kohe ishte vetėm 5 vjeēare, megjithatė qė atėherė kishte shprehur dėshirė pėr tė qenė muslimane dhe pėr t'i ndihmuar tė atit, e jo vetėm thjesht pėr tė qenė e bija e tij! Ajo e kishte zakon qė ta shoqėrojė Pejgamberin alejhi selam ēdokund qė ai shkonte dhe eventualisht ta ndihmojė nėse ai kishte ndonjė nevojė, apo madje edhe ta mbrojė nga ndonjė lėndim qė i dėrguari i All-llahut mund ta pėsonte. Pėr kėtė shkak, pra, shpeshherė kur e lexojmė jetėpėrshkrimin e Pejgamberit alejhi selam e gjejmė emrin e Fatimes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) si mbrojtėse dhe si shoqėruese nė raste kur kishte rrezik. Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) Nuk e kishte zakon qė tė lozė me vajzat tjera, por e kishte obliguar veten qė tė qėndrojė pranė tė atit tė vet dhe tė shikojė mos ai kishte nevojė pėr tė apo pėr diēka tjetėr. Ndėrkaq, ne sot jemi dėshmitarė se shumė bija e motra tona synim primar e kanė qė tė bėhen sa mė tėrheqėse pėr djemt tjerė, synojnė pėr tė pasur grimin mė tė mirė, e pėrveē kėsaj, u prishet qejfi shumė nėse nuk e blejnė llojin mė tė ri tė pantallonave etj. Ne, pra, tė gjithė duhet tė ndjejmė se kemi pėrgjegjėsi pėr kėtė fe! Kjo fe nuk ėshtė shpallur vetėm pėr Pejgamberin alejhi selam, as vetėm pėr as-habėt e tij e as veē pėr Fatimen (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė ta!)!

Kishte shumė raste kur e shihte tė atin duke e lėndur kafirat. Njė prej tyre ishte Ukbe ibėn ebi Muajti, i cili erdhi pėrderisa Pejgamberi alejsi selam ishte nė sexhde duke u falė, e ai ia hodhi zorrėt e njė kafshe tė ngordhur nė shpinėn e tij tė ndershme. Pejgamberi alejhi selam qėndroi nė kėtė gjendje pėrderisa erdhi Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) dhe ia hoqi atė fėlliqėsirė prej trupit tė tij pėrderisa sytė i kishte tė mbushur me lotė. Kur Pejgamberi alejhi selam e pa se po qante i tha: "Mos qaj oj bija se me tė vėrtetė All-llahu do ta bėjė fitimtar babain tėnd!". Fatmija (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) qe dėshmitare kur tė dy prindėrit i kishte tė izoluar dhe nė atė kohė ushqim tjetėr nuk kishin pėrveē gjetheve. Pasi pėrfundoi ky bojkot qė e kishin organizuar kafirat, gjegjėsisht 2-3 muaj mė vonė, vdiq Hatixhja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!). Ėshtė pėr t'u habitur se Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) atėbotė kishte thėnė: "Pasha All-llahun unė vetėm do tė them: Tė All-llahut jemi dhe tek Ai do tė kthehemi! O All-llah, mė shpėrble ngaqė e humba tė ėmėn! O All-llah, nuk e di se a duhet tė jem e mėrzitur pėr vdekjen e nėnės sime apo tė jem e gėzuar duke pasur parasysh se asaj i janė dhėnė lajme tė kėnaqshme pėr nė Xhennet!". Në fakt, pak ēaste para vdekjes sė Hatixhes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) erdhi Xhibrili a.s. dhe tha: "O Muhammed, pėrgėzoje Hatixhen me njė vend nė Xhennet dhe tregoji se All-llahu i Lartėsuar po i dėrgon asaj Selam!".

Pas vdekjes sė Hatixhes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!), vdiq edhe xhaxhai i Pejgamberit alejhi selam, kėshtuqė kafirat e shfrytėzuan rastin qė ta persekutojnė Pejgamberin alejhi selam edhe mė shumė. Njė ditė iu kishin mbledhur 10 veta pėrreth dhe filluan ta godasin atė, derisa erdhi Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) dhe tha: "All-llahu ju shkatėrroftė! A po e persekutoni babain tim pėr shkak se vdiq nėna ime dhe xhaxhai i tij? Pasha All-llahun do t'ju gjuaj me kėta gurė" dhe i gjuajti. Pejgamberi alejhi selam mė pas i tha: "Qetėsohu oj bija ime, ngase me tė vėrtetė All-llahu do ta bėjė fitimtar babain tėnd!".

Kurdoherė qė ndonjėra nga gratė e Pejgamberit alejhi selam kishte nevojė pėr ndonjė gjė, i thonin Fatimes: "Tregoji Pejgamberit se na duhet kjo gjė!".

Pejgamberi alejhi selam migroi nė Medine para saj, sepse po ta lejonte atė tė shkojė para tij, kurejshėt do ta hetonin se ata po migrojnė dhe do tė shkaktohej pakėnaqėsi pėr muslimanėt nė pėrgjithėsi, e veēanėrisht pėr Pejgamberin alejhi selam dhe bijen e tij. Kėshtuqė ajo migroi nė Medine pas pejgamberit alejhi selam. Kur u stabilizuan punėt, njerėzit filluan tė vijnė te i dėrguari i All-llahut pėr ta kėrkuar dorėn e Fatimes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!). Tė gjithė donin tė miqasoheshin familjarisht me Pejgamberin alejhi selam. Prej tyre ishin: ebu Bekri, pastaj Omer ibėn el-Hatabi, pastaj Abdurrahman ibėn Awfi (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė kėta!), mirėpo Pejgamberi alejhi selam u jepte pėrgjigje negative nė mėnyrė tė sjellshme. Mė tej, ensarėt filluan ta nxisin Aliun (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) pėr ta kėrkuar dorėn e Fatimes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!). Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) thoshte se nuk kam shumė tė holla (kapital) pėr ta kėrkuar atė, mirėpo ata, sikur ta kishin ditur se Pejgamberi alejhi selam do ta pranonte Aliun, i thoshin: "...por Pejgamberi alejhi selam tė admiron ty!". Mė pas, Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) shkoi te Pejgamberi alejhi selam dhe qėndroi para tij duke mos thėnė asgjė. Pejgamberi alejhi selam i tha: "Mos vallė ke ardhur pėr ta kėrkuar dorėn e Fatimes?", e ky ia ktheu: "Po, pikėrisht pėr atė". Pejgamberi alejhi selam i tha: "A ke diēka pėr t'u martuar me tė?", ndėrsa ky ia ktheu: "Jo o i dėrguari i All-llahut". Mė pas, Pejgamberi alejhi selam i tha: "A nuk ke asnjė dirhem prej asaj sasie qė ta pata dhėnė dikur?", ndėrsa Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ia ktheu: "Po, por nuk janė mė shumė se 250 dirhem". Mė nė fund Pejgamberi alejhi selam i tha: "Do tė tė lejoj tė martohesh me tė o Ali!". Mė pastaj, Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) shkoi dhe ia solli atė shumė tė hollash Pejgamberit alejhi selam, ndėrsa ky i fundit e thirri Bilallin (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) dhe i tha: "O Bilall, shko blej ca parfum pėr Fatimen me kėtė pjesė tė kėtyre tė hollave!". Pjesėn tjetėr tė tė hollave ia dha ummu Selemes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) dhe i tha: "Blej disa rrobe pėr Fatimen me kėto tė holla dhe gjėra tė tjera tė nevojshme tė nusėrisė!". A po e vėreni, pra, si interesohej Pejgamberi alejhi selam pėr bijėn e tij? Sidoqoftė, Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) erdhi pas njė dite ose dy tek Pejgamber alejhi selam dhe i tha: "O i dėrguari i All-llahut, unė e pagova mehrin pėr Fatimen, e kur do ta marr atė?" dhe pas kėsaj qė tha, nė njė farė mėnyre u turpėrua... Pejgamberi alejhi selam iu pėrgjigj: "Sot o Ali, nėse do sot martohu me tė!", ndėrsa Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tha: "Po o i dėrguari i All-llahut, qysh sot do tė martohem!". Kėshtuqė, i ftuan njerėzit dhe therrėn njė kafshė. I dėrguari i All-llahut nė kėtė rast u shpreh: "Nėse dikush qė e kėrkon dikė pėr grua (apo pėr burrė) dhe ajo (ai) ėshtė i kėnaqur prej fesė dhe karakterit tė tij (saj), atėherė le tė martohet me tė, pėrndryshe, do tė pėrhapet fitneja nė tokė!". Njėmend, kjo qė po ndodh nė vendet tona ėshtė realizim i vėrejtjes sė Pejgamberi alejhi selam, tė cilėn e tha shekuj mė parė. Sidoqoftė, Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) e rregulloi pajėn e saj tė nusėrisė dhe u ngjit nė deve tė cilėn e drejtonte Othmani (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) dhe pėrreth ishin as-habėt tė cilėt kishin shpata nė dorė dhe i kishin ngritur lart nė shenjė kremtimi. Mandej, Aliu dhe Fatmija (All-llahu qoftė i kėnaqur nga tė dytė!) hynėn nė shtėpnė e tyre tė thjeshtė e cila ishte larg qendrės sė Medines, ngase aq kishte pasur mundėsi Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!). Mirėpo, pak para se tė hynin, Pejgamberi alejhi selam i tha Aliut: "Mos iu afro para se tė hyj unė!". "Sidoqoftė" - thoshte Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prejk tij!) - "unė u ula nė njė anė tė dhomės dhe ajo u ul nė anėn tjetėr. Mė pastaj, erdhi Pejgamberi alejhi selam, e vendosi dorėn time mbi dorėn e Fatimes dhe filloi tė bėjė njė dua nė tė cilėn thoshte: "O All-llah, Fatimja ėshtė pjesė imja! O All-llah, Fatmija ėshtė e dashur pėr zemrėn time! O All-llah, Aliu ėshtė vėllai im dhe ai ėshtė shumė i dashur pėr mua! O All-llah, jepu kėtyre nga begatitė Tua dhe bashkoji me tė mirė! Mė pastaj, mė tha mua: "O Ali, vendose dorėn tėnde nė ballin e Fatimes dhe thuaj: O All-llah, unė tė thėrras pėr tė mirėn e saj dhe pėr tė mirėn qė ėshtė krijuar pėr ne dhe kėrkoj qė tė mė mbrosh prej sė keqes sė saj dhe prej sė keqes qė ėshtė krijuar pėr ne! Mė pastaj, m'u drejtua mua dhe mė tha: "O Ali, All-llahu ju dhashtė nga begatitė e Tij!" dhe u ngrit pėr tė dalė, por para se tė dalė u kthye kah ne dhe na tha: "Do tė kishte qenė e udhės qė ju tė dy t'i kishit falė 2 rekate namaz!" dhe e mbylli derėn. Kėshtu qe fillimi i martesės sė tyre.

Ēėshtje problematike ishte se shtėpia e Fatimes dhe Aliut (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tyre!) ishte larg prej shtėpisė sė Pejgamberit alejhi selam. Pejgamberi alejhi selam shumicėn e shtėpive i kishte dhuratė nga Harith ibėn Nu'mani (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!), pėrkatėsisht, thuajse secilėn herė qė Pejgamberi alejhi selam martohej me ndonjė prej grave tė tij, Harith ibėn Nu'mani (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ia jepte njė pjesė tokė si dhuratė. Ndėrkaq, nė martesėn e Fatimes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) Pejgamberit alejhi selam i erdhi shumė turp qė t'i kėrkonte edhe pak tokė, kėshtuqė u vendos qė ajo tė jetojė larg prej qendrės sė Medines. Kur Harith ibėn Nu'mani (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) dėgjoi kėtė (se Fatimja po jetonte larg Pejgamberit alejhi selam), tha: "O i dėrguari i All-llahut, a nuk po tė mungon Fatimja?", Pejgamberi alejhi selam ia ktheu: "Po, por shumė u turpėrova qė tė kėrkoj edhe njė pjesė tokė tjetėr nga ti, ngase na ke dhėnė shumė". Me tė dėgjuar kėtė Harithi, tha: "Pasha All-llahun, toka qė ta kam dhėnė ėshtė mė e dashur pėr mua sesa toka qė e kam tani, kėshtuqė merre edhe kėtė pjesė tokė pėr Fatimen!". Pejgamberi alejhi selam i tha: "All-llahu ta ka dhėnė njė pallat nė Xhennet nė kėmbim tė kėsaj!".

Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ishte i varfėr dhe ata qė tė dy ishin tė lodhur nga punėt e tyre shtėpiake. Njė ditė tė dy filluan t'i diskutojnė ankesat e tyre dhe mė nė fund Aliu i tha Fatimes (All-llahu qoftė i kėnaqur nga tė dytė!) tė shkojė e tė kėrkojė ndonjė rob ngase kishin kuptuar se Pejgamberi alejhi selam kishte disa robėr. Kėshtuqė, Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) shkoi te Pejgamberi alejhi selam dhe i kėrkoi njė rob, kurse Pejgamberi alejhi selam i dha pėrgjigje negative duke i thėnė se ata robėr ishin tė destinuar pėr ata muslimanė qė ishin mė tė varfėr se ata, kėshtuqė Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) u kthye nė shtėpi dorėthatė. Pak mė vonė, vėrejtėn se Pejgamberi alejhi selam ishte drejtuar pėr tek shtėpia e tyre. Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) u zgjua pėr t'ia hapur derėn Pejgamberit alejhi selam pėrderisa Fatimja ishte e shtrirė nė krevatin e saj ngase kishte sėmundje nga punėt. Me tė hyrė Pejgamberi alejhi selam, ajo tentoi tė ngrihej, mirėpo Pejgamberi alejhi selam i tha: "Rri ashtu si je!". Ai erdhi dhe u ul mes tyre dhe u tha: "A t'ju udhėzoj pėr diēka qė do tė jetė mė e dobishme pėr ju sesa qė t'ju kisha dhėnė njė rob?; para se tė shkoni pėr tė fjetur, thoni 33 herė subhanAllah, 33 herė elhamdulilah dhe 34 herė All-llahu Ekber dhe kjo do t'ju mjaftojė!". Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) thoshte: "Pasha All-llahun, pasi i thonim ato, u forcuam dhe nuk kishim mė nevojė pėr robėr!".

Njėherė kur Pejgamberi alejhi selam e pa fytyrėn e Fatimes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) tė zverdhur prej urisė, tha: "O All-llah! O Largues i urisė, mos e lė Fatimes tė uritur!". Njėherė tjetėr kur Pjgamberi alejhi selam kishte shkuar pėr vizitė, e kishte gjetur Fatimen (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) vetėm dhe e kishte pyetur pėr Aliun (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) e ajo i kishte thėnė se ai ishte pėrlarė me tė dhe kishte dalė nga shtėpia. Mė pas, e kishte gjetur atė nė xhami duke fjetur dhe ishte mbuluar me pluhur. Nė atė rast Pejgamberi alejhi selam e kishte zgjuar dhe e pastronte nga pluhuri duke i thėnė: "Zgjohu o baba i pluhurit!" dhe nuk kishte pyetur pėr shkakun e zėnkės, por i kishte thėnė: "O Ali, eja tė shkojmė bashkė nė shtėpinė tėnde!". Megjithatė, edhe krahas zėnkave tė tyre (tė cilat nuk ishin tė shumta), e pėrkundėr varfėrisė sė madhe, Pejgamberi alejhi selam ka thėnė se ka pasur raste kur shkonte pėr vizitė tek ta dhe e qeshura e tyre dėgjohej prej jashtė!

Nė njė kohė flitej qė Xhuvejrije bint ebu Xhehl tė martohet me Aliun (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!). Me tė kuptuar Pejgamberi alejhi selam, ishte ngjitur nė minber dhe kishte thėnė: "Nuk e bėj tė lejuarėn tė ndaluar, e as tė ndaluarėn tė lejuar, porse nuk ėshtė mirė qė e bija e armikut tė All-llahut tė jetė me njė shtėpi me bijen e tė dėrguarit tė All-llahut!". Mė pas, Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) i kishte thėnė Fatimes: "Oj Fatime, ndoshta je lėnduar nga kjo. A mund tė ma falėsh?", ndėrsa ajo ia ktheu: "Po o Ali, ta kam falė!" dhe problemi ishte zgjidhur.

Kur kishte lindur fėmija i parė - Hasani (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!), Pejgamberi alejhi selam i kishte pyetur pėr emrin, ndėrsa ata i thanė se e kanė emėruar Harb (luftė), e Pejgamberi alejhi selam i kishte thėnė: "A do tė kishte qenė mė mirė ta emėronit Hasan?" dhe ashtu e emėruan. Pastaj edhe me Husejnin kishin dashur ta emėrojnė Harb, mirėpo Pejgamberi alejhi selam i kishte thėnė ta emėrojnė Husejn dhe ashtu kishte mbetur.
Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) kishte pasur jetė tė vėshtirė, e veēanėrisht periudha e fundit e jetės sė saj kishte qenė edhe mė e vėshtirė. Ajo kishte hyrė nė shtėpinė e Pejgamberit alejhi selam para se ai tė ndėrronte jetė dhe ishte ulur pranė tij, kurse Pejgamberi alejhi selam nuk kishte pasur mundėsi tė ngrihej e ta puthė, siē e kishte zakon. Me t'u ulur, Pejgamberi alejhi selam ia tha: "Afroje veshin tėnd mė afėr oj Fatime!" dhe i pėshpėriti diēka nė vesh, kurse ajo filloi tė qajė. Mė pas, Pejgamberi alejhi selam i tha pėrsėri ta afrojė veshin dhe i pėshpėriti edhe diēka, por tash Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) filloi tė qeshė. Pas vdekjes sė Pejgamberit alejhi selam, Ajshja e kishte pyetur Fatimen (All-llahu qoftė i kėnaqur nga tė dyjat) pėr fjalėt qė Pejgamberi alejhi selam ia kishte thėnė e ajo iu pėrgjigj: "Herėn e parė mė tha: "Oj Fatime, unė do tė vdes sonte!", kėshtuqė unė fillova tė qaj, e ai kur mė pa nė atė gjendje, mė tha: "A nuk je e kėnaqur se ti do tė jesh e para prej familjes sime qė do tė mė bashkangjitesh dhe se ti do tė jesh zonja e grave tė Xhennetit?" dhe pastaj unė qesha". Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) nė momentet e fundit tė jetės sė Muhammedit alejhi selam ishte e shqetėsuar pėr dhimbjet e babait tė vet, ndėrsa Pejgamberi alejhi selam i thoshte: "Nuk do tė ketė mė dhimbje pėr babain tėnd pas kėsaj dite!". Kur vdiq Pejgamberi alejhi selam, ajo ishte shumė e shqetėsuar dhe nga mėrzia ishte lodhur. Enes ibėn Maliku (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ishte njė prej atyre qė trupin e Pejgamberit alejhi selam e lėshuan nė varr. Ai tregon duke thėnė: "Pasi e varrosėm tė dėrguarin e All-llahut, po kthehesha pėr nė shtėpi dhe e takova Fatimen, e cila qėndronte para meje dhe mė tha: "Si munde ta mbulosh fytyrėn e tė dėrguarit tė All-llahut me dhé?", pastaj qau dhe shkoi.

Pėrfundimisht, Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) vdiq 6 muaj pas Pejgamberit alejhi selam, ashtu siē i kishte premtuar ai. Ajo ia la dy emanete Aliut (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!). Emaneti i parė ishte qė ai tė martohet me Umamen (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!), ngase ajo ishte mė shumė e dhėnė ndaj Hasanit dhe Husejnit (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tyre!) dhe emaneti i dytė ishte qė ai ta mbulojė mirė ngase nuk kishte dėshirė qė njerėzit tjerė tė shohin ndonjė pjesė nga trupi i saj dhe ta varroste atė nė atė ditė qė do tė vdiste ngase nuk kishte dėshirė qė njerėzit t'i kushtojnė shumė vėmendje vdekjes sė saj. Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ashtu veproi, do tė thotė e varrosi po atė natė qė vdiq dhe ajo kishte 29 vite atėbotė. U varros nė ditėn e martė mė 20 Ramazan tė vitit 11 hixhrij. Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) u prek shumė nga vdekja e saj dhe qau shumė. Ai thoshte: "Asnjėherė mė parė nuk kam qenė mė i lodhur e mė i rraskapitur sesa ky gjashtėmuajsh, qė nga vdekja e Pejgamberit alejhi selam dhe nga vdekja e Fatimes!".


Pėrktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI 14.11.2007

burimi: http://english.islamway.com/bindex.php?section=article&id=299

 

26.11.2007.islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .