www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

DAUT BORIĒI (1825--1896)

 

 

 


 

Elitės sė intelektualėve shkodranė i bėn nder tė veēantė emri i Daut Boriēit jo vetėm se qe njė njeri i ditur, me arsim tė lartė teologjik, tė fituar nė medresetė me prestigj tė kryeqytetit tė perandorisė osmane, por edhe pse qe njė nga patriotėt mė tė shquar tė Rilindjes Kombėtare.

Me atdhedashuri, vendosmėri e dinamizėm udhėhoqi nė mėnyrė konsekuente Komitetin Ndėrkrahinor tė Lidhjes sė Prizrenit, si dhe Degėn e Lidhj es pėr Shkodrėn gjatė gjithė periudhės sė ekzistencės sė saj. Ai radhitet ndėr figurat e ndritura tė patriotėve tanė, si pėr aftėsitė prej diplomate e politikani, ashtu edhe pėr pėrkushtimin e tij nė lėmin e arsimit e tė edukimit.

Epoka-Kushtet ekonomike e politike

Jeta e vepra e kėtij personaliteti ėshtė e lidhur ngushtė me epokėn nė tė cilėn jetoi e punoi. Nė ēerekun e dytė tė shek. XIX nė qytetin e Shkodrės u evidentuan ritme befasuese nė lėmin e proceseve ekonomike e shoqėrore. Dihet tashmė se qyteti kishte arritur gjatė sundimit tė Bushatllinjve njė kulm tė zhvillimit ekonomik. Falė pozicionit tė saj gjeografik, Shkodra shėrbente si urė qė lidhte Evropėn pėrmes porteve tė Tivarit, Ulqinit, Shėngjinit dhe vetė lumit Buna me zonat e thella tė vendit dhe ato tė Ballkanit. Qarkullimi i mallrave arriti nivele tė atilla, sa t'ia kishin zili tregje tė tjera tė Ballkanit. 1 Kjo qendėr jo vetėm e pėrqendroi pjesėn mė tė madhe tė tregtisė me botėn e jashtme, por filloi tė kryente edhe funksionet e njė tregu nacional tė dorės sė parė. 2 Sipas njė studiuesit tė huaj, udhėtarėt qė vizitonin nė kėtė kohė Shkodrėn e Pazarin e saj, provonin pėrshtypjet mė tė mira pėr zyrat tregtare, qė nuk dalloheshin nga ato tė Evropės. 3

Pėr tė lehtėsuar komunikimin me botėn e jashtme, krahas zyrės postare qė kishte hapur Turqia qė me 1822, 4 u hap njė zyrė postare nga tregtarėt shkodranė, qė vepronte nė mėnyrė tė pavarur. 5 Edhe kur kapitali vendas iu nėnshtrua kapitalit tė madh austrohungarez, Shkodra u bė njė kryeurė e rėndėsishme pėr hapjen e kėtij kapitali nė Turqinė evropiane.

Ky zhvillim ekonomik me nivele optimale nėn sundimin e Bushatllinjve, vėrehet nė njė periudhė qė qe dalluar edhe pėr shkallėn e lartė tė autonomisė politike e administrative tė arritur. Pėrpjekjet me armė tė kėtyre sundimtarėve njėri pas tjetrit, 6 me pushtetin qendror bėnė qė tė mbahej gjallė nė shpirtin e popullatės fryma e mosbindjes dhe e mosnėnshtrimit, duke mbjellė farėn e bashkimit e tė tolerancės. Citojmė tė madhin Sami: "Gjithė ata qė qeverisnė Shqipėrinė, tė vegjėl e tė mėdhenj ishin tė gjithė e gjithnjė shqipėtarė. Mund tė themė se Shqipėria qeverisesh mė vete prej shqipėtarėsh e me zakonet e saj. S'ish pushtuar aspak nėnė turqit, e s'paguante gjė pėrveē gjaknė qė derdhte nė luftė dhe i cili paguhesh e ēpėrblehesh fort shtrenjtė". 7

Duke u mbėshtetur tek pohimi i mėsipėn-n kuptojmė drejt marrėdhėniet politike midis shqiptarėve dhe Staiiibollit para Tanzimatit. Kėshtu, rua tjes sė identitetit kombėtar dhe krijimit tė atyre premisave morale e politike, qė me diiiamikėn e mėvonshme tė ngjarjeve hodhėn bazat e lėvizjes sė madhe tė Rilindjes, iu bė njė shėrbim i madh.

Vitet qė ndoqėn eliminimin e Pashallėkut tė Shkodrės, dmth vitet '30 u karakterizuan nga njė gjendje "inkandeshente" qė po e shtjellojmė nė njė vėshtrim retrospektiv, pėr tė kuptuar epokėn. Trazirat e kryengritjeve pasuan njėra-tjetrėn,, mė tronditėset pėr Portėn e Lartė qenė ato tė viteve 1833 dhe -1 835.

Pavarėsisht se Mustafa Pashė Bushati kapitulloi para presionit ushtarak tė Turqisė, aspiratat liridashėse tė Popullatės, si nė qytet dhe nė malėsi mbeten tė ndezura. Masat represive tė administratės turke, fillė pas njė autonomie tė gjerė lokale, tėjetuar gjatė tre ēerekė shekulli, kralias pakėnaqėsive tė karakierit politik shtonin edhe reagimet e karakterit ekonomik, sepse pashallarėt e rinj turq, kur pėrpiqeshin pėr tė zbatuar reformat, donin tė shuanin edhe pangopėsinė e tyre pėr fitime personale me anė spekullimesh e grabitjesh. Sjelljet arbitrare tė, pashait Ali Namik Pasha, dhuna dhe korrupsioni qė u shfaqėn me shumė agresivitet, i dhanė shkas kryengritjes sė prillit, viti 1833, tė udhėhequr nga dy kushėrinjtė, Jusuf bej dhe Ali bej Bushati, duke e detyruar pashain tė mbyllej nė kala e pastaj tė largohej me turp nė fund tė vitit. 8 Hafiz Pasha, qė i zuri vendin, nuk qe mė pak brutal, sepse ndezi pėrsėri zemėrimin e popullit, qė s'pajtohej me eliminimin e fitoreve qė u patėn arritur disa muaj mė parė nė vetėqeverisjen e qytetit. Me njė organizim mė tė mirė jo vetėm u arrit tė ngujohej edhe Hafiz Pasha brenda kalasė, por tė merrej nė dorė qeverisja e qytetit dhe tė pėrballoheshin pėr pesė muaj rresht sulmet e reparteve turke tė pėrforcuara. Lufta e vitit 1835 pati karaktershumėmasivjo vetėm seluftuanmyslimanė e katolikė, por edhe se u ndihmuan nga tėrė malėsia. Me vargjet popullore aq tė njohura : "Mori Shkodėr/ moj mizore,/ po lufton me tetė taborre" populli pėrjetėsoi ato fitore tė rėndėsishme, qė u arritėn nė sajė tė heroizmit mbarėqytetare tė prijėsve luftėtarė: Hamz Kazazi, Idriz Boksi, Dasho Shkreli dh'e tė udhėheqėsve politikė, vėllezėrve Jusuf e Hysen bej Bushati. 9

Pavarėsisht se Porta e Lartė herė tundte degėn e ullirit dhe herė shfrynte me grykėn e topave dhe atė qė pėr konjukturė ta premtonte, ta mohonte mė vonė me paturpėsi, kėto lėvizje tė armatosura pezulluan pėrkohėsisht zbatimin e reformave. 10

Me gjithė ndėrprerjet e imponuara Turqia do tė vazhdonte politikėn centralizuese duke e ngacmuar pa ndėrprerė zemėratėn popullore. Shtrati mė i volitshėm pėr kryengritje, kuptohet qe pėrsėri Shkodra,e cila si qendra mė e rėndėsishme ekonomiko-administrative e vendit, do ta pėrsėriste traditėn e para pak viteve si qendėr e lėvizjeve popullore. Kėshtu edhe nė vitin 1854 shpėrtheu revolta e udhėhequr nga Sheh Shamia, kryengritje e filluar me parulla tė karakterit ekonomik, por pėrfunduar me ato tė karakterit politik, duke realizuar dėbimin e valiut qė spekullonte me drithin. 11 Situata tė tilla qė vėrtetojnė qėndrimin e pacpur, u vėrtetuan edhe me Abdi Pashėn nė vitin 1862, kur edhe ky, nėn presionin e luftėtarėve u mbyll nė kala, pėr t'u larguar mė vonė fare. As vitet 1863-69 nuk njohėn fare stabilitet, pėrkundrazi, tensionimi gjeti jehonė deri nė shtypin e Shėn Petėrsburgut, po ashtu, u pasqyruan nė shtypin e huaj, me tone tė forta, luftimet e pėrgjakshme tė malėsorėve e tė qytetarėve me nizamėt e Turqisė, 12 luftė qė populli e quajti "te Mullini i Vrakės". Edhe valiu i kohės, Ismail Pasha, u pushua pėr tė zbutur klimėn politike. Kėshtu arrijme nė konkluzionin se kryengritjet popullore tė viteve '30-'70, megjithėse nuk arritėn objektiva mė tė thella, si pėrleswe tė pėrgjithshme me armė shėnuan fillimin e luftės ēlirimtare tė popullit tonė nė kushtet e reja historike tė mėvonshme tė kėtij shekulli.

Ėshtė e nevojshme tė theksohet se, qė nga viti 1870 kėtyre tensioneve tė brendshme iu shtua edhe pasiguria qė po pėrjetonin viset kufitare nga inkursionet e befasishme dhe tė vazhdueshme tė bandave malazeze, tė cilat nė luftėn e tyre tė drejtė kundėr pushtuesit turk jo vetėm sulmonin dhe grabitnin pasuritė e shqiptarėve, por po zbulonin haptas pikėsynimet e tyre shoviniste pėr tė aneksuar trojet tona qė nga Kraja, brugjet e liqenit e deri nė Hot, Grudė, Tuz, Shpuzė eti. 13 Shkodranėt u pėrleshėn sa herė me forcat malazeze, qė nė strategjinė e tyre aneksioniste pėrfshinin edhe qytetet Podgoricė, Tivar, Ulqin e deri dhe Shkodrėn. Kujtesa popullore pėrmes kronikave, dėshmive e kėngėve historike, si mė vonė edhe Fishta pėrmes poemės "Lahuta e Malcis", na pėrcjellin pathosin heroik tė shqiptarėve, qė s'e kursyen veten as nė Kėmicė, Vraninė, Medun, Shpuzė etj. beteja qė shėrbyen si prolog i atyre tė kohės sė Lidhjes sė Prizrenit. 14

Jeta kulturore-arsimore e kohės

Ky kuadėr i proceseve ekonomike dhe politike tė epokės s'do tė ishte i plotė, nėse s'do tė hidhej dritė mbi jetėn kulturore e arsimore tė qytetit nė ato vite. Periudha e pushtimit turk deri nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII shėnoi njė ndėrprerje tė gjatė e tė madhe tė zhvillimit kulturor, duke e hedhur vendin nė injorancė e letargji. Pushtuesit turq me anė tė trysnive administrative e ideopolitike nuk arritėn ēfarė dėshironin, falė vitalitetit tė shqiptarit. Gjuha shqipe dhe mėsimi i saj ishin nė "syrin e ciklonit": myslimanėt pengoheshin zyrtarisht pėr kėtė, por ata, ashtu si nė famīlje e nė punė, edhe nė shkollat e kohės e nė mejtepet komunikonin shqip mėsues e nxėnės. 15 Turqishta mėsohej pėr t'u pėrdorur vetėm nga zyrtarėt ose nga tregtarėt, sa pėr Ilogaritje. Foklori me gamėn e tij tė gjerė ishte njė mjet i mrekullueshėm qė mbante gjallė thesare gjuhėsore, duke pėrcjellė nga brezi nė brez jo vetėm ngjarje e ndjenja, por edhe pasurinė e bukurinė e fjalės shqipe. Krahas kėsaj tradite gojore tė pasur, qė mbahej gjallė nė familjet qytetare, nė rrethin e atyre qėjetonin nė mjediset e sundimtarėve, riprodhoheshin kėngėt e trimėrisė, tė prijėsve nė luftė me turq e malazez. Nė kėto ambiente ka lulėzuar edhe tradita letrare e kultivuar, e njohur me emrin "letėrsi e bejtexhinjve". 16 Njė letėrsi e tillė, sikur e pohon dhe Rexhep Qosja, 17 ishte shumė e ēmuar prej myslimanėve shqiptarė : "Ashtu si letėrsia fetare shqipe qe letėrsi qendrore pėr shtresėn e klerit katolik dhe ortodoks, ashtu si letėrsia popullore, letėrsi qendrore pėr popullsinė shqiptare, veēanėrisht atė fshatare, ashtu dhe letėrsia e bejtexhinjve dhe e autorėve qė pėrdornin alfabetin arab, ishte letėrsia qendrore pėr shtresėn qytetare myslimane: ēirakė, zanatēinj, tregtarė, nėpunės". Nė radhėt e "poetėve tė oborrit" tė kohės sė Bushatllinjve mė tė shquarit qenė Molla Salih Pata e Molla Hysen Dobraēi.

Sundimtarėt Bushatllinj nuk qenė njerėz tė pashkolluar: me interesimin e tyre tė drejtpėrdrejtė u morėn nisma kulturore-arsimore qė, pavarėsisht nga modelet e importuara, u shėrbyen proceseve intelektuale dhe ndihmuan qė tė shpėmdahej "smogu" i padijes dhe i amullisė mesjetare. Medresetė e.bibliotekat qė u hapėn e funksionuan me kujdesin e vazhdueshėm tė Mehmet Pashė Plakut, Karamahmutit e Mustafa Pashės, krahas pikėsynimeve fetare, rrezatonin dituri e kulturė tė pėrgjithshme. Nuk duhet harruar se nė kėshillat e dijetarėve tė pallatit pranė vezirėve, tė pėrbėra prej dijetarėsh, teologėsh, juristėsh, etj. funksiononin edhe rrethet e poetėve, krijuesve, rapsodėve, duke shėrbyerjo vetėm si konsulentė me prestigj ose si argėtues, por edhe pėr tė zhvilluar biseda e debate tė sferave tė ndryshme tė diturisė. Ėshtė e natyrshme tė mendohet se e tėrė kjo veprimtari bėhej nė gjuhėn amtare, ashtu si .edhe nė medresetė e nė mejtepet, pavarėsisht nga gjuha e teksteve.

Pas 1846, si rrjedhojė e dekretit suiltanor, lejohej hapia e shkollave laike shtetėrore, ēka i hapte dyert fillimit tė lėvizieve pėr arsim e kulturė. Duke qenė se pėr pjesėn myslimane lejohej vetėm pėrdorimi i alfabetit arab, intelektualėt myslimanė tė kohės u munduan qė pėrmes kėtij alfabeti tė pėrhapnin mėsimin e gjuhės shqipe, qbftė si mjet tė ngushtimit tė prapambetjes kulturore, qoftė si armė qė pėrballonte asimilimin nga tė huajt dhe shkombėtarizimin.

Krahas mejtepeve, qė nė v.'30 filluan tė funksiononin edhe shkolla private katolike, qė nėn presionin e "Kapitolacioneve" turqit detyroheshin t'i lejonin, kėshtu qė elementi katolik i Shkodrės pati mundėsi mė tė mėdha shkollimi dhe tė njė kontakti mė tė madh me gjuhėn e shkruar shqipe. Nė tjetrėn anė kleri zhvillonte njė veprimtari tė suksesshme nė lėmin letraro-pedagogjik pėrmes shkollave fetare tė ulta e tė mesme, si ajo e jezuitėve me 1887 dhe ajo e franēeskanėve me 1882. Duke u mbajtur gjallė tradita e bukur e tė shkruarit shqip tė veprave fetare, krijuar nga "kuadrum-virati" i pavdekshėm, Buzuku- Budi- Bardhi-Bogdani, krijimtaria letrare e P. Zarishit, E. Radojės, De Martinos, P.Babit e ēoi mė tej atė, duke e pasuruar poezinė fetare shqipe me vlera tė vėrteta artistike. Duhet shtuar edhe fakti qė nė periudhėn e Tanzimatit u rrit numri i shkollave nė gjuhė tė huaja. Pėr gropėn e Shkodrės patėn rėndėsi kryesisht subvencionet e Vatikanit dhe tė Austrisė, ndonjėherė edhe tė Italisė, pėr hapje shkollash e institucionesh fetare e kulturore.

Viti 1884 shėnon botimin e abetares sė parė shqipe, "Evėtarin" e N.Veqilharxhit, njė nismė qė u bėnte jehonė ideve iluministe, nė optikėn e tė cilave zhvillimi i arsimit nė gjuhėn kombėtare ishte pikėsynimi kryesor. Nėn shtytjen e kėtyre ideve, ashtu si N. Veqitharxhi, edhe Kristoforidhi e H. Tahsini krijuan alfabete origjinale me tė njėjtat pikėsynime. 18 Ndonėse kėto nisma qenė tė shkėputura dhe mbetėn brenda rrethesh tė ngushta, pėrgatitėn terrenin pėr alfabetin e pėrbashkėt; ndėrkaq vazhdohej tė shkruhei nė rrethet mė tė gjėra me mėnyrėn e vjetėr, me alfabete tė huaja.

Pavarėsisht nga alfabeti i pėrdorur, plejada e klerikėve tė ditur e atdhedashės, si: Sali Ef. i Madh, J. Tabaku, Sh. Shamia e mė vonė D. Boriēi me H. I. Krajėn, H. A. Ulqinakun etj. kanė merita tė shquara pėr mbėshtetjen qė i dhanė idesė sė zhvillimit kulturor-arsimor tė besimtarėve. Madje, nė shėrbim tė kėtij qėllimi tė lartė J.Tabaku krijoi njė nga bibliotekat private mė tė vjetra, kurse Sh. Shamia futi shqipen nė liturgjinė islame, njė hap reformator progresiv dhe i guximshėm, qė tė kujton atė qė patėn realizuar disa shekuj mė parė klerikėt e veriut me liturgjinė kishtare. 19 

Mjedisi familjar

Nėse D. Boriēi arriti tė hynte nė Pantheonin e Kombit, krahas meritave vetiake edhe traditat e shėndosha familiare lanė gjurmėt e tyre nė formimin e personalitetit tė tij. Familja e Boriēėve ishte njė familje shqiptare e shpėrngulur nga fshati Boriē i rrethinave tė Tivarit, sikur e vėrtelon dhe patronimi qė mbart. Sipas kujtesės familjare, vendosja nė Shkodėr duhet tė ketė ndodhur nga fillimet e sh. 1 8-tė, mė parė nė lagjen Sudbeqe (afėr Xh. Plakė) e pastaj aty ku janė sot, nė lagjen Perash. 20

Duke i hedhur nė vėshtrim trungut gjenealogjik tė familjes, tė bie nė sy fakti qė prej tre brezash ruhej tradita pėr tė nxjerrė hoxhallarė; kėshtu qė babai i Dautit, Haxhi Mustafa, ishte i biri i Molla Salihit tė Molla Rexhepit tė Molla Hysejnit, duke provuar kėshtu setraditapėrnjerėztė shkolluarumbajt gjallė brezpasbrezi. Vetė i ati, Haxhi Mustafa, ndonėsejo klerik, arriti tė fitonte besimin e Mustafa Pashės dhe nė sajė tė pėrgatitjes sė vet tė bėhej njė nga sekretarėt mė aktivė tė sundimtarit, pas dėbimit tė tė cil it iu kushtua tregtisė, siē e dėshmojnė shėnimet e tij nė njė ditar nė fonnė regjistri, tė dhėna me interes, ndonėse kryesisht tė karakterit ekonomik-tregtar ose kronika familjare, por qė hedhin dritė mbi tregtinė e kohės dhe dėshmojnė kulturėn e tij profesionale dhe vlerėsimin qė i bėnte dokumentacionit. Me kėtė nismė ai hodhi bazat e njė traditė pozitive, 21 qė do tė ruhej nga breznitė e ardhme tė familjes. I biri, Dauti mbajti dy ditare me mjaft interes; po kėshtu, ditari i nipit tė tij, H.Musa Boriēi dhe shėnimet e tė tė birit, Jonuzit, ndonėse nė mėnyrė modeste, ofrojnė shanse tė favorshme pėr hulumtime mbi njerėz e ngjarje. Janė kėto shėnime qė iu kanė vleftė biograféve tė Daut Boriēit, qė nga H. Bushati, V. Bala etj. Duke analizuar familjen Boriēi, studiuesi Hamdi Bushati me tė drejtė argumenton se karakteristikė e kėsaj familjeje nuk qe vetėm tė shkolluarit e bijve tė saj, por edhe vendosja nė ofiqe tė ndryshme. Tre brezapara vehtes, D.Boriēi pati klerikė njeri pas tjetrit, kurse pas vetes ai pėrsėri la katėr hoxhallarė tė tjerė: i vėllai M.Halili, mėsues mejtepi, me djalin e vet H. Musanė (mėsues nė Ruzhdie dhe imam nė xhami), dhe me nipin H.Shefqetin (hoxhė i nderuar, myderriz dhe mėsues besimi), pėrsėri tre breza radhazi, si dhe H.Rizaja. Pėrveē karrierės fetare, shumica e Boriēėve preferuan nėpunėsinė nė administratė e gjykatė, duke filluar nga H.Mustafa, babai i Dautit e duke vazhduar me bijtė e tij, Sulejmanin, Mustafėn, Ahmetin e Jonuzin, si me dhjetė nipat e tij tė punėsuar nė shtetin shqiptar para diktaturės. Njė rast i tillė duhet tė jetė fort i rrallė, pėr tė mos thėnė unikal nė historinė e familjeve shkodrane.

Shkollimi

Daut Boriēi, sipas autobiografisė sė tij, u lind nė Shkodėr me 20 dhjetor 1825. Vetė ai shėnon se mėsues mejtepi tė parė ka pasur Molla Ferhatin, hoxhė nga Shkodra, qė kajetuar nė periudhėn 1772-1844. Kjo shkollė fillore gjėndej nė Pazar tė Vjetėr dhe Dauti 8-tė vjeēar e frekuentoi sėbashku me tė vėllanė, Salihin. Nė ditarėt e lartpėrmendura tė Boriēėve gjėndet njė vjershė me nota realiste e hoxhė Ferhatit, kushtuar dy vėllezėrve Boriēi, Dautit e Salihit. Pasi jepet njė pasqyrė e atmosferės qė sundonte nė mejtepet e asaj kohe, ku alitoriteti i mėsuesve shtypte personalitetin e fémijėve me disiplinen e rreptė, duke zbehur interesin pėr mėsimin, kalohet nė lavdėrime mbi zellin e dy vėllezėrve, duke mos fshehur komplimentet e rastit. Ja psh: "Edhe pse Salihi i vogėl nuk pėrpiqet, gj'ithashtu as i vėllai, Dauti, por njė ditė do tė bėhen tė zotėt e pendės, sepse dihet, dijen e trashėgojnė nga baba, gjyshi e katragjyshi. Zoti i ruajttė, pasi tė dy janė tė zellshėm e tė kuptueshėm." 22

Sipas shėnimeve tė tė atit, Dauti, pasi mbaroi shkollėn fillore, fėmijėrinė e kaloi pranė familjes. Po kėshtu shėnohet se bashkė me 25 studentė-hoxhallarė, nė, korrik 1844 shkoi pėr vizitė nė Tyrben e Drishtit, duke na dhėnė tė kuptojmė se Dauti i ishte futur rrugės fetare qė nė moshėn 19-vjeēare. Nė autobiografinė e vet Dauti shėnon se qė nė vitin 1839 kishte filluar tė mėsonte arabishten dhe tė merrte mėsime teologjie nga myderrizėt e mirėnjohur shkodranė tė Medresesė sė Qafes, institucion i themeluar nga Mehmet Pashė Plaku dhe nėn kujdesin e drejtpėrdrejtė tė Mustafa Pashės, edhe kur ai ndodhej larg Shkodrės. Nga dora e pedagogėve tė respektuar S.Ef i Madh, Molla Ahmet Hadri dhe Molla Sylo Fakja, si dhe tė myderrizėve tė huaj tė shquar u pėrgatit njė kontigjent klerikėsh qė mė vonė u afirmuan, duke nderuar veten, institucionin dhe vendin: J.Tabaku, M. Ahmet Kalaja, Hasan Ef. Podgorica etj., ashtu si dhe vetė Dauti. Edhe nė v. 1845 e gjejmė nė kėtė medrese, pas kryerjes tė sė cilės u emėrua imam i xhamisė sė Draēinit dhe, qė nė atė kohė u quajt Molla Dauti. Pas dy vitesh shėrbimi, me 1850 u nis pėr Stamboll dhe me 21 tetor u regjistrua nė medresenė Ēifte-Bash Kurshun, njė nga medresetė e Mehmetit II. Viti 1852 i la njė kujtim tė hidhur, sepse nga tbc-ja i vdiq shoku i tij i studimeve, djaloshi shkodran, H.Ferhati. Nga momentet qė do tė kujtojė nga bashkėjetesa me tė, ėshte ky mė interesanti: Njė ditė tetori, sė bashku, si studentė tė sjellshėm, patėn nxjerrė lejen pėr tė vizituar rrethet piktoreske tė kryeqytetit. Kjo shetitje e paharrueshme zgjati 4 ditė-, ata shijuan jo vetėm magjinė e pejsazhit, por edhe bujarinė e mikpritjen e familjeve tė tė njohurve bashkatdhetarė. Edhe njė vit mė parė kishte pasur fatin tė bėnte njė eskursion njėjavor pėr gjatė viseve tė bukura bregdetare. Ky solidaritet mes bashkatdhetarėsh u shfaq edhe nė forma tė tjera: kontakte tė mundshme me klerikėt e internuar J. Tabaku dhe A. Kalaja, miq tė kahershėm, si dhe me H.Tahsinin (sipas supozimeve tė V.Balės)23, ndihma nė formė dhuratash pėr studentėt nga emigrantė bamirės me prejardhje nga Tivari, Gucia etj. Gjeste tė tilla bujarie vėrtetoheshin edhe mes studentėsh, duke ndihmuar njeri-tjetrin nė rast nevoje, ose duke iu kryer porositė miqve nga Shkodra, qė kėrkonin t'u bliheshin libra tė njohur. Ėshtė prekės rasti i vizitės qė nuk ia kurseu tė burgosurit nga Shkreli, Preng Gjokės. Kėshtu nė Stambollin e largėt e tė zhurmshėm filluan tė shfaqeshin ato cilėsi tė rralla qė do ta shquanin edhe mė vonė. Krahas zgjuarsisė dhe vullnetit pėr tė ecur pėrpara, ai do tė karakterizohej edhe nga fisnikėria e shpirtit e nga aftėsia pėr tė komunikuar lirshėm me tė tjerėt. Njė dėshmi tė tillė najep ai vetė, kur kujton se si nė qershorin e vitit 1851 utakuatri herėsh me Mustafa Pashėn qė ndodhej nė Stamboll. Te ky student i ri īsh sundimtari i Shkodrės, nė njė moshė tė avanc-uar, me eksperiencė tė madhe jete, me njė formim kulturor serioz, gjente njė bashkėbisedues aq interesant e tė pėrgatitur, saqė i propozoi t'i j epte mėsime private gjuhe e besimi tė birit, Riza Beut, nė njė kohė qė nė kryeqytet nuk muneonin pedagogė tė shquar dhe as pėr honoraret nuk bėhej fjalė.

Nė sajė tė konsideratės qė fitoi nė familjen e Bushatlliut, kur Dauti deshi tė kthehej nė Shkodėr, u ngarkua nga Riza Beu si mbikqyrės i pasurisė sė trashėguar prej tė atit nė Shkodėr, me njė rrogė prej pesė lirash nė muaj, rijė ndihmė e mirė ekonomike kjo pėr familjen e tij tė shumtė.

Kleriku, mėsuesi

Nė pamundėsi tė konsultohemi me diplomėn, pasi dokumenti ka humbur, nuk dihet data e kryerjes sė medresesė, as data e kyerjes sė shkollės normale tė Stambollit, qė ai frekuentoi, pasi u bė hoxhė, nuk mund tė saktėsohet. Dihet vetėm se u emėrua mėsues nė Anadoll dhe se rasti e ndihmoi qė tė bėnte marrėveshje pėr ndėrrimin reciprok tė vendshėrbimit me njė shok medreseje, tė emėruar nė Ruzhdijen e Shkodrės. Njė tė kthyer nė vendlindje, filloi karrierėn e mėsuesisė nė shkollėn "Ruzhdie" nė Pazar tė Vjetėr, hapur qė me 1858. Shkollės "Ruzhdie" i pėrgjigjet shkolla e sotme 8-vjeēare qė pėr kohėn ishte shkollė e tipit mė tė pėrparuar, e ndjekur nga shumė bij tė familjeve tė qytetit, kryesisht myslimanė, pa pėrjashtuar edhe familje tė besimeve tė tjera.

Dėftesat e para, ku ai nėnshkruan si kryemėsues, i takojnė vitit 1863; njė e tillė i ėshtė lėshuar nipit tė tij, Musa Boriēit. Nėnshkrimet e profesorėve, tė vendosura nė kėtė dėftesė, dėshmo.jnė se nė kėtė shkollė jepnin mėsim emra tė tillė, si: Sali Efendiu i Madh, Ahmet Efendi Kalaja, Ahmet Efendi Basha, tre nga myderrizėt e afirmuar tė vendit (ky komision merrte nė provim edhe kandidatėt pėr mėsues qė i shtroheshin njė konkursi). Brenda njė kohe tė shkurtėr ai ka arritur tė bėj ė emėr pėr pėrgatitj en profesionale dhe rezultatet nė pėrparimin e nxėnėsve, saqė me shkresėn 14 tetor 1863 ai merr lavdėrime nga Ministria e Arsimit. Ai u shqua edhe pėr aftėsi nė drejtim e organizim, kėshtu e shohim nė rolin e zėvendėsdrejtorit tė arsimit qė me 1858, kur, me kėtė funksion, me 7 prill nė emėr tė qeverisė e tė gubernės mbajti fjalimin e rastit, kur u hodhėn themelet e Kishės sė Madhe tė Shkodrės, qė qe njėheri edhe njė shprehje solidariteti e tolerance e tė gjithė qytetarėve myslimanė ndaj bashkėqytetarėve katolikė.

Duke vazhduar tė ishte kryemėsues, ngarkuar tashmė edhe me detyrėn e zėvendėsdrejtorit tė arsimit, sipas disa shkresave tė valiut nė vitin 1865 urdhėrohej tė vinte pėrpara pėrgjegjėsisė mėsuesit e parregullt, madje mėsuesin e Urės sė Shtrenjtė ta pushonte e ta zėvendėsonte me kandidatin e ri, Molla Jusuf Shkodrėn. Sipas njė shėnimi nė gazetėn "Takvimi Vekajim" (shtypur nė Stamboll me 25 shtator 1867) Dauti vazhdonte tė ishte kryemėsues dhe emri i tij ishte radhitur tashmė nė listėn e mėsuesve mė tė mirė tė prefekturave tė ndryshme tė shtetit e qė kishin fituar tituj nderi. Nga korrespondenca e tij shkollore nxirret qė ai me 1870 ishte inspektor i arsimit fillor pėr prefekturėn e Shkodrės, detyrė qė duhet ta ketė filluar qė me 1869, sipas disa dėshmive. Kėsaj detyre ai iu pėrkushtua me ndėrgjegje tė lartė, me dėshirėn e mirė qė drita e arsimit tė pėrhapej edhe nė skajet mė tė largėta tė vendit. Kėtė na e konfirmon edhe propozīmi i paraqitur nė ministrinė pėrkatėse pėr hapje shkollash tė reja nė nėnprefekturat Peqin, Kavajė, Durrės, Krujė, Ulqin me sensin e kompetentit e tė njohėsit tė mirė tė problemit, ndonėse bėhej fjalė pėr njė hapsirė gati sa gjysma e Shqipėrisė sė sotme, propozimin e shoqėron edhe me sugjerime mbi rrugėn e sigurimit tė fondeve, si dhe tė domosdoshmėrisė qė lokalet tė strukturoheshin simbas ekzigjencave bashkėkohore pėr institucionct arsimore. Nė sajė tė shkallės sė lartė tė kredibilitetit profesional, ministria ia aprovoi propozimin dhe atij i sugjeroi tė pėrcaktonte numrin e lokaleve tė reja, atyre tė tė riparueshmevet dhe shpenzimet e nevojshme, madje i kėrkohej edhe ēfarė parashikonte pėr rrogat e mėsuesve dhe mėnyrėn e pėrgatitjes sė kuadrove tė reja. Qe fare normale, kur administrata e vilajetit ia njohu meritat me anė tė njė shkrese tė datės 8/3/1874, sipas sė cilės urdhėroheshin qė tė virtytshmit, Zotni Daut, t'i jepen tė gjitha lehtėsitė e nevojshme, tue i dhanė kalin e zaptie pėr ta shoqnue e t'i kryhen tė gjitha kėrkesat qė ai ka pėr tė paraqitė pranė autoriteteve lokale".

Qė pjesa e parė e veprimtarisė arsimore tė Daut Boriēit vazhdoi deri me 1880, e kuptojmė nga njė telegram qė atij i dėrgoi Ministria e Arsimit me 4 dhjetor 1879, duke i kumtuar se ishte caktuar tė shkonte pėr tė kontrolluar disa shkolla fillore nė rrethet e Stambollit dhe pėr tė raportuar rreth nevojave tė reformimit tė tyre. Ndoshta ky mund tė ketė qenė "sebepi" pėr ta shmangur nga veprimtaria politike qė ai po zhvillonte si kryetar i degės sė Lidhjes sė Prizrenit pėr Shkodrėn. Sidoqoftė, pas disa muajsh, me 1880 ai fillon pėr herė tė dytė jetėn nė Stamboll, por kėsaj here jetėn e imponuar tė njė tė internuari, duke u mbajtur nėn mbikqyrjen e vazhdueshme tė policisė.

Duke ia njohur pėrgatitjet dhe aftėsitė, turqit nė fillim e caktuan tė drejtonte njė shkollė vajzash nė Stamboll dhe pastaj inspektor shkolle nė Anadoll. I syrgjynosur, larg familjes e larg Atdheut pati kėnaqėsinė tė shmallej me tė birin, Ahmetin, qė i kishte shkuar nga Shkodra pėr ta takuar, por ky gėzim qe pasuar nga njė fatkeqėsi e madhe familjare, vdekja aksidentale e gruas sė tij nga njė goditje rrufeje, kur po punonte nė avlėmend nė shtėpi. Kjo gjendje dramatike qė u krijua nė familjen e tij, ku fėmijtė mbetėn pa prindėr, e detyroi sulltanin qė tė merrte parasysh peticionin e njė pėrfaqėsie tė Shkodrės pėr t'ia falur dėnimin. Kėshtu qė u kthye nė Shkodėr duke vazhduar karrierėn nė arsim. Nga njė dokument (akt noterial dorėzanie) merret vesh se nė vitin 1888 figuronte drejtor arsimi. Nė vitin 1892 ai paraqet dokumentat pėr tė dalė nė pension, por kjo kėrkesė iu realizua vetėm nė vitin 1894.

Politikani, diplomati

Nė botimet shqiptare me karakter historik ėshtė pranuar mendimi se Daut Boriēi e filloi veprimtarinė politike njėkohėsisht me ngjarjet e Lidhjes sė Prizrenit, mirėpo studiuesi Hamdi Bushati sjell argumente se Dauti nisi tė aktivizohej nė problemet politike qysh nė vitin 1869. Si rrjedhim i pakėnaqėsisė sė krijuar nga disa arbitraritete tė valiut tė atėhershėm, po mblidheshin nėnshkrime pėr njė lloj proteste popullore, nė tė cilėn i kėrkohej Portės sė Lartė largimi i sundimtarit. Kjo "prapaskenė" u diktua para kohe, nismėtarėt u arrestuan dhe u internuan. Ndėr kryesorėt ishin Ahmet Efendi Kalaja, Selim Beg Bushati dhe Daut Boriēi, i cili i shpėtoi dėnimit nė sajė tė njė alibie tė sajuar bukur prej tij. Nuk ka dyshim se temperamentin e tij prej politikani e shfaqi nė plotninė e vet gjatė viteve 1878-1881, domethėnė, aq sa pati jetė edhe organizmi i fuqishėm politiko-ushtarak qė pėrtriu madhėrishėm energjitė e popullit tonė e qė u emėrtua "Lidhja Shqiptare e Prizrenit".

Pa u krijuar mirė Lidhja e Prizrenit, shkodranėt u pozicionuan drejt dhe u prononcuan shumė shpejt. Qysh me 10 qershor 1878 Qendra u njoftua se edhe Shkodra bashkohej me Lidhjen dhe se do tė dėrgonte delegatėt e vet, tė cilėt u nisėn me vonesė pėr situatėn e krijuar nė kufirin me Malin e Zi.

Mbledhje tė ndryshme zhvilloheshin nė kėto ditė tensioni dhe diskutoheshin problemet e ditės, situata e brendshme dhe ajo e jashtme. Pėrpiloheshin protesta e memorandume. E gjithė kjo veprimtari udhėhiqej' nga patriotėt dhe intelektualėt, tė cilėt shfrytėzonin ēdo lidhje miqėsie me qarqet diplomatike. Me 13 qershor u pėrpilua njė mémorandum dhe iu dėrgua kryeministrit anglez, Lordit Bikonsfild, pėrfaqėsues i Anglisė nė Kongresin e Berlinit, me kėrkesėn pėr tėrėsinė tokėsore dhe pavarėsinė e Shqipėrisė : "Nėse dėshirohet tė sigurohet njė paqe e qėndrueshme nė popullsitė e Lindj es, duhet qė atoi tė reformohen sipas kombėsisė sė vet, duke respektuar lidhjet etnike, gjeografike e historike. Duke qenė njė komb i vetėm pėr nga raca, gjuha, traditat, historia dhe nga tė gjitha elementėt pėrbėrės tė identitetit kombėtar, Shqipėria ka tė drejtė tė quhet, siē ėshtė nė tė vėrtetė, njė trup i vetėm dhe tė organizohet nė forrnė unitare nėn njė qeveri tė vetme". 24

Kujtojmė se, qė njė muaj mė pėrpara shkodranėt sė bashku me banorėt e Ulqinit, Tivarit e Podgoricės i patėn drejtuar njė protestė tė ngjashme ambasadorit francez nė Stamboll, ku thuhet : "Ne, katolikė e myslimanė, vėllezėr prej shekujsh dhe qė jetojmė nė bashkėsi interesash e zakonesh ... pėlqejmė mė mirė tė asgjėsohemi se sa tė vdesim nesėr tė poshtėruar e tė skllavėruar..." 25

Me 15 qershor, dy ditė pas hapjes sė Kongresit tė Berlinit u zhvillua njė manifestim i fuqishėm nė Pazar tė Vjetėr, nė oborrin e bibliotekės, pranė Medresesė dhe nė mes njė entusiazmi mbarėpopullor u lexua peticioni dėrguar Kongresit tė Berlinit nė shenjė proteste. Sigurisht, ndėr nismėtarėt e kėtij telegrami ka qenė dhe Daut Boriēi, nėnshkrimi i tė cilit ėshtė ndėr tė parėt e 380 firmėtarėve tė kėtij memorandumi qė iu dėrgua Kongresit mė 16 qershor jo vetėm nė emėr tė Shkodrės, por edhe tė viseve e qyteteve tė Shqipėrisė Veriore e tė Mesme. Nė mes tė tjerave theksohej: " ... Kombi shqiptar, qoftė mysliman, qoftė katolik, krejt ndryshe pėr nga raca dhe nga feja nga ato tė sllavėve, ėshtė i vendosur tė mbrojė atdheun kundėr ēdo coptimi tokėsor..." dhe mė poshtė " ... lutemi tė mbroni tėrėsinė tonė kombėtare e tokėsore e tė na kurseni konfliktet shkatrrimtare qė do tė shpėrthejnė...... Pra, siē shihet edhe nga peticioni i shkodranėve, myslimanė e katolikė nul-, shprehen besnikėri ndaj Portės sė Lartė, por ngulmuan nė interesat kombėtare, duke u dhėnė njė pėrgjigje tė qartė pėrpjekjeve tė sulltanistėve qė mbėshtetesliin fuqishėm nga valiu Hysen Pasha. Ėshtė nė nderin e Daut Boriēit, qė, ndonėse riėpunės i rangut tė lartė nė administratėn lokale turke, jovetėm i bėri ballė ēdo presioni., por edhe iu priu tė tjerėve duke u vėnė nė shėrbim tė ēėshtjes sė madhe. Po me kėtė vendosmėri, delegatėt qė u zgjodhėn pėr tė marrė pjesė nė Kuvendin e Prizrenit, u porositėn qė tė mos lejohej asnjė shmangie nga linja kombėtare e nė pėrkrahje tė linjės proturke, nė rast tė kundėrt, tė largoheshin. Besnikėria ndaj platformės kombėtare ishte shprehja e njė vetėdije patriotīzmi e solidariteti tė fuqishėm, qė vėrehej si poshtė, nė masat popullore, si lart nė forumin drejtues tė Degės sė Lidhjes. Delegatėt e Shkodrės u kthyen nė javėn e parė tė korrikut dhe u pritėn me atė entusiazėm, me tė cilin qenė pėrcjellė. Vendimet qė u lexuan, bėnė tė ditur nevojėn e marr es sė masave me karakter organizativ, ushtarak e financier. Nė mitingun e madh qė u organizua me kėtė rast, u diskutua edhe pėr latin e Tivarit. Me datėn 11 korrik u krijua Dega e Shkodrės, e quajtur edhe Komiteti Ndėrkrahinor, i pėrbėrė prej 20 vetash me nė krye Daut Boriēin. Dega e re, e porsakrijuar kaloi nga fjalėt nė vepėr, nga solidarizimi politik me vendimet e Lidhjes, nė organizimin e shpejtė tė njėsive vullnetare tė armatosura. Dega lajmėroi qendrėn se ishte gati tė dėrgonte 6000 vullnetarė pėr ta shkėputur Tvarin dhe pastaj Podgoricėn nga dora e malazezėve, por kjo nuk u realizua. Krijimi i kontigjentit tė "xhandarėve tė Degės" pėr tė ruajtur rendin ia rriti asaj autoritetin dhe pėrgatiti atmosferėn pėr veprime edhe mė radikale. Ngjarjet u rrokullisen kundėr dėshirave tė shqiptarėve, sepse si Tivari, ashtu Podgorica, Zhabjaku, Shpuza kaluan nėn sundimin malazias. Fluksit tė madh tė "muhaxhirėve" (tė emigrantėve) nga kėto treva u desh t'i bėnte ballė Shkodra dhe i takonte Komitetit tė Lidhjes tė organizonte punėn, duke aktivizuar komisionet e saj. Pavarėsisht se qytetit iu krijuan probleme tė reja social-ekonomike, ato u pėrballuan nė sajė tė bujarisė e solidaritetit mbarėqytetar, si dhe pėrkushtimit tė aktivistėvė tė Lidhjes, bashkėpunėtorėve tė Daut Boriēit, Jusuf Tabakut, Jusuf Sokolit, Selim Ēobės, vėllezėrve Dragusha etj.

Lajmi i kėrcėnimit tė Plavės e Gucisė qe njė lloj kushtrimi, aq mė tepėr kur Ali Pashė Gucia kėrkoi ndihma. Ndėr mbledhjet qė zhvilloheshin, rekrutoheshin vullnetarė dhe mblidheshin ndihma nė ushqime, municion, ilaēe. Nė mbrojtje tė kėtyre trojeve shqiptare u korr njė fitore e bujshme e forcave shqiptare, ku meritėn e vet e ka edhe kontigjenti nga Shkodra, i kryesuar nga Jusuf Sokoli. Qyteti priti me nderim bijtė e vet qė u treguan nė lartėsinė e duhur, ashtu si i kishte porositur, kur i pat pėrcjellė. Tensione tė reja dhe mjaft tė komplikuara do tė sillte pranvera e 1880-ės. Fuqitė e Mėdha miratuan proj ektin "Korti", simbas tė cilit Plava dhe Gucia do tė kompensoheshin me Hotin e Grudėn. Pėrhapja e kėtij lajmi ngjalli zemėrim si nė malėsi, si nė qytet. Me 1 mars 1880 nga njė mbledhje e pėrbashkėt e krerėve tė malėsisė u miratua njė peticion, dėrguar Fuqive tė Mėdha, kurse me 25 mars Komiteti Ndėrkrahinor i Lidhjes ishte nė mbledhje tė vazhdueshme pėr tė pėrballuar situatėn kritike qė po krijohei nė ato treva, qė ishin aq tė lidhura tradicionalisht me Shkodrėn nė shumė aspekie. Me 3 prill nė Shkodėr u zhvillua njė kuvend, nė tė cilin morėn pjesė si pėrfaqėsuesit e lagjeve tė qytetit, po ashtu edhe tė maleve tė vilajetit, pa krerėt e Hotit, Grudės e Kėlmendit, qė ruanin kufirin. Mbledhja u bė nė magazinėn e Oso Manit, pranė Bibliotekės sė Pazarit. U bė njė riorganizim i Komitetit Ndėrkrahinor, duke rregulluar raportin e pėrfaqėsimit nga tė dy besimet dhe u hartua njė peticion drejtuar Fuqive tė Mėdha. Nė kėtė peticion, nė mes tė tjerash, thuhej : "Kemi vendosur tė derdhim pikėn e fundit tė gjakut para se tė hyjmė nėn zgjedhėn e njė qeverie tė huaj. Ideja kombėtare na bashkon nė mbrojtjen e atdheut tonė". Komiteti kishte vendosur qė lufta do tė kishte vetėm karakter mbrojtės dhe jo sulmues, duke hedhur poshtė propozimet e disa qarqeve qytetare pėr tė sulmuar Malin e Zi e pėr tė shkėputur Podgoricėn. Pėrsėri, me 9 prill 1880 u mblodh Komiteti Ndėrkrahinor sė bashku me krerėt e malėsisė pėr tė shprehur vendosmėrinė e tyre qė ta mbronin me forcat e veta Hotin e Grudėn. Komiteti vendosi qė pėr kėtė aksion duhej tė luftonin mbarė shqiptarėt, pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre fetare.

Me 10 prill pėrfaqėsuesit e Komitetit i bėnė prezent valiut qėndrimin e tyre, ndėrsa me 11 shpallėn gjendjen e gatishmėrise ushtarake dhe zgjodhėn komisionin ushtarak me nė krye Hodo Pashė Sokolin, zėvendės Prengė Bibė Dodėn. Po kėtė ditė u pėrhap njė shpallje e kuvendīt nie njė pėrmbajte shumė interesante. Me anė tė saj kėrkohej autonomie e trojeve shqiptare, zgjedhja e njė princi tė miratuar nga Porta e Lartė, heqja e trupave turke, zėvendėsimi i nėpunėsve turq me nėpunės shqiptarė. 26 Shpėrndarien e kėsai proklamate e pohon edhe gazetari P.Gobēeviē. Fuqit e Mėdha bėnė veshin tė shurdhėr ndaj kėtyre protestave dhe nėnshkruan protokollin; 27 kėshtu, mė 19 prill u zhvillua pėrsėri njė miting masiv i paparė nė mbėshtetje tė vendimeve tė Komitetit pėr Hotin e Grudėn. Nė kėtė miting Hodo Pasha mbajti njė fjalim tė zjarrtė28, shkėputi spaletat e arta dhe pa u vonuar, u nis me 3 mijė vullnetarė pėr Tuz, duke shfrytėzuar lundrimin nėpėr liqen. Atmosfera inkandeshente e mitingut pati shumė jehonė nė shtypin e huaj, sepse aty, krahas vendimeve pėr tė mbrojtur trojet, doli qartė thirrja pėr t'u shkėputur nga sundimi shekullor osman. Gazetari austriak S.Gobēeviē, shqiptarofob i deklaruar, jep njoftime mjaft interesante. Mes tjerash ai pohon se, kur erdhi nė Shkodėr, e gjeti Degėn e Lidhjes nė forcėn e saj rinore. Nga takimet me udhėheqėsit (nėnvizimi ynė N.B.) kuptoi se "...zgjedha turke nė Shqipėri mbahej me zor dhe se ishte planifikuar njė kryengritje kundėr Portės sė Lartė".29 Kjo kryengritje do tė ndėrmerrej, sapo tė zgjidhej ēėshtja e tėrėsisė tokėsore. Grushti qė pėsuan forcat malazeze te Ura e Rrzhdnices, e detyroi diplomacinė evropiane tė kėrkonte rrugė tė reia. Ndėrkaq Komiteti e kishte tė qartė qė duhej luftuar jo vetėm me gjuhėn e armėve, por edhe me atė tė diplomacisė, prandaj u vendos qė me 18 maj 1879 t'u bėhej njė promemorje konsujve tė huaj, qė gjendeshin nė qytet. Si nė tė gjitha dokumentet e nxjerra nga Komiteti Ndėrkrahinor, edhe kėtė radhė Daut Boriēi nėnshkruante i pari dhe patjetėr ndėrmjet atyre radhėve fekste edhe mendimi i pjekur prej intelektuali, gjykimi i tij i mprehtė prej diplomate dhe ndjenja e zjarrtė prej atdhetari.

Me eksperiencėn e tyre nė fushėn e kombinacioneve e tė kompromiseve, diplomatėt evropianė, tė prirur pėr tė realizuar me ēdo kusht synimet e tyre, gjetėn Ulqinin me rrethe si kompensim pėr Hotin e Grudėn. Patjetėr Lidhja e Prizrenit dhe Dega e Shkodrės u vunė para njė prove tjetėr tė fortė. Pėrsėri u shfaq vendosmėria, guximi e inisiativa e popullit pėr tė mbrojtur trojet e shtrenjta. Ngjarjet do tė zhvillohen nė atė mėnyrė, saqė shqiptarėt duhej tė luftonin-nė tre fronte : me malazeztė, me forcėn detare ndėrkombėtare dhe me turqit pas shpine. Kjo luftė pėr mbrojtjen e trojeve, qė nga Plava deri te Ulqini, tregon rritjen e vetėdijes kombėtare, aftėsitė organizative dhe pėrvojėn nė ēėshtjet ushtarake. Tė shqetėsuar nga lėvizja shqiptare, turqit u pėrpoqėn tė shfrytėzonin taktika tė ndryshme: edhe "tė fortat", edhe 'tė butat", "edhe kėrbaēin", edhe "kulaēin". Valiu Riza Pasha nuk ia arriti qėllimit, sepse dhuratat dhe peshqeshet s'e bėnė efektin qė pritej dhe shqiptarėt nuk u tėrhoqėn pėrpara shantazheve, ndonėse ai kishte sjellė 3 mijė ushtarė. Ndėrkaq lėvizja popullore pėr mbrojtjen e Ulqinit, si nė Ulqin, si nė Shkodėr ziente. Mbrojtja e tij po merrte karakter kombėtar. Mė se 6 mijė vullnetarė nga Veriu e Kosova ishin gati. Jusuf Sokoli qėndronte me vullnetarėt e tij pėrbri ulqinakėve dhe priste pėrforcime tė reja. Edhe biseda telegrafike mes Hysni Pashės e pėrfaqėsuesve tė Lidhjes me nė krye Daut Boriēin dhanė njė rezultat krejt negativ, qė u sht)reh nė telegramin e datės 11 shtator: "Telegrami i djeshėm iu spjegua popullit, por sikurse iu asht paraqitun, banorėt e Shkodrės iu pėrgjegjėn tė gjithė nji zani: nuk e pranojmė nė asnjė mėnyrė qė Ulqini t'i lėshohet Malit tė Zi". Kjo frymė qėndrese pasqyrohet edhe nė vargjet popullore:

"I thotė Shkodra: nuk ndigjojmė
Tė shtatė krajlat me ba urdi!
Pa krisė pushka nuk e lėshojmė..."

Qeveria turke vendosi tė ndiqte rrugėn e diversionit tė brendshėm. Nė kėtė situatė u bė njė rinovim i Komitetit duke larguar tė lėkundurit. Rreth Daut Boriēit qėndronin aktivistėt e dalluar Selim Efendi Ēoba, Abdyl Fetah Dragusha, Ibrahim Dragusha, Filip Ēeka etj., tė mbėshtetur edhe nga myftiu Jusuf Efendi Tabaku. Domethėnėse ėshtė prania e disa klerikėve nė krye tė Degės, e cila ishte pėr luftė tė armatosur dhe mbante kontakte tė vazhdueshme me Degėn e Ulqinit, qė mbėshtetej nga popullata shqiptare me nė krye Mehmet Becin e Mehmet Gjylin, klerikėt H. Sali Hylja e Hafiz H. Tamizi, si dhe nga dėrgata shkodrane me Jusuf Sokolin. Zėvendėsimi i Riza Pashės me Dervish Pashėn e bėri mė kritike situatėn, duke ndikuar pėr' keq nė fatin e Ulqinit. Mitingu i madh qė u organizua nė shtėpinė e Drishtejve, nė mes lagjes Ndocej dhe Dudas, pati shumė jehonė dhe gjenerali turk u detyrua tė vepronte mė me maturi. Forcat vullnetare shqiptare nuk arritėn tė pėrballonin epėrsinė numerike dhe forcėn goditėse tė ushtrisė turke, aq mė tepėr qė u ndodhėn nė mes dy zjarresh e me defiēit pėrforcimesh.

Pas tre vite fitoresh tė bujshme nė Plavė e Guci, Hot e Grudė, ata njohėn humbjen, por jo poshtėrimin, sepse i shkaktuan shumė humbje armikut duke luftuar si burrat, por duke pėsuar dhe humbje jete tė shumė shokėve e ndėr ta edhe humbjen e komandantit trim, Jusuf Sokolit. Pas kėtij grushti erdhi grushti pėrfundimtar, i padėshirueshėm i Degės sė Lidhjes.

Pas lėshimit tė Ulqinit, Turqia vendosi tė marrė masa kundėr anėtarėve tė Degės sė Shkodrės: Daut Boriēit, Hodo Pashė Sokolit, Prengė Bibė Dodės, Jusuf Efendi Krajės e tė tjerė eksponentė tė lėvizjes patriotike, tė cilėt patėn pasoja tė rėnda, sepse Dervish Pasha i internoi. Gati nė kėtė kuptim pati shkruar edhe revista "Albania": "Kryetari i Komitetit tė Lidhjes sė Shkodrės, Myderrizi Daut Efendi dhe komandanti i xhandarmėrisė, Ferhat Aga, u dėrguan nė Stamboll dhe me 12 dhetuer 1880 Dervish Pasha arrestoi Hodo Pashėn dhe Prengė Bibė Dodėn, kapidan i Mirditės, tė cilėt tė gjithė sėbashku i dėrgoi nė Stamboll". Kur Dervish Pasha pati vendosur internimin e Daut Boriēit, i dėrgoi kėtij njė telegram fals, kinse e thėrriste Stambolli pėr ēėshtje zyrtare. Me tė arritur Dauti nė Shėng in, e mori vesh se po internohej, duke u lajmėruar nė mėnyrė konfidenciale nga dy telegrafistė shkodranė, qė edhe ata pastaj u internuan pėr nxjerrje sekreti. Nė "Ditarin e familjes Dizdari" (Shih B.Dizdari:'.'Nasuf B.Dizdari, nė "Lajmi i ditės", Tiranė, 28.1.1996), thuhet se Tahir Dizdari II u vra nga turqit, sepse, ndonėse ushtarak i lartė, nuk iu pat bindur urdhėrit pėr tė arrestuar mikun e tii, Daut Boriēin. Dy vjet pasi doli nė pension, pikėrisht me 2 nėntor 1896, Daut Boriēi ndėrroi jetė dhe u varros nė varrezat e xhamisė sė Luguēesmes. Fatkeqėsisht, nga pakujdesia varri ėshtė zhdukur me gjithė gurėt e gdhendur e qė do tė vlenin si material burimor. Nė kėtė rast shėnojmė se edhe shume dokumente tė tjera me interes tė madh qė ruheshin nė familjen e tij deri me 1913-ėn, u dogjėn nga i biri, Ahmeti, nga frika e kontrollit tė malazezėve me rastin e pushtimit tė Shkodrės prej tyre.

Pėrfundimi dramatik i Degės sė Shkodrės dhe i krejt Lidhjes u pėrjetua me keqardhje tė madhe nga populli, por ky nuk u ndie i mundur, sepse ngjarjet e kėtyre viteve hodhėn bazat e bashkimit kombėtar, pa pėrkatėsi fetare krahinore. Botės iu dhanė sinjale tė forta tė-identitetit kombėtar, si dhe tė shpirtit liridashės tė popullit tonė, qė me armė nė dorė u rėzistoi jo vetėm shovinistėve fqinj, por edhe Fuqive tė Mėdha e vetė turqve. Lidhja u shtyp, por lėvizja kombėtare mori pėrpjestimet e duhura dhe njohu vetėm ngritje. Nga roli qė luajti dhe nga pėrkushtimi konsekuent edhe emri i Ddaut Boriēit u skalit me shkroniat e duhura nė pėrmendoren e pavdekshme tė kėsaj ngjarjeje tė ndritur.

Gjuhėtari, autori i teksteve

Njė profil i tretė i Daut Boriēit, jo mė pak i rėndėsishėm pėr kushtet e prapambetjes qė kalonte vendi ynė, ėshtė edhe ai i gjuhėtarit e i krijuesit tė teksteve shkollore. Kontributi i tij nė lėmin e arsimit nuk u reduktua vetėm nė kuadrin e veprimtarisė legale nė atė sektor. Ashtu siē thuhet nė Historinė e Shqipėrisė (volume i dytė, viti 1965, fq. 107, Tiranė), " ... kleriku patriot mysliman, Daut Boriēi, botoi me 1869, nė stamboll njė abetare tė gjuhės shqipe, e cila, duke pėrdorur alfabetin arab, pėrpiqej tė fitonte pėr ēėshtjen kombėtare shtresa e gjerė e popullatės myslimane, pa rėnė nė sy tė ēensurės." Pikėrisht Daut Boriēi botoi abetaren turqisht-shqip nė themel tė njė alfabeti tė hartuar prei tij me shkronja arabe. Dhe kėtė e botoi pa emėr tė vetin e pa datė, sepse ishte e ndaluar shtypj a e nj ė broshure nė gjuhė shqipe, qouė edhe me alfabet arab.

Me sa dihet, informacionet e para mbi kriiimtarinė e D.Boriēit i kemi nga revista "Diturija" e L.Skendos (viti 1927 dhe 1928) pėrmes rubrikave "Bibliografia shqipe", "Letra nga kėndonj ėsif ', mbėshtetur nė inforrnacionet e dy mėsuesve shkodranė Sh.Muka e H.Bushati.

Rreth botimeve tė abetares, si dhe rreth veprave tė tjera, profdr.Jup Kastrati ka dhėnė njė informacion mė tė gjerė nė "Buletinin pėr shkėmbimin e eksperiencės" viti 1954, Shkodėr, Nr.9, fq.7, duke e paraqitur tė plotė nė veprėn e tij "Figura tė ndritura tė Rilindjes Kombėtare".
1) "Alfabet shqip" me shkronja turqishte. Litografue nė Stamboll mė 1861. Nė faqen 32, nė mes tė tierash, lexohen edhe kėto : "Punėn shikoje, se marrohe mandej; xen me shkrue shqip".
2) Njė ribotim tietėr ėshtė ai i vitit 1869.
3) "Abetare shqip" E ndryshueme prej sė parės. Dorėshkrim.
Teksti nis me kėto fjalė tė shkrueme nga autori : "Shqiptari, me mėnyrėn e shkronjave qė kam kallzue nė alfabetin shqip, brenda pak kohe mundet me shkrue gjuhėn e vet..."
4) "Abetare shqip", e ndryshueme prej tri tė parave. Nė verso tė fletės sė katėrt lexoimė konceptin'e njė letre, qė i dėrgon nga Stambolla djalit tė vet. Duket se ky dorėshkrim asht hartue pas pak kohe qė u internue nė Turki, dmth rreth vitit 1881.
5) "Gramatikė shqipe" (e vogėl). Njohuni tė pėrgjithshme numrin, gjininė, etj. Vepra asht e pakryeme.Dorėshkrim.. 
6) "Fjalor turqisht-shqip". Dorėshkrimi ruhet nė Arkivin e Shtetit. Vepėr e papėrfundueme.


Pėrveē kėtyne la dorėshkrim njė autobiografi dhe dy ditare, njeni i vitit 1884-1850, tjetri i vitit 1893-1895.

Prof Kastrati me punime tė viteve tė mėvonshme (shih Bibliografinė e kap.) e pasqyroi dhe e analizoi mė nė thellėsi kėtė veprimtari tė D.Boriēit.

Krahas punimeve tė autorėve tė tjerė, kontributi gjuhėsor i kėtij personaliteti u trajtua edhe nga studiuesit Sh.Osmani, Nj.Kazazi, T.Osmani nė simpoziumin shkencor me rastin e 100 vjetorit tė vdekjes sė Daut Boriēit (Shkodėr, nėntor 1996). Mjedisi i Shkodrės ku punoi Daut Boriēi, paraqiste vėshtirėsi tė veēanta, prandaj pėrpjekjet e tij spikasin mė tepėr nė kushtet e prapambetjes sė shumicės sė elementit mysliman tė qytetit. Sigurisht qė nuk mohohet fakti se njė shtresė e tregtarėve dhe zejtarėve tė qytetit mbėshteste kėrkesat pėr arsim e kulturė qė shtronte nė atė periudhė lėvizja kombėtare. Dihet qė nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar inteligjenca e elementit mysliman tė qytetit pėrfaqėsohej kryesisht nga klerikėt. Ėshtė e kuptueshme qė jo tė gjithė ishin tė njė niveli e tė njė mendimi. Nė kontingjentin e klerikėve tė pėrgatitur e tė njohur pėr mbėshtetjen qė i jepnin idesė pėr zhvillimin kulturor e arsimor tė besimtrėve, nė prizmin e gjerė tė fjalės, shquhej mes figurave tė tilla, si: Salih Efendia i Madh, J.Tabaku, Sh.Shamia, H.J.Kraja, H.A.Ulqinaku etj. edhe D.Boriēi.

 

 

 

 

 

 

 

 

islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .