Ja'kub Ibrahim bin Habib bin Sa'd bin Bexhir i njohur si Ebu Jusuf.
Prejardhjen e ka nga fisi Bexhile, i cili llogaritet fis i ensarėve.
Lindi nė Kufe mė 113 h. Babai i tij ishe i varfėr dhe kishte njė familje shumė anėtarėshe. Mendonte se fitimi i rriskut dhe puna pėr tė jetuar janė mė me prioritet sesa kėrkimi i diturisė dhe njohurive. Rrėfimi i jetės sė Jakubit(alias ebu Jusufit) ėshtė rrėfim i njė njeriu modest, i cili filloi nga shtresa mė e ulėt e shoqėrisė derisa arriti gradat mė tė larta nė dituri dhe pozitat mė tė larta nė shoqėri, dhe kėtė falė Allahut xh.sh., i Cili i dhuroi zgjuarsi, dėshirės sė tij tė madhe pėr mėsim dhe mundit tė tij tė pakursyer nė kėtė drejtim. Mjafton si argument pėr tė dėshmuar famėn e madhe tė cilėn e arriti emri i tij nė historinė e njohurive islame se kur pėrmendet emir i ebu Jusufit, pa shtuar ndonjė llagap a cilėsi, mendja tė shkon tek ai. Babai i tij e dėrgoi tek njė pėlhurngjyrosės por Jakubi shfaqi dėshirėn e madhe pėr dituri dhe dėshironte t'i bashkangjitej grupeve tė nxėnėsve nė xhami megjithė kundėrshtimin e madh qė ia bėnin prindėrit. Ebu Jusufi ikte prej puntorisė e shkonte nė xhami pėr t'ju bashkangjitur grupeve studentore tė Shejh ibn ebi Lejla dhe imamit tė madh, ebu Hanife En Nu'man, i pari i drejtimit juridik hanefi, i njohur sipas emrit tė tij. Nė jetėpėrshkrimet e tij shohim se prindėrit vinin dhe shpeshherė e nxirrnin me dhunė nga xhamia qė t'i kthehet punės por ebu Jusufi prape i kthehej mėsimit. Kur Jakubi u martua dhe i lindėn fėmijė mori llagapin ebu Jusuf. Megjithė pėrgjegjėsinė e re qė i ra mbi kokė ai prapėseprapė braktiste punėn e i bashkangjitej imamit, ebu Hanifes r.a. Njė ditė babai i ebu Jusufit shkoi tek ebu Hanife e i tha: vėrtet biri im iu ėshtė bashkangjitur ndejave tuaja shkencore dhe nuk mund tė vie nė shtėpi as ditėn e as natėn (sepse vjen tek ti nė mėngjes e mbrėmje). Unė kam antarė shumė, madje edhe ai ka, prandaj thuaj le tė gjejė kohė mes kėtyre dy orareve qė tė punojė pėr familjen e tij. Ebu Hanife i tha: O ebu Is-hak! Lėre tė lirė sepse atij nėse do Allahu njė ditė do t'i dalė zėri (do tė bėhet shumė i njohur). Ebu Jusufi u kthye nė mbrėmje nė shtėpi e kėrkoi bukė. Gruaja ia solli njė enė tė mbuluar, tė cilėn kur e hapi pa se ishte pėrplot libra e shkrime. I tha gruaja: kjo ėshtė tėrė ajo qė ti bėn ditėn e tash ha prej saj natėn. Flejti atė natė ebu Jusufi i uritur. Derisa ebu Jusufi ishte prezent nė xhami duke mėsuar i erdhi lajmi se i ka vdekur njė djalė. Ebu Jusufi nga dėshira e flaktė qė kishte pėr mėsim, nuk e lėshoi mėsimin duke mos dashur ti kalojė diē pa e mėsuar, por obligoi njė tė afėrm qė ta vorros fėmijėn e tij. Ebu Jusufi zgjeroi diapazonin e njohurive kėshtuqė krahas fikhut mėsonte edhe hadithin, tefsirin, siren (jetėpėrshkrimin e Pejgamberit a.s), luftėrat e tij dhe ditėt e arabėve (shprehje qė nėnkupton luftėrat nė mes fiseve arabe para periudhės islame). Kur vdiq ebu Hanife, ebu Jusufi sė bashku me familje shkoi nė Bagdad ku filloi tė ushtronte detyrėn e gjykatėsit nė disa pjesė tė Bagdadit. Kur u njoftua me Halifėn Harun err-Rreshid dhe ky i fundit u bind pėr pėrgaditjen e tij profesionale tė tij, ia besoi njė post qė deri atėherė nuk ishte njohur mė parė e ai ishte "kadil kudat-gjykatės i gjykatėsve". Ebu Jusufi ėshtė i pari qė ėshtė thirrur me kėtė emėr. Mė vonė ky post ia beson edhe tė drejtėn e emėrimit tė gjykatėsve nė tė gjitha vendet tė cilat ndodheshin nėn sundimin Abasit. Mu pėr kėtė ai njihej edhe si "kadil kudat-gjykatėsi kryesor". Ebu Jusufit iu ngrit pozita tek Halifeja saqė kur vinte tek pallati i halifės, i hapeshin dyert duke qenė hipur mbi mushkė. Halifeja pėrherė ia paraprinte me selam. Ebu Jusufi ushtronte kėtė detyrė nė pallatin shtetėror me qellim qė njerėzve t'iu bėjė mirė ndėrsa Halifen ta kėshilloj. Kujdesej pėr marrėdhėnjet e tij me Halifen, kėshilltarėt e tij dhe burrėshtetasit tjerė nė tė gjitha ēėshtjet. Ishte i mėshirshėm me ta dhe pėrkrahte tė vėrtetėn . Njė ditė Halifeja u pyet se pėrse ia kishte dhėnė ebu Jusufit kėtė pozitė kaq tė lartė? Tha: dituria e tij e shumtė, memoria e tij e fortė, drejtimi i pastėr dhe devotshmėria e tij mė bėnė qė t'ia besoj kėtė post. Ebu Jusufi gjatė hartimit tė shkresave pėr halifen, dhėnjes sė fetvave dhe kėshillave pėr Halifen, mendimet e tij i mbėshteste nė dy baza, tė cilave nuk iu nda kurrė:
- e drejta e udhėheqėsit tė drejtė dhe obligimet e tij ndaj popullit, si dhe
- e drejta e popullit dhe obligimet e tyre ndaj halifes - udhėheqėsit.
Krahas besueshmėrisė pėr postin e gjykatėsit ai mori pėrsipėr edhe ēėshtjen e fetvave sikurse qė ushtronte detyrėn e ligjėruesit, autorit si dhe kishte formuar grupe studentėsh tė cilėve iu diktonte mėsime pėr fukahate (juristėt) dhe muhaddithet (studiuesve tė traditės sė Pejgamberit s.a.v.s.).
Vdekja: ebu Jusufi e la kėtė botė nė vitin 182h. Para kufomės sė tij ecte Halifeja, i cili edhe ia fali namazin e xhenazes sė tij si dhe e varrosi nė varrezat e kurejshėve nė Bagdad. Pasi qė e vorrosi Halifeja si fjalė rasti tha: Muslimanėt duhet t'a ngushėllojnė njėri tjetrin (pėr humbjen e kėtij dijetari tė madh). Shumica e librave tė ebu Jusufit janė diktime madje mendimet e tij juridike mbėshtetėn nė kėto diktime. Megjithė faktin se medhhebi hanefi i mbėshtetet ebu Hanifes, ebu Jusufi ka njė meritė tė veēantė nė pėrforcimin e bazave tė medhhebit dhe sqarimin e parimeve-rregullave tė tij. Ebu Jusufi kėtė e bėnte edhe nė tė gjallė tė mėsuesit tė tij, Ebu Hanifes madje shumicėn e mendimeve tė veta juridke i futi brenda kopertinave tė librave tė ebu Hanifes.
10/2/2004 UBD, Brunei Darussalam
islamgjakova.net