Zhvillimi i kulturės islame, shtypi publicistik dhe ai fetar, beteja dhe lufta pėr mbrojtjen e pavarsisė, lidhen me emrin dhe veprat e Hafiz Ibrahim Dalliut. Me Kur'an nė dorė dhe me pushkė nėn sqetull, ai u priu vullnetarėve tė Tiranės si komandant pėr ta mbrojtur vatanin kundėr agresorėve jugosllavė.
Hafiz Ibrahim Dalliu si njė figurė patriotike, i shėrbeu arsimit nė pėrgjithėsi dhe atij pedagogjik nė veēanti. Gjatė viteve tė rinisė, pa mbushur ende 18 vjeē, nė rrugė klandestine, pėrvetėsoi alfabetin shqip dhe mė 1901, sė bashku me Filip Ashikun dhe Hoxhė Voglin, shėrbeu si mėsues i shkollės shqipe nė Tiranė.
Mė 1908 ai hapi shkollėn e vajzave nė Tiranė, ku u pregatitėn mėsueset e para vajza muslimane, si Servete Maēi etj. Mori pjesė nė Kongresin Kombėtar pėr problemet e Arsimit, qė u mbajt nė Elbasan nė shtatorin e vitit 1909. Sė bashku me Luigj Gurakuqin dhe Aleksandėr Xhuvanin, Hafiz Ibrahim Dalliu qe nga tė parėt qė themeloi Normalen e Elbasanit, e cila u hap me vendim tė Kongresit tė mėsipėrm.
Luigj Gurakuqi shkruan se normalja e Elbasanit kishte nė themelet e saj djersen e mundin e Hafiz Ibrahim Dalliut, tė Aleksandėr Xhuvanit, Sotir Pecit, tė tyre (tė luigj Gurakuqit, R.Z) e tė atdhetarėve tė tjerė.
Pas vitit 1912 Hafiz Ibrahim Dalliu iu kushtua publicistikės dhe letėrsisė satirike. Mė vonė drejtoi gazeten politike " Dajti ". Duke nisur nga viti 1918 deri mė 1924 botoi njė varg veprash satirike duke u bėrė kėshtu ndėr tė parėt poetė satirikė qė ēanė rrugėn e homorit nė letėrsin shqipe. Kėto vepra janė " Grenxat e kuqe " ( 1918 ), " Dokrat e hinit " ( 1920 ), " Kabineti i Xhafer Ypit " ( 1922 ) etj. Shkroj gjithashtu edhe librin me vjersha patriotike " Kreshniku i atdheut ", si dhe monografine " Patriotizma nė Tiranė " ( 1930 ). Por njohjen si poet ai e fitoi me elegjinė kushtuar Avni Rrustemit, kurse popullaritetin e fitoi nga qėndrimi i tij stoik kundėr torturave qe atij i bėnė pushtuesit e Shqipėrisė.
Burrėria dhe heroizmi i Dalliut vihet nė dukje dhe nė njė nga kėngėt e "Lahutės sė Malsisė", ku poeti Gjergj Fishta mbi tė tjera shkruan "a isht'" Shqiptar" apo "Osmanli", u pėrgjegj me trimėni: jam shqiptar me gjuh e fis.
Hafiz Ibrahim Dalliu ishte njė ndėr mbėshtetėsit konsekuentė tė lėvizjeve demokratike tė viteve 1920-1924. Vrasja e atdhetarit tė shquar Avni Rrustemit e brengosi pa masė. Por ai gjeti forca dhe i thuri kėtij martiri tė shquar, njė kėngė e cila gjeti jehonė jo vetėm nė Shqipėrinė e Mesme, por nė mbarė viset shqiptare.
Hafiz Ibrahim Dalliu edhe mė vonė u pėrndoq nga forcat rrebele dhe nga rregjimi komunist. Ai njohu qelitė e burgut tė Mnastirit, Selanikut, Tiranės. Herėn e fundit e akuzuan pėr botimin e poemės " Grenxat e kuqe ", se ka sulmuar pansllavizmin. Por karakteri shumė i fortė, besimi nė islam e ushqente atė pėr tė mbrojtur tė drejtėn dhe lirinė.
Vlen tė pėrmendet edhe kontributi i tij i paēmuar gjatė viteve '30 pėr botimet e shumta qė bėri nė shėrbim tė edukimit fetar. Numėrohen gjithsej 15 vepra, pėrkthime, por shumica origjinale. Ndėr tė gjitha kėto shquan "Tefsiri shqip i Kur'anit" nė dy vėllime, pėrkthyer nga arabishtja.
Libra tė tjerė me karakter fetarė janė: "Udha muhamedane" (vepėr afėr 500 faqesh), botuar nė Tiranė mė 1936, "E lemja dhe jeta e tė madhit Muhammed alejhiselam", vepėr nė vargje, me njė vėllim prej 238 faqesh, tiranė, 1933, "Mėsime teorike dhe praktike tė besimit islam", Tiranė, 1935 etj. Qe anėtar I Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė.
islamgjakova.net