Myderriz Hasan efendi Nahi ishte njėri prej hoxhallarėve mė tė ditur dhe mė atdhetarė jo vetėm tė Gjakovės, por tė mbarė Kosovės. Ėshtė djali i Myderriz Islam Efendiut, dijetarit tė shquar tė Medresės sė Madhe tė Gjakovės, lindi me 12 mars 1905 nė Gjakovė.
Mėsimet e para dhe Medresėn e Madhe i kreu nė Gjakovė, kurse studimet e larta, nga viti 1930-1934, i kreu nė Kajro, tė Egjiptit, ku diplomoi me sukses tė shkėlqyeshėm.
Shėrbimi: Myderriz Hasan efendi Nahi, mbasi diplomoi nė Kajro tė Egjiptit u kthye menjėherė nė Gjakovė, por shėrbeu mė shumė nėpėr Kosovė, si nė Ferizaj, Prizren dhe mė nė fund nė Prishtinė.
Nga viti 1935 ishte Myderriz nė Medresen e Ferizajt, por predikoi edhe nėpėr shumė lokalitete. Njė kohė ka qenė drejtor i Medresės "Mehmed Pasha" tė Prizrenit, 1943, dhe po nė Prizren ishte Kryemyfti i Rrafshit tė Dukagjinit. Njėzet vjet(1958-1978) ishte profesor nė Medresėn "Alauddin" tė Prishtinės, derisa doli nė pension me nder! Nė pension nuk pushoi por punoi nė pėrkthimin e Kur'anit tė Shenjtė nga gjuha arabe nė gjuhėn shqipe, i cili u botua nė vitin 1988 nė Prishtinė, nė tirazh prej 5 000 kopjesh.
Nė dokumentet sekrete tė Beogradit, prej tė gjithė Ylemave tė Kosovės, Myderriz Hasan efendi Nahi ishte cilėsuar si :"ideologu mė i rrezikshėm", ngaqė nuk lejonte kurrsesi qė shqiptarėt tė shpėrnguleshin nga Kosova pėr nė Anadoll.
Kanė mbetur tė paharruara fjalėt e Myderriz Hasan efendi Nahit, qė ua kishte thėnė me guxim tė paparė pushtetmbajtėsve komunistė, mė 1956 , kur e mbyllėn Gjimnazin e Gjakovės:"Ma mirė kallni krejt Gjakovėn, se ta mbyllni Gjimnazin." Veprat e tij nė shėrbim tė fesė, kombit dhe atdheut janė tė shumta, pėr ato pak ėshtė shkruar, mos t'i lėmė pėr t'u harruar.
Ndėrroi jetė me 5 shkurt 1991 nė Prishtinė, nė moshėn 86 vjeēare. U varros nė Gjakovė me 6 shkurt 1991 , mbasi iu bėnė shėrbimet fetare nė Xhaminė e Hadumit, e cila ishte mbushur pėrplot, tė ardhur nga mbarė Kosova pėr ta nderuar kėtė fetar, dijetar dhe atdhetar tė madh!
Zoti e shpėrbleftė me Xhennet! Amin!
Mexhid Yvejsi
islamgjakova.net