Prof.Dr.Beqir Ismaili
www.kontribut.com
Kajro
Pas periudhės sė sundimit francez, pėr sundimin e mėtejshėm tė Egjiptit u orvatėn tri fuqi tė ndryshme, tė cilat kishin qėllime kontradiktore. Kėto fuqi shkuan aq larg sa i shpallėn luftė njėra-tjetrės duke luftuar secila palė mė vete ndėrkohė qė francezėt, pėr tė vazhduar tė kenė edhe mė tej nė duar sundimin e Egjiptit, filluan pėrgatitjet e tyre nė luginėn e Nilit.
Fuqia e parė qė kėrkonte tė rimerrte nė duart e veta Egjiptin ishte Perandoria Osmane apo Shteti Osman, i cili tre shekuj tė shkuar e kishte ēliruar njė herė atė dhe pėr pasojė, dėshironte qė Egjipti tė rikthehej nė duart e tij me qėllim qė tė tė kujdesej pėr tė, duke e futur nėn mburojėn e vet si njė principatė osmane.
Fuqia e dytė ishte ajo angleze e cila kishte qenė gjithmonė prezente nė kėto vende dhe po pėrgatitej ta okuponte pėrsėri. Anglia kishte pėr qėllim qė nėpėrmjet Egjiptit t'i hapte rrugė vetes pėr nė Detin e Kuq dhe atė Mesdhe, tė siguronte mbizotėrimin e saj nė vijėn kryesore bregdetare e prej kėtu tė lidhej me Indinė.
Ndėrsa fuqia e tretė pretendente pėr tė sunduar nė Egjipt ishin mamlukėt tė cilėve u kishte mbetur nė duar sundimi i Egjiptit qė nga koha para ēlirimit tė osmanllinjėve. Sundimi i mamlukėve nė kėtė vend realisht ishte sipėrfaqėsor, pasi ata vepronin sipas pėlqimit tė osmanllinjėve.
Ndėrkohė qė kėto fuqi luftonin njėra tjetrėn pėr tė marrė sundimin e Egjiptit, "Forca Popullore Egjiptiane" bėri tė dėshtonin qėllimet e tyre.
Komandanti i batalionit shqiptar tė ushtrisė turke nė Egjipt-Misir, shqiptari Mehmet (Muhamed) Aliu, njė njeri inteligjent dhe largpamės, arriti tė kėtė ndikim tė madh nė kėtė drejtim.
Ai u afruar pranė Forcės Popullore Egjiptiane, me menēuri dhe devocion, fitoi respektin dhe besimin e saj e nė Korrik tė vitit 1805, me miratimin e kėsaj Force u emėrua mėkėmbės i Egjiptit. Portės sė Lartė tė Shtetit Osman nuk i mbetej tjetėr veēse ta shpallte Mehmet Aliun (tė njohur si Muhamed Ali Pasha) udhėheqės tė Egjiptit.
Menjėherė pas emėrimit mėkėmbės i Egjiptit, Mehmet Aliu filloi organizimin e shtetit e mė pas solli nė Egjipt familjen e tij, e cila do ta udhėhiqte vendin pėr mase njė shekull e gjysmė. Njėmbėdhjetė udhėheqės tė kėsaj familje do tė gėzonin ofiqe tė larta shtetėrore si mėkėmbės, pashallarė, sulltanė dhe mbretėr. Periudha e sundimit tė dinastisė shqiptare nė Egjipt njihet si periudha e artė pasi vendi filloi tė ringjallej. Fusha tė ndryshme si arsimi, kultura, zejtaria, bujqėsia, ushtria, etj, morėn njė zhvillim tė madh, gjė e cila bėri qė vendi tė ecė pėrpara.
Mehmet Aliu dhe pasardhėsit e tij
Pema e dinastisė sė shqiptarit Mehmed Ali Pasha qė drejtoi Egjiptin pėr mase njė shekull e gjysmė, deri me fillimin e Revolucionit popullor pas tė cilit Egjipti u shpall Republikė, i ka rrėnjėt tek vetė Mehmet Aliu, pėr tė vazhduar mė pas me pasardhėsit e tij, Ibrahim Pasha i biri i Mehmet Ali Pashės, Abbas Hilmiu i Parė biri i Ahmet Tusun Pashės djalit tė Mehmet Aliut, Muhammet Seid Pasha djali i Mehmet Ali Pashės, Princi Ismail i biri i Ibrahim Pashės djalit tė Mehmet Ali Pashės, Princi Muhammed Tevfiku i biri i Ismail Pashės i biri i Ibrahim Pashės djalit tė Mehmet Ali Pashės, Princi Abbas Hilmi i Dyti, Sulltan Hasen Kamil i biri i Ismail Pashės djali i Ibrahim Pashės djalit tė Mehmet Ali Pashės, Mbreti Fuadi i Parė djali i Ismail Pashės dalit tė Ibrahim Pashės tė birit tė Mehmet Ali Pashės, Mbreti Faruku i Parė dhe Mbreti Ahmed Fuadi i Dytė.
Pėr tė bėrė mė tė qartė se cilėt ishin nė tė vėrtetė anėtarėt e kėsaj dinastie, po paraqes njė kronikė tė shkurtėr pėr jetėn dhe periudhėn e sundimit tė secilit prej tyre.
1. MEHMET (Muhamed) ALI PASHA
Mehmet Aliu lindi nė qytetin Kavallė -tokė shqiptare e cila nė atė kohė ishte nėn kufijtė e Maqedonisė.
Mehmet Ali Pasha u emėruar mėkėmbės i Egjiptit 17 Maj tė 1805 dhe qėndroi nė fron deri mė 1 Shtator tė 1848. Mehmet Aliu vdiq nė Aleksandri mė 2 Gusht 1849 dhe u varros nė Kajro, nė xhaminė qė ndodhet brenda ne kala dhe qė mban emrin e tij.
Kur erdhi fillimisht nė Egjipt Mehmet Aliu e gjeti ushtrinė tė rėnė nė pesimizėm, popullin tė papėrmbajtur dhe vendin tė ndarė. Sundimin e vendit e kishin marrė pėrsipėr mbretėr tė huaj. Ai mendoi se ky vend mund tė lulėzonte po tė vihej nė ekuilibėr, prandaj nuk vonoi dhe vendosi sistemin e prosperitetit nė kėtė vend.
Ai i realizoi qėllimet e tij pėr tė ndėrtuar njė Egjipt tė stabilizuar sa qė nė pleqėri mund tė shprehej me plot tė drejtė se, nuk ka vend nė botė ku njeriu ėshtė mė i lirė dhe mė i respektuar mė shumė se sa nė Misir, qoftė ai vendas apo i huaj.
Mehmet Aliu nuk ishte ndonjė njeri i kualifikuar me arsimim tė lartė, ai ishte analfabet dhe me shumė vėshtirėsi mėsoi shkrim e lexim nė tė dyzetat. E megjithatė Mehmet Aliu shquhej pėr aftėsinė e tij nė planifikimin e njė tė ardhme mė tė mirė tė vendit qė udhėhiqte, si dhe pėr mprehtėsi mendimi pėr zhvillimin e kulturės egjiptiane. Ai dallohej pėr largpamėsinė e tij, konsulencėn me njerėzit qė e rrethonin si dhe pėr cilėsi tė tjera madhėshtore tė cilat i vuri nė praktikė gjatė jetės sė tij, si udhėheqės shteti. Ai ecte sipas motivit se zbatimi i tė drejtave njerėzore nuk duhet anashkaluar por duhet tė jetė parimi themelor i ēdo shoqėrie njerėzore.
Mehmet Aliu erdhi fillimisht nė Egjipt si prijės i ushtrisė turke, nė Qershor tė vitit 1801, me qėllim qė tė ndihmojė vendasit nė luftėn e tyre kundėr francezėve. Lufta, e cila u udhėhoq nga komandanti shqiptar, pėrfundoi me fitoren e vendasve dhe me largimin e Francezėve nga sundimi i Misirit-Egjiptit.
Periudha e luftės nėn komandėn e Mehmet Ali Pashės shquhet si periudha e fitoreve tė shumta. Njė tjetėr emėr qė u shqua nė atė kohė ishte Husrev Pasha, i cili arriti gradėn Bimbash (kryekomandant).
Njė arritje tjetėr politike e Mehmet Ali Pashės, ishte shuarja e mosmarrėveshjeve ndėrmjet mamlukėve dhe turqve, duke shkuar dhe mė larg akoma, deri nė pėrfshirjen e tyre nė forcat e veta ushtarake. Mė vonė me ndėrmjetėsinė e mamlukėve ai arriti tė bėjė pėrvete Husrev Pashėn, duke i hapur kėshtu rrugėn vetes pėr emėrimin e tij mėkėmbės tė Egjiptit, post i cili iu ofrua nga drejtuesit e Al-Az'harit, pėr tė cilin pati dhe pėlqimin e Portės sė Lartė.
Kėto arritje tė Mehmed Aliut nuk i shkuan pėr shtat ish dominuesve tė mėparshėm tė Egjiptit, anglezėve, tė cilėt tashmė tė penduar pėr largimin e tyre mė 1803 nga Misiri, vendosėn tė riktheheshin duke u mbėshtetur nė ndihmėn e disa individėve me peshė dhe pozitė, tė cilėt bashkėpunonin me anglezėt, por ishin mendjengushtė dhe pa horizont, qė pėr interesat e veta, ishin tė gatshėm pėr ēdo tradhti nė dėm tė popullit dhe tė vendit.
Kėshtu mė 1807 anglezėt filluan luftėn pėr rikthimin e tyre nė Egjipt. Nė krye tė ushtrisė ishte Admirali Frizer. Ofenziva nuk zgjati shumė. Ajo u zmbraps me dy sulme nė Aleksandri dhe Reshidė, dhe nė fund Admirali Frizer vendosi tė tėrhiqej nėpėrmjet deti.
Mehmet Aliu e priti me keqardhje tė madhe tradhtinė e mamlukėve. Ai i bėri atyre thirrje pėr pajtim dhe nė mars tė 1811 i ftoi pėr darkė nė Kalanė e tij nė Kajro. Qėllimi i tij i vėrtetė nuk ishte pajtimi me mamlukėt, por ndėshkimi tyre pėr tradhtinė e bėrė dhe pėr ti dhėnė fund njė herė e mirė sundimit tė tyre nė Egjipt.
Nė periudhėn qė vjen mė pas ai u pėrkushtua pėrparimit tė Egjiptit, duke bėrė qė kjo kohė tė shėnohet si periudha e lulėzimit, lirisė dhe pavarėsisė.
Mehmet Aliu ėndėrronte pėr themelimin e njė perandorie tė gjerė. Qė nė fillim ai e kuptoi se qė tė ecte pėrpara Egjipti kishte nevojė pėr bashkim dhe bėri tė gjitha pėrpjekjet e tij pėr t'ia arritur kėtij qėllimi. Ndėrkohė qė pėr zhvillimin e Aleksandrisė, si njė nga qytetet mė strategjike bregdetare, vendosi tė sillte ujė nga krahina Mahmudije, projekt tė cilin e zbatoi me sukses.
Mehmet Aliu i zgjeroi kufijtė e tij deri ne Kerdefan dhe Nubeh dhe ne periudhėn1821-1823, themeloi Hartumin, kryeqytetin e Sudanit.
Pas zgjerimit tė kufijve filloi tė mbajė njė qėndrim tė ashpėr ndaj Portės sė Lartė nė Stamboll dhe filloi tė distancohet nga turqit. Nė krah tė tij qėndronte Gjenerali largpamės dhe inteligjent, i biri Ibrahim Pasha, i cili me shpejtėsi tė madhe pushtoi Sirinė dhe kodrat e Turusit dhe qė pėrmes Stambollit, depėrtoi nė Azinė e Vogėl.
Por Mehmet Aliu nuk u mjaftua me kaq. Ai vazhdoi tė zgjeronte kufijtė duke synuar tė depėrtonte nėpėr Siri, tė futej midis dy lumenjve, pėr tė arritur deri nė Bagdad, nė mėnyrė qė tė hapte rrugėt e tregtisė me Indinė.
I gjithė ky triumf dhe epėrsi e ushtrisė sė Mehmet Aliut nuk i shkoi pėr shtat Shtetit Osman dhe disa vende Evropiane qė kishin interesat e tyre nė rajon. Pėr kėtė arsye nė Korrik tė vitit 1840, u mblodhėn nė Londėr, kundėr Mehmet Aliut.
Shteti Osman dhe disa Fuqitė Evropiane, u mblodhėn nė Londėr nė korrik tė 1840-ės dhe morėn disa vendime nė dėm tė Mehmet Ali Pashės. Ato vendosėn qė Egjipti tė rikthehet nė kufijtė e vjetėr, tė vazhdojė tė jetė pjesė e Shtetit Osman duke u detyruar ti paguajė haraē vjetor sulltanit, tė mos ketė mė shumė se 18.000 ushtarė dhe tė mos prodhojė pajisje ushtarake si shpata apo armė tė tjera luftarake. Pėr tė paralizuar Mehmet Aliun, nė mėnyrė qė tė mos ju kundėrvihej, e emėruan atė zėvendės mbret tė Egjipt dhe fronin mbretėror do ta trashėgonin meshkujt e familjes sė tij.
Nė vitin 1848, kur u sėmur Mehmet Aliu, mėkėmbės i Egjiptit u shpall i biri Ibrahim Pasha.
2. IBRAHIM PASHA I BIRI I MEHMET ALI PASHĖS
Ibrahim Pasha, djali i madh i Mehmet Ali Pashės, lindi nė vitin 1789. Si pasardhės i familjes sė Mehmet Pashės dhe komandant me vlera tė larta ushtarake, pas sėmundjes sė tė atit Ibrahim Pasha u emėrua nga Porta e Lartė, mėkėmbės i Egjiptit. Periudha e qėndrimit tė tij nė fron zgjati nga 2 Shtatori 1848 derisa vdiq nė moshėn 60 vjeēare, mė 10 Nėntor 1848. Ndėr veprat e tij vlen tė pėrmendet fakti se ai udhėhoqi ushtrinė egjiptiane nė Gadishullin Arab dhe mposhti revolucionin e vehabinjėve nė vitin 1816, udhėhoqi ushtrinė egjiptiane dhe mposhti kryengritėsit grek tė cilėt kanė kaluar nėpėrmjet Turqisė.
Nėn udhėheqjen e tij, nė vitet 1832-1833, u ēliruan Siria dhe Palestina duke iu afruar kėtyre tė fundit pėrmes kodrave tė Turusit. Si njė komandant i zoti dhe me cilėsi tė larta ushtarake ai fitoi betejėn midis egjiptianėve dhe turqve, tė zhvilluar nė vendin e quajtur Nezibė nė vitin 1839. Ibrahim Pasha gėzonte urrejtjen e vendeve evropiane tė cilat e akuzonin pėr rrėzimin e qeverisė, pasi kishte ēliruar shumė zona qė mė parė kishin qenė tė okupuara prej tyre.
3. ABBAS HILMIU I PARĖ I BIRI I AHMED TURSUN PASHĖS DJALIT TĖ MEHMET ALI PASHĖS
Menjėherė pas vdekjes sė Ibrahim Pashės mė 10 Nėntor, mėkėmbės i Egjiptit emėrohet Abbas Hilmiu i Parė, i cili qėndroi nė fron deri mė 13 Korrik 1854.
Abbas Hilmiu i Parė lindi nė Xhedė tė Arabisė Saudite mė 1813. Si nipi i Mehmet Aliut, ai u rrit nė oborrin mbretėror nė Egjipt. Me ardhjen nė front tė Ibrahim Pashės ai u emėrua pasardhėsi i tij. Koha pesė vjeēare e sundimit tė Abbas Hilmiut i solli shumė humbje ushtrisė egjiptiane, ndėrkohė qė shume shkolla dhe institucione u mbyllėn. Abas Hilmiu bėri njė jetė sallonesh, duke lėnė pas dore detyrat shtetėroro- administrative pėr tė cilat duhej tė kujdesej. Ai qėndroi nė fron deri nė Korrik tė 1854, kohė kjo kur dhe vdiq nė pallatin e tij.
4. MUHAMED SEID PASHA DJALI I MEHMET ALI PASHĖS
Me vdekjen e Abas Hilmiut, nė fron u emėrua Muhammed Seid Pasha, i biri i Mehmet Pashės, i cili meqenėse ishte nė njė moshė mė tė vogėl se i nipi Abas Hilmi, nuk e gėzoi fronin menjėherė pas tė vėllait Ibrahimit. Muhammed Seidi vdiq nė Janar tė 1863, kohė nė tė cilėn pėrfundon dhe qeverisja e tij.
5. PRINC ISMAILI I BIRI I IBRAHIM PASHĖS DJALIT TĖ MEHMET ALI PASHĖS
Ismaili i biri i Ibrahimit u emėrua mėkėmbės i Egjiptit mė 19 Janar tė 1863 dhe qėndroi nė fron deri mė 26 Qershor tė 1879.
I lindur nė vitin 1830, pas vdekjes sė xhaxhait tė tij Seid Pashės, Ismaili ishte mashkulli mė i madh i familjes dhe pėr pasojė i takonte trashėgimi i fronit mbretėror tė Egjipt. Ismaili u mundua tė shkonte shtigjeve tė gjyshit tė tij Mehmet Ali Pashės, duke u pėrpjekur ta ēojė vendin pėrpara dhe tė fitojė pavarėsinė e tij nga Shteti Osman. Fillimisht, ai u tregua largpamės dhe u pėrpoq qė tė gjitha kėto ti arrinte nė mirėkuptim dhe marrėveshje me Stambollin. Kjo politikė e ndjekur prej tij bėri qė nė vitin 1867, tė fitonte titullin "Princ i Misirit-Egjiptit", duke fituar njėkohėsisht tė drejtėn qė trashėgiminė e fronit mbretėror ta gėzonin pasardhėsit e tij.
Gjatė periudhės sė sundimit tė tij, ai forcoi mė tej tregtinė me Sudanin, zgjeroi mbretėrinė e Egjiptit nė Afrikė si dhe hapi kanalin e Suezit, duke e bėrė kėtė tė fundit njė nga portet mė tė njohur detarė nė botė.
Megjithė kėto arritje, nė periudhėn e sundimit tė tij, Egjipti u pėrball me probleme tė shumta financiare, duke i lėnė kėshtu mundėsi Anglisė dhe Francės tė ndėrhynin nė punėt e brendshme tė Egjiptit duke u paraqitur si mbrojtėse tė tij, pėr shkak tė borxheve tė shumta.
Me kohė Princ Ismaili aplikoi njė politikė tė keqe, aq saqė Sulltan Abdylhamidi i Dytė edhe pse i ndodhur pėrballė presionit tė madh tė Anglisė dhe Francės, nė Qershor tė 1879 e largoi nga froni, duke emėruar tė birin Tevfik Pashėn, Princ tė Egjiptit nė vend tė tij,.
Princ Ismaili vdiq nė Stamboll nė vitin 1895, por u varros nė Kajro.
6. PRINC MUHAMMED TEVFIKU DJALI I ISMAIL PASHĖS DJALIT TĖ IBRAHIM PASHĖS DJALIT TĖ MEHMET ALI PASHĖS
Muhammed Tevfiku, u emėrua mėkėmbės i Egjiptit mė 26 Qershor tė vitit 1879 dhe qėndroi nė fron deri me vdekjen e tij nė 7 Janar tė 1892.
Duke qenė se trashėgoi njė Egjipt me borxhe tė shumta ai pranoi kontrollin e Francės dhe tė Anglisė nė financat e Egjiptit. Nė periudhėn e sundimit tė tij nė Shkurt tė 1881 shpėrtheu Revolucioni i parė Arab i cili erdhi menjėherė pas incidentit tė ndodhisė tė Kasru- Nilit dhe ngjarjes nė sheshin Abidinė nė Shtator tė 1881.
Kėto ngjarje ēuan nė dobėsimin e Egjiptit, i cili nė 1882, ra nėn sundimin e Britanisė sė Madhe.
7. PRINC ABBAS HILMIU I DYTĖ
Princ Abbas Hilmiu i Dytė ėshtė i biri i Princ Tevfikut, pasardhėsi mashkull i Ismail Pashės, djalit tė Ibrahim Pashės, djalit tė Mehmet Ali Pashės. Abbas Hilmi Pasha u emėrua mėkėmbės i Egjiptit mė 8 Janar tė vitit 1892 dhe qėndroi nė fron derisa u suspendua nga froni mė 19 Shtator tė vitit 1914. Princ Abbas Hilmiu i Dytė lindi nė vitin 1874 dhe ishte fėmija i madh i Princ Tevfikut. Politika qė ai ndoqi ishte afrimi me egjiptianėt dhe lufta ndaj okupatorit anglez. Pėr kėtė arsye Anglezėt, gjatė Luftės sė Parė Botėrore, duke shfrytėzuar rastin kur ky ndodhej jashtė vendit, i kėrkuan qė mos tė kthehej mė nė vendin e tij dhe i ofruan mbrojtje zyrtare. Kėshtu Anglezėt e larguan Princ Abbas Hilmiun e Dytė nė Shtator tė 1914.Abbas Hilmiu i Dytė vdiq mė 1944.
8. SULTAN HUSEJN KAMILI
Husejn Kamili djali i Ismail Pashės, djalit tė Ibarhim Pashės, djalit tė Mehmet Ali Pashės, nė 19 Dhjetor tė 1914 u emėrua mėkėmbės i Egjiptit, si pinjoll i familjes sė Mehmet Ali Pashės. Periudha e sundimit tė tij zgjati derisa vdiq nė 9 Nėntor tė 1917.
Husejn Kamili lindi nė vitin 1853. Atij i takoi tė kryente disa punė tė pėrgjithshme me peshe nė jetėn e Egjiptit. Fillimisht ai drejtoi Ministrinė e Punėve Publike, mė pas Ministrinė e financave dhe Parlamentin. Po nė kėtė periudhė u ndėrtua hekurudha Kairo- Hiluan.
Husejn Kamili ėshtė djali i dytė i Princ Ismailit. Anglezėt e emėruan atė Sulltan tė Egjipt gjė e cila bėri qė Egjipti tashmė tė ishte sulltanat mė vete, i shkėputur nga sulltanati i Turqisė, por mbeti nėn kontrollin e Anglisė.
Sulltan Husejn Kamili vdiq nė Nėntor tė 1917 dhe la pas vetėm njė trashėgimtar mashkull, Princin Kemaluddin Husejn, i cili hoqi dorė nga trashėgimia pėr fronin mbretėror.
9. MBRETI AHMED FUADI I PARĖ
Fuadi i Parė ėshtė i biri i Ismail Pashės, birit tė Ibrahim Pashės, djalit tė Mehmet Ali Pashės. Ai lindi nė vitin 1868 dhe ishte vėllai i vogėl i Sulltan Husejn Kamilit. Si trashėgimtar i familjes sė Mehmet Ali Pashės, nė Nėntor tė 1917, emėrohet mėkėmbės i Egjiptit dhe qėndron nė fron derisa vdes mė 28 Prill tė vitit 1936. Gjatė periudhės sė qėndrimit tė tij nė fron, Egjipti shkėputet nga pushteti i Shtetit Osman dhe bie nėn ndikimin e Anglisė. Ahmed Fuadi i Parė fillimisht emėrohet Sulltan me vendim tė Anglisė e cila e shpalli trashėgimtar tė fronit mbretėror tė Egjiptit. Po nė periudhėn e sundimit tė tij u zhvillua Revolucioni Popullor i 1919 nėn udhėheqjen e heroit Sead Zagluli. Si rezultat i kėtij Revolucioni, nė bazė tė rregullores sė 28 Shkurtit tė 1922, anglezėt u detyruan tė heqin dorė nga mbikėqyrja e Egjipti i cili me kėtė rast fiton tė drejtėn e vetėqeverisjes, por me shumė konteste nga anglezėt.
Nė vitin 1922 Sulltan Fuadi u vetėshpall mbret i Egjiptit, dhe nė tė njėjtin vit formuloi kushtetutėn e Egjiptit. Nė Prill tė 1923 Mbreti Fuad krijoi Parlamentin e ri dhe pėr herė tė parė nė historinė e Egjiptit u formua Ministria Popullore, i udhėhequr nga Sead Zagluli.
10. MBRETI FARUKU I PARĖ I BIRI I AHMED FUADIT TE PARE
Faruku i Parė u emėrua mėkėmbės dhe mbret i Egjiptit mė 28 Prill tė vitit 1936, dhe sundoi derisa e detyruan tė largohet nga froni nė 26 Korrik tė viti 1952.
Faruku lindi nė vitin 1921 dhe me vdekjen e babait tė tij nė 1936 trashėgoi fronin mbretėror tė Egjiptit. Meqenėse shumė i ri nė moshė dhe pa pjekurinė e duhur pėr tė udhėhequr shtetin, ai veproi sipas udhėzimeve tė Princit Muhammed Aliu, Aziz Izzet Pashės dhe Sherif Sabri Pashės, deri nė momentin kur iu dorėzua plotėsisht kushtetuta nė 29 Korrik 1937.
Periudha e mbretėrimit tė Farukut nuk ishte tėrėsisht e pavarur nga Britania, arsye e cila ēoi nė fillimin e trazirave popullore dhe tė pėrēarjeve. Mė 23 Korrik tė 1952 shpėrtheu revolucioni popullor i cili kėrkoi largimin e Farukut dhe kalimin e fronit tek i biri Ahmed Fuadi i Dytė. Kėrkesa e revolucionarėve u bė e mundur nė 26 Korrik 1952, nė pallatin Kasrut-tinė. Pas kėsaj Faruku largohet pėr nė Itali ku dhe vdes mė 1965. Trupin e tij e kthyen nė Egjipt dhe e varrosėn nė Xhaminė Rifai.
11. MBRETI AHMED FUADI I DYTĖ
Ahmed Fuadi i dytė, emėrohet mėkėmbės i Egjiptit mė 26 Korrik tė vitit 1952, qysh kur ishte fėmijė i vogėl dhe qėndron nė fron deri me shpalljen e Republikės Arabe tė Egjiptit mė 18 Qershor 1953.
Ahmed Fuadi lindi mė 1951 nė Kajro. Pas largimit, me forcė nga froni tė Mbretit Faruk, meqenėse Mbreti Ahmed Fuadi i dytė ishte foshnje dhe pėr pasojė i pamundur pėr tė marrė pėrgjegjėsitė e fronit, vendimarja dhe pėrgjegjėsitė e fronit iu lanė nė dorė Komisionit tė Besės, i cili pėrbėhej nga Princi Muhammed Abdul Mun'im, Behjuddin Berekat Pasha dhe Kaimakamit Reshad Mehdhan, deri nė momentin e shpalljes sė Republikės mė 18 Qershor 1953.
Revolucionarėt u ngritėn kundėr Mbretit Faruk, duke e kritikuar periudhėn e sundimit tė tij, por qėllimi kryesor i revolucionit ishte largimi i trashėgimtarit tė fronit mbretėror dhe nė fund pushimi sė funksionuari i kėtij froni megjithė rolin e rėndėsishėm qė kishte.
Nė kėtė kohė Parlamenti u udhėhoq fillimisht nga Ali Pashė Mahir dhe mė pas nė 9 Shtator 1952 udhėheqjen e tij e mori Kryekomandanti i ushtrisė revolucionare Muhammed Nexhibi.
Mė 18 Qershor tė vitit 1953 Mbreti u largua pėrfundimisht dhe u shpall Republika e Egjiptit. Muhammed Nexhibi u zgjodh Presidenti i parė i Republikės Arabe tė Egjiptit. Menjėherė pas tij zgjidhet President hemal Abdul- Naser, mė pas Enver Sadat dhe sė fundi Presidenti aktual Muhammed Husni Mubarak.
E thėnė mė pak fjalė kjo ishte pema e familjes sė Mehmet Ali Pashės e cila pėrfaqėsoi dhe udhėhoqi Egjiptin, pėr mė shumė se njė shekull e gjysmė. Qėndrimi i kėsaj familje nė fronin e Egjiptit pėr njė periudhė kaq tė gjatė, ėshtė njė tjetėr argument qė flet qartė se prezenca e shqiptarėve nė Egjipt, ėshtė e hershme dhe ka lėnė gjurmė tė thella nė histori. Mehmet Ali Pasha e ēoi Egjiptin pėrpara duke bėrė qė tė lulėzojnė tė gjitha fushat e zhvillimit shoqėror si arsimi, kultura dhe ushtria. Nė periudhėn e sundimit tė tij Egjipti ishte mjaft i njohur nė arenėn ndėrkombėtare, ku pėrfaqėsohej nga delegacione tė shumta si dhe dallohej nė zbatimin e njė strategjie tė lartė ushtarake.
Kur shohim se stėrgjyshėrit dhe gjyshėrit tanė kanė luajtur njė rol kaq tė madh nė historinė e Egjiptit, duke ndėrtuar Egjiptin modern qė njohim ne sot, na shtohet natyrshėm krenaria. Kjo krenari ėshtė pėrcjellė brez pas brezi, deri tek shqiptarėt e diasporės sė sotme apo dhe studiues e studentė tė ndryshėm, qė jetojnė e punojnė sot ne Egjipt, me ballin lart.
Nuk duhet tė harrojmė se Mehmet Ali Pashė shqiptari, ėshtė themeluesi i vėrtetė i Egjiptit bashkėkohor. Periudha e tij ėshtė quajtur si periudha mė e ndritur nė historinė e Egjiptit modern, gjurmėt e sė cilės hasen akoma dhe sot dhe ligjet e vendosura prej tij aplikohen edhe nė ditėt tona.
15.03.2008.islamgjakova.net