www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Osman Ibn Affan

 

 

 

 

 

Jeta e tij para Islamit

Osmani (r.a.) i pėrkiste njė familje fisnike Kurejsh nė Mekė. Prejardhja e tij stėrgjyshore lidhej me atė tė Profetir a.s. nė gjeneratėn e pestė. Ai i pėrkiste familjes Umajah nga Kurejshėt, familje e njohur dhe e nderuar gjatė ditėve para Islami nė Mekė. Nė betejėn e famshme tė Faxharit, kryekomandanti i ushtris sė Kurejshėve, Harb Umajah ishte nga familja e tij. Pasardhėsit e kėsaj familjeje mė pas janė tė njohur si Benu Umajah ose Emevijėt.

Osmani lindi nė vitin 573. Kunija e tij ishte Ebu Amr dhe babai i tij quhej Affan Abdul As. Ai nihej me emrin Osman Affan. Osmani ishte njė nga tė paktėt nė Mekė qė dinin shkrim leximin. Kur u rrit vazhdoi tregėtinė me pėlhura me ērast u bė shumė i pasur. Ai pėrdorte pasurinė nė rrugė tė mirė dhe gjithnjė ndihmonte tė varfėrit. Ishte njeri i qetė dhe zemėrbutė si dhe nuk ngurronte tė shpėnzonte paratė e tij kur shifte ndonjė njeri nė vėshtirėsi. Pėr shkakė tė cilėsive tė tija fisnike Mekasit kishin shumė respekt pėr tė.

Pranimi i Islamit

Osmani pranoi Islamin Kur Ebu Bekri ia predikoi atė. Ai ishte njė nga ata muslimanė qė e pranuan Islamin nė ditėt e para tė tij. Megjithėse Benu Hashim (Familja e Profetit) ishin rival me Benu Umejen (Familja e Osmanit) dhe kėta tė fundit ishin nė fuqi nė atė kohė Osmani (r.a.) nuk hezitoi tė pranoj profetėsinė e Muhamedit a.s. e cila nėnkuptonte autoritet dhe pushtet pėr Benu Umeje. Kjo ishte njė nga shkaqet pse drejtuesit e Kurejshėve tė cilėt i pėrkisnin familjės Benu Umejeh (si Ebu Sufjani) e kundėrshtuan Profetin a.s.. Kėshtu qė pranimi i Islamit nga Osmani r.a. nė ato kushte tregon zgjuarsinė e tij. Kur ai pranoi Islamin ata nga Kurejshėt qė e donin deri atėherė u bėnė armiqt e tij. Madje edhe tė afermit sikur Hakami (njė nga xhaxhallarėt e tij) filluan ta qortonin dhe ndėshkonin atė ashpėrsishtė.

Njėra nga vajzat e Profetit a.s., Rukija, ishte e martuar me njėrin nga djemtė e Ebu Lehebit (njė armik i betuar i Islamit). Kur Profeti a.s. filloi tė predikonte Islamin, Ebu Lehebi urdhėroi djalin e tij ta divorcoj atė. Mė pas Profeti a.s. e martoi Rukijėn me Osmanin r.a.

Emigrimi nė Abisini

Kur jeta nė Meke u bė e vėshttirė pėr muslimanėt Osmani shkoi tek Profeti dhe i kėrkoi leje qė tė emigroj nė Abisini sė bashku me disa muslimanė tė tjerė. Mbasiqė leja pėr shpėrngulje u dha, ai me gruan e tij dhe disa muslimanė tė tjerė kaluan detin e kuq dhe emigruan nė Abesini. Nė kohėn e shpėrnguljes sė Osmanit r.a. Profeti a.s. ka thėnė pėr tė; Osmani ėshtė njeriu i parė i Ummetit tim i cili emigroi pėr hir tė Allahut me familjėn e tij. Ai qėndroi atje pėr disa muaj dhe u kthye nė Meke kur gabimishtė u informua nga dikush se kurejshit kanė pranuar Islamin.

Osmani r.a. merr titullin "Dhun-nurain"

Osmani emigroi pėr herė tė dytė me disa muslimanė tė tjerė nė Medine. Ai nuk mundi tė marrė pjesė nė betejėn e parė tė Islamit kundėr jobesimtarėve tė mekės nė Bedėr sepse gruaja e tij ishte shumė e sėmurė. Ajo vdiq parase muslimanėt tė ktheheshin nga lufta e Bedrit ku ata fituan. Profeti a.s. i dha atij lajm tė mirė se ai do tė shpėrblehet njėsoj sikur tė kishte marrė pjesė nė luftė. Pas vdekjės sė Rukijės, Profeti a.s. e martoi vajzėn tjetėr tė tij, Ummu Kulthumėn me tė dhe ati ju dha titulli "dhun-nurain" qė do tė thotė "burri me dy dritė".

Shėrbimet e tjera tė tija pėr ēeshtjėn e Islami para se tė bėhet Halife

Ai ishte njė musliman i dalluar qė i shėrbeu Islami nė ēdo mėnyrė. Ai ka marrė pjesė pothuajse nė tė gjitha betejat kundėr jobesimtarėve nė tė cilat ka marrė pjesė gjithashtu edhe Profeti a.s. pėrveē nė luftėn e Bedrit. Nė kohėn e marrėveshjes sė Hudejbijes ai u dėrgua nė mekė pėr tė zhvilluar bisedime me jobesimtarėt. Pastaj muslimanėt u informuan gabimisht pėr vrasjėn e tij nga jobesimtarėt e Mekės. Pėr kėtė shkak Profeti a.s. kėrkoi zotimin nga muslimanėt tė luftojnė me jobesimtarėt pėr tu hakmarr pėr vrasjen e Osmanit. Ky zotim njihet me emrin "Bai'at al-Ridvvan" (Zotimi i Ridvanit). Pėr zotimin e Osmanit, Profeti a.s. vendosi dorėn e tij tė majtė (sikur tė ishte dora e Osmanit) mbi dorėn e tij tė djathtė.

Kur Muhaxhirėt shkuan nga Meka nė Medine ata kishin vėshtirėsi pėr tė gjetur uj tė pijshėm. Osmani bleu njė pus qė quhej Bi"r-i-Rumah nga njė jahudi pėr 20 mijė dirhem qė muslimanėt ta pėrdorin falas. Ai ishte shpėnzimi i parė i bėrė nė historinė e Islamit. Profeti a.s. i dha lajmin e mirė pėr shpėrblimin me Parajsė pėr kėtė akt.

Kur numri i muslimanėve u rrit, xhamia e Profetit a.s. ishte shumė e vogėl pėr t'i zėnė tė gjithė muslimanėt dhe pikėrisht ishte Osmani r.a. ai i cili iu pėrgjigj thirrjes sė Profetit dhe bleu tokė pėr zgjėrimin e saj. Kur Profeti a.s. shkoi nė ekspeditė nė Tabuk, Osmani bėri shpėnzimet pėr njė tė tretėn e ushtrisė Islame (rreth 10 mijė njerėz). Ai dha gjithashtu 1000 deve, 50 kuaj dhe 1000 dinar floriri pėr ushtri. Profeti a.s. tha pėr kėtė: "Asgjė nuk do e dėemtoj Osmanin nga kjo ditė ēkado qė tė bėjė ai."

Osmani ishte njė nga ata qė shėnoi Vahjin dhe gjithashtu shkruante dokumente tė tjera (letrat, mesazhet etj) tė Profetit a.s.

Nė kohėn e zgjedhjes sė Ebu Bekrit pėr halife Osmani ishte prezent nė sallėn e mbledhjes nė Medine. Gjatė halifatit tė Ebu Bekrit dhe Omerit r.a. ai ishte anėtar i kėshillit konsultues (Shura). Ai mbante pozitė tė lartė nė punėt e Shtetit Islam gjatė asaj kohe.

 

 

 

islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .