|
Fatkeqėsisht, pėr njė personalitet tė tillė ka pak tė dhėna biografike. Dihet qė rridhte nga njė familje e njohur qytetare, nga ajo e Ēobejve myslimanė qė, nė ato vite banonte nė lagjen Ajasėm. Fakti qė pėr njė periudhė ka qenė kryetar bashkie nė Shkodėr dhe anėtar i gjykatės sė apelit pėr ēėshtjet civile dhe penale (vitet 1894-97), duke qenė njėkohėsisht edhe myderriz, dėshmon se ai qe njė klerik aktiv dhe i kulturuar. 1
Aftėsitė e tij tė rralla do tė shfaqeshin me tėrė forcėn e tyre nė vitet shpėrthyese tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, gjatė tėrė periudhės sė veprimtarisė sė saj (1878-80), sepse qė nė fillimet e saj, myderrizi S.Ēoba e pėrkrahu pa rezerva dhe qe njė veprimtar i pėrkushtuar deri nė fund, ashtu si shokėt e miqtė e tij D.Boriēi, Jusuf Sokoli, etj. 2 |
Dimensionimi i figurės sė tij si njeri i veprimit mund tė bėhej vetėm pėrmes njė ekspozeje tė ngjeshur tė ngjarjeve tė atyre viteve dhe tė rolit qė luajti ai nė gjirin e Degės sė Lushnjės pėr Shkodrėn. Njihen tashmė peticionet, memorandumet e protestat dėrguar Kongresit tė Berlinit e diplomatėve tė Fuqive tė Mėdha, ku shqiptarėt parashtruan tė drejtat e tyre tė ligjshme nė mbrojtje tė trevave tė tyre etnike, qė rrezikoheshin tė aneksoheshin nga fqinjėt shovinistė, duke bėrė tė qartė njėheri vendosmėrinė e tyre pėr tė ruajtur me gjak tėrėsinė tokėsore tė atdheut.
Me tone tė tilla luftarake qe memorandumi, dėrguar diplomatie anglez, lordit Bikonsfild, nga qytetarėt shkodranė me 13 qershor 1878. 1 kėsaj natyre qe dhe ai i datės 15 qershor, nėnshkruar nga pėrfaqėsuesit e rretheve Shkodėr, Ulqin, Tivar, Lezhė, Krujė, Tiranė, Kavajė e Podgoricė, ku fill pas firmės sė D.Boriēit, ėshtė ajo e Selim Ef. Ēobės, myderriz. Kujtojmė qė nėnshkrimi i kėtij memorandumi qe shndėrruar nė njė festė popullor, ashtu si dhe pritja e delegatėve, qė me 5 korrik u kthyen nga Prizrem. Me kėtė rast u bė dhe leximi i vendimeve tė Kuvendit tė Prizrenit, sipas t'ė cilave Plava dhe Gucia do tė mbroheshin me armė. Gjithashtu do tė ngriheshin dy organizma nė shkallė vilajeti : Komiteti Politik Ndėrkrahinor dhe Komisioni Ushtarak. Autori K. Frashėri 3 jep kėtė shėnim : "Sipas tė dhėnave tė shkėputura qė ndeshen nė;dokumentet e kohės, del se anėtarėt mė aktivė (tė Komitetit Ndėrkrahinor tė Lidhjes - shėnimi ynė) ishin: Daut Boriēikryetar, Selim Ef.Ēoba ... Komiteti i sapoforinuar iu vu punės dhe nė bazė tė vendimeve tė Qendrės filloi tė veprojė si organizėm administrativ i pavarur, duke nxjerrė urdhėresa tė veta, si p.sh.: lėshimi i pasaportave, duke krijuar Milicinė Kombėtare tė pėrbėrė prej 100 xhandarėsh, e cila hyri menjėherė nė veprim dhe me anė tė njė sulmi, rrėmbeu 10 topa malorė Krupp, me bateri e municion).
Veprimtarėt e mėsipėrm, tė nxitur nga provokimet dhe kėrcėnimet malazeze nė kufi dhe nga dėshira qė t'i hiqeshin nga dora Malit tė Zi treva tė tilla, si: Tivari, Podgorica, Shpuza dhe Zhabjaku, qė i kishte aneksuar nė bazė tė Traktatit tė Shėn Stefanit, nė kundėrshtim me Qendrėn, bėnė regjistrimin e shpejtė tė 6 mijė vullnetarėve, tė gatshėm pėr kėtė qėllim, duke u solidarizuar dhe me demarshet politike tė deputetit tė Vilajetit tė Shkodrės, Jusuf Efendiut nga Podgorica.
Shkodra u shqua dhe pėr tendenca autonomiste qė avancoheshin nga grupi i patriotėve radikalė, tė quajtur "Parti e aksionit" 4. Duke qenė se Komiteti Kombėtar i Lidhjes 'Iuk u tėrhoq nga vendimi i mėparshėm pėr fatin e Podgoricės etj. qė Mali i Zi e pushtoi, Shkodrės iu desh tė pėrballonte fluksin e madh tė "muhaxhirėve". Bėhej fjalė pėr 1000 familje, qė u arrit tė sistemoheshin gati krejtė§isht nė qytet, falė humanizmit tė shkodranėve si dhe tė aftėsive organizative tė Degės sė Lidhjes e tė veprimtarėve tė saj J. Sokoli, S. Ēoba etj. Vendimet dhe veprimet e Degės sė Shkodrės pėrherė e mė shumė po merrnin karakter antiqeveritar. Mbas ngjarjeve tė Gjakovės, vrasjes sė emisarit tė Stambollit, Maxhar Pashės, Porta e Lartė mori paralajmėrimin e qartė se shqiptarėt do t'ia sillnin pushkėn sikur tė bashkėpunonte me Fuqitė e Mėdha pėr copėtimin e tokave tė tyre. Lajmet nga Shkodra bėnin tė ditur se administrata turke rrezikohej nė atė qytet.
Nė tetorin e vitit 1878 Shkodra caktoi si pėrfaqėsues tė vet pėr nė Kėshillin e Pėrgj ithshėm nė Prizren dy vetė : Selim ELĒoben dhe Ali Beqir beun, tė cilėt nuk arriten tė shkonin atje. 6 Pavarėsisht nga kjo, Kuvendi Ndėrkrahinor i Lidhjes pėr Shkodrėn, pas kėrkesės sė Ali Pashė Gucisė, vendosi tė dėrgonte njė forcė prej 700 vullnetarėsh pėr mbrojtjen e Plavės dhe tė Gucisė, forcė, e cila u reduktua nė 40 vetė nga ndėrhyrja e Valiut, nėn preteksin se rrezikohej siguria e vetė qytetit. Kjo forcė, mė shumė simbolike, iu besua komandės sė Jusuf Sokolit, por me vonė shkuan edhe pėrforcime tė reja. Ndėr burrat e zgjedhur shkodranė ishin Beqo Qoshja, Filip Ēeka, Seit Juka, Ymer Mani etj. Nė dhjetorin e vitit 1879 u zhvillua ndeshja e pėrgjakshme e Nikshiqit, qė pėrfundoi me disfatėn e rėndė tė malazezve. Sipas njė letre qė B.Qoshja i dėrgonte Halil Kėrpallės7 katėr ditė pas pėrleshjes, shkruante se shqiptarėt sollėn nė Guci mė tepėr se 100 krena armiqsh, ndėrsa shqiptarėt patėn pak dėme.
Sipas,autorit H.Bushati 8, Ali Pashė Gucia i qe shumė mirėnjohės Shkodrės pėr ndihmat qė i dėrgoi, nė njė kohė qė pak tė tjerė iu gjenden pranė, madje kėtė e kujtoi dhe pas disa kohėsh: thuhet se kėtė vlerėsim ia pat bėrė tė ditur dhe Sulltanit, nė njė takim me tė.
Fitorja e bujshme shqiptare mbi forcat e zgjedhura tė Mark Milanit e tė tė vėllait ēoi peshė entuziazmin popullor, kėshtu qė fitimtarėt u pritėn me ceremoni.
Kjo atmosferė hareje do tė vlente shumė pėr mobilizimin e mėvonshėm mbarėqytetar pėr tė mbrojtur Hotin e Grudėn, nė tė vėrtetė kushtrimi nuk vonoi dhe u dha, kėshtu qė me mijėra vullnetarė u regjistruan. Ishte i ashtuquajturi "Projekti Korti", sipas emrit tė vetė ambasadorit italian qė e propozoi, i cili rekomandonte qė Plava e Gucia, pas humbjes sė dytė malaziase nė Valikė e Pepaj, tė kėmbehej me Hotin e Grudėn, nėn paragjykimin absurd se gjoja "popullata katolike e kėtyre viseve nuk do tė kundėrshtonte, sepse do tė bėnte pjesė nė njė shtet kristian" (?!). Njeri pas tjetrit u zhvilluan 2 kuvende krahinore nė Shkodėr pėr tė kundėrshtuar projektin e mėsipėrm: i pari u zhvillua me 3 prill dhe i dyti me 9 prill 1880, nė tė cilin qenė tė pranishėm dhe krerėt e Hotit, Grudės e Kelmendit dhe u vendos qė pjesėmarrja tė ishte mbarėpopullore, pa dallime fetare e krahinore, efektive dhe jo simbolike, siē qe njė propozim. Tė nesėrmen, me 10 prill, kuvendi miratoi njė shpallje, e cila u nėnshkrua nga tė gjithė pjesėmarrėsit. 9 Kjo proklamatė, nė tė cilėn ka qenė dhe firma e myderrizit S.Ēoba, pėrinbante 7 kėrkesa tė forta me karakter tė theksuar autonomist e qė ishte nė nderin e atyre qė e hartuan dhe tė atyre qė e nėnshkruan, duke venė nė pah se problemet e trojeve pėr shqiptarėt nuk spostonin ato tė autonomisė e se mbeteshin nė rendin e ditės.
Nė mbrojtje tė Hotit e tė Grudės luftėtarėt shkodranė shkuan tė pėrcjellur me kėngė, brohoritje dhe nga banda muzikore qė i shoqėroi me tingujt e Hymnit tė Lidhies. 10 Te Ura e Rrzhanicės forcat malazeze morėn njė mėsim tė mirė, sapo deshėn tė kalonin kufirin: ato qenė ndarė nė dy kolona, por e para, sapo arriti te Ura, u ndesh me pararojėn shqiptare ku bėnin pjesė burra shkodranė, hotjanė, postribas etj. Sipas traditės pėrleshja pėrshkruhet kėshtu: 'Tė gjithė kėta burra ishin lidhė me dekė, sado qė e shihnin tė madhe fuqinė e shkjaut. shi n'atė kohė, kur ushtria malazeze niset drejt pėr nė Tuz, baca Kurti, nji prej krenve tė Grudės, burrė shum i njoftun pėr trimni e bujari, del para shokėve e thot kėto fjalė: -Vėllazėn! Anmiku po na mėsyen; kush tė duen me dekė sot pėr vend tė vet e nder tė armėve, le tė vijnė mbas meje - dhe shpraz koburen. Nji shumicė vullnetarėsh e ndjekin mbrapa; atėherė krisi pushka nė fushė, nė breg tė Cemit. Mbas nji lufte tė rreptė fitimi iu mbet shqiptarėvet dhe malazeztė zmbrapen pėr nė Podgoricė" 11. Lajmi i kėsaj fitoreje gėzoi tėrė popullin dhe kėnga popullore Shprehte ngazėllimin e tyre:
Krisi pushka e disa topa
Sa me shpejt u thye ordija,
E muer vesht e gjith Europa
Asqer trima paska Shqipnija" 12
Jehona e kėsaj beteje i pat kaluar kufinjtė e vendit, por nė letėrsinė tonė asaj iu ngrit "njė lapidai" i pėrjetshėm nga i Madhi Fishtė me kėngėn e papėrsėritshme "Te Ura e Rrzhanicės":
"Hiku Marku, hiku ushtrija
Urra m'shpinė iu lshue Malcija,
Por ra nata e lufta u da.
Hiku Shkjau sa mujt me nga
E n'Rrzhanicė Malcija ra,
Zuni pritat pėr gjith va;
Pse thonė Shkjau se besė nuk ka." 13
Pėr muaj tė tėrė Shkodra i mbajti nė gatishmėri forcat, numri i tė cilave shkonte duke u rritur nga dita nė ditė dhe duke kapur shifrat 10-12 mijė luftėtarė. Fronti fumizohej rregullishtme ushqime e municione nė sajė tė patriotizmit popullor dhe tė angazhimit total tė anėtarėve tė Komitetit tė Lidhjes pėr Shkodrėn, tė cilėt pėrballuan situatat mė kritike e serioze tė krejt vendit, nė harkun e viteve 1878-80. Ky Komitet bashkėrendoi veprimtarinė e brendshme me atė tė jashtme, duke qenė nė dijeni tė presioneve qė Fuqitė e Mėsha ushtronin ndaj Portės sė Lartė pėr dorėzimin e tokave shqiptare. Hartoi Memorandumin e 18 majit, nėnshkruar nga Daut Boriēil Selim Ēoba etj., ku mes tė tjerash thuhej: "Shqipėria, atdheu ynė i dashur dhe i pafat, i cili ka shkruar faqe tė lavdishme nė historinė e kombeve, nuk do as tė shitet dhe, as tė shkėmbehet dhe, as nuk do tė durojė kurrė njė pushtim tė huaj, aq mė tepėr atė sllav ... Ne nuk dėshirojmė tjetėr, veēse tėjemi shqiptarė, nuk duam, veēse tėrėsinė e vendit tonė, tė atdheut tonė ... Ky ka qenė dhe ėshtė qėllimi i shenjtė ... tė gjitha krahinat e Shqipėrisė, me njė unanimitet si kurrė ndonjėherė, vendosėn tė pranojnė mė mirė vdekjen, pėr tė cilėn janė pėrgatitur, se sa t'i lėshojnė edhe njė pėllėmbė tokė qeverisė malazeze" 14
Pavarėsisht diversionit tė konsujve tė huaj pėr tė thyer forcat shqiptare, vendosmėria e vullnetarėve mbeti e palėkundur nė atė masė sa, si Mali i Zi, ashtu edhe Fuqitė e Mėdha, e kishin tė qartė se duhej gjeturnjė zgjidhjetjetėr diplomatike, kėshtu qė u kombinua "Kompensimi i Ulqinit", njė padrejtėsi tjetėr e turpshme nė kurriz tė shqiptarėve.
Ngjarjet e Ulqinit do ta bėnin mė shpėrthyese situatėn jo vetėm se ky qytet njihej prej shekujsh pjesė pėrbėrėse e ekonomisė dhe e traditave shpirtėrore e kulturore tė Shkodrės, por dhe pse ndeshja do tė bėhej tashmė nė tre fronte, ku mė i rrezikshmi dhe mė i vėshtiri qe ballafaqimi me Portėn e Lartė, e cila u detyrua, nėn presionin e shantazhet e Fuqive tė Mėdha, tė zbatonte "vijėn e ashpėr" me shqiptarėt, nė njė kohė tė favorshme pėr tė, sepse po jetonte kushtet e rėnies sė pėrgjithshme si perandori.
Nė fillim turqit u pėrpoqėn tė dilnin nga situata me anė tė gjuhės diplomatike, duke kombinuar kėshillat me kėrcėnimet, me "heq e mos kėput". Ėshtė i njohur fakti i dėshtimit tė misionit tė Riza Pashės, i cili nuk "korri" ēka priste as me anė tė pėrforcimeve ushtarake, as me anė premtimesh e dhuratash.
Ndėrkaq Degėt e Lidhjes, si nė Ulqin, si nė Shkodėr i bėnin thirrje popullit qė tė mos lėshohej Ulqini pa luftė, duke e shtrirė thirrjen nė krahina tė tjera pėr tė kėrkuar vullnetarė. Nė njė anė regj istroheshin vullnetarė nepėr kėto qytete dhe mblidheshin ndihma nė armė etj., nė anėn tjetėr ndiqej rruga politike pėrmes protestash dhe memorandumesh. Pėrbuzjen ndaj kompromiseve shkodranėt e shprehėn jo vetėm nė mėnyrė kolektive, siē qe pėrgj igj a qė iu pat dhėnė ministrit tė luftės, por dhe nė mėnyrė individuale, siē qenė tre rastet e mėposhtme, cituar mė parė, por jo me hollėsi. 15
"...Janė shumė karakteristike fjalėt e njenit nga kėta hoxhallarė qi i thot Pashės (lexo: Riza Pashės - shėnimi ynė) Zotni, kėto pare qi po m'i j ep mue, ta dish mirė qi unė gj ysmen po ia dėrgoj djalit tem qi e kam n'Ulqin me vullnetarėt, e gjysmen po e ha vetė; prandaj mos prit ndonji dobi prej tyne!"..."Shumė zotni tė ndershėm kthyen shuma tė mėdha paresh qi Pasha ua propozoj Janė pėr t'u pėrmendur Oso Mani, Hysen Beg Shazi etj. pėr drejtėsinė qi diftuen, i pari ishte kontratēi e kishte pėr t'i dhanė qeverisė 17 mijė grosh dhe Riza Pasha i premtoi zbritjen e kėtij borxhi, vetėm tė hiqte dorė nga lėvizja, por ai nuk pranoi. I dyti kishte komandėn e Urės sė ShGjergjit; edhe kėtij R.Pasha i dėrgoi njė sasi tė madhe tė hollash pėr t'i liruar Urėn, por Hysen Begu iu pėrgjegj: Jo, kėto pare, por edhe tė gjithė thesarin me ma dhanė, shokėt nuk i tradhtoj". 16
Edhe njė pėrpjekje tjetėr e turqve nuk pat rezultat : dėrgimi i disa personaliteteve tė larta me origjinė shqiptare pėr t'i bindur shqiptarėt tė hiqnin dorė nga Ulqini; dy prej tyre, me origjinė shkodrane, Pashko Vasa dhe Riza Beu, i biri i Mustafa Pashė Bushatlliut, gjetėn pretekste dhe iu shmangėn kėtij roli tė pahij shėm. 17
Turqit ndėrruan taktikė, arma e fundit ishte konfrontimi ushtarak me shqiptarėt, prandaj zgjodhėn "dorėn e fortė" pėr kėtė qėllim. Pėr kėtė operacion u caktua "Dervish Kasapi", siē i pėlqente tė mburrej Dervish Pashės, i cili, pa vonuar mori njė sėrė masash me karakter ushtarak e administrative pastaj iu kushtua presioneve ndaj anėtarėve tė Degės, si dhe diversionit me premtime pėr tė asfiksuar veprimtarinė e Komitetit Ndėrkrahinor, por pjesa e shėndoshė mbeti e patundur. Tė tilla raste qėndrimi konsekuent dhe vendosmėrie janė dhe rastet e mėposhtme, qė na i pėrcjellin tradita e popullit e burime tė tjera:
- Qė nė takimin e parė me anėtarėt e Degės sė Lidhjes, Dervish Pasha mendoi qė, krahas tonit prepotent tė bisedės, tė krijonte .dhe njė psikozė shantazhi, prandaj mbi tryezė kishte lėnė tė ekspozuara dy revole. Tė pranishmit e kuptuan provokimin dhe mbete'n tė fyer. I pari qė reagoi plot nervozizėm qe myderrizi Selim Ef. Ēoba dhe pa iu trembur syri iu drejtua prerazi: "-Pashė, nėse ke ardhė tė bisedojmė, po bisedojmė, nėse mendon se na frikėson me koburet, i kemi dhe ne nė brez e jemi gati!". Pasha hoqi koburet dhe ndėrroi tonin e bisedės, sepse e pa qė nėn ēallmėn e hoxhės ishte njė kokė shqiptari dhe se nė sytė e tė tjerėve lexohej po ajo krenari. 18
Edhe dy herė tė tj era Pashės nuk i eci me shkodranėt : rasti i letėrkėinbimit me H.Sali Hylen dhe rasti kur thirri Jusuf Sokolin qė s'iu paraqit ose i tė birit tė Hamz Kazazit qė, nuk i shkoi nė mbledhj e, nė mėnyrė démonstrative e provokuese. 19
Megjithatė, pėrpjekjet e Dervish Pashės, tė pėrkrahur dhe nga zelli i konsujve tė huaj, e bėnė efektin e vet tek tė lėkundurit dhe disa tė moderuar, qė u besuan premtimeve pėr tė drejta autonomiste nė kėmbim tė tėrheqjes nga Ulqini. Ky diversion e dobėsoi nė njė farė mase efektivitetin e Degės, ēka ngialli zemėrimīn e qytetarėve dhe ēoi nė pėrtėritj en e saj. Nė pėrputhje me dėshirat e masės, nė komitetin e ri bėnin pjesė pėrkrahėsit e zjarrtė tė mbrojtjes sė Ulqinit, kėshtu nė krah tė D. Boriēit do tė gjėndeshin tė dalluarit S. Ēoba, Jusuf Tabaku, J. Sokoli, F. Dragusha, F. Ēeka etj. 20
Kundėrshtime tė fuqishme ndaj agresivitetit e arrogances sė D.Pashės nga ana e Komitetit tė ri qenė: mitingu i madh populloi, armatosja e 3000 vullnetarėve, mbyllja e Pazarit e masa tė tjera energjike. Koha qe shumė e shkurtėr pėr veprime tė tjera dhe D.Pasha, me spostime tė befasishme trupash, pengoi vajtjen e pėrforcimeve tė reja me vullnetarė, duke i krijuar vetes mundėsinė qe me forca tė shumta tė armatosura mė sė miri, e mposhti rezistencėn heroike tė forcave vullnetare. Pėr shqiptarėt, plagosja dhe vdekja e J.Sokolit qe njė humbje e madhe dhe njė dhimbje e thellė. Kjo qe njėheri dhe njė goditje qe mori Dega e Shkodrės dhe gjithė rrethi i miqve tė ngushtė, ndėr tė cilėt bėnte pjesė edhe S. Ēoba. Goditja pėrfundimtare u dha me kthimin e Pashės nė Shkodėr, kur shpėrndau Komitetin dhe burgosi anėtarėt e tij. Ka njė pohim nga tė dhėna goj ore 21 se ndėrmjet tė tė arrestuarve bėnte pjesė dhe Selim Ef. Ēoba, por nė ē'masė qe dėnimi nuk dihet. Ka mundėsi qė pasi kaloi pika kritike, Porta e Lartė, pėr shumė anėtarė ta ketė konsideruar tė mbyllur ēeshtjen, duke u kufizuar me internimin vetėm tė pak prijėsve kryesorė.
Populli e pėrjetoi nė kėngė luftėn pėr mbrojtjen e Ulqinit. Po shkėputim vargjet e fundit:
Shkruejnė gazetat anė pėr anė,
Vojt xhevapi ndėr shahllarė,
Krisi pushka n'istiqame,
Duel mileti me faqe tė bardhė 22
Shpirtėrisht populli nuk ndihej i mposhtur, sepse luftoi me dinjitet nė tre fronte dhe i goditur pas shpine. "Lufta e Miletit" qe njė ngangjarjet mė tė shėnuaratė popullittonė, njė lėvizje qė bashkoi shqiptarėt pa asnjė dallim dhe qė pėrgatiti kushtet pėr ngjarjet qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė. Nė kėtė vėshtrim, pėrkushtimi dhe sakrifica e atyre qė u vunė nė krye tė kėsaj veprimtarie disa-vjeēare me karakter politik, organizativ e ushtarak mbetėn tė pashlyera nė kujtesėn e Kombit. Emrat e tyre gdhenden ndėr larpidare e pėrmendore, historia i shkruan me shkronja tė mėdha. Njė ndėr ta ėshtė dhe emri i myderrizit shkodran SELIM EFENDI ĒOBA.
Referenca
1. Hamdi Bushati, "Shkodra dhe motet", doreshkrim.
2. Xhevat Repishti, "Isuf Sokoli dhe lufta per mbrojtjen e Ulqinit", Tirane, 1979.
3. Kristo Frasheri, "Lidhja Shqiptare e Prizrenit", Tirane, 1989, fq. 228.
4. Po aty, fq. 236, sipas Lippich.
5. Po aly, fq. 230, sipas F.Suma, rap. 53, Shkodėr, 26 gusht 1878.
6. Po aty, fq. 313-314.
7. Hamdi Bushati, vepėr e cituar.
8. Hamdi Bushati, "Lufta e Miletit", ne "Kaiendari Kombiar", viti 1928, fq. 64.
9. Kristo Frashėri, vepėr e cituar, fq.356.
10. Mikel Prendushi, gazeta "Drita", Tirane, 16.4.1978.
11. Hamdi Bushati, "Lufta e Miletit", veper e cittiar, fq. 66-67.
12. Koli Xoxe, "Lidhja Shqiptare e Prizrenit", Tiranė 1978, fq. 101.
13. At Gjergj Fishta, "Lahuta e Malcisė", Kanga XIV, "Te Ura e Rrzhanices".
14. Koli Xoxe, veper e cituar.
15. Hamdi Bushati, "Lufta e Miletit". veper e cituar, fq. 70-7 1.
16. Xh.Belegu, "Lidhja Shqiptare e Prizrenit", Tiranė, 1979.
17. Kristo Prifti, "Lidhja e Prizrenit ne dokumentet osmanc", Tirane, 1978, fq.76-77, dokumenti nr. 51, date 3.7.1980.
18. Hamdi Bushati, "Lufta e Miltetit". vepėr e cituar, fq. 71.
19. Xh.Belegu, veper e cittiar, fq. 132.
20. Xhevat Repishti, veper e cituar, fq. 123-124.
21. Hamdi Busliati, "Lufta e Miletit", veper e cituar, fq. 73.
22. K.Taipi: "Zana popullore", Shkoder 1933, fq. 1 12
islamgjakova.net