www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

SHUAJB MUHARREM ARNAUTI HULUMTUES I NJOHUR I LIBRAVE TĖ KULTURĖS ISLAME

 

 

 

 

 

Shuajb Muharrem Arnauti lindi nė qytetin e Damaskut nė vitin 1928. Nė familjen e tij, ku tradita shqiptare dhe kultura islame ishin gjithnjė tė pranishme. Shuajbi mėsoi nga i ati dijet elementare tė islamit.
Qysh i vogėl mėsoi pėrmendėsh shumė pjesė nga Kur'ani, ndėrsa dėshira pėr t'u thelluar edhe mė tepėr nė sekretet e librit hyjnor e bėri atė qė qysh nga mosha 17 vjeēare t'i pėrkushtohej mėsimit tė gjuhės arabe dhe gramatikės sė saj. Kėshtu pėr mė se dhjetė vjet radhazi, Shuajb Efendiu vazhdoi tė ndjekė ligjėratat e gjuhės nėpėr xhamitė dhe medresetė e vjetra tė Damaskut, veēori e tė cilave ishin se nxėnėsi ishte i lirė tė zgjidhte dijet, qė i interesonin, dhe askush nuk kishte tė drejtė ta detyronte nxėnėsin qė tė mėsonte atė qė nuk i interesonte ose nuk i pėrshtatej.

Gjatė kėsaj kohe Shuajb Efendiu mėsoi nga dijetarėt mė tė mirė tė gjuhės arabe qė kishte Damasku dhe lexoi librat mė tė njohur si : " Sherh ibni Akil " dhe " Kafijen " e ibni Haxhibit tė komentuar nga Mulla Xhabi, " El Mufassal " tė Zemalsheriut, " Shudhur e dh-dheheb " tė ibni Hisham el-Ensariut, " Esrar el-Belaga " dhe " Delail el-lexhaz " nga Abdulkadėr el-Xhurxhami etj. Nga mėsuesit e tij mė tė njohur prej tė cilėve mėsoi dijet e gjuhės arabe ishin : Muhamed Salih el-Ferfur, Arif Ed-Devgji, Sulejman Gavoqi ( shqiptar ) etj.
Dhe pas kėtij udhėtimi tė gjatė nė thellėsinė e gjuhės arabe, nė tė cilėn arriti njė nivel mjaft tė lartė, Shuajb Efendiu e pa tė nevojshme t'i kushtonte njė kohė edhe mėsimit tė shkencave juridike islame ( Fikhut islamik ). Pėr kėtė qėllim lexoi librat mė tė njohur tė kėsaj fushe, sidomos nė Medhėhebin Hanefi, si : " Meraki El-Felah " tė Sherenblalit, " El-Ihtijar " tė Musuli, " El-Kitab " tė Ebi Haseb El-Kudurit, " Hashiet Ibni Abidin " qė njihet si " Redd El-Muhtar Ala Ed-dar El-Muhtar " etj.

Kėshtu Shuajbi i kaloi mė tepėr se shtatė vjet duke mėsuar Usuli Fihkun, Tefsirin e Kur'anit, Mustalah El-Hadithin, leximin e librave tė moralit etj. Ėshtė kjo kohė, kur ai kishte kaluar tė tridhjetat.

Ajo qė i ran ė sy Shuajbit gjatė studimeve tė tij e qė pati ndikim tė rėndėsishėm nė formimin e tij shkencor si dijetar qe se te profesorėt e tij ndihej njė mungesė e theksuar nė njohjen e rangjeve tė hadithit. Ose thėnė ndryshe, hadithet e dobėta (Daif) dhe tė mbathurat (Mevdu) tė cilat pėrdoreshin mė tepėr nė shpjegimet, ligjėratat dhe literaturėn islame tė asaj kohe.

Prandaj e pa tė nevojshme qė tė specializoj nė kėto dije, pėr tė mundur tė rishikonte dhe rivlerėsonte librat e hadithit dhe tė synetit tė Pejgamberit a.s. nė mėnyrė qė tė krijohej njė mbėshtetje pėr studiuesit dhe tė bėhej njė sqarim i domosdoshėm pėr lexuesit e literaturės islame nė pėrgjithėsi.
Kėshtu qe nė vitin 1955, kur nė Damask filloi tė punojė si mėsimdhėnės i gjuhės arabe dhe i edukatės islame, pa se kjo nuk i linte kohė tė mjaftueshme pėr studimin e traditės dhe tė librave tė hadithit. Prandaj qė nė vitin 1958 filloi njė punė tė re nė " Biblioteken islame tė Damaskut ", ku kryesoi grupin e seksionit qė merrej me kritikėn dhe korrigjimet e literaturės burimore islame.

Nė biblioteken islame ndenji afro njėzet vjet plot dhe gjatė kėsaj kohe hulumtoi, identifikoi dhe korrigjoi mbi shtatėdhjetė vėllime librash tė ndryshėm me karakter historik, fetar islamik dhe letrar, si: " Sherh Es-sunne " tė begaviut ( gjashtėmbėdhjetė vėllime ), " Zadul Mesir " tė Ibni Xhevzis ( nėntė vėllime ), " Revdatu Et-Talibin " tė Neveviut ( dymbėdhjetė vėllime ), " El-Mubdi fi Sherh El- Mukni " tė Ibni Muflikit ( dhjetė vėllime ), " Muhedh-dheb El-egani " tė Ibni Mendhurit ( dymbėdhjetė vėllime ) etj.

Mė parė Shuajb Efendiu e pa tė arsyeshme tė largohej qė andej, ngase rregullorja e atyshme si dhe jeta pėrgjithėsisht nė Siri nuk i krijonte mundėsi pune e hulumtimi. Kėshtu qė nė vitin 1982 ai shkoi nė kryeqytetin e Jordanisė, Aman, ku filloi tė punojė nė fondacionin " Err-rrisale " dhe u angazhua tė kryesonte seksionin e kulturės. Kontributi i Shuajb Efendisė nga koha kur erdhi nė Aman gjer mė sot ėshtė i pallogaritshėm pėr shkencat islame dhe kulturėn arabe nė pėrgjithėsi. Ne, sa pėr ilustrim, po pėrmendim disa: " Siretu ealam en-nubela " tė Dhehebiut ( nė njėzet e dy vėllime ), " El-ihsan fi takrib sahih ibni Hi-ban " ( tetėmbėdhjetė vėllime ), " El-avasim ve el-kavasim " tė Ibnu El-Vezirit ( nėntė vėllime ) etj.

Numri i librave qė ka punuar vetė e me bashkėautorė, ose ka qenė mbikėqyrės i tyre, arrin nė mbi njėqind e gjashtėdhjetė vėllime, nė tė cilat pėrfshihen libra nė shkencat e hadithit, fikhut, tefsirit, akides, libra tė pėrkthyer etj.

Shuajb Efendiu, ose si e quajnė nė Jordani Shejh Shuajbi, edhe pse i lindur jashtė atdheut e jetuar atje flet rrjedhshėm gjuhėn shqipe. Pas viteve '90 ka vizituar edhe Shqipėrinė, tė cilėn asnjėherė nuk e harron.

 

 

 

 

islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .