www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Ymer Haxhi Prizreni (1826-1886)

 

 

 

 

 

Veprimtar i shquar i Lėvizjes Kombėtare, njė nga udhėheqėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe kryetar i qeverisė sė pėrkohshme tė formuar nė periudhėn e fundit tė saj. Pasi kreu studimet pėr teologji islamike, punoi nė medresenė e Prizrenit ku u shqua qysh herėt si pėrkrahės i shtresave tė ulėta kundėr padrejtėsive tė administratės osmane. Sapo filloi Lufta Ruso-turke (1877-1878), u ngrit sė bashku me patriotė tė tjerė shqiptarė pėr tė mbrojtur tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė dhe pėr tė kėrkuar tė drejtat e saj kombėtare. Organizoi komisionin e vetėmbrojtjes pėr sanxhakun e Prizrenit, i cili, si dhe komisionet e tjera qė u formuan nė Kosovė, mori pėrsipėr tė kundėrshtonte synimet aneksioniste tė Serbisė dhe tė sistemonte muhaxhirėt e shumtė qė u dėbuan nga ushtria serbe. Mė 1877 u zgjodh deputet nė parlamentin e dytė osman. Po atė vit hyri dhe nė Komitetin Qendror tė Stambollit qė u formua nėn kryesinė e Abdyl Frashėrit, me tė cilin u lidh deri nė fund. Nė pranverė tė vitit 1878 kryesoi komisionin qė organizoi nė Prizren mbledhjen e Kuvendit tė Pėrgjithshėm, i cili themeloi Lidhjen Shqiptare. Kuvendi e zgjodhi Ymer Prizrenin anėtar tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm nė gjirin e tė cilit u rreshtua krahas patriotėve tė rrymės radikale. Nė tetor 1879 u zgjodh kryetar i Lidhjes Shqiptare, kurse nė janar tė vitit 1881, kryetar i qeverisė sė pėrkohshme autonome. Si kryetar i saj drejtoi veprimtarinė politike qė ēoi nė vendosjen e administratės shqiptare nė vilajetin e Kosovės dhe nė organizimin e qėndresės sė armatosur tė Lidhjes kundėr ushtrive osmane nė pranverė tė vitit 1881. Pas shtypjes sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Ymer Prizreni u arratis pėr tė mos rėnė nė dorė tė autoriteteve osmane. U vendos nė Ulqin dhe nuk pranoi tė kthehej, megjithėse sulltani i premtoi falje e ofiqe tė larta. Vdiq nė Ulqin ku gjendet dhe varri i tij.

 

24.12.2007.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .