Kerko

Sa ngjarje të dhimbshme, e sa pamje rrënqethëse ndodhin çdo ditë në botën e “civilizuar”, e ne që u kursyem dhe nuk ishim protagonistë të tyre, i trajtojmë ato po sikur të ishin pjesë e ndonjë skenari filmik apo ndonjë shfaqjeje teatrale që thjesht vetëm duhet të relaksohemi duke shiquar në të.

Në një hulumtim referues rreth domethënies dhe konceptimit të fetvasë si nocion juridik islam, do të vërejmë se kemi të bëjmë me një çështje tejet delikate, tejet të ndjeshme dhe natyrshëm pastaj që marrja me të konsiderohet prej misioneve më të vështira te myslimanët. Me të nuk kishin guximin që të merreshin përpos një kategorie të ngushtë të dijetarëve eminentë.

Kushdo që ndalet për t'i studiuar me përkushtim - rrethanat dhe peripecitë nëpër të cilat kaloi Dërguari i Allahut a. s., gjatë periudhës së qëndrimit të tij në Mekë, do të bindet fuqimisht se ai provoi të gjitha alternativat dhe mënyrat për të kumtuar porosinë me të cilën e kishte ngarkuar Krijuesi Fuqiplotë.

Përpjekja për të nuhatur sinjalet e paqes dhe begatinë e sigurisë brenda ritualeve të një adhurimi të pastër fetar islam, siç është Haxhi, duket se është një mision mjaftë i lehtë për këdo që vështron me vigjilencë shkëndijat e porosive hyjnore të zbritura lidhur me këtë adhurim. S’ka dyshim se shumica prej tyre u janë drejtuar jo vetëm myslimanëve, por edhe njerëzimit mbarë. Si të mos gjesh sinjale paqeje e të mos përjetosh ndjenjë sigurie gjatë kryerjes së një ibadeti-adhurimi aq madhështor siç është Haxhi, ku të gjitha pamjet magjepsëse të turmave të haxhilerëve petkbardhë ofrojnë një mesazh të tillë.

Nëse shikohen çështjet rreth të cilave ka unanimitet nga dijetarët islamë, gjatë të gjitha kohëve në historinë e mendimeve islame, do të vërejmë se ato janë shumë të pakta në krahasim me ato rreth të cilave ka divergjenca e mospajtime. Prandaj kërkesa është që ato çështje të pakta, të cilat e përbëjnë bazën konceptuale por dhe juridike të Islamit të respektohen e të mos dilet kurrsesi nga ajo kornizë e unanimitetit

Në kohë absurditetesh dhe paradoksesh të shumta, të cilat po përjetojmë, nuk është shumë e çuditshme nëse dëgjojmë ose shohim brenda një kohe të shkurtër provokime të llojllojshme që u bëhen ndjenjave dhe bindjeve më të shenjta të myslimanëve anekënd botës ku jetojnë.