El Buhari ka shkruar pėr kėtė temė nė kapitullin mbi lėshimin e gjakut.
Pejgamberi s.a.v.s. ka urdhėruar qė tė praktikojmė lėshimin e gjakut me fjalėt: "Nuk ka ilaē i cili mund tė krahasohet me lėshimin e gjakut nė kupėzore". (hadithin e transmeton El Buhariu).
Tregohet se njė beduin iu ankua Pejgamberit s.a.v.s. pėr kokėdhėmbje tė fortė, dhe ai i tha: "Praktiko lirimin e gjakut me kupėzore".
Gjithashtu mund tė mėnjanohet dhembja e shputave tė kėmbėve nėse i ngjyrosim me kėnė. Kėtė hadith e transmeton Ebu Davudi dhe ka hadithe tė shumtė tė cilėt flasin pėr dobitė e lėshimit tė gjakut. Nga ndodhitė tė cilat kanė tė bėjnė me lėshimin e gjakut nga vena, mund tė veēojmė atė kur Pejgamberi s.a.v.s. i ka thėnė mjekut Ebu Kjabit qė t'ia prejė lėkurėn duke ia liruar gjakun nga vena. Nga hadithet do tė veēojmė dy nė vijim: "Ilaēi mė i mirė ėshtė lėshimi i gjakut", dhe "Prerja sipėrfaqėsore e lėkurės pastron trupin tonė nga jashtė, ndėrsa lirimi i gjakut pastron trupin tonė nga brenda.
Prerja sipėrfaqėsore praktikohet nė vendet e nxehta, ndėrsa lėshimi i gjakut (ventuza) nė vendet e ftohta.
Patjetėr duhet larguar nga lirimi i gjakut pas banjos sė nxehtė, pėrveē nė rastet kur gjaku ėshtė tėpėr i dendur (viskoz) dhe nė atė rast, lėshimi duhet bėrė njė orė pas banjos sė nxehtė. Lėshimin e gjakut duhet mėnjanuar kur barku ėshtė i ngopur (stėrmbushur).
Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Lėshimi i gjakut me bark tė zbrazur ėshtė ilaē, ndėrsa me bark tė mbushur ėshtė sėmundje".
Ibn Maxhe thotė se ka dėgjuar nga Ibn Omeri r.a. qė ka thėnė: "Ėshtė e dobishme tė brengosesh pėr gjakun tėnd, andaj ma ftoni njeriun i cili e bėnė kėtė, por jo tė moshuar tepėr dhe jo tepėr tė ri, ngase kam dėgjuar personalisht nga Pejgamberi s.a.v.s. qė ka thėnė: "Lėshimi i gjakut (hixham) nė bark tė zbrazur ėshtė ilaēi mė i mirė", dhe kjo ėshtė mė e sigurtė.
Lėshimi i gjakut nėn mjekėrr nga liron nga dhembjet e dhėmbit dhe tė fytyrės , ndėrsa nė kėmbė ėshtė e dobishme pėr dhembjet nė kėmbė, nė eshtėra dhe dhembjet nė shpinė. Dobitė nga lėshimi i gjakut janė tė shumta, por lėshimin e gjakut nė kupėzore rreth nyjeve nuk duhet bėrė sepse ėshtė e dėmshme dhe dobėson kujtesėn.
Ahmedi ėshtė i mendimit se pagesa pėr lėshimin e gjakut nuk ėshtė e preferuar. Por Ibn Abbasi r.a. ka thėnė; "Ia kam bėrė lėshimin e gjakut Pejgamberit s.a.v.s. dhe ai pėr kėtė shėrbim mė ka paguar". Pra, sikur kjo tė ishte gjė e papėlqyer, ai me siguri nuk do ta bėnte (Kėtė hadith e transmeton El Buhariu).
Sa i pėrket vendit tė lėshimit tė gjakut El Buhariu transmeton se Ibn Abbasi r.a. ka thėnė: "Ia kam bėrė lėshimin e gjakut Pejgamberit s.a.v.s. pėr shkak tė kokėdhembjeve". Nė hadithin tjetėr qėndron se kėtė e ka bėrė pėr shkak tė migrenės ndėrsa Enesi r.a. ka thėnė: "Pejgamberit s.a.v.s. i ėshtė bėrė lėshimi i gjakut nė qafė, anash dhe nė mesin e saj". Et Tirmidhiu gjithashtu e transmeton kėtė hadith.
Ebu Hurejre r.a. transmeton qė Ebu Hind ia ka lėshuar gjakun Pejgamberit s.a.v.s. nga tepja e kokės, Ebu Davudi gjithashtu transmeton kėtė version, ndėrsa Enesi thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka lėshuar gjakun nga majet e shputave tė kėmbės. Kėtė e transmetojnė edhe Tirmidhiu dhe Nesaiu.
Sa i pėrket ditės kur ėshtė mė sė miri tė praktikohet lėshimi i gjakut, Ebu Hurejre r.a. ka thėnė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush e bėn lėshimin e gjakut ditėn e 17, 19 ose 21 tė muajit do tė jetė i shėruar nga ēdo sėmundje". Kėtė hadith e transmeton Ebu Davudi.
Sa i pėrket fjalės "nga ēdo sėmundje", kjo ėshtė pėr arsye qė tė theksohet rėndėsia e madhe e lėshimit tė gjakut. Tirmidhiu transmeton hadithin identik edhe nga Enesi r.a.
Ebu Bekr r.a. ia ka ndaluar familjes sė tij lėshimin e gjakut tė martėn, dhe si model pėr kėtė e kishte Pejgamberin s.a.v.s., gjithashtu kishte thėnė: "Atė ditė gjaku nuk koagolohet lehtė".
Pėr ēdo rast, unė mendoj se kjo ndalesė ėshtė e pranuar kur njeriu ėshtė i shėndosh, por kur ėshtė i sėmuar nuk duhet bazuar se a ėshtė dita e 17, 19, 21 apo ndonjė ditė tjetėr.
El Xhelal ka thėnė: "Ismail ibn Asim mė ka thėnė se Ahmed ibn Hambeliu e bėnte lėshimin e gjakut sa herė qė ndiente tendosje pa marrė parasysh kohėn".
Tradita e lėshimit tė gjakut rrjedhė nga Isfahani. Duhet pasur kujdes qė lėshimi i gjakut mos tė bėhet nga vendi jo adekuat, ose kur nuk ėshtė e nevojshme, sepse mund tė pėrkeqėsojmė funkcionet e trupit dhe proceset biokimike tė gjakut.
Mjekėt mendojnė se lėshimi i gjakut me prerje sipėrfaqėsore tė lėkurės nė kupėzore duhet bėrė kur hėna ėshtė nė katėrshin e fundit, ndėrsa gjakun duhet liruar (ventuza) kur hėna ėshtė e plotė.
Lirimin e gjakut nuk duhet bėrė kush ka probleme me tretje, rekonvaleshcentėt, personat e moshuar, personat me sėmundje gastrointenstinale, sėmundjet e mėlqisė, kardiovaskulare, shtatėzėnat, ato qė sapo kanė lindur (lehonat) si dhe gjatė menstruacionit.
Koha mė e mirė pėr lėshimin e gjakut ėshtė dita e hėnė, nė ēdo kohė, ose tė martėn, gjatė ditės. Pranvera ėshtė stina mė e mirė pėr lirimin e gjakut, pastrimin e trupit me purgativė, mėnjanimin e frikės morbide si dhe pėr forcimin e aktivitetit seksual.
Vera ėshtė stina e sėmundjeve tė fshikėz biliare, koha kur zvoglohet aktiviteti seksual, koha e sėmundjeve tė gjakut dhe infektimeve tė aparatit tretės.
Dimri duhet pritur me veshmbathje tė nxehtė dhe ushqime kalorike.
Vėrtėtė njeriu duhet anuar tė mbajė nė nivel qarkullimin e gjakut, gjatė dimrit me ushtrime intensive, por njiherit duke e rritur aktivitetin e tij seksual.
Pėrgatiti dr. Ali Iljazi
'Mjekësa Profetike'
14.12.2007.islamgjakova.net