Dr.Ali Iljazi
Allahu I madhėrishėm nė Kur'anin fisnik thotė: "Nga argumentet e Tij ėshtė edhe gjumi I juaj natėn, edhe pėrpjekja juaj pėr tė fituar nga tė mirat e Tij. Nė kėtė ka argumente pėr popullin qė dėgjon".1
"Allahu ėshtė Ai, qė juve ua bėri natėn tė pushoni nė tė, e ditėn tė ndritshme. Allahu ėshtė dhurues ndaj njerėzve, por shumica e njerėzve nuk e falėnderojnė".2
Shumica e njerėzve mendojnė se gjumi ėshtė pjesa mė pasive e kohės. Mirėpo, shkencėtarėt tė cilėt hulumtojnė procesin e gjumit pohojnė se ky ėshtė periudhė e proceseve aktive dhe tejet tė dobishėm pėr organizėm. Pėr mė tepėr, ata theksojnė se gjumi ėshtė njė element shumėfish i rėndėsishėm pėr jetėn e pėrditshme, nė ēėshtjen e akumulimit tė energjisė, rregullimit tė disponimit aktivitetit dhe peshės trupore, pėr mendim, meditim, pėrcaktime, komunikim, etj.
Ēfarė ndodhė nė trupin tonė dhe nė sistemin nervor, natėn pėrderisa flemė?
Nė realitet, trupi ynė dhe truri kalojnė nėpėr cikluse gjatė gjumit, nė faza tė renditura tė cilat pėrsėriten disa herė gjatė natės. Le tė vėrejmė pėrmbajtjen e fazave.
Stadiumi i parė : Frekuenca e zemrės zvogėlohet dhe ėshtė stabile. Frymėmarrja ėshtė sipėrfaqėsore dhe e rregullt. Ky stadium zgjatė 10 sekonda deri nė dhjetė minuta dhe mund tė pėrcillet me shndritje imagjinuese afatshkurtėr, tė quajtura "halucinacione pėrgjumėsie". Kur muskujt e trupit relaksohen ėshtė e mundur tė keshė ndjenjėn e rėnies tė cilėn e shkakton dridhjet dhe zgjimi.
Stadiumi i dytė: Sipas hulumtimeve tė bėra ėshtė ardhur deri te konkludimi qė ky stadium i cili zgjat 10-20 minuta, paraqet fillimin e gjumit tė vėrtet. Kjo ėshtė kohė kur trupi qetėsohet, tonusi i muskujve dhe dėrgimi i impulseve nervore prej trurit nė muskuj ėshtė i reduktuar, si hyrje nė gjumė.
Stadiumi i tretė dhe i katėrt: 30-40 minuta pas mbylljes sė syve kalojmė nėpėr dy stadiume tė gjumit tė thellė. Truri fillon tė emitojė valė delta, tė ngadalėsuara. Nė stadiumin e katėrt relaksimi i muskujve ėshtė i tėrėsishėm, tensioni i gjakut bie, frymėmarrja ngadalėsohet. Rrjedhja e gjakut nėpėr tru ėshtė minimale. Mė sė rėndi ėshtė me u zgjua nė kėtė pjesė tė ciklusit. Personat qė zgjohen nė kėtė stadium ndihen tė pa aftė dhe tė dezorientuar.
D o b i t ė e g j u m i t " v a l ė n g a d a l s u a r "
1. Rrjedhja e gjakut nėpėr muskuj rritet;
2. Temperatura e trupit ulet duke kursyer energjinė;
3. Aktiviteti metabolik zvogėlohet, duke mundėsuar rritjen dhe ripėrtėritjen e indeve;
4. Hipofiza maksimalisht tajon hormonin e rritjes - "somatotropina" i cili ėshtė posaēėrisht i rėndėsishėm pėr fėmijėt dhe adoleshentėt sepse nxitė rritjen dhe zhvillimin si dhe ripėrtėritjen e qelizave
5. Rritet niveli i substancave pėr mbajtjen e imunitetit (sikurse interleukimi dhe faktori i inkibimit tė tumoreve). Edhe humbja e lehtė e gjumit zvogėlon imunitetin e organizmit nė infeksionet virale.
Mirėpo, ciklusi i gjumit me kėtė nuk pėrfundon. Pas 30-40 minuta nga gjumi i thellė pason pėrsėri stadiumi i tretė, pastaj i dyti. Pėrafėrsisht 90-110 minuta nga fillimi i gjumit ndodhė diē e ēuditshme. Aktiviteti i sistemit nervor simpatik ėshtė mė i madh se nė gjendjen e zgjuar. Qarkullimi i gjakut nė tru rritet. Pulsi, frymėmarrja dhe tensioni i gjakut gjithashtu rriten. Temperatura e trupit ngritėt. Ndodhė ereksioni nga penisi dhe lagėshtia e vagjinės. Edhe pse sytė janė tė mbyllur, ata janė nė lėvizje, sikur po e vėrejnė mjedisin. Ky stadium quhet gjumi REM ("Rapid Eye Movement" - Lėvizja e Shpejtė e Syve). Zgjatė 1-10 minuta. Nė kėtė pjesė tė ciklusit ėndėrrojmė. Lėvizjet e syve padyshim nuk janė tė lidhura me pėrmbajtjen e ėndrrave. Bile nė kėtė stadium muskujt janė tėrėsisht tė relaksuar, lėvizjet e pamundėsuara, trupi ėshtė "i paralizuar".
Mjerisht, tek disa meshkuj tė moshuar pjesa e trurit pėrgjegjėse pėr inkibimin e impulseve nervore motorike ėshtė e dėmtuar dhe mundėson lėvizjen. Si pasoj e kėsaj lėvizin nė ėndrra tė vėshtira. Gjatė kohės sė gjumit REM meshkujt kanė ereksion tė penisit, ndėrsa femrat ereksion tė klitorisit. Kjo zakonisht nuk ėshtė e lidhur me pėrmbajtjen e ėndrrave. Nė realitet ereksionet gjatė periudhės REM janė tė dobishme sepse ushqejnė indin e organit seksual pėr funksionin e tij fiziologjik. Mjeku i cili kėrkon shkakun e impotencės mashkullore tek pacienti mund ta udhėzojė nė observime tė gjumit. Nėse pacienti i ka kėto ereksione, ērregullimi organik mund tė pėrjashtohet.
D o b i t ė e g j u m i t R E M
- Depozitimi i informative - krijimi i lidhjeve nė mes neuroneve nė tru tė cilat pėrmbajnė informata tė reja zhvillohet mė sė shumti nė kėtė stadium tė gjumit. Hulumtimet tregojnė se pagjumėsia shkakton zvogėlimin e aftėsisė sė trurit tė transmetoj informatat nga memoria (kujtesa) afatshkurtėr nė atė afatgjatė. Gjithashtu studimet tregojnė mbajtjen adekuate tė informatave pas gjumit REM, nė krahasim me gjumin jo REM ose nė gjendjen e zgjuar.
- Organizimi i kujtesės dhe riorganizimi i saj do tė ishte joefikase tė depozitoj secilėn informatė nė pjesėt e veēanta tė trurit. Pėr kėtė informatat janė tė organizuara nė rrjeta tė neuroneve tė ideve tė ngjashme duke pėrforcuar kėshtu lidhjet nė mes informatave tė vjetra dhe tė reja. Riorganizimi i rrjetave nervore ndoshta ėshtė i lidhur me zgjidhjen e problemeve tė ndryshme nė ėndrra. Shumė shkencėtar, muzikant, dhe artist, kanė pohuar se disa prej ideve tė tyre mė kreative kanė ndodhur mu gjatė gjumit. Zbulimet sikurse sistemi periodik i elementeve, makinat qepėse, kanė ndodhur nė ėndrra. Friedrich August Kekule ka pohuar se ideja mbi strukturėn unazore tė molekulės sė benzenit i ka shkrepur gjatė ėndėrrimit.
- Niveli i neurotransmiterėve si norepinetrina dhe serotonina pėr tė cilat mendohet se janė kyē pėr mėsimin e ri dhe mbajtjen e kėtyre informative zvogėlohen gjatė ditės, dhe rritet niveli i tyre gjatė gjumit REM. Pas periudhės sė parė REM organizmi pėrsėri lėvizė nėpėrmes stadiumit 2, 3 dhe 4, pastaj prapa nė 3 dhe pjesa e dytė e periudhės REM tė re, etj. Ky ciklus pėrsėritet ēdo 90-110 minuta, kėshtu qė gjatė 8 orėve tė gjumit ciklusi pėrsėritet 4 - 5 herė. Ėshtė interesant tė ceket se koha e kaluar nė stadiumin e tretė dhe tė katėrt me cikluse tė reja shkurtohet, ndėrsa REM periudha kohore zgjatet. Ėshtė e mundur tė ėndėrrohet shumė nė kėtė periudhė por mbahen mend vetėm disa prej ėndrrave. Ėshtė fakt se trurit i nevojitet gjumi REM e qė ėshtė treguar me fenomenin e quajtur "REM reborend" qė d.m.th nėse nuk flenė mjaftueshėm disa net, e pastaj njė natė flenė mė gjatė, kėtė natė gjumi REM do tė jetė mė i shpeshtė dhe do tė zgjatė mė shumė. Pra as sesi mos tė mendojmė se gjumi i natės ėshtė humbje e kohės, por ėshtė njė begati pėr tė cilėn duhet falėnderuar Allahun e madhėrishėm. Kur'ani fisnik pėrkujton:
"Po nga mėshira e Tij, u bėri juve natėn dhe ditėn pėr tė pushuar nė tė dhe pėr tė pėrfituar nga begatitė e Tij,prandaj tė jini mirėnjohės" 3
1. Er Rum, 23
2. Gafir, 16
3. El Kasas, 73
islamgjakova.net