Vizita dhe kujdesi ndaj njė tė sėmuri janė tė detyrueshme nė rast kur ai (i sėmuri) ėshtė nė prag tė vdekjes dhe i cili paraprakisht ka mungesė tė kujdesit dhe vėmendjes (p.sh. nėse tė afėrmit i ka tė vdekur etj.). Nė fakt, ėshtė farz kifaje (detyrim kolektiv) qė tė sėmurėt tė jenė tė mbikėqyrur. Pra, nėse njė musliman i pėrmbush kėrkesat dhe mungesat e tė paaftit, atėherė tė gjithė muslimanėt tjerė janė tė shfuqizuar nga mbikėqyrja, porse nuk do tė thotė qė ata nuk bėn tė vizitohen. Megjithatė, ta vizitosh dhe tė pėrkujdesesh pėr dikė qė ka ndonjė sėmundje tė lehtė, gjegjėsisht, grip apo tė ftohtė, atėherė kjo ėshtė punė qė e ka rekomanduar Pejgamberi alejhi selam, pra, sunnet. I Dashuri i All-llahut e zbatonte kėtė gjė pa mos bėrė dallim mes tė lartit e tė ultit, zotėriut e shėrbėtorit, tė pasurit e tė varfrit, muslimanit e jomuslimanit e kėshtu me radhė.
Megjithė faktin se ėshtė e rekomanduar qė i sėmuri tė vizitohet, duhet tė kihen parasysh norma tė caktuara. Pra, nuk duhet bėrė zhurmė e as nuk duhet tė zgjaten muhabetet pėr gjėra tė parėndėsishme. Mė tej, thėnė shkurt, vizitori nuk duhet tė qėndrojė gjatė kohė tek shtėpia e tė sėmurit.
Pejgamberi alejhi selam na ka kėshilluar qė tė lutemi pėr ripėrtėritjen e vėllait tonė tė sėmurė. Meqenėse i sėmuri gėzon njė privilegj tė veēantė te i Lartėsuari dhe meqė lutja e tij pranohet, ata qė vizitojnė ndonjė tė sėmurė, ėshtė e udhės tė kėrkojnė nga ai (i sėmuri) qė tė luten pėr ta.
Krahas asaj se tė sėmurit i pranohen lutjet dhe gėzon njė pozitė tė mirė tek All-llahu i Madhėrishėm, ndaj tij janė paraparė edhe koncesione (lėshime) nė ēėshtjen e kryerjes sė obligimeve fetare. Pra, njė i sėmurė mund tė mos agjėrojė nėse lėngon nga ndonjė sėmundje e pėrhershme dhe nėse nuk vėrehen gjasa pėrmirėsimi, mund tė japė tė holla si kompensim pėr mosagjėrim. Mė tej, nėse i njėjti (person) has nė vėshtirėsi pėr tė marrė abdest ashtu si duhet, ai mund tė marrė abdest tė thatė (tejemmum). Ngjashėm, i sėmuri koncesionohet edhe nė rastin e haxhit. Ta marrim shembull nėse ndonjėri prej atyre qė janė duke e kryer haxhin ka ndonjė pengesė prej flokėve tė veta, ai mund t'i rruajė ato ende pa prerė kurban, veēse duhet ta kompensojė kėtė parregullsi me kurban, tė holla ose agjėrim tė mėvonshėm. Sa i pėrket ēėshtjes sė namazit, pėr tė nuk ka tolerim pėr moskryerje, megjithatė, ka tolerim nė kushtet e tij. Pėr shembull, nėse ndokush nuk ėshtė i aftė tė qėndrojė nė kėmbė pėr ta kryer faljen, ai mund tė falet ulur. E nėse as kėshtu nuk mundet, atėherė mund tė falet shtrirė. Mes tjerash, Kur`ani Famėlartė e quan sėmundje edhe periudhėn kur femra ėshtė me menstruacione! Kėshtu, pra, ajo nuk obligohet t'i pėrmbushė detyrat e saj ndaj bashkėshortit tė vet. Pėr mė tepėr, ajo gjithashtu nuk ėshtė e obliguar as ta kryejė faljen e namazit, as tė agjėrojė as t'i bėjė disa rituale tė caktuara nėse ėshtė nė tokat e shenjta duke e kryer haxhin. Pėr nė fund, vlen tė themi se tė sėmurėt dhe tė paaftėt nuk janė tė obliguar as pėr tė marrė pjesė nė xhihad.
Argumente nga Kur`ani
1) "(Jeni tė obliguar pėr) Ditė tė caktuara, e kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroi), atėherė ai (le tė agjėrojė) mė vonė aq ditė! E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompensim - ushqim (ditor) ndaj njė tė varfėri, e ai qė nga vullneti jep mė tepėr, ajo ėshtė aq mė mirė pėr tė. Mirėpo, po qe se e dini, agjėrimi ėshtė mė i mirė pėr ju! (Ato ditė tė numėruara janė) Muaji i Ramadanit qė nė tė (filloi tė) shpallet Kur'ani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra). E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj le tė agjėrojė, ndėrsa kush ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, le tė agjėrojė aq ditė nga ditėt e mėvonshme! All-llahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim pėr ju! (Tė agjėroni ditėt e lėshuara mė vonė) Qė tė plotėsoni numrin, ta madhėroni All-llahun pėr atė se u udhėzoi dhe qė tė falėnderoni!" (Kur`an, 2: 184-185).
2) "E kryeni haxhin dhe umren pėr hir tė All-llahut, po nė qoftė se pengoheni, atėherė (therni pėr kurban) ēka t'ju vijė mė lehtė prej kurbaneve, e mos i rruani kokat tuaja derisa tė arrijė kurbani vendin e caktuar. Po kush ėshtė prej jush i sėmurė ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi ėshtė: agjėrim, sadaka ose kurban. E kur jeni tė sigurt, ai qė bėnė umren para haxhit (duhet therė) njė kurban qė i vjen mė lehtė, mirėpo nėse nuk ka, le tė agjėrojė tri ditė gjatė haxhit e shtatė ditė kur tė ktheheni, kėto janė dhjetė ditė tė plota. Ky ėshtė rregull pėr ata qė nuk e kanė familjen pranė xhamisė sė shenjtė. Pra kini dro All-llahun dhe dijeni se All-llahu ėshtė ndėshkues i rreptė!" (Kur`an, 2: 196).
3) "O ju qė besuat! Kur doni tė ngriheni pėr ta falė namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri nė bėrryla; fėrkoni kokat tuaja, e kėmbėt lani deri nė dy zogjtė! Nėse jeni xhunubė, atėherė pastrohuni (lahuni)! Nė qoftė se jeni tė sėmurė, ose nė ndonjė udhėtim, ose ndonjėri prej jush vjen prej vendit tė nevojės, ose keni kontaktuar me gratė dhe nuk gjeni ujė, atėherė mėsyjeni (merrni tejemum) dheun e pastėr dhe me tė fėrkoni fytyrat dhe duart tuaja! All-llahu nuk dėshiron (me obligim pėr abdest e larje) t'ju sjellė ndonjė vėshtirėsi, por dėshiron t'ju pastrojė (prej mėkateve), t'ua plotėsojė tė mirėn e Tij ndaj jush e qė t'i falėnderoheni!" (Kur`an, 5: 6).
4) "Tė pyesin ty pėr tė menstruacionin (hajdin). Thuaj: "Ajo ėshtė gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatė menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (pėr marrėdhėnie) derisa tė pastrohen! E kur tė pastrohen, atėherė afrohuni atyre ashtu siē u ka lejuar All-llahu!". All-llahu i do ata qė pendohen dhe ata qė ruhen prej punėve tė ndyta e tė neveritshme!" (Kur`an, 2: 222).
5) "Nuk ėshtė mėkat (tė ngelė pa dalė) pėr tė verbrin, pėr tė ēalin, e as pėr tė sėmurin! E kush e respekton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, Ai atė e fut nė xhennete ku rrjedhin lumenj, e kush mbetet prapa, Ai atė e ndėshkon me njė dėnim tė dhembshėm!" (Kur`an, 48: 17).
Argumente nga Sunneti
1. Ebu Musa (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Ushqeni tė varfrit, vizitoni tė sėmurėt dhe lironi tė zėnėt rob!". [Mishkatul Mesabih]
2. Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Secilėn herė qė muslimani e viziton vėllain e vet kur ky ėshtė i sėmurė, 70.000 engjėj luten pėr tė (vizituesin) deri nė mbrėmje, e nėse e viziton nė mbrėmje, po aq engjėj luten pėr tė deri nė mėngjes dhe po ai njeri do tė ketė njė kopsht me fruta nė Xhennet!". [Transmeton Tirmidhiu dhe ebu Davudi]
3. Ebu Sejidi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Kur shkoni pėr tė vizituar ndonjė tė sėmurė, largojani shqetėsimin pėr vdekjen e tij! Kjo do t'ia ngushėllojė shpirtin, megjithėse kjo nuk mund ta evitojė ēastin e vdekjes!". [Transmeton ibėn Maxhe dhe Tirmidhiu]
4. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Kush e viziton njė tė sėmurė, njė zė nga Xhenneti do tė thotė: Qofsh i lumtur! Ecja jote qoftė e kėndshme dhe u strehofsh nė njė shtėpi tė Xhennetit!". [Transmeton ibėn Maxhe]
5. Ibėn Abbasi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam e vizitoi njė tė sėmurė dhe kur hyri tek shtėpia e tij e pyeti se ēfarė dėshironte, e ai e pėrmendi elbin, kurse Pejgamberi alejhi selam u tha njerėzve qė t'i sjellin atij elb dhe mė pastaj tha: "Nėse i sėmuri kėrkon diēka - le t'i sigurohet atij ajo gjė!". [Transmeton ibėn Maxhe]
6. Omer ibėn el-Hattabi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Kur ndonjėri prej jush e viziton ndonjė tė sėmurė, thuani atij qė tė lutet pėr juve ngase lutja e tė sėmurit ėshtė si lutja e engjėjve!". [Transmeton ibėn Maxhe]
7. Ibėn Abbasi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Pjesė e sunnetit ėshtė qė kur ta vizitosh tė sėmurin tė mos qėndrosh shumė gjatė dhe mos tė bėsh zhurmė!". [Transmeton Razini]
8. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Nė Ditėn e Gjykimit, All-llahu i Lartėsuar do t'i drejtohet birit tė Ademit dhe do t'i thotė: O bir i Ademit! Unė isha i sėmurė dhe ti nuk Mė vizitove!, kurse biri i Ademit do tė thojė: O All-llahu im! Si tė tė vizitoja Ty kur Ti je Zotėrues i tė gjitha botėve? Mė pastaj, All-llahu do t'i thotė: A nuk e dije se filani prej robėrve tė Mi ishte i sėmurė dhe a nuk e dije se sikur ta vizitoje atė, do tė Mė kishe gjetur Mua?...!". [Transmeton Muslimi]
Perkthyen nga gjuha angleze:
Ajni & Mimoza SINANI
11.02.2008.islamgjakova.net