Dr. Ali F. Iljazi
Imagjino sikur dikush ta marrė pasaportėn tėnde, tė bėjė operacion plastik qė tė duket tamam si ti e mė pas tė pretendojė se ėshtė ti. A mund t'ia dalė mbanė?
Pėr fat ka shumė mėnyra qė mund tė provojnė vėrtetėsinė tuaj dhe ato bazohen nė faktin se ēdokush ėshtė biologjikisht i veēantė. Disa nga kėto teste janė aq tė efektshme sa mund tė pėrdoren nga policia pėr kapjen e kriminelėve duke u nisur nga gjurmėt e vogla tė lėna nė skenėn e krimit. Kėto shenja janė:
1. Gjurmėt e gishtėrinjve tė cilat janė tė papėrsėritshme. Ato janė tė ndryshme edhe te binjakėt identikė. Shenjat e gishtėrinjve mbeten tė njėjta pėr gjithė jetėn. Edhe kur dėmtohet lėkura, mbasi shėrohet, shenjat e gishtėrinjve janė njėlloj si mė parė.ėrkujtojmė versetin kur'anor: "A mendon njeriu se nuk do t'i tubojmė eshtrat e tij? Po, do t'ia tubojmė! Duke qenė se ne jemi tė zotėt t'ia rikrijojmė si kanė qenė edhe majat e gishtave tė tij!" (El-Kijame, 3-4)
2. Irisi. Pjesa e ngjyrosur e syve, ėshtė po aq e veēantė sa dhe shenjat e gishtėrinjve. Ēdo iris ka njė konfigurim tė ndėrlikuar vizash dhe hapėsirash qė skaneri i syve i lexon duke i pėrkthyer nė njė kod me vija. Megjithatė, skanimi i irisit nuk ėshtė i pėrkryer. Kur sėmureni, irisi ndryshon dhe duke vendosur lente kontakti mund ta fshihni identitetin tuaj.
3. Sistemi imunitar. Rruazat e bardha tė gjakut dallojnė qelizat tuaja nga ato tė njerėzve tė tjerė. Nėse nė trupin tuaj hyjnė qeliza tė huaja (si mikrobet), rruazat e bardha tė gjakut i zbulojnė ato dhe i sulmojnė. Fatkeqėsisht, ky sistem punon aq mirė sa trupi juaj pėrpiqet tė flakė organet e njė personi tjetėr, tė transplantuara te ju.
4. ADN-ja. njė mėnyrė e mirė pėr tė pranuar se cili je ėshtė marrja e gjurmės sė ADN-sė suaj, fragmentohet dhe pastaj kėto shtrihen nė njė shtresė xhelatine duke dhėnė njė kombinim shiritash. Policia e pėrdor ADN-nė pėr tė gjetur identitetin e njerėzve duke nisur nga gjaku, fijet e flokut apo indet e tjera tė trupit tė gjetura nė skenėn e krimit. Sipas disa ekspertėve mundėsitė qė dy njerėz tė kenė ADN tė njėjtė janė 1 nė 5.000 miliard njerėz.
Duke medituar pėrkujtojmė versetin kur'anor: "Qoftė mallkuar njeriu, sa mohues i fortė ėshtė ai! Po prej ēkaje e krijoi Ai atė? Atė e krijoi prej njė pikė uji dhe e pėrgatiti." (Abese, 17-19)
5. Zėri. Ndonėse zėri juaj ndryshon sipas humorit, fjalėve qė pėrdorni dhe moshės, ka disa tone tė veēanta qė mbeten tė dallueshme pėrjetė. Njė analizues i gjurmės sė zėrit mund t'i nxjerrė dhe dallojė kėta tinguj edhe kur ju flisni nė telefon. Disa banka tė mėdha pėrdorin dalluesin e zėrit pėr tė kontrolluar identitetin e stafit tė tyre. Analizuesit e zėrit e kthejnė zėrin e njeriut nė njė konfigurim vijash nė kompjuter.
6. Nėnshkrimi. Ēdo njeri ka shkrim dore tė dallueshėm nga tė tjerėt dhe persona qė quhen grafologė, pretendojnė se janė nė gjendje tė pėrcaktojnė personalitetin e dikujt vetėm nga mėnyra si shkruan ai. Mėnyra tradicionale pėr tė provuar identitetin tuaj ėshtė hedhja e firmės. Firma shkruhet me njė veprim tė shpejtė, duke e ekzagjeruar ca stilin tuaj tė shkrimit, nė mėnyrė tė tillė qė e bėn firmėn apo nėnshkrimin tė vėshtirė pėr t'u kopjuar.
02.03.2008.islamgjakova.net