www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

ALI SELMAN BENOIST Doktor i mjekėsisė, (Francė)

 

 

 

 

As profesioni im, doktor i mjekėsisė as familja ime katolike, nuk mė pėrgatiten nė rrugėn shpirtėrore. Kjo ndodhi jo pse nuk besoja nė Zot , por pse mėsimet krishtere, nė veēanti ato katolike nuk mė lejonin tė ndjesha ekzistencėn e Zotit. Ndjenjat e mia si individ, ndaj Zotit , mė ndaluan t'i besoj parimet e Trinisė (Ati Biri dhe Shpirti i Shenjtė ). Si pasojė e kėsaj nuk e pranova hyjninė e Krishtit. Nė atė kohė, krahas faktit se unė nuk kisha kurrfarė njohurie rreth Islamit, isha njėri prej besimtarėve tė Monoteizmit, (besimit nė njė Zot). Ekziston vetėm njė Zot, i cili nuk ka shok. Kjo shprehet qartė nė Kur'anin e Shenjtė, nė suren El-Ihlas:

" Nė Emėr tė All-llahut ,Bamirėsit tė Pėrgjithshėm , Mėshirplotit !

Thuaj : Ai ėshtė All-llahu , Njė i Vetmi. All-llahu ėshtė mbrojtės i gjithkujt. Nuk ka lindur ,as s'ėshtė i lindur. Askush nuk i pėngjan.''

Nė fillim mė duhet tė them : E pranova Fenė Islame pėr shkaqe metafizike dhe medituese . Por, ka edhe arsye tė tjera qė mė shtynin ta pranoj Islamin e ato janė:

Mospranimi i klerit , i cili pretendon se ka fuqinė qė t'i falė mekatet, nė vend tė Zotit, qoftė i lavdėruar.I refuzova kategorikisht ritet katolike, sepse ato janė pagane, me prejardhe nga popujt primitivė tė cilėt i adhuronin idhujt. Krishterizmi nuk pėrshkruan asgjė pėr pastrimin para lutjes. Kjo mė duket si njė fyerje ndaj Zotit, i Cili na ka dhuruar shpirtin dhe trupin pėr tė cilėt ne nuk kemi tė drejt tė mos kujdesemi. Nė tė njėtėn kohė, mė dukej se Islami i pėrshtatet natyrės njerėzore.Po, arsyeja kryesore qė mė nxiti ta pranoj fenė Islame ėshtė Kur'ani i madhėrishėm.

E studiova Kur'anin me shumė kujdes , para se tė bėhem musliman, dhe atė studim e bėra me shpirtin kritik tė njė intelektuali perėndimor. Mė duhet pėrmendur edhe veprėn monumentale " La Phenomene Coranique " ( Fenomeni Kur'anor ) tė Malik Ibn Nebriut, vepėr e cila mė bindi se Kur'ani ėshtė Shpallje nga Zoti.

Janė disa ajete tė veēanta nė Kur'an qė iu shpallėn Muhammedit a.s. katėrmbėdhjetė shekuj mė parė, tė cilat dukeshin si gjėra tė pabesueshme, por shkencėtarėt mė tė njohur bashkėkohorė i provuan dhe gjatė hulumtimeve tė tyre zbuluan se ato janė tė vėrteta.

Kur'ani mė bindi tė besoj nė pjesėn e dytė tė fjalės sė dėshmisė, se Muhammedi (a.s.) ėshtė i Dėrguari i Zotit. Kjo qe arsyeja qė unė u paraqita nė Xhaminė e Parisit(Francė) dhe deklarova se po bėhem musliman. Me ndihmėn e imamit tė xhamisė u regjistrova nė listėn e muslimanėve. E zgjodha emrin islam dhe tani quhem Ali Selman.

Jam shumė i lumtur nė Fenė Islame. Prandaj, edhe njė herė deklaroj:

"Dėshmoj se s'ka zot tjetėr veē All-llahut dhe dėshmoj se Muhammedi s.a.v.s. ėshtė i Dėrguari i Tij".

 

Shkoqitur nga libri " Prej errėsirės nė dritė " nga Mexhid Yvejsi

 

 

 

 

islamgjakova.net

 

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .