www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

DR. ROLF BARON EHRENFELS shkencėtar, antropolog (Austri)

 

 

 

 

 

Dr. Rolf Baron Ehrenfels rrjedh prej njė familje shumė tė njohur austriake. Ėshtė djalė i vetėm i shkencėtarit tė madh Baron Hristian Ehrenfelsit, themeluesit tė Psikologjisė Moderne Strukturore nė Austri, (Modern Structural (Gestalt) Psychology). Qė nė fėmijėri, Rolf Ehrenfrlsi kishte simpati tė pėrgjithshme e dashuri tė veēantė pėr Orientin, sidomos pėr Botėn islame! Motra e tij, poetja e njohur Imma von Bodmershof, e pėrshkruan kėtė simpati e dashuri tė vėllait pėr Orientin dhe Islamin nė librin "Islamic Literature", botuar nė gjuhėn angleze mė 1953, nė Lahore, Pakistan.

Nė moshė tė re Rolf Ehrenfrlsi i bėri vizitė Ballkanit dhe kudo qė shkonte hynte edhe nėpėr xhami e falej me besimtarėt myslimanė edhe pse ishte krishterė! "Ngado qė shkoja", siē shkruan ai mė vonė nė kujtimet e veta, "myslimanėt e Ballkanit (ndėr ta i pėrmend edhe shqiptarėt), mė bėnin pritje tė pėrzemėrt. Kjo mė la pėrshtypje tė thellė, ma shtoi edhe mė tepėr dashurinė pėr Fenė Islame, pėr myslimanėt ..." Nuk shkoi kohė e gjatė edhe vet u bė mysliman, e pėrqafoi Fenė Islame dhe e ndėrroi emrin qė e kishte aq tė njohur ...! E zgjodhi emrin Ummer.

Ummer Ehrenfrls, tani me emrin e ri mysliman shkoi nė Nėnkontinentin Indo-Pakistanez, me qėllim tė veēantė: t'i hulumtoj ēėshtjet, problemet kulturore-historike qė kanė lidhshmėri me statusin dhe pozitėn e femrės nė shoqėri. Pas kėtyre studimeve e hulumtimeve, kthehet nė Austri dhe po aty i kryen specializimet nė antropologji. Universiteti i Oxfordit ia botoi librin e parė me titull: "Studime Antropologjike nė Indi".

Dr. Ummer Ehrenfrlsi pas disa viteve kthehet pėrsėri nė Indi dhe vendoset nė qytetin Hajdarabad, ku e vazhdoi kontributin e tij nė fushėn e antropologjisė, i ndihmuar nė hulumtime tė ndryshme nga Fondacioni "wener-Gern Foundation" i Nju Jorkut.

Vite me radhė dr. Ummeri ka qenė drejtor i Departamentit Antropologjik nė Universitetin e Madrasit, ku veprimtaria e tij origjinalen fushėn sociale-kulturore-antropologjike ėshtė shpėrblyer me medalje tė artė nga "Royal Asiatic of Bengali", (Shoqata Mbretėrore Aziatike e Bengalit).

Ka publikuar dy vėllime tė njohura nė rrethet shkencore "General Anthropology", Delhi, 1941, e po ashtu ka botuar edhe shumė vepra tė tjera shkencore, fetare-islame etj.

Por, pėr ē'arsye vallė, ky emėr kaq i njohur dhe me karrierė tė shkėlqyeshme u bė mysliman dhe e pranoi Fenė Islame?

Dr Ummer Ehrenfrls deklaron: "Mėsimet Islame janė vazhdimėsi e zbulimeve Hyjnore. Tė gjitha religjionet e mėdha rrjedhin prej njė burimi. Pejgamberėt e pėrgatitėn njerėzimin pėr paqe dhe dėshmuan se mėsimet dhe porositė e tyre nuk ishin veēse Frymėzime Hyjnore. Pranimi i tyre do tė thotė se je kėrkues i dashurisė, gjurmues i sė Vėrtetės Hyjnore."

Termi "Islam" nė thelb ka kuptimin paqe, bindje, nėnshtrim ndaj vullnetit tė Zotit. Historikisht, Feja Islame ėshtė feja e fundit prej feve tė mėdha botėrore nė planetin tonė. Pejgamberi Muhammed (a.s.) ėshtė Lajmėtari i fundit prej tė dėrguarve tė zgjedhur tė Allahut tė Madhėrishėm.

Pranimi i Fesė Islame nga pjesėtarėt e feve tjera nuk do tė thotė mohim i fesė sė tyre, por vazhdimėsi e sė Vėrtetės sė pėrsosur. Ndryshimet ndėrmjet religjioneve janė pasojė e ndėrhyrjeve njerėzore. Njėsimi ėshtė Hyjnor. Themelin e kėtij Njėsimi e thekson qartė Kur'ani i shenjtė nė porositė e tij. Dėshmimi i kėsaj donė tė thotė pranim i njė fakti tė vėrtetė shpirtėror, qė ėshtė i pėrbashkėt pėr mbarė njerėzimin.

Koncepti i Dashurisė Hyjnore, qė frymėzon dashurinė amnore, shprehet nė Emrat e Allahut (Esma ul-Husna) si: Er-Rrahman, Er-Rrahim, tė cilėt rrjedhin nga gjuha arabe prej rrėnjės RHM. Njė kuptim tė pėrafėrt simbolik e gjejmė edhe te Gėteja: (Das Ewing-Weibliche Zihet uns Hinan) qė ka kuptimin themelor: Mitėr

Kėtė kuptim kanė fjalėt e paharrueshme tė Pejgamberit (a.s.), kur u tha shokėve tė vet: "Xhenneti qėndron nėn kėmbėt e nėnės".

 

 

Shkoqitur nga libri " Prej errėsirės nė dritė " nga Mexhid Yvejsi

 

 

20.12.2006.islamgjakova.net

 

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .