www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Jam rikthyer nė Islam

 

 

 

 

Shkruar nga Fatime Mik Dejvidson   

 

"Kam marrė pjesė shumė herė nė zgjedhjet parlamentare dhe dola si e suksesshme, pavarėsisht se isha muslimane."


Zonja Fatime Mik Dejvidson ėshtė Ministre e Shtetit pėr Zhvillim Social dhe Pushtet Lokal e Republikės sė Trinidadit dhe Tobagos. Nė njė intervistė dhėnė revistės sė famshme arabe "Men-bar-al-Islam" tė Kajros, zonja Fatime Mik Dejvidson (ish-zonja Model Donafamik Dejvidson) rrėfente njohjen e saj me Islamin dhe si nė fund ajo u bė muslimane.

"Plotėsisht e mohoj idenė se e kam pranuar Islamin nė vitin 1975 duke braktisur Krishterimin. Njėmend jam krejtėsisht e paaftė tė kuptoj dhe ta shpjegoj ēfarė ndodhi me mua. Po mė kujtohet 9 Marsi i vitit 1950, dita nė tė cilėn kisha vendosur qė tė shkoj nė njė Manastir tė krishterė. Kur jam zgjuar nė mėngjesin e asaj dite, e ndjeva atė zė - Allahu Ekber, Allahu Ekber- i cili kumbonte nė veshėt e mi dhe i cili mė emociononte nė brendėsinė e vetes sime. E pranova Islamin."

"Nuk e dija saktėsisht se ēfarė mė shtyri qė tė mos shkoja nė manastir. Pas asaj kaluan shumė vite, duke kėrkuar udhėzimin e Allahut, deri nė atė ēast kur pata mundėsinė ta kisha njė kopje tė pėrkthimit tė kuptimit tė Kur'anit tė shenjtė. Pastaj me lehtėsi besova nė tė. Rastėsisht, takova njė studiues musliman Maulana Sidik nga Pakistani dhe studiuesin nga India Shejh Ansarin. Bisedova detajisht me ta rreth asaj qė ndjeja nė zemrėn time, aq gjatė, saqė kėta studiues thanė: "Falėnderimi i takon Allahut, ti je muslimane! Ti je tani njė grua muslimane. Lexo, vizito xhamitė dhe fale namazin. Ne jemi tė gatshėm tė tė ndihmojmė kurdo qė ke nevojė tė mėsosh diē." 


Imani ėshtė Lumturi 

"Ndjehesha e lumtur. Qė nga ajo ditė kam ndjenjėn se zemra ime ėshtė mbushur me lumturinė e Imanit (Besimit) dhe me dashuri dhe respekt tė madh pėr tė dėrguarin tonė Muhammedin (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem). Ndonėse data e pranimit formal tė Islamit ėshtė diku nė vitin 1975, unė e ndjej veten si muslimane qe 33 vite, qė nga ajo ditė kur i kam dėgjuar zėrat misterioz dhe kam refuzuar tė hyj nė manastir. Zemra ime deklaroi: "Allahu Ekber - Zoti ėshtė mė i Madhi."

"Unė isha vajza e parė e racės jo tė bardhė nė xhami. Kjo i inkurajoi shumė vajza muslimane tė hynin nė xhamia pėr ta falur namazin, posaēėrisht nė Xhaminė e Anjuman Jami' Sanatal e cila ėshtė themeluar nga studiuesi i njohur Dr. Shejh Ansari nė qytetin e Francisit nė Trinidad. Udhėheqėsi aktual i saj ėshtė El-Haxh Shafik Muhammedi."

"Banorėt e atjeshėm mendonin se Islami ėshtė fe pėr indianėt, tė cilėt ishin tė dhėnė pas dogmave fetare. Ata mendonin se Kadianizmi dhe Ahmedizmi ishin mė tė rėndėsishme."

"Mė vonė njė numėr i madh i banorėve tė Ishullit, shumica me origjinė afrikane, pranuan Islamin deri nė atė masė sa qė proporcioni i muslimanėve tė popullatės totale tė Republikės u rrit nė 13%, ndaj 31% katolikė, 27% protestantė, 6% hindusė, dhe 23%  tė tjerė." 

Lidhur me ndikimin e Islamit nė punėn qė bėn ajo nė njė shtet ku muslimanėt nuk janė shumicė, ajo tha: "Islami kėrkon nga ne njė zbatim tė sinqertė dhe efektiv gjatė punės dhe unė praktikoj mėsimet e Islamit me sinqeritet. Nuk gėnjej as nė punėn time zyrtare dhe as nė jetėn time private. Me  zgjuarsi dhe me ndėrgjegje tė fortė i shmangem ēdo gjėje qė ėshtė e neveritshme nė Islam. Pranimi im i Islamit nuk pati kurrfarė ndikimi negativ nė punėn time, pėrkundrazi. Ish-kryeministri ynė mė kėshilloi ta vizitoja Egjiptin, sepse ishte njė vend i xhamisė sė famshme tė El-Az'harit dhe njė burim i civilizimit. Ai fliste shumė pėr Islamin."

"Kur kėrkova nga kryeministri aktual tė mė jepte leje tė vizitoja Egjiptin si ministre e shtetit pėr zhvillim social dhe qeverisje lokale, ai mė kėshilloi tė vizitoja El-Az'harin dhe Kėshillin Suprem tė Ēėshtjeve Islame pėr aktivitetet e tė cilit kishim dėgjuar shumė gjatė vizitave tona nė SHBA dhe nė Mbretėrinė e Bashkuar."

"Kam marrė pjesė shumė herė nė zgjedhjet parlamentare dhe dola si e suksesshme pavarėsisht se isha muslimane. Kam punuar si ministre e Arsimit dhe e Kulturės dhe si ministre nė kabinetin e kryeministrit, ndonėse isha muslimane."

"Republika e Trinidadit dhe Tobagos i ka festat zyrtare edhe festat e Bajrameve. Muslimanėt e presin muajin e Ramazanit nė shtėpitė dhe nė xhamitė kudo qė ndodhen." Ajo mė tej thotė: "I kam apeluar vendeve islame qė t'i japin fund garimit pėr poste sepse uniteti ėshtė fuqia, veēanėrisht, nėn ombrellėn e shkėlqyer tė fesė Islame e cila ia ka sjellė barazinė njerėzimit dhe e cila rregullon marrėdhėniet dhe sjelljet tona. Ėshtė e mundur tė zgjidhen tė gjitha problemet dhe grindjet me njė bashkėpunim tė ndėrsjellė, kėshillim dhe mirėkuptim.

"Allahu i plotfuqishėm mė udhėzoi nė Islam dhe i lutem Atij t'i udhėzojė muslimanėt nė drejtim tė vėllazėrisė dhe paqes ashtu qė nė realitet ata tė bėhen komuniteti mė i mirė qė ėshtė ngritur pėr tė mirėn e njerėzimit."

 

 

Shqipėroi nga anglishtja: Naim Berisha
www.naimberisha. blogspot. com

 

 

 

17.04.2008.islamgjakova.net

 

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .