Vlerat shpirtėrore tė fesė Islame po i pėrshtaten natyrės njerėzore edhe nė kohė tė zhvillimit spektakular dhe tė tė arriturave tė larta shkencore. Thirrjes Islame po i pėrgjigjen pozitivisht individė e grupe tė tėra nga tė gjitha anėt e botės. Listės sė gjatė tė besimtarėve muslimanė iu shtua edhe njė libanez nga Bejruti, kryeqytet i Libanit.
Hatem Houri, me profesion gazetar dhe pronar i njė agjencie tė lajmeve (Arab News Agency), deklaroi se e pranoi fenė Islame. Arsyet kryesore qė ndikuan qė ta pranoj fenė Islame, thotė ky konvertues i ri janė : Vlerat e larta tė Islamit tė cilat tė udhėzojnė nė rrugė tė Zotit, qė tė pėrpiqesh pėr drejtėsi e liri .
Isha i krishterė dhe porsa e kuptova se Krishterimi ėshtė bėrė mbulesė e kryqėzave tė reja pėr kolonizimin e popujve ,sikurse ėshtė edhe qėllimi i cionistėve u paraqita nė Zyrėn e Vėllazėrimit Arab ( The Arab Brotherhood Office ) nė Bejrut dhe deklarova me gojė e me shkrim se e pranoj Fenė Islame .
Hatem Houri, nė deklaratėn e tij me shkrim se e pėrqafon Islamin, shėnoi: "Ngase jam besimtar i Fesė Islame dhe i Mesazhit tė Pejgamberit Muhammed (a.s.),qė ėshtė Vula e pejgamberėve, deklaroj se e pranoj Islamin. Dėshmoj se s'ka zot tjetėr pos All-llahut, se Muhammedi (a.s) ėshtė i Dėrguari i Tij dhe se Feja e Vėrtetė te All-llahu ėshtė Islami." Kjo, dekleratė e thjeshtė, siē ėshtė edhe feja Islame e besimtarit tė ri Hatem Hourit, pėr pranimin e Islamit bėhet nė praninė e dy dėshmitarėve tė quajtur: Muhammed El Faituri, qė ėshtė pėrfaqsues i "The Arab Brotherhood Office" dhe Tahir Al Arabi, pėrfaqėsues i Institutit Arab pėr Zhvillim nga Bejruti.
Vėllait tė ri nė besim i urojmė: paqe, fatbardhėsi, pėrparim e lumturi!
Shkoqitur nga libri "Prej errėsirės nė dritė" nga Mexhid Yvejsi
islamgjakova.net