Mė 15 shkurt 2008, nė xhaminė e Mbretit Fahd nė Sarajevė ka qenė ditė kremte, sepse atė ditė ka qenė ceremonia e kalimit nė Islam tė Otto Loshoncit, i cili me kėtė rast e morri emrin Xhumua. Ka qenė dita mė e lumtur dhe mė e bukur e tij.
Otto Loshonci ėshtė lindur nė vitin 1959 nė Sarajevė. Ndėrsa me banim tė pėrhershėm ėshtė nė Vojvodinė. Me prejardhje ėshtė hungarez. Ka diplomuar nė shkencat natyrore -matematikė, dega Mikrobiologji nė Novi Sad. Aktivisht dhe pasivisht flet nėntė gjuhė, ndėrsa 22 vjet tė tėra merret me punė shkencore kėrkimore. Ka punuar nė projekte tė ndryshme nė Hungari, Gjermani dhe Serbi. Hobi i tij ėshtė leximi dhe tė shkruarit. Nė jetėn private merret me studim tė matematikės, biologjisė, psikologjisė dhe logjikės. Aktualisht punon nė Dubai nė projektin e pėrpunimit tė ujit tė detit nė ujė tė pijes. Ka projekte pėr fisnikėrimin e shkretėtirave nė botėn arabe dhe shndėrrimin e tyre nė toka tė punueshme pėr prodhimin e ushqimit tė shėndoshė. Ėshtė i martuar dhe ka dy vajza.
Pas leximit tė biografisė sė kėtij vėllai nė xhaminė e Mbretit Fahd, u thirr qė shkurtė t'i drejtohet xhematit dhe t'i tregojė motivet e kalimit nė islam.
Derisa fliste, lot gėzimi dilnin prej syve tė xhematit, e pastaj jehoi Tekbiri.
Hatibi i xhamisė Mbreti Fahd, myderrizi Nezim Haliloviq lexoi derisa vėllai Xhumua pėrsėriti shehadetin dhe shartet e imanit.
Pas fjalimit tė shkurtė dhe duasė nga dr. Aqif Skenderoviqit, me lot nė sy xhemati iu afrua pėr t'ia uruar kėtė ditė tė madhe pėr tė.
Lusim Allahun xh.sh. qė vėllanė Xhumua Loshonc ta bėjė pjesėtar tė ndershėm dhe dobiprurės ne islam!
Pėrktheu K. Vogel
27.04.2008.islamgjakova.net