www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

MUHAMMED A. RUSSEL WEBB, DIPLOMAT (SHBA)

 

 

 

 

Alexandėr Russel Webb, amerikan, u lind nė qytetin Hadson tė shtetit Nju-Jork, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pas diplomimit merrej me krijimtari letrare-artistike, duke shkruar ese dhe tregime tė ndryshme. Mė vonė filloi tė merrej edhe me gazetari dhe ishte mjaft i sukseshem. Arriti tė udhėheqė dy gazeta tė njohura "Saint Joseph Gazzete" dhe " Missouri Republican" Dikur, pasi u bė mjaft i njohur, e la gazetarinė dhe kaloi nė diplomaci. U emėrua konsull dhe u caktua tė shėrbejė nė Manilė tė Filipineve. Gjatė kėsaj kohe, sa ishte duke kryer shėrbimin diplomatik, filloi tė interesohej pėr Fenė Islame. Sa mė mirė qė e njihte Islamin, aq mė tepėr i shtohej dashuria pėr tė! Dhe njė ditė e pranoi Islamin me zemėr e me shpirt!

Pasi e pranoi Fenė Islame, amerikani Alexandėr Russel Webb e ndėrroi edhe emrin dhe tani e gėzon emrin e lavdėruar Muhammed Webb. Ky zotėri i ndershėm, tani bersimtar, ia mėsyu Botės islame prej skajit nė skaj! Vizitoi shumė vende, popuj dhe kudo qė shkonte ato vizita merrnin edhe karakter studimor.Pjesa qė i mbeti prej jetės tokėsore dhe ajo qė i kishte mbetur prej kursimeve jetėsore, vendosi qė ta shpenzoj pėr ēėshtjen islame, me tė vetmin qėllim: Qė me pėrkushtim tė thellė ta pėrhap kudo Fenė Islame!

Pėr shqiptarėt e shkretė qė ndodhen nė udhėkryq, tė hutuar, tė mashtruar dhe shumė tė dėshpėruar, kėtu mė poshtė po e paraqesim dėshminė e diplomatit amerikan se qysh erdhi deri te e Vėrteta Islame dhe pėr ēfarė arsye u bė musliman?

"Pėrse unė, njė amerikan i lindur nė njė vend i cili ėshtė kryesisht i krishter, ku jam edukuar dhe ku jam rritur nė njė rreth ku dominon Kisha Protestante Presbitariane, e pranova Fenė Islame si tė vetmen udhėrrėfyese tė jetės?

Mund t'ju them menjėherė me krenari, sinqeritet e vėrtetėsi, se kėtė fe e pranova sepse nė tė zbulova, pas studimeve serioze e tė thella, se Feja Islame ėshtė feja mė e pėrsosur dhe i vetmi sistem jete qė u pėrshtatet nevojave shpirtėrore.

Qė nė moshėn njėzetvjeēare, kur praktikisht, si thonė, u bėra i zoti i vetvetes, nė atė kohė isha aq i mėrzitur, i penguar, i kufizuar dhe i zhgėnjyer, nga Kisha Preotestante Presbitariane, saqė u detyrova ta braktis dhe tė largohem njėherė e pėrgjithmonė, pėr tė mos u kthyer kurrė mė te ajo.!

Ndonėse isha njė djalė i sjellshėm, tolerant, i kthyeshėm, unė dėshiroja shpjegime pėr pyetjet qė i shtroja por, mjerisht, asnjėri, qoftė nga kleri ose laikėt, nuk ishin nė gjendje tė mė shpjegonin ose tė mė jepnin pėrgjigje tė duhura e tė kėnaqshme! Nuk ishin nė gjendje tė ma shpjegonin nė mėnyrė racionale kėtė fe (Krishterimin), por nė vend tė ndonjė pėrgjigjeje, mė thonin: "Kėto gjėra janė tė shenjta, janė misterioze" ose, kinse, "pakuptueshmėria ime s'mund t'i pėrfshijė.!

Para rreth njė dekade filluan tė zgjohen tek unė dėshira dhe interesimi pėr studime orientale, nė veēanti pėr religjionet e Lindjes (Orientit). Shkrimtarėt e mėdhenj dhe dijetarėt e njohur si Milli, Locku, Kanti, Hegeli, Fichte, Huxley dhe shumė tė tjerė, kush mė pak e kush mė shumė, rreth ēėshtjeve tė ndryshme e mė delikate ligjeronin me shumė urtėsi, por asnjėri prej tyre nuk qe nė gjendje tė shpjegoj se: "Ē'ėshtė thelbi i sė Vėrtetės?

Thelbi i sė Vėrtetės ėshtė bindja ndaj Vullnetit tė All-llahut dhe baza e saj ėshtė Namazi. Namazi me pėrkushtim sjell vėllazėrimin e pėrgjithshėm, dashurinė universale dhe sjell mirėsi tė shumta: pastėrtinė e mendjes, tė zemrės dhe tė shpirtit. Pra, kuptohet, sjell pastrim tė pėrgjithshėm dhe tė pėrsosur.

Feja Islame, pa dyshim, ėshtė mė e thjeshta, mė e lehta dhe mė e larta, prej tė gjitha feve qiellore qė ka njohur njeriu."

 

Shkoqitur nga libri " Prej errėsirės nė dritė " nga Mexhid Yvejsi

 

 

 

islamgjakova.net

 

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .