Islamgjakova - Pas kalimit nė Islam, ish futbollisti i kombėtarės franceze, Nicolas Anelka, dėshiron t'ia kthejė shpinėn skuadrės sė tij tė deritashme Manchester City dhe karijerėn ta vazhdojė nė Emirate. Pėr gazeten angleze"Evening Standard", ai pėrshkruan rrethanat tė cilat e luajtėn rolin e vet qė krishterizmin ta zėvendėsojė me Islam.
Nė fillim tė muajit qershor, ai qėndroi nė Arabinė Saudite dhe nė Emirate, ku nė xhaminė Al-Wassl zyrtarisht e pranoi Islamin. Anelka i lexoi disa ajete nga Kur'ani nė praninė e dy dijetarėve musliman.
Interesimi i tij filloi nga viti 1999, ku nė njė shkollė nė Trappes, nė periferi tė Parisit, kishte kontaktuar me disa musliman: "Feja Islame mė interesonte. Kur isha nė Trappes, shoqėrohesha me musliman, dhe shumė kemi diskutuar. Nė ditėt verore qėndronim deri nė orėt e vona tė mėngjesit", duke e kaluar natėn nė diskutime.
"I ndėgjoja sepse kisha dėshirė tė mėsoj dhe tė kuptoj". Ai thotė se Islami ia kishte hapur mendjen dhe se Islami nė tė rrezatoi njė fascinim tė thellė.
Evening Standard
islamgjakova.net