"Pėrse e pranova Islamin" ?
Pėrkundėr propagandės sė paskrupullt e tepėr tė fėlliqur qė po zhvillohet nė Perėndim, me tė gjitha mjetet e fuqishme dhe tė sofistikuara kundėr muslimanėve dhe Fesė Islame, megjithėkėtė muslimanėt po shtohen dhe Feja Islame po gjallėrohet duke pėrfituar ēdo ditė anėtarė tė rinj! Ninian Smart, profesor i religjioneve nė Universitetin e Kalifornisė, nė Santa-Barbara, nė lidhje me kėtė i dha kėtė deklaratė revistės mė tė njohur amerikane, tė pėrjavshmes "TIME" (KOHA): "Ėshtė tradicionale paraqitja e shtrembėruar e Islamit nė Pėrėndim. Aq mė tepėr, viteve tė fundit po paraqitet edhe si terroriste..."Por, kush po e kėrkon tė vėrtetėn nuk po e pėrfill fare kėtė propagandė tė fėlliqtė...
Virginia Martson, (tani quhet Kerima Omar Kameuneh, ish-anėtare e Kishės Episkopale) nga Burban, Kaliforni, Ogen Davis nga Atlanta, Xhorxhi, dr. Stejf Xhonson, (tani quhet dr. Faruk Abdullah) dhe shumė tė tjerė nuk i pengoi fare propaganda anti-islame pėr ta pėrqafuar tė Vėrtetėn, Fenė Islame. Tė konvertuarit amerikanė janė jo me dhjetėra, por me qindra e mijėra, bile edhe me tituj tė lartė shkencor. Por, ne veēuam nė kėtė rast njė gazetare. Pėrse kjo gazetare amerikane e pranoi Fenė Islame?Gazetarja amerikane, Suzanne Haneef (Hanif), e kėrkoi tė Vėrtetėn dhe e gjeti nė Fenė Islame. Si gazetare ajo kishte mundėsinė pėr tė udhėtuar shumė dhe nėpėr vende tė ndryshme tė botės islame. Ajo atje u njoh pėr sė afėrmi me muslimanėt dhe me Fenė Islame. Nė fillim nga kureshtja, e mė vonė nga dashuria, ajo iu pėrkushta me gjithė shpirt studimeve pėr Fenė Islame dhe, mė nė fund, me ndihmėn e All-llahut, u ndriēua me Dritėn e saj dhe e pranoi Islamin, kėtė fe tė vėrtetė, fe e cila po dėshmohet ēdo ditė se po i pėrshtatet natyrės njerėzore, nė ēdo vend e nė ēdo kohė. Muslimania e re amerikane, Suzanne Haneef, pasi e gjeti atė qė e kėrkonte - qetėsinė shpirtėrore, dėshironte qė edhe tė tjerėt nė Amerikė dhe kudo nė botė ta kuptojnė e ta pranojnė kėtė fe tė pėrsosur. Si rezultat i kėsaj dėshire tė zjarrtė ajo shkroi njė libėr pėr Fenė Islame, i cili u botua nė gjuhėn angleze nė qytetin Lahore tė Pakistanit. Gazetarja amerikane, pasi e falėnderoi All-llahun e Madhėrueshėm, i lutet Atij pėr mirėkuptim dhe udhėzim dhe pėr pranimin e Fesė Islame, ndėr tė tjera, thotė:"Jetojmė nė shekullin e ndėrrimeve tė mėdha e tė shpejta dhe nė pasiguri tė plotė. Njerėzit janė shumė tė shqetėsuar. Megjithėkėtė, ka njerėz qė po pėrpiqen tė gjejnė rrugėdalje, qė njerėzimi tė shpėtojė nga kjo rrugė qorre ku ėshtė katandisur. Ėshtė e vėrtetė se sot po jetojmė nė kohėn kur pėrparimi dhe civilizimi materialist kanė arritur kulmin, por, njėkohėsisht, cilėsia e jetės, morali njerėzor, kanė rėnė aq poshtė, sa qė racės njerėzore po i afrohet kataklizma... Feja Islame ofron zgjidhje! Vetė fjala Islam do tė thotė Paqe, Bindje...! Kur besimtari jeton nė paqe, dhe i bindet Zotit, i Cili ėshtė Njė dhe i Vėrtetė, atėherė Feja Islame ndikon intensivisht nė mendimet dhe sjelljet e tij. Vetėm Zoti ėshtė Krijues, Sundues i Gjithėsisė dhe njeriu vetėm Atij i pėrgjigjet...Feja Islame e udhėzon njeriun, e drejton kah pėrparimi dhe zhvillimi i vazhdueshėm. Parimet e kėsaj feje janė tė arsyeshme, tė dobishme pėr shėndetin fizik e psikik dhe i pėrshtaten plotėsisht natyrės njerėzore. Kjo fe nuk ėshtė vetėm njė sistem fetar, njė ideologji apo njė religjion, siē jemi mėsuar ta quajmė, por ėshtė tėrėsia e jetės sė njeriut, ėshtė njė sistem i gjithėmbarshėm, gjithėpėrfshirės, i cili tė udhėzon, tė drejton nė ēdo fushė tė jetės, qoftė si individ, shoqėri apo bashkėsi. Pėrmes obligimeve fetare, tė cilat i ka caktuar Zoti, marrėdhėniet nė jetė kanė njė optimizėm, njė shpresė dhe pėrmes tyre krijohet njė identitet i veēantė nė dobi tė vet-vetes, shoqėrisė dhe natyrės. Feja Islame nė Amerikė dhe nė Evropė kuptohet gabimisht, sepse si e tillė edhe prezantohet! Shumė njerėz nė Amerikė mendojnė se kjo fe ėshtė ndonjė sekt apo ndonjė kult! All-llahu pėr ta ėshtė njė hyjni pagane, kurse pėr Muhammedin (a.s.) kujtojnė se ėshtė njė person qė adhurohet nga paganėt e tejdetit, tejoqeanit...! Pse ndodh kėshtu?Ndodh kėshtu sepse ka lėnė pasoja e kaluara historike me plot paragjykime, kryqėzatat shekullore, propaganda e vazhdueshme me qėllime tė caktuara, hegjemonizmi e tė tjera...Por, e vėrteta ėshtė se Feja Islame njeriun si krijesė e liron nga prangat e sundimit material, nga epshet e shfrenuara shtazarake dhe e humanizon. Sinqerisht i lutem Zotit qė tė ma pranojė kėtė pėrpjekje modeste dhe tė mė ndihmojė qė edhe tė tjerėt ta kuptojnė Fenė Islame, e cila u sjell dobi dhe ėshtė e vetmja rrugė pėr paqe dhe shpėtim..."
Nga libri:"Prej errėsirės nė dritė", nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė
07.02.2008.islamgjakova.net