www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

UMAR MITA (EKONOMIST) (Japoni)

 

 

 

 

 

Gjatė tre vjetėve tė fundit, me Mėshirėn e All-llahut, jam duke kaluar njė jetė tė lumtur muslimane. Rruga e drejtė e jetės, siē na mėson Feja Islame, mė ėshtė treguar nga vėllezėrit misionarė pakistanezė, tė cilėt e vizituan atdheun tim (Japoninė), e ndaj tė cilėve jam shumė mirėnjohės.

Shumica e popullit tonė janė budistė, por ata janė vetėm me emėr. Ata nuk e zbatojnė Budizmin e as qė kanė njohuri fetare. Arsyeja kryesore pėr kėtė gjendje apatike ėshtė fakti se Budizmi paraqet njė filozofi tė ndėrlikuar dhe nuk ofron diē praktike. Pėr njeriun e thjeshtė, i cili ėshtė i ngarkuar me problemet e jetės, ėshtė i paarritshėm, i pakuptueshėm dhe i pazbatueshėm. E kjo nuk ndodh me Fenė Islame.

Mėsimet e Fesė Islame janė tė thjeshta, pėrparimtare dhe shumė praktike. Ato na drejtojnė nė tė gjitha fushat e jetės, e formulojnė mendimin e njeriut dhe kur tė menduarit ėshtė I kthjelltė , veprimet e pastra ndiqen vetvetiu. Mėsimet Islame janė aq tė thjeshta, tė lehta dhe aq praktike saqė ēdo njeri mund t'i kuptojė e t'i zbatojė nė jetė. Ato nuk janė monopol i priftėrinjve, siē ndodh nė religjionet tjera. Feja Islame nė Japoni ka njė ardhmėri qė premton. Japonezėt po bėhen pėrditė e mė tepėr materialistė dhe mė tė dėshpėruar. Atyre duhet t'u tregohet se paqja e vėrtetė ėshtė nė Fenė Islame, e cila ėshtė njė kod i pėrsosur pėr jetė dhe udhėrrėfyese e tė gjitha fushave tė jetės.

Nėse Islami do tė ketė sukses nė Japoni, pėr tė cilin jam fare i sigurt se njė ditė do tė ketė, tė gjithė ata qė e duan Fenė Islame do tė duhet tė mendojnė pėr kėtė ēėshtje dhe tė pėrpiqen e tė bashkėveprojnė pėr kėtė qėllim.

Jeta praktike e muslimanėve tė kėtillė qė janė besimtarė tė vėrtetė, mund tė jetė shembull pėr tė tjerėt. Ata duhet ta vizitojnė Japoninė dhe ta mėsojnė e udhėzojnė popullin nė Fenė Islame. Populli ynė ėshtė i etshėm pėr paqe, pėr tė vėrtetėn, pėr sinqeritetin dhe pėr ē tė mirė nė jetė, andaj unė kam besim e shpresė se Islami mund tė shuajė etjen e pjesėtarėve tė tij.

Islam do tė thotė Paqe dhe s'ka popull nė botė qė e dėshiron paqen mė shumė se japonezėt. Paqja e vėrtetė mund tė vendoset vetėm duke e pranuar fenė e Paqes (Islamin). Paqe me vetveten, paqe me njerėzit dhe paqe me Zotin. Vėllazėrimi nė Fenė Islame ėshtė njė parim i veēantė dhe nė tė qėndron shpėtimi i njerėzimit.

Me mėshirėn e All-llahut, pastaj me ndihmėn e vėllezėrve misionarė pakistanezė, e pranova Fenė Islame dhe nė kėto tri vitet e fundit jam duke jetuar njė jetė tė lumtur muslimane.

 

Shkoqitur nga libri "Prej errėsirės nė dritė" nga Mexhid Yvejsi

 

 

 

 

 

 

islamgjakova.net

 

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .