www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Kur'ani burim i udhėzimit

 

 

 

Hasan BAFTIJARI

 

"E kur fillova ta dėgjoj Kur'anin, thashė: 'Sa fjalė e bukur dhe bujare qenka kjo'. Zemra m'u zbut e sytė mė rridhnin rrėke. Kjo edhe mė shtyu ta pranoj Islamin" . Omer ibnul Hatab [radijall-llahu anhu]

All-llahu nuk i ka krijuar njerėzit shkel e shko, e as qė i ka lėnė mbi tokė tė pa udhėzuar.

I menēur ėshtė ai i cili e kupton urtėsinė e ekzistencės sė vet, e vazhdon dhe zhvillon jetėn me mendjehollėsi, e lė kėtė botė pas vete pa u nėnshtruar e pėrbuzur. Qysh herėt nė histori njerėzit i kanė munduar kėto pyetje: Nga kemi ardhur? Si jetojmė? Ku do tė shkojmė? Kur'ani ėshtė zėri i tė vėrtetės mė tė cilin janė ndėrtuar toka e qiejt. Kuptimet e tij janė rreze nė tė cilat reflektohen kuptimet e Shpalljes sė lartė hyjnore. Mė kėtė Shpallje u ballafaquan tė parėt dhe tė fundit. Pėrmes kėtyre kuptimeve, tė gjithė ata qė deshėn tė dinė tė vėrtetėn, arritėn tė kuptojnė se prej nga erdhėn, si jetojnė dhe ku do tė shkojnė. Kur'ani ėshtė Libri gjithėpėrfshirės i legjislacionit mė tė madh Hyjnor, pėr zbatuesin e tė cilit Zbritėsi i tij ka garantuar lumturi nė tė dyja jetėt, ndėrsa atij qė i kthen shpinėn i ėshtė kėrcėnuar me mjerim nė tė dyja botėt. Ai ėshtė Libri i vetėm pėr tė cilin All-llahu ka garantuar paprekshmėrinė, ruajtjen nga tė shtuarit apo tė pakėsuarit prej tij, ndryshimin apo shtrembėrimin e tij dhe mbetjen e tij nė tokė deri sa ta ngrejė atė nė fund tė jetės nė kėtė botė. Kur'ani, mrekullia e pėrhershme e Zotit tė Plotfuqishėm, i ka zbritur Pejgamberit tė nderuar tė Islamit nė periudha dhe kohėra tė ndryshme, sipas nevojės sė njerėzimit. Ajetet e Kur'anit, ashtu siē tėrhiqnin zemrat drejt vetes, e pastronin pluhurin e paditurisė (injorancės) dhe i njihnin njerėzit me mėshirėn dhe tė mirėn. Shumica dėshirojnė tė njihen me shkaqet e shpalljes sė ajeteve kur'anore dhe tė informohen me ngjarjet tė cilat u bėnė shkak i shpalljes se ajeteve nė sfera tė ndryshme. Kur'ani i ndershėm pėrmban shkenca tė ndryshme brenda tij, megjithėse njeriu tė cilit ai iu shpall ishte analfabet i cili nuk dinte shkrim e lexim dhe as qė kishte shkuar ndonjėherė te ndonjė mėsues apo nė shkollė. Nė Kur'an gjejmė shkencat: Astronomi, Mjekėsi, Histori, Gjeografi, Legjislacion dhe Drejtėsi, Politikė dhe Strategji luftarake etj. Pėrmbajtja e Kur'anit kėto shkenca tė ndryshme ėshtė argument i fortė se ai ėshtė Fjalė e All-llahut tė Lartėsuar dhe shpallje nga Ai, pasi qė ėshtė absurde qė tė gjitha kėto shkenca tė burojnė nga njė njeri analfabet i cili nuk di shkrim e kėndim. Sikur qė edhe ka sfiduar Kur'ani oratorėt dhe gjuhėtarėt arab pėr tė pėrpiluar dhjetė sure sikur ai, apo madje tė njė sureje tė vetme, ata nuk arritėn ta bėnin njė gjė tė tillė. Ky ishte argumenti mė i madh dhe prova mė e fortė se Kur'ani ėshtė Fjalė e All-llahut dhe nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė fjalė e njeriut. Sot mediat nė botė, me propagandat e tyre tė shumta, pėrpiqen tė prishin pamjen e Islamit dhe ta paraqesin Kur'anin si njė libėr tė vjetėr. Fuqitė e mėdha, duke pėrdorur mjetet mė moderne, pėrpiqen tė dobėsojnė muslimanėt dhe tė ulin ndikimin dhe pėrhapjen e Islamit nė botė. Nė kėtė mes ne shikojmė se Kur'ani i shenjtė, duke qenė si njė dritė e madhe e Zotit tė Vetėm, nė mėnyrė shumė tė qartė paraqet tė vėrtetėn e tij. Kur'ani tėrheq pas vetes mendjet dhe kjo ėshtė vetėm njė nga veēoritė e tij. Kur'ani ėshtė njė udhėzues qė tė fton pėr tek e vėrteta, njė Libėr lutje e pėrmendje tė shpeshta tė Krijuesit, emrit tė Zotit. Ai ka karakter konstruktiv, sepse ndikon mbi botėn ndiesore tė njeriut. Kur'ani ndėrron dhe rregullon vlerėsimin e gabuar tė njerėzimit tė zhytur nė errėsirėn e mohimit dhe herezisė mbi gjithėsinė, jetėn dhe njeriun, duke realizuar kėshtu transformimin mė tė madh. Kur'ani i magjepsi arabėt qė nga ēasti i parė, pa marrė parasysh a ishin prej atyre qė All-llahu ua zgjeroi gjokset pėr Islamin apo ata nė zemrat e tė cilėve vuri perde. Nėse e lėmė anash grupin e vogėl nė fillim tė paraqitjes sė kėsaj feje, te tė cilėt shkak i besimit tė tyre ishte vetė personaliteti i Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], si bashkėshortja e tij Hadixheja, shoku i tij Ebu Bekri, djali i axhės Aliu, shėrbėtori i tij Zejdi e tė ngjashmit me ta, do tė shohim se Kur'ani ėshtė faktori vendimtar ose njėri prej faktorėve vendimtarė pėr pranimin e besimit tė atyre qė besu¬an nė ditėt e para tė da'ves (thirrjes islamike), atėherė kur Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk kishte krah as pozitė, kurse Islami nuk kishte pushtet e as aleatė. Disa vite mė parė, nė Toronto tregohej historia e njė njeriu i cili punonte nė marinėn tregtare pėr tė siguruar jetesėn. Njė musliman i dha atij njė kopje tė pėrkthimit tė Kur'anit pėr ta lexuar. Tregtari i detit nuk dinte asgjė pėr Islamin, megjithatė ishte shumė i interesuar nė leximin e Kur'anit. Kur ai e mbaroi atė se lexuari, ia ktheu librin muslimanit dhe pyeti: "A ishte Muhammedi detar?" Ai kishte ngelur i mahnitur nga mėnyra se si Kur'ani pėrshkruante njė shtrėngatė nė mes tė detit. Kur atij iu tha "Jo, nė fakt Muhammedi ka jetuar vetėm nė shkretėtirė", kjo ishte mė se e mjaftueshme pėr tė. Ai e pranoi Islamin menjėherė. Ky njeri ishte mahnitur me pėrshkrimin e shtrėngatės nė Kur'an, sepse vetė e kishte provuar njė diēka tė tillė. Ai e dinte se pėrshkrimi "... njė dallgė, mbi tė njė tjetėr dallgė dhe mbi tė retė nė qiell." (Kur'an, En-Nur: 40) nuk mund tė vijė nga njė person qė vetėm do tė kishte imagjinuar stuhinė nė det; kjo patjetėr ishte shkruar nga dikush qė e dinte se ēdo tė thotė njė stuhi nė det. Ky ėshtė vetėm njė shembull i cili tregon atė se Kur'ani nė fakt nuk ėshtė i lidhur me njė vend apo kohė tė caktuar. Pa dyshim, idetė shkencore tė shprehura nė tė, gjithashtu, nuk e kanė origjinėn nga shkretėtirat e 14 shekujve mė parė. Kur'ani nuk ėshtė quajtur i mrekullueshėm vetėm nga muslimanėt tė cilėt e vlerėsojnė, e besojnė dhe janė tė kėnaqur me tė, por ai ėshtė quajtur i habitshėm edhe nga jomuslimanėt. Ēudia mė e madhe pėr ata jomuslimanė tė cilėt e kanė parė Kur'anin me njė sy kritik, ka qenė se Kur'ani nuk ka qenė kurrė ashtu sikurse ata kanė menduar. Ata mendojnė se Kur'ani ėshtė njė libėr i vjetėr, i cili e ka origjinėn rreth 14 shekuj mė parė nga shkretėtirat arabe; kėshtu ata presin qė libri tė ketė njė pamje tė tillė, njė libėr i vjetėr nga shkretėtirat. Mė vonė zbulojnė qė libri nuk i ngjan aspak atij qė ata kishin pritur. Pėr mė tepėr, nga mendimet e para qė disa njerėz kanė ėshtė qė, pėrderisa ai ėshtė njė libėr i vjetėr qė vjen nga shkretėtira, ai duhet tė flasė pėr shkretėtirat vetėm. Nė fakt, ėshtė e vėrtetė qė Kur'ani flet edhe pėr shkretėtirat, imagjinata e tij pėrshkruan edhe shkretėtirat, por ai gjithashtu flet edhe pėr detin - apo ē'do tė thotė tė jesh nė njė shtrėngatė nė mes tė detit. Hulumtuesi anglez Kenet Grejk, metodėn e lehtė tė kuptuarit tė ajeteve tė Kur'anit e cilėson si shkakun kryesor tė depėrtimit tė tij nė zemra dhe thotė: "Nė qoftė se Pejgamberi i Islamit do tė ishte njė filozof sikur Hegeli dhe pėr pėrhapjen e Fesė Islame, nė vend te rregullave tė thjeshta dhe tė buta, tė parashtronte nė Kur'an teori filozofike si ato tė Hegelit, do tė ishte e pamundur qe Islami nė botėn e para 14 shekujve tė krijojė rrėnjė dhe tė pėrhapet kaq shumė nėpėr botė". Por, ja, natyra butė e Kur'anit bėn qė edhe Velid bin Mugire, mohues i Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i Kur'anit, tė detyrohet ta shfaqė dashurinė e tij ose besnikėrinė, ku thotė: "Pasha All-llahun, fjala e tij ka ėmbėlsi, nė tė qėndron njė mrekulli, s'ka bukuri mbi tė, afėr tij ēdo fjalė shkrihet, andaj edhe s'ka fjalė mė tė lartė dhe asgjė nuk mund t'ia kalojė". Ky Kur'an pėrshkruan pėrshtypjen qė e lė nė shpirtrat e atyre qė i besojnė dhe nė shpirtrat e atyre qė u erdhi dituria mė parė (Libri i shenjtė) dhe se atyre: "Prej (dėgjimit tė) tij rrėqethen lėkurėt e atyre qė i kanė dronė Zotit tė tyre, e pastaj me pėrkujtim tė All-llahut u qetėsohen lėkurėt dhe zemrat e tyre." (Zumer: 23) ; "Kur u lexohet atyre, ata hedhen me fytyra (pėr dhé) duke i bėrė sexhde. Dhe thonė: 'I lartėsuar qoftė Zoti ynė, premtimi i Zotit tonė ėshtė i realizuar'. Dhe duke qarė bien me fytyra (kur dėgjojnė Kur'anin) dhe ai ua shton edhe mė tepėr pėruljen (ndaj All-llahut)." (Isra: 107-109) Ky Kur'an i siguroi Rilindjes Islame elemente tė ekzistencės dhe kompletimit, nė atė mėnyrė qė nuk do arrinin ta formonin njėmijė ministri tė propagandės qė do tė rreshtoheshin pėr tė ushqyer ndjenjat e emocionet dhe mendimet me mijėra filma dhe oratorė vigjilentė tė rangut tė lartė. Ky Kur'an ishte pėr Lėvizjen Islame gazetė, radio, libėr dhe oratori e saj. Nga ajetet e tij u lėkundėn e dridhėn breza e breza tė stagnuar, mė ndihmėn e tij i thyen prangat e injorancės sė parė dhe ndėrtuan njė renesancė tė re e cila u karakterizua mė tė vėrtetat e veta. Kjo rilindje dhe ky rizgjim nuk u nis dhe ngrit vetėm nga njė njeri, nė mėnyrė qė tė vdesė bashkė me tė, por buron nga thellėsitė e shpirtrave tė cilėt besuan fuqimisht dhe me bindje. Kur'ani arriti tė ketė kėtė ndikim tek miqtė dhe armiqtė pėrmes sekreteve e mrekullive tė cilat i prezantuan dijetarėt nga Libri i Zotit dhe sekreteve tė amshueshmėrisė tė cilėn ia dha Zoti ajeteve tė tij. Adhuruesit e mrekullive materiale nuk i pėlqenin kėto konsekuenca tė ndikimit tė tij. Ata thonin duke shpresuar: "Sikur tė ishte ndonjė Kur'an qė me tė do tė ecnin malet, qė mė tė do tė plasej toka, qė mė tė do tė flisnin tė vdekurit." (Er-Rra'd: 31) Por, JO u themi atyre. Mė kėtė Kur'an ecin burrat (njerėzit), mė tė rregullohet toka, mė tė flasin tė gjallėt. Ky Libėr riformon jetėn nė modele tė reja; shpirtrave ua kthen shikimin e shėndoshė; njerėzit i mbron nga e keqja e djajve, ndyrėsitė e tė marrėve dhe traditat e injorantėve dhe mohuesve. Ky ėshtė Libri i ekzistencės, atė e njeh kush njeh vetveten dhe kush di qėllimin e jetės sė vet qė nga fillimi e deri nė mbarim, pėrderisa mohuesit do ta kuptojnė tė vėrtetėn nesėr nėse nuk e kuptojnė sot: "... Jo, (ata nuk besojnė) se e tėrė ēėshtja i takon vetėm All-llahut. A nuk e kanė tė qartė ata qė besuan se, sikur tė donte All-llahu do t'i drejtonte nė rrugė tė drejtė tė gjithė njerėzit; por ata qė nuk besuan, e pėr shkak tė asaj qė bėnė, do t'i godasė vazhdimisht fatkeqėsi e kohės ose do ta rrethojė (fatkeqėsia) vendin e tyre deri sa tė vijė urdhri i All-llahut. All-llahu nuk e thyen premtimin." (Er-Rra'd: 31) Kur'ani ėshtė burim i dritės, mėshirės dhe behar i zemrave. Kjo mrekulli e madhe e Profetit ėshtė fjala e shpalljes Hyjnore e cila me ligjet humane dhe tė plota e ēon njeriun drejt sė vėrtetės. Kur'ani ėshtė i ngjashėm me drurin Tuba (njė dru nė Xhennet), i cili origjinėn dhe rrėnjėt i ka nė Xhennet, ndėrsa degėt i ka tė lėshuara nė gjithėsi. Pra, njeriu i cili arrin tė kapet nė njėrėn prej degėve tė kėtij druri, vetė do tė bėhet njė lulishte me dritė dhe gėzim, si dhe nė trupin e tij mėshira dhe dashuria do tė lėshojnė rrėnjė. Ajetet e Kur'anit janė degėt e drurit Tuba, kurse njė nga kėto degė thotė: "Me njerėzit flisni me tė mirė". Kur'ani ėshtė si njė lum qė rrjedh nėpėr kohė dhe ēdokush qė e shfrytėzon atė fiton jetė dhe lumturi. Kur lexohet Kur'ani, nga qielli bie shiu i mėshirės dhe bereqeti Hyjnor mbi shpirtin e njeriut. Leximi i Kur'anit duhet tė jete me ide dhe logjikė, sepse Kur'ani ėshtė recitali mė i bukur i jetės dhe pėrjetėsisė. Sado qė tė pėrparojė dija dhe shkenca e njerėzimit, njeriut i paraqiten pamje dhe recitale tė reja nga ky dokument qiellor.

Secili nė Kur'an do tė gjejė aq sa vlen ai nė tė vėrtetė.

 

 

02.01.2008.islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .