Hasan BAFTIJARI
Me tė vėrtetė Kurani ėshtė libri i jetės me norma dhe principe bindėse e praktike, tė punės, moralit dhe bashkėsisė. Ai ėshtė burim gjallėrues, shėrues dhe kėshillues pėr ata qė janė gjallė. Kėtė, surja "Ja Sin" e thotė kėshtu: "... Shumica e tyre meritojnė dėnimin Tonė, se ata nuk besojnė." (Vargu 7)
Nė tė vėrtetė, paralajmėrimi yt i sjell dobi vetėm atij qė ndjek Kėshillėn (Kuranin) dhe i frikėsohet tė Gjithėmėshirshmit, edhe pa e parė Atė. Kėtij jepi lajmin e mirė pėr falje gjynahesh dhe shpėrblim bujar! (Vargu 11)
Kurani, mrekullia e pėrhershme e Zotit tė plotfuqishėm i ka zbritur profetit tė nderuar tė Islamit nė periudha dhe kohėra tė ndryshme, sipas nevojės sė njerėzimit. Ajetet e thella tė Kuranit, ashtu siē tėrhiqnin zemrat, ashtu e pastronin pluhurin e paditurisė dhe njerėzit njiheshin me mėshirėn dhe tė mirėn. Shumica dėshirojnė tė njihen me shkaqet e shpalljes sė ajeteve kuranore dhe tė informohen me ngjarjet qė u bėnė shkak i shpalljes sė ajeteve nė sfera tė ndryshme.
Sot mediat nė botė, me propagandat e tyre tė shumta, pėrpiqen tė prishin pamjen e Islamit dhe ta paraqesin Kuranin, si njė libėr tė vjetėr. Fuqitė e mėdha, duke pėrdorur mjetet mė moderne, pėrpiqen tė dobėsojnė myslimanėt dhe njėkohėsisht mundohen tė ulin ndikimin dhe pėrhapjen e Islamit nė botė. Ne shikojmė se, Kurani, duke qenė se ėshtė njė dritė e madhe e Zotit tė Vetėm, nė mėnyrė shumė tė qartė paraqet tė vėrtetėn e tij. Kurani ėshtė libri i shenjtė mė i miri dhe mė i ploti. Ai tėrheq mbas vetes mendjet dhe kjo ėshtė vetėm njė nga veēoritė e tij. Kurani ėshtė njė udhėzues qė tė fton pėr tek e vėrteta, njė libėr lutje e pėrmendje tė shpeshta tė Krijuesit, emrit tė Zotit. Ai ka karakter konstruktiv, sepse ndikon mbi botėn ndjesore tė njeriut. Kurani ndėrron dhe rregullon vlerėsimin e gabuar tė njerėzimit, tė zhytur nė errėsirėn e mohimit dhe herezisė mbi gjithėsinė, jetėn dhe njeriun, duke realizuar kėshtu transformimin mė tė madh.
Njė kusht pėr kuptimin e Kuranit ėshtė ta studiosh atė me mendje tė hapur. Pavarėsisht, nėse dikush beson apo jo, se ėshtė njė libėr i shpallur, duhet qė ta ēlirojė mendjen nga animi pro ose kundėr tij, ta ēlirojė nga tė gjitha opinionet paraprake dhe mė pas t'i qaset atij me dėshirėn e vetme pėr ta kuptuar atė sa mė shumė tė jetė e mundur.
Kanadezi Gary Miller ėshtė pedagog nė universitet. Ai, pėr vite, ka ndjekur doktrinėn krishtere dhe ka qenė njė aktivist i palodhur. Kishte njė dėshirė tė madhe pėr ēėshtjet mendore. Nė fillim mendonte se Kurani, i cili ka zbritur 14 shekuj mė parė, kishte tė bėnte vetėm me ēėshtjet e sė kaluarės. Mė pas, me shtimin e valės sė Islamit nė perėndim, ai mori vendimin qė tė studionte Kuranin, me qėllim qė tė gjente gabimet dhe ta bėnte atė tė papranueshėm.
Ai thotė: "Atė ditė fillova tė lexoja Kuranin pėr tė gjetur gabimet e tij, nė mėnyrė qė tė ngrija pozicionin e tė krishterėve pėrballė myslimanėve, pasi mendoja se Kurani, i cili ka zbritur 14 shekuj mė parė nė shkretėtirė, do tė ishte plot gabime. Por, sa mė shumė lexoja, vėreja tė vėrteta, tė cilat mė habisnin. Pa e besuar, kuptova se nė kėtė libėr tė shenjtė nuk ka gabime. Pėrveē kėsaj, kuptova se nė Kuran janė shtruar ēėshtje tė shumta, mbi tė cilat nuk flitet nė ndonjė libėr tjetėr tė shenjtė. Ky libėr mė bėri kurioz dhe pėr kėtė mora vendim ta lexoja mė me pėrpikėri. Kur arrita tek ajeti 82 i sures "Nisa", u habita shumė. Nė kėtė ajet theksohet: " A nuk pėrsiatin ata pėr Kuranin! Sikur ai tė mos ishte prej Allahut, do tė gjenin nė tė shumė kundėrthėnie."
Sigurisht qė kjo nuk ėshtė hera e parė qė njė jo mysliman flet pėr madhėshtinė, aktualitetin dhe tė vėrtetėn e Kuranit. Kurani i madhėrishėm ėshtė njė oqean i pafund, ku askush nuk mund tė gjejė dhe diskutojė kufijtė e tij. Ky libėr ėshtė pasqyra e jetės dhe nga thellėsia dhe gjerėsia e tij nuk ka limit. 14 shekuj mė parė, dijetarė dhe mendimtarė tė shumtė kanė lundruar nė kėtė oqean pa fund. Por asnjėri prej tyre nuk ka mundur tė gjejė sekretin e tij. Ata gjithashtu falen tek Zoti me madhėshti duke qenė pėrkrah Kuranit. Nė ajetin e parė tė sures "Furkan" theksohet: " I lartėsuar qoftė Ai qė i ka zbritur Dalluesin [1] robit tė Vet, [ 2] qė tė jetė paralajmėrues pėr botėt."
Sejjid Kutb, komentator dhe dijetar egjiptianė thotė: "Njė ditė, sė bashku me 5 shokė, me njė anije egjiptiane po kalonim Oqeanin nė drejtim tė perėndimit. Udhėtarėt ishin 120 bura dhe gra dhe askush nuk ishte mysliman. Ditėn e premte na u kujtua qė tė falim namazin e Xhumasė nė mes tė Oqeanit, duke qenė predikues tė fesė dhe tė mėsimeve tė pastra tė Islamit. U bėmė gati pėr namaz dhe unė fillova tė lexoj hytbet e namazit tė sė premtes. Udhėtarėt jo myslimanė ishin mbledhur rreth nesh dhe me kujdes shikonin atė qė bėnim ne. Pas pėrfundimit tė namazit, shumė prej tyre erdhėn dhe parashtruan shumė pyetje nė lidhje me Islamin, namazin dhe ēėshtje tė tjera. Nė mesin e kėtyre njerėzve, njė grua e krishterė, nga Jugosllavia ishte habitur shumė nga namazi ynė e nga sytė i pikonin lotėt. Unė u habita nga ndjenja e saj. Ajo grua, nė gjuhėn angleze, mė pyeti: "Ju nė ēfarė gjuhe flitnit?"
I shpjegova asaj se namazi ėshtė njė program islam, qė duhet patjetėr tė kryhet nė gjuhėn arabe.
Ajo tha: "Megjithėse nuk e di gjuhėn arabe, por nė mes tė thėnieve tuaja kishte fjali me rritėm jashtėzakonisht ndikues, saqė ndikuan te mua pa dėshirėn time. Tingujt e atyre fjalive akoma janė nė veshėt e mi, thuajse janė dedikuar pėr shpirtin tim."
Unė mendova pak dhe kuptova se fjalitė qė kishin entuziazmuar kėtė grua tė krishtere janė ajetet qė unė i lexova gjatė hytbes dhe namazit. Kjo ēėshtje mė habiti mua dhe mė kujtoi kėtė tė vėrtetė, se mrekullia e ajeteve tė Kuranit ėshtė e atillė, saqė rritmi i tij entuziazmon, ndikon dhe sjell ndryshime edhe tek persona qė nuk kanė njohuri pėr gjuhėn e Kuranit. Ky ishte njė realitet, tė cilin ne e pamė me sytė tanė."
Njė tjetėr e veēantė interesante qė ekziston nė Kuran ėshtė se vazhdimisht merret me kėshillat qė ai i ofron lexuesit. Kurani e informon lexuesin pėr fakte tė ndryshme dhe mė pas kėshillon, "nėse kėrkon tė dish mė tepėr pėr kėtė ose atė, apo nėse dyshon nė atė qė thuhet, atėherė pyet ata qė kanė dituri". Kjo ėshtė njė tjetėr karakteristikė qė tė ngjall habi. Nuk ėshtė normale pėr dikė qė nuk ka njohuri nė gjeografi, botanikė, biologji, etj., - tė diskutojė pėr kėto tema, dhe mė pas tė kėshillojė tė tjerėt tė pyesin ata qė kanė dituri, nėse informacioni ėshtė i dyshueshėm. Gjatė gjithė kohėrave, shumė myslimanė kanė ndjekur kėshillat e Kuranit dhe kanė bėrė zbulime tė shumta. Nėse do tė hidhnim njė sy mbi punėn e shkencėtarėve myslimanė, tė shumė shekujve mė parė, do tė shikonim qė ata kanė pėrdorur shpesh kuota nga Kurani. Punėt e tyre tregojnė se ata bėnė studime nė njė vend tė caktuar, pasi kėrkonin tė arrinin diku. Ata do tė na siguronin se arsyeja qė i bėri tė studionin mbi diēka tė tillė ishte sepse Kurani i tregoi atyre drejtimin e duhur. Pėr shembull, Kurani flet pėr origjinėn e njeriut dhe mė pas i thotė lexuesit: "Bėj kėrkim mbi tė". Ai i jep lexuesit njė shenjė dhe mė pas thotė qė ka akoma diēka pėr tė zbuluar.
Njė prej veēorive mė tė rėndėsishme tė Kuranit ėshtė pėrsėritja. Mė shumė se nė temat e tjera, nė Kuran, pėrsėritja ndihet tek rrėfimet. Nė tė vėrtetė, kjo nuk ėshtė thjesht njė pėrsėritje e zakonshme. Ajo ėshtė njė model stilistik, i cili brenda atmosferės sė pėrgjithshme tė sures (kapitullit), me anėn e parantezave e tė kthimeve, pėrmban pėr ēdo radhė, pra, kur rimerret diēka, hollėsi tė veēanta. Kėshtu, secili detaj, si simbol i njė mėsimi tė caktuar, u hap zemrave njė mijė e njė dritare sublime pėr tė parė drejt botėve tė fshehta.
Edhe njė veēori qė bie nė sy nė rrėfimet e Kuranit ėshtė edhe kjo: Kurani merr nga ndodhia qė pėrcjell vetėm atė pjesė qė pėrmban qėllimin, tė cilin e merr si shembull. Meqė i jep rėndėsi nėnvizimit tė qėllimit fetar tė ndodhisė nė fjalė, Kurani e rrėfen ndodhin qė nga kreu, mesi ose fundi, pa marrė parasysh rrjedhėn historike. Kurani nuk e lė lexuesin tė humbė mes ndodhive tė rrėfimit. Me anė tė rrėfimit ai ka paraqitur udhėzime fetare qė i japin blerim klimės sė zemrės. Rrėfimet e Kuranit nisin me njė hyrje tėrheqėse pėr lexuesin. Ndodhitė nuk radhiten me shprehje tė thata, por paraqiten tė konkretizuara me anė tė njė pėrshkrimi plot lėvizje e gjallėri. Me pėrsėritjen e ideve, ku disa herė jepen hollėsi e disa herė jepen pėrmbledhje, ai u drejtohet niveleve dhe mendėsive tė ndryshme. Ka njerėz qė u mjafton njė pėrsėritje e shkurtėr, disa tė tjerėve u duhen hollėsi. Pėrsėritja, veē qėllimit pėrforcues, siguron edhe njėrin nga detajet e stilistikės sė kumtimit, sikurse janė shkaktimi i mahnitjes nga tmerri, frikėsimi dhe paralajmėrimi nėpėrmjet ngjalljes sė pėrfytyrimeve.
Duke pasur parasysh veēoritė e posaēme tė Kuranit, z Hashemi Rafsanxhani, kryetar i kėshillit pėr mbrojtjen e interesave tė RII, nė ceremoninė e hapjes sė panairit tė 12-tė tė Kuranit, vuri theksin nė kėtė ēėshtje: "Sot njeriu ka nevojė pėr njė shkollė fetare. Asnjė mrekulli nuk ėshtė mė e lartė se Kurani dhe asnjė predikim nuk ėshtė mė me ndikim se Kurani. Duke pasur parasysh numrin e madh tė myslimanėve, ekziston mundėsia qė dituritė fetare dhe mėsimet kuranore tė jenė udhėrrėfyese nė botė. Ėshtė e nevojshme qė qeveritė, personalitetet dhe mendimtarėt islamikė tė gjejnė ndonjė rrugė pėr tė shfrytėzuar si duhet Kuranin nė shoqėritė njerėzore. Kurani nuk lejon qė mendjemadhėsia, qė vjen si pasojė e fuqisė, ta largojė poseduesin e saj nga rruga e drejtė dhe plotėson nė mėnyrėn mė tė mirė dėshirat e shoqėrive njerėzore."
Kurani tėrheq vėmendjen pėr thelbin e ndodhive. Ēdo ajet i fton njerėzit qė t'i largohen rrugės sė veseve, poshtėrsive dhe tė bėhen njerėz tė denjė pėr familjen e tyre, por edhe pėr tė tjerėt. Besimtarėt qė duan tė arrijnė lumturinė e kėsaj bote e tė pėrjetėsisė, janė tė detyruar tė pėrdorin jetėn, pasurinė dhe tė gjitha dhuntitė qė u ka falur Allahu (xh.sh), pėr synime dhe qėllime serioze. Kur lexohet Kurani, mbi shpirtin e njeriut bie shiu i mėshirės dhe bereqetit Hyjnor. Por leximi i Kuranit duhet tė jetė me ide dhe logjikė, sepse Kurani ėshtė kėnga mė e bukur e jetės dhe pėrjetėsisė. Sado qė pėrparon dija dhe shkenca e njerėzimit, njeriut i paraqiten pamje dhe kėnde tė reja nga ky dokument qiellor.
Kurani ėshtė burimi i dritės, mėshirės dhe behari i zemrave. Kjo mrekulli e madhe e Profetit ėshtė fjala e shpalljes Hyjnore, e cila, me ligjet humane dhe tė plota, e ēon njeriun drejt sė vėrtetės. Kurani ėshtė si njė lum qė rrjedh nėpėr kohė dhe, ēdokush qė shfrytėzon atė, fiton jetė dhe lumturi. Ajetet e Kuranit tregojnė se ky libėr ėshtė me logjikė tė pavdekshme dhe me aspektet me tė larta tė mirėsisė, nė tė cilin nuk gjendet asnjė shtrembėrim. Ėshtė udhėrrėfyes, dhe kalimi i kohės, jo vetėm qė nuk e vjetron atė, por qartėson edhe mė tepėr shtimin e diturisė sė njeriut dhe zbulon mėsimet e fshehura tė tij.
Por, megjithė ndihmėn e kėtyre mjeteve, dikush nuk mund ta kapė shpirtin frymėzues tė Kuranit, vetėm nė qoftė se ai fillon ta vendosė nė praktikė mesazhin e tij, sepse Kurani nuk ėshtė as njė libėr idesh dhe teorish abstrakte, tė cilat mund tė studiohen lehtėsisht i ulur nė karrige, as njė libėr i enigmave religjioze, tė cilat mund tė zgjidhen vetėm nė universitete dhe manastire. Ai ėshtė dėrguar pėr tė ftuar njerėzit drejt fillimit tė njė lėvizjeje dhe pėr tė udhėhequr aktivitetet e tyre drejt arritjes sė misionit tė tij. Dikush duhet, nė kėtė mėnyrė, tė shkojė nė sheshbetejėn e jetės pėr tė kuptuar kuptimin e tij real. Ėshtė afėrmendsh, qė dikush nuk mund ta kuptojė tė vėrtetėn qė pėrmban Kurani thjesht me leximin e fjalėve tė tij. Ai duhet tė marrė pjesė aktive nė konfliktin ndėrmjet besimit dhe jobesimit, Islamit dhe joislamit, tė vėrtetės dhe tė pavėrtetės. Dikush mund ta kuptojė atė vetėm nėse kupton mesazhin e tij, fton botėn ta kuptojė atė dhe vepron sipas udhėzimeve te tij.
[1] Pra, Kuranin, qė dallon tė vėrtetėn nga e pavėrteta.
[2] Pra, Profetit Muhamed (a.s.).
26.12.2007.islamgjakova.net