www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Lebejke All-llahume lebejka
 

 

 

 

... Qiejt u hapėn duke pritur soditėsin e ri, jeta u stilizua drejtė Amshueshmėrisė sė kėndshme tė devotshmėrisė dhe jeta nga petalet e shkurta tė dendurisė po thėrret  me njė zė kėndshmėrinė.

Ditė pas ditėsh po afrohet momenti mė i madhėrishėm nė jetė, gjahu i zemrave tė devotshme, mrekullia e fjalės sė ėmbėl dhe tė sheqertė si uji i zemzemit, hutia e syve tė mekura tė pemės sė tharė. Njė kotje qė rrezaton mallėngjim pėr ēdo vit! Sekondė pas sekonde thėrrasin engjėjt nė gjithėsi kėnaqėsinė dhe ndjenjėn e dashurisė sė lindur tė individit tė dhėnė pas tė Madhėrishmit. Nuk ka moment mė tė lartė se dukuria e afrimit tė zemrave nė devotshmėrinė e pėrgjithėsuar, nuk ka sfidė e cila thėrret nė vetėmbrojte. Dhe atė ditė kur t`i fryhet surit dhe besimtarėt do tė tubohen tuba-tuba, sa moment i frikshėm ėshtė ai. Zemra e cila qan pėr dashurinė e sinqertė tė All-llahut xh.sh., shenjat e dashurisė sė saj shprehen me fjalėn e lartė LEBEJKE ALL-LLAHUME LEBEJK. A ka ndjenjė mė tė lartė se konfiskimi i pasurisė sė xhennetit nė kraharorin e besimtarit, a ka bukuri mė tė lartė se shikimi nė xhennet i All-llahut xh.sh.? Do ta arrijmė kėtė vetėm me devotshmėrinė dhe sinqeritetin e lartė. Nė tė do tė futemi vetėm me vullnetin dhe dėshirėn e Fuqiplotit. Po , sikur tė mendohej dhe meditoje rreth qiejve, yjeve , dhe mrekullisė tė quajtur njeri, po sikur tė befasohej dhe mahnitej me tė mirat tė cilat as vet nuk mundesh t`i numėrosh, pas tė gjithė kėtyre, do tė ishte e tepėrt tė thuhej tjetėr pėrveē LEBEJKE ALL-LLAHUME LEBEJK (TĖ PĖRGJIGJEM TY O ZOT, TĖ PĖRGJIGJEM).

I dashuri im, ndalu njė moment dhe mėso kuptimet e poliglotit tė Islamit, Ibėn Kajim El- Xhevzi i cili nė librin e tij thotė: "... Era e fatit po i rrotullon nėpėr shkretėtirė jetėt e njerėzve; gjithēka ndryshon, vetėm e mira mbetet pėrgjithmonė. Kur era ėshtė qetėsuar nė horizont, e pamė Ebu Talibin , xhaxhanė e Pejgamberit se si ngulfatej nė detin e humbjes, derisa Selman el-Farisiu qėndron nė bregun e shpėtimit. Velid b. Mugire i prin popullit tė tij me ngut drejt zjarrit, derisa Suhejb er-Rumi vjen te i Dėrguari i All-llahut a.s. me karvanin nga Bizanti. Nexhashiu nė Abisininė e largėt deklaron: "Tė pėrgjigjem Zoti im tė pėrgjigjem!" Bilalli r.a. me ezan thėrret: "Namazi ėshtė mė i mirė se gjumi!", ndėrsa Ebu Xhehli nė shtrat ėndėrronte tradhti!"

(Mė gjerėsisht shih nė librin : Thesari i Diturisė, Ibėn Kajim el- Xhevzi, fq.423)

Paramendoje veten o haxhi , nė vendin e Ibėn Kajimit ( All-llahu e mėshiroftė), nė largėsinė kilometrėshe pėr nė Qaben e Bekuar, ai mendon dhe ndjen brengė pėr Ummetin Musliman. Sa i pavlerė jam unė dhe t`i qė vizitojmė Qaben e Bekuar , kryejmė ritualet e haxhxhit ndėrsa nė shoqėrinė ku jetojmė ende ekzistojnė shpirtra tė pafajshėm qė presin nga ne t`i tregojmė shartet e islamit dhe imanit. Bota ėshtė nė duart tua o musliman, nėse do t`i e ndryshon krejt botėn pėr tė mirė ose pėr tė keq.

... Dhe kur nga shkretėtira e largėt erdhi beduini te Pejgamberi a.s. e filloi ta pyes rreth Islamit duke i thėnė do tė pyes diē por mos u hidhėro. Fytyra mė e dashur nė rruzullin tokėsor, ajo e Muhammedit a.s. buzėqeshi kur u takua me tė dhe me elokuencėn e tij tė lartė tė sfidimit tė diturisė. Ai diktoi mendjen e tij kreative dhe mėsoi njerėzimin nė tėrėsi se si duhet tė veprohet nė kėtė jetė. Dhe paramendo njė dai nė ditėt tona nga qyteti e takohet me njė fshatar i cili ėshtė kurioz tė dijė pėr Islamin, daiu i veshur me rroba qė nuk dallon aspak prej Perėndimorėve, ndėrsa fshatari duke zbritur prej traktorit tė tij e pėrshėndet me njė buzėqeshje daiun. E ky i fundit moliset, dalldiset dhe e shikon mrroltė fshatarin tė cilit po i vie era e punėtorit tė sinqertė. O Zot, nė ēfarė gjendje ėshtė ummeti musliman?!

Sikur qiejt tė renditeshin njė mbi njė, dhe Hėna tė rrotullohej nė mendjen tonė, sikur Dielli tė shkėlqente nėn lėvoren e qėruar tė Askundėsisė, dhe jeta tė rrezatonte fyerje , sharje dhe indoktrinim, strehim mė i kėndshėm do tė jetė hija e Atij, nė ditėn tė tė cilėn nuk do tė ketė hije tjetėr. Dhe ky shpirt qė po rrezaton mllef, pėrēarje dhe mjerim , a`thua vallė do tė ishte i domosdoshėm nėn skajet e fundit tė diturisė? E kjo jetė e jetuar nė kotje, shfrenim dhe hidhėrim tė urdhrave tė Urdhėrdhėnėsit, dhe diskotekat e mbushura pėrplot me sfidant tė rinj nė Olimpiadėn e Mėkateve, e fituesi mė i lartė fiton "parajsėn" nė rruzullin tokėsor, ndėrsa humb kėtė botė dhe ahiretin.

Ndalu njė ēast ( o haxhi) dhe medito..."O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tėrhiqu vėrejtjen (duke i thirrur). Dhe madhėroje Zotin tėnd! Dhe rrobat tua pastroi! Dhe tė keqes sė ndyrė largohu! Dhe mos u mburr me atė qė jep e tė duket shumė! Dhe pėr hir tė Zotit tėnd duro!" (Mudethir:1-7)

A nuk tė tėrqethet lėkura nga kėto urdhra tė Madhėrishmit? Petku jonė i mbuluar dhe i fshehur nėn orenditė e jetės, ndėrsa bota rėnkon nga helmimi i djallit. Vizituam Qaben e nė Arafat vėrshuam tokėn me duatė e tona, ndėrsa Kudsi, i robėruar! O t`i i mbuluar nga pėrditshmėria e jetės , ngrihu dhe pėrfundimisht fto kėto shpirtra qė presin tė trokasėsh me atė ēka ta mėsoi Krijuesi. E nė tė kundėrtėn dėnimi i All-llahut do tė filloj me ty, a nuk logjikon? Thua me plot bindje Lebejke All-llahume Lebejk, ndėrsa nėnēmon kohėn qė ke para duke e harxhuar nė zbavitje tė kėsaj jete.

All-llahu na mundėsoftė qė ta kuptojmė dhe ta praktikojmė nė jetėn tonė maksimėn e artė Lebejke All-llahume Lebejk ( Tė pėrgjigjem o Zot tė pėrgjigjem). Amin.

 

Hamdi Nuhiju
( Kumanovė , 17 11 2007 )

 

26.11.2007.islamgjakova.net

 

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjitnhë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .