www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
NJĖ FJALĖ PĖR TY JA RESULALL-LLAH
 

 

 

 



Desha te shkruaj pėr ty o Pejgamber! Desha ta shpreh me shkrim dashurinė qė kam ndaj Teje! Por, sa mundet shkrimi ta pėrmban kėtė dashuri ėshtė e pa pėrshkruar! Pėrsėri erdhi dita e lindjes tėnde qė je shkaktarė i daljes sonė nga errėsira nė dritė, nga injoranca nė dituri, nga idhujtaria nė besim dhe nga instinkti ne vetėdije.
Po, ti je shkaktarė i kėtyre, sa tė duan le tė bėjnė karikatura por s`mund ta mposhtin Islamin, se vet All-llahu xhel leshanuhu e mbron qė ėshtė Mbrojtėsi mė i mirė.
Sa tė duan le t`ju ofendojnė, besimtarėve nuk u shtohet asgjė tjetėr pos besimit e dashurisė ndaj teje e Islamit, sepse besimtarėt e besojnė gajbin qė ėshtė tė besosh tė fshehtėn e atė e cilėson imani qė e beson botėn tjetėr pa e pa me sy, ty pa tė pa, me dhėnien e figurės tėnde nuk u shtohet atyre diēka tepėr pėrveē dėshpėrimit qė ėshtė sėmundja e zemrės.
Sikur tė ishe tash bashkė me ne e tė kėrkoje leximin e KUR'ANIT nga ne si i kėrkove Ibn Mes'udit! JA RASULALL-LLAH! Ti kur i the Abdullah ibn Mesudit tė lexoj KUR'AN nė ajetin e Nisaė (41) qė tregon se do tė dėshmosh pėr ne, nė ditėn e ringjalljes, e ndale atė nga leximi, e ti ishe duke lotuar... A thua? Ke menduar se duhet tė dėshmosh pėr mėkatet e ummetit tėnd, apo gjendjet qė kanė pasur. Po, e vėrteta ėshtė se ti lotove pėr ne si nė tė shumtėn e rasteve, por ka nga ne ende njerėz qė nuk kanė lotuar asnjėherė pėr ty! E as pėr gjendjen tėnde nė TAIF! Qė gjaku yt i shtrenjtė rrjedhte si ujė nga gurėzimi i injorantėve e ti thoje; "O ZOT! FALI ATA SEPSE ATA NUK DIJNĖ", ah sikur tė isha sahabije e atėhershme e tė isha mjeti mbrojtės i yti e tė mos derdhej asnjė pikė gjaku nga trupi yt! Edhe pse nė atė vend ke shkuar pėr tė kėrkuar strehim u malltretove e pėrsėri falje pėr ta kėrkove. Sikur tė tė shihja tėrė natėn nė ėndėrr e tė mė buzėqeshje qė ėshtė shenjė e pranimit Tėnd.
Sikur ta shihja fytyrėn tėnde qė e shndėrrit botėn me nur-iman, e tė mė shtohej besimi e tė vėrtetohej fjala e Aliut radiallahu anhu "Shumė dashuri ka qė hynė nė zemėr me njė tė pame" A do tė na buzėqeshėsh nė ditėn e gjykimit edhe pse ne prindėrit tanė ndonjėherė i kemi shikuar me sytė e vrazhdėsisė?
Sikur tė ishe tani me ne e tė mos ekzistonte asnjė pėrēarje nė mes nesh, asnjė grindje, asnjė keqkuptim e asnjė paragjykim i gabuar.
Ti i merr lajmet nga Meleku se ē`po bėn ummeti yt, a thua? Vallė, je i kėnaqur nga ne?
Nė njė ditė xhumaje dole nė xhami, ke qenė i veshur me njė xhybe tė zezė me punim tė verdhė ne rreth, e ke pėlqyer shumė dhe ke thėnė: A e shihni sa bukur njė sahab ka thėnė: Babai dhe nėna ime qofshin sakrificė pėr ty o Rasulallah! Ma jep mua. Pse t`ia kėrkoj duke e ditur se nuk thuash JO asnjėherė pėr hir tė dashurisė Tende ndaj ummetit. Ti ia ke dhėnė. Pastaj ta qepėn tė njėjtėn por nuk u bė nasib veshja!!!
Kur i ke pare fėmijėt e Nexharėve i ke pyetur se a me doni? Ata kanė thėnė: shumė tė duam ja Rasulallah! Atėherė Pejgamberi salallahu alejhi ve selam ka thėnė: All llahu xhel leshanuhu ėshtė dėshmitarė qė edhe unė ju dua.
Tash ka tė rinj e tė reja qė ndoshta s`janė fėmijėt e Nexharėve por edhe ato tė duan, tė duam edhe ne ja Rasulallah!
Nga lotėt vėrehet se tė duan dhe tė duam, ZOTI i Lartėmadhėruar ėshtė dėshmitarė se edhe ti i do ata dhe neve. Shumė na ka marrė malli! Po ne besojmė se ti gjendesh nė vendet qė tė pėrmendim, me dėshirė bashkimi sa mė shpejt nėqoftėse ėshtė hajr.
Tė bėhesha Fatimeja qė ua ka tėrhequr ndyrėsirat nga koka jote nė Qabe duke qenė nė sexhde e ti o Pejgamber tė thoje mos qaj bija ime, mos qaj.
Sikur tė isha njė Husejn - Hasan qė i ke mbajtur nė prehėr.
I vetmi i papėrshkruar nė moral je! Me njė fjale KUR`ANI i gjallė qė ecte nė tokė!!!
Kjo ėshtė vetėm njė fjalė pėr ty sepse sado qė tė shkruhet pėr ty nuk mund tė pėrshkruhesh as nga romansierėt mė tė mėdhenj.

 

 

Semra HALILI
(maturante nė medresenė e femrave nė Tetovė dhe mėsuese e gjuhės turke)

 

 

05.03.2008.islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .