"Zoti ynė mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mėshirėn Tėnde, pse vetėm Ti je dhurues i madh." (Ali Imran, 8)
- Njė ndėr organet mė me rėndėsi nė trupin e njeriut padyshim ėshtė zemra, jo vetėm ana fizike por edhe ajo shpirtėrore & morale varen nga zemra..
Dikush nga tė parėt tanė ka thėnė: "Problemi i zemrės, ėshtė zemra e problemit"
Tė gjitha problemet, si ato individuale, familjare, shoqėrore, burimin e kanė nga zemra.
Nė Kur'an pėrmenden fjalėt Kalb dhe Fuad, qė tė dyja nėnkuptojnė zemrėn. Por Kalb pėrmendet 132 herė, kurse fuad 16 herė, kalb pėrfshinė anėn fizike, por edhe atė shpirtėrore, ndėrsa fuad mė shumė nėnkupton anėn shpirtėrore. Zemra ėshtė vatėr e ndjenjave, ndėrgjegjes, vetėdijes, mund tė jetė e mirė ose e keqe, e shėndoshė ose e prishur. Pejgamberi s.a.v.s nė njė hadith thotė: "Allahu nuk shikon nė pamjen dhe trupin tuaj, por shikon nė zemrėn dhe punėt tuaja"
Allahu shikon tė gjitha anėt, por qėllimi kryesor i hadithit ėshtė se tek Allahu nuk ėshtė e rėndėsishme a je plak ose i ri, je i bardh ose i zi, i pasur ose i varfėr, por shikon ēiltėrsinė e zemrave, dhe punėve.
Allahu nėpėrmjet ajeteve kur'anore na paralajmėron se ēfarė ka pėrgatitur pėr ata qė kanė zemra tė pastra.
"Ditėn kur nuk bėn dobi as malli as fėmijėt. Vetėm kush i paraqitet Zotit me zemėr tė shėndoshė, e xhenneti u afrohet atyre qė ishin tė devotshėm. (Esh shuaraė, 88-90)
"Ndėrsa besimtarėve tė ruajtur xhenneti u afrohet krejt afėr, kjo ėshtė ajo qė u premtohej pėr secilin qė pendohet dhe qė e ruan besėn e dhėnė, Pėr secilin qė i ėshtė frikėsuar Zotit pa e parė, dhe ka qenė i kthyer tek Ai me zemėr tė sinqertė. (U thuhet) hyni nė tė, tė shpėtuar, se kjo ėshtė dita e pėrjetshme". (Kaf, 31-34)
Dijetarėt pėrmendėn disa elemente qė janė shkaktarė tė prishjes sė zemrės:
Arroganca dhe mendjemadhėsia
Xhelozia dhe lakmia
Dyshimi
Zemėrimi
Koprracia
Dėshira e flaktė pėr famė pozitė dhe emėr.
Mjekimi nga kėto cilėsi ėshtė t'ia kujtojmė vetes se kjo botė ėshtė e kalueshme, ėshtė thjesht njė fushė veprimi pėr ne, dhe se pritet pėrgjegjėsi nė botėn tjetėr.
Obligim i zemrės ėshtė tė ketė ēiltėrsi, besim, t'i jetė pėrkulur Zotit, tė jetė e kėnaqur, tu iket dyshimeve, dhe tė jetė sa mė afėr Zotit
Sipas disa dijetarėve hadithi i transmetuar nga N'uman ibn Beshir, pėrfshinė 1 / 3 e islamit
"Vėrtetė Hallalli ėshtė i qartė dhe Harami ėshtė i qartė, ndėrmjet tyre janė gjėrat e dyshimta qė shumė njerėz nuk i dinė, kush mbrohet nga gjėrat e dyshimta, e ka siguruar nė pikėpamje tė besimit dhe tė nderit, ndėrsa kush bie nė gjėrat e dyshimta ka rėnė nė tė ndaluarėn. Ngjashėm sikur bariu qė ruan kopenė rreth vendit tė ndaluar, nė ēast kopeja mund t'i ikė dhe tė kullosė nė tė. Nė trup ėshtė njė organ, kur ai ėshtė i shėndoshė, tėrė trupi ėshtė i shėndoshė, e kur ai organ ėshtė i prishur, prishet i tėrė trupi. Ajo ėshtė ZEMRA "
Dr. Muzammil H. Siddiki
Nga gjuha angleze: Hafsa XHEMAILI
15.03.2008.islamgjakova.net