8 Argumentet
Argumenti i PARĖ
Ky ėshtė njė fragment i shkurtuar i nxjerrur nga libri : URTĖSIA NĖ BINDJE NDAJ URDHĖRESAVE TĖ ALL-LLAHUT , i autorit SHEJHUL ISLAM IBĖN TEJMIJE, pėrkthim i Agim Avdiut , botim i " Klubit Studentor" me 10 05 2007 nė Shkup. Fragmenti gjendet nė Kapitullin " Harxhimi dhe Shpėrndarja" qė fillon nė faqen 298 , por pėrmbajtja e kėtij texti ėshtė nxjerrur ndėrmjet faqeve 300 dhe 302.
"Udhėheqėsi nuk ka tė drejtė qė t`i jap dikujt atė qė nuk e meriton sipas tekave tė tij , pėr shkak tė afrisė apo pėr shkak tė ndjenjės sė animit ndaj tij. Kjo vlen posacėrisht nėse jep pėr dobinė jo tė lejuar ashtu sic u jep hermafroditėve nė mesin e fėmijėve , foshnjave tė njerėzve tė lirė , robėrve etj., ose prostitutave , kėngėtarėve dhe argėtuesve tė pallatit dhe tė ngjashėm me ta , falltarėve , magjistarėve , astrologėve etj.
Por , ėshte e lejuar- NĖ TĖ VĖRTET ĖSHTĖ DĖTYRIM- qė t`i jepet atij tė cilit duhet pėrfituar zemra , edhe pse ( nė esencė) atij nuk i lejohet t`i jepet. Kjo ėshtė kėshtu sepse All-llahu xh.sh. nė librin e tij ka lejuar qė t`u jepet atyre qė duhet pėrfituar zemrat. Kėshtu , Pejgamberi a.s. u ka dhėnė nga placka etj , edhe pse ata ishin njerėz me nam nė fiset dhe te popujt e tyre. I Dėrguari i All-llahut , i ka dhėnė : Akre B. Habisit , tė shquarit tė fisit Benu Temim; Ujejn b. Hasanit , tė shquarit tė Benu Fazare; Zejdul- Hajrit et Taij , tė shquarit Benu Nehban; Alkame b. Alasi El-Amiriut , tė shquarit Benu Kulab. Pėrvec kėsaj , i ka dhėnė edhe tė shquarve kurejshė , atyre tė cilėt u liruan nė ditėn e clirimit tė Mekės sic janė : Safvan b. Umeje , Ikrime b. Ebi Xhehli , Ebu Sufjan b. Harb, Suhejl b. Amėr , Haris b. Hisham dhe shumė tė tjerėve. ( shih pėrmbledhjen e Buhariut , dmth hadithet 3174, 3150, 4330 dhe pėrmbledhjen e Muslimin dmth hadithet 1059, 1061 dhe 1062. Hadithet transmetohen nėpėrmjet Enesit , Abdullah b. Zejdit dhe Ibėn Mesudit.
Nė Sahihe pėrmendet njė thėnie se Ebu Seid El- Hudriu , radijallahu anhu , ka thėnė:
" Kur ishte nė Jemen Aliu i dėrgoi ar nė pluhur Pejgamberit a.s. dhe Pejgamberi a.s. e ndau ndėrmjet katėr njerėzve : Akre B. Habisit el- Hanzaliut , Ujejn b. Hasanit El- Fezariut , Zejdul- Hajrit et Taij , tė shquarit Benu Nehban, Alkame b. Alasi El-Amiriut , tė shquarit Benu Kulab. Thotė : " Dhe kurejshitėt e ensarinjtė ishin hidhėruar dhe thanė : " Po u jep njerėzve tė shquar tė Nexhdit , ndėrsa neve po na harron. " Pejgamberi a.s. tha:" Unė kėtė e kam bėrė pėr t`i pėrfituar." ( E pėrmend Buhariu 3344 , Muslimi 1964 dhe tė tjerė , nėpėrmjet Ebu Seid El- Hudriut.)
Sepse KUR I JEPET JOBESIMTARIT , ME KĖTĖ DĖSHIROHET PRANIMI I ISLAMIT NGA ANA E TIJ, apo qė tė largohet dėmi i tij tė cilin nuk kemi mundėsi qė ta pengojmė pėrvecse me dhėnie... "
Argumenti i DYTĖ
Ky ėshtė njė fragment i shkurtuar i nxjerrur nga libri :" SUNENI I TIRMIDHIUT Me pėrkthim dhe koment nė gjuhėn Shqipe" - vėllimi i 3 , Pėrkthim i Rexhep Nuredini , redaktor profesional : Talha Kurtishi , Agim Bekiri, redaktor gjuhėsor : Shefqet Zekolli, Lektor : Muharrem Mexhiti , Korrektor: Abdyl Bytyqi , Redaktor teknik : Hamdi Ilazi , botues: Azbi Nuredini , botuar nė vitin 2007 nė Shkup. Fragmenti gjendet nė kreun e 30 me titull " Dhėnia atyre , tė cilėt duam t`i pėrfitojmė nė Islam" nė faqen 73-74
"665- Na ka treguar Hasen b. Ali el-Halali i cili thotė: Na ka treguar Jahja b. Ademi (113) , i cili transmeton prej Ibni Mubarekut , ky prej Junus b. Jezidit , ky prej Zuhriut , ky prej Seid b. Musejibit , ky prej Safvan b. Umejes( 114) i cili thotė :" I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. nė ditėn e betejės sė Hunejnit ( 115) mė dha ( diēka nga pasuria) , kurse pėr mua , ai ishte krijesa mė e urrejtur. Ai vazhdoi tė mė jepte , kėshtuqė pėr mua u bė krijesa mė e dashur(116)" .
Ebu Isa thotė: Kėshtu , ose tė ngjajshme si kjo , mė ka treguar Hasan b. Aliu. Nė kėtė temė hadithe janė pėrcjellė edhe prej Ebu Seidit.
Ebu Isa thotė : hadithin e transmetuar prej Safvanit , e ka transmetuar edhe Ma`eri si dhe shumė tė tjerė prej Zuhriut , ky prej Seid b. Musejibit se Safvan b. Umeje tha :" I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. mė dha ( diēka nga pasuria) . Sikur qė ky hadith i Ma`erit dhe tė tjerėve qė transmetojnė prej Safvan b. Umejes ėshtė mė i saktė se hadithin qė e transmeton Junusi prej Safvan b. Umejes. Nė fakt ky transmetim ku thuhet : Sejid b. Musejibi qė transmeton prej Safvan b. Umejes.
Dijetarėt janė tė ndarė nė mendime pėr dhėnien ndaj atyre zemrat e tė cilėve duhet tė pėrfitohen pėr pranimin e Islamit. Shumica e dijetarėve qėndrojnė nė konstatimin se pėr ditėt e sotme tė atillėve nuk duhet t`u jepet. Ata vėrtetojnė se kjo ka qenė vetėm nė kohėn e Pejgamberit s.a.v.s. Pra , ėshtė fjala pėr njė kategori tė veēantė njerėzish zemrat e tė cilėve ėshtė dashur tė pėrfitohen derisa ta pranojnė Islamin. Ato thonė se sot nuk duhet tė jepet zekati pėr atė qėllim. Ky ėshtė qėndrimi i Sufjan Theurit , i dijetarėve nga Kufa dhe tė tjerėve. Po kėshtu mendojnė edhe Ahmedi dhe Is`haku. Disa tė tjerė thonė : Nėse edhe sot ka tė ngjajshėm si ata qė kanė qenė nė kohėn e Pejgamberit s.a.v.s. dhe Imami ( udhėheqėsi) , vendos qė t`i pėrfitojė dhe dėshiron ATA TA PRANOJNĖ ISLAMIN , dhe u JEP PREJ ZEKATIT , atėherė kjo ėshtė e lejuar.
KY ĖSHTĖ QĖNDRIMI I SHAFIUT."
----- sqarimi i fusnotave--- ---
113.Jahja b. Adem b. Sulejman el-Kufi , i njohur me ofiqin Ebu Zekerija , ėshtė transmetues i besueshėm dhe hafėz i haditheve. I takon gjeneratės sė nėntė tė transmetuesve tė hadithit. Vdiq nė vitin 203 sipas Hixhrit.
114. Safvan b. Umeje b. Halef b. Vehb el-Kureshi , ėshtė as`hab. Ky ėshtė njėri nga ata, zemra e tė cilit ėshtė pėrfituar pėr pranimin e ISLAMIT. Vdiq nė tė njejtėn kohė , kur ka vdekur Osman b. Affani.
115. Hunejn , ėshtė vend mes qytetit tė Mekes dhe qytetit tė Taifit , nė Saudi , ku ka ndodhur beteja e lartėpėrmendur.
116. DIJETARĖT KANĖ MENDIME TĖ NDRYSHME PĖR CĖSHTJEN , SE CILAT ZEMRA DUHET T`I PĖRFITOJMĖ PĖR PRANIMIN E ISLAMIT? NDOSHTA , KĖTU BĖHET FJALĖ PĖR MUSLIMANĖT , POSA E KANĖ PRANUAR ISLAMIN , POR KANĖ QENĖ ME BESIM TĖ DOBĖT , ME TĖ DHĖNAT PREJ PASURISĖ SĖ ZEKATIT DUHET TĖ TENTOHET TĖ PĖRFITOHEN ZEMRAT E TYRE ME TĖ VETMIN QĖLLIM QĖ TĖ PĖRFORCOHET BESIMI I TYRE NĖ ZOTIN XH.SH. OSE KĖTU NDOSHTA ĖSHTĖ FJALA PĖR POLITEISTĖT , ZEMRAT E TĖ CILĖVE , DUHET TĖ PĖRFITOHEN PĖR PRANIMIN E ISLAMIT. ABDURRAHMAN EL - MUBAREKFURI , KONSIDERON SE PREJ SHUMICĖS SĖ HADITHEVE TĖ KĖSAJ TEME MUND TĖ KONLUDOHET SE KĖTU BĖHET FJALĖ PĖR PABESIMTARĖT ZEMRAT E TĖ CILĖVE DUHET TĖ PĖRFITOHEN NGA ISLAMI.
Argumenti i TRETĖ
Ky ėshtė njė fragment i shkurtuar i nxjerrur nga libri : " FIKHU HANEFI" i autorit Abdulhamid Mahmud Tuhmaz , libri i parė-IBADAT , pėrkthim i Dr. Selim Sylejmani , editor : Zekerija b. Abdullahu , redaktor profesional : Dr.Muslim Verbani , kėshilli redaktues: Dr. Musli Verbani , Mr. Vedat Sahiti , Avni Aliu , Iljaz Mustafa , Muharem Haziri, redaktura gjuhėsore : Florent S. Sylejmani , pėrpunimi kompjuterik : Fahrudin Ismaili , botim i Shtėpisė Botuese " Drita e Jetės" - Gjilan nė vitin 2006.
Fragmenti gjendet nė kreun me titull : " Kategoritė e shfrytėzuesve tė zekatit" ndėrmjet faqeve 462-470
" Ata zemrat e tė cilėve duhet pėrfituar: Dikur kanė qenė tre grupe : GRUPI I PARĖ KANĖ QENĖ JOBESIMTARĖT tė cilėve Pejgamberi ( a.s.) U JEPTE ZEKAT NĖ MĖNYRĖ QĖ T`I PĖRFITOJĖ ZEMRAT E TYRE NE ISLAM. Grupi tjetėr janė ata tė cilėve Pejgamberi ( a.s.) u ka dhėnė pėr ta penguar prapėsinė e tyre. Grupi i tretė janė ata qė e kishin pranuar Islamin , por pėrkushtimi i tyre ishte ende i dobėt , andaj me kėtė dėshironte tė pėrfitonte qė tė forcohen nė Islam. "
- Ky sqarim gjendet saktėsisht nė faqen 465.
Argumenti i KATĖRT
Ky ėshtė njė fragment i shkurtuar i nxjerrur nga libri : " MINHAXH EL- MUSLIM" , i autorit Ebu Bekėr el-Xhezairi , pėrkthim i : Alban Kodra , redaktor : Ilir E. Haxhiaj , ballina : Gentian Asllani , paraqitja grafike : Kleida Maluka , botuar nga Shtėpia Botuese " Nektari" nė gusht tė vitit 2005 nė Tiranė.
Fragmenti gjendet nė kreun me titull : " Ku jepet zekati" , prej faqes 317- 321.
" 4.- Njerėzit e ngritur qė duam t`i afrojmė.- Me kėta nėnkuptojmė muslimanėt e rinjė nė Islam, por qė u dėgjohet fjala nė rrethin e tyre. Atyre u jepet zekati pėr t`u zbutur zemrat , duke shpresuar tė jenė tė vlefshėm pėr Islamin dhe tė mos e dėmtojnė atė. MEGJITHĖATE , MUND TĖ JETĖ EDHE NDONJĖ JOBESIMTAR , DUKE SHPRESUAR QĖ AI DHE NJERĖZIT E TIJ TĖ PĖRQAFOJNĖ ISLAMIN , DUKE I AFRUAR KĖSHTU NĖ FE. Kjo bėhet gjithėashtu , me tė gjithė ata njerėz te tė cilėt ka interes ISLAMI , apo me personazhet ndikuese nė shoqėri , siē janė gazetarėt dhe shkrimtarėt."
- Ky fragment saktėsisht gjendet nė faqen 318
Argumenti i PESTĖ
Ky ėshtė njė fragment i shkurtuar i nxjerrur nga libri : " FIKHU ZEKAT-1" i autorit Dr. Jusuf Kardavi , pėrkthim i : Mr.Bashkim Aliu , recenzentė : Mr.Bejadin Ahmeti , Shaban Sulejmani , Nehat Ismaili , lektor : Agim AVDIU , pėrgaditja kompjuterike dhe dizajni : Jusuf Saliu , botues : Furkan ISM-Shkup 2005.
Fragmenti gjendet nė kreun me titull : " A merret sasia e zekatit tatim prej jomuslimanėve" ndėrmjet faqeve 106-112
" 6- Transmetohet prej Omer Ibėn Hattabit dhe disave nga gjenerata e dytė ( tabiinėve) , lidhur me lejimin e destinimit tė zekatit pėr jomuslimanėt qė jėtojnė nėn mbrojtjen e shtetit Islam. Pėr kėtė detajisht kemi folur nėn titullin " Kujt nuk i lejohet t`i jepet zekati" nė kreun e fondeve tė zekatit.
NĖSE LEJOHET T`U JEPET ATYRE( JOMUSLIMANĖVE) NJĖ PJESĖ NGA ZEKATI I CILI MERRET PREJ MUSLIMANĖVE , nuk ėshtė e ndaluar qė tė merret prej pasanikėve tė tyre zekat dhe t`u jepet tė varfėrve tė tyre , duke e kryer kėshtu obligimin e solidaritetit i cili e pėrfshinė muslimanin dhe jomuslimanin derisa jeton nėn juridiksionin e shtetit islam."
- Ky sqarim gjendet saktėsisht ndėrmjet faqeve 111-112
Argumenti i GJASHTĖ
Ky ėshtė njė fragment i nxjerru nga libri : " PĖR KUSHTETUTĖN ISLAME" i autorit Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer , Pėrkthim i : Dr. Musli Verbani , recenzentė : Ajni Sinani , redaktore gjuhėsore : Mimoza Sinani , rradhitja kompjuterike : Mumin Shehu , botuar nė Prishtinė mė vitin 2005
Fragmenti gjendet nė kreun me titull : " RROLI I ZEKATIT NĖ EKONOMINĖ ISLAME , neni 26" , ndėrmjet faqeve 88-95
" 4. Atyre qė u duhen pėrvetėsuar zemrat- Janė ata tė cilėt shteti e parasheh se ėshtė nė dobi tė Islamit dhe muslimanėve. Kėta janė dy lloje : muslimanė dhe PABESIMTARĖ. Muslimanit , i cili e ka pranuar Islamin nė kohėn e fundit dhe imani i tij ėshtė i dobėt , i jepet zekati pėr t`iu forcuar imani , ose atij , i cili ka pranuar Islamin dhe ka rrespekt nė familjen dhe shoqėrinė e tij , popullin ( ėshtė lider) dhe ndihmon qė edhe tė tjerėt ta pranojnė Islamin.
PABESIMTARIT , I CILI BASHKĖPUNON ME MUSLIMANĖT DHE MUND T`I PENGOJĖ PABESIMTARĖT PĖR T`I DĖMTUAR MUSLIMANĖT , I TAKON ZEKATI. PASI ĖSHTĖ MĖ MIRĖ T`I JAPĖSH ZEKAT ATIJ , SE SA TĖ DĖRGOSH TEK ATA PABESIMTARĖ USHTRINĖ ISLAME.
Qėndrimet e Muhammedit a.s. pėr kėtė ēėshtje janė shembėlltyra mė e mirė. Safvan b. Umeje tregon :" Muhammedi a.s. nė luftėn e Hunejnit mė ka dhėnė ( pasuri) , ndėrsa unė e urreja mė sė shumti dhe vazhdimisht mė jepte( pasuri) , derisa u bė mė i dashuri tek unė."
-Ky sqarim detajisht gjendet nė faqen 91.
Argumenti i SHTATĖ
Ky fragment gjendet nė librin : " ZEKATI DETYRA E PANJOHUR" e shkruar nga grup autorėsh( Abdullah Bin Abdurrahman El-Xhibrin . Muhammed Bin Saleh El- Uthejmin, Abdul-Aziz Bin Abdullah Bin Baz, Ali Ahmed Es- Salus) , pėrkthim i : Genc Plumbit , korrektor dhe redaktor : Roald A. Hysa , rradhitja: Elton Gjeēi , Boton : Jehona , nėntor , Tiranė 2003.
Fragmenti gjendet nė kreun :" PĖRFITUESIT E ZEKATIT" ndėrmjet faqeve 98-108
" Sė katėrti : Pėr tė fituar zemrat e njerėzve. I Dėrguari i All-llahut a.s. i jepte Zekatin njerėzve , zemrat e tė cilėve anonin nga Islami , pėr t`i fituar kėshtu zemrėn , siē mund tė ishte njė prijės , i cili pritej tė pranonte Islamin ose homologu i tij , i cili pritej gjithėashtu tė pranonte Islamin , ose dikush nga i cili pritej tė mos u bėnte keq muslimanėve ose dikush qė kishte mundėsi tė mblidhte Zekatin nga populli i tij e nėse nuk i jepej prej zekatit ai popull nuk e jipte zekatin duke mohuar , ose duke e ndaluar. Pra , kėta njerėz ishin me pozitė nė mesin e popullit tė tyre dhe pėr kėtė i jepej prej zekatit pėr tė bėrė popullin pėr vete, pėr t`u ruajtur nga e keqja e tyre , pėr t`i forcuar atyre besimin dhe pėr tė qenė tė bindshėm ndaj prijėsit tė muslimanėve. Ky ėshtė edhe shkaku pėrse kėta njerėz pėrfitojnė nga Zekati.
...U habita me kėtė njeri qė i kishte besuar dhe i thashė: Dhėnia e Zekatit pėr tė fituar zemrėn e njerėzve pėrdoret nė rast nevoje. Omeri r.a. nuk e ka mohuar njė tė drejtė tė tillė qė gjendet nė ajet....."
- Ky sqarim gjendet saktėsisht ndėrmjet faqeve 103-104
Argumenti i TETĖ
Ky fragment gjendet nė librin : "ZEKATI" i autorit Abdurrezak Nevfel , pėrkthim i : Enver Zeqiri , recenzentė: Nazmi Muadini , Abedin Imeri , lektor: Prof. Aqif Ajdini , Mr. Musa Bajrami , korrektor : Eljasah Mahmudi , kopertina : Avni Behluli , rradhitja kompjuterike: Nebile Zeqiri , botim i vitit 2007
Fragmenti gjendet nė kreun me titull: " KU DUHET TĖ JEPET ZEKATI" ndėrmjet faqeve 24-39
" Atyre qė duhet pėrfituar zemrat , ata janė njė grup njerėzish , udhėheqės tė lartė , ata nuk janė tė varfėr , prijėsi islam e sheh tė arsyeshme pėr interesat e islamit dhe pėr t`i pėrfituar zemrat e tyre u jep njė sasi nga zekati.
Pejgamberi a.s. nė kohėn e tij u ka shpėrndarė disa arabėve nga zekati dhe nga pėrfitimet qė bėheshin nė luftėra pėr qėllime tė posaēme , pėr ta pėrhapur thirrjen ose pėr ta penguar dėmin e tyre qė mund tė vinte nga ato njerėz. Nė kohėn e halifetit tė Ebu Bekrit , ai nė konsultim me Omerin r.a. e ka ndėrprerė kėtė dukuri duke thėnė se kjo ka qenė nė kohėn kur Islami ka pasė nevojė , kurse tani All-llahu i Lartėsuar e ka ngritur lart Islamin dhe nuk ka nevojė mė qė t`i jepet kėsaj kategorie tė njerėzve.
Disa dijetarė tjerė mendojnė se ka tė drejtė imami qė t`i japė kėsaj kategorie tė njerėzve , nėse ėshtė pėr tė mirėn e Islamit dhe tė muslimanėve. Nėse ai e sheh tė arsyeshme qė t`u jap atyre , i lejohet. Ne , sot mund qė ta ndajmė njė sasi tė zekatit dhe ta shfrytėzojmė pėr ēėshtje juridike tė muslimanėve nė botė dhe pėr tė mbrojtur pakicat e muslimanėve nė shtete tė ndryshme , nė kontekst tė kėsaj hynė ndihma nė ēėshtje informatike pėr THIRRJE NĖ ISLAM DHE PĖR TA NJOHUR BOTĖN ME ISLAMIN E VĖRTETĖ."
-Ky sqarim saktėsisht gjendet ndėrmjet faqeve 36-37
Pėrgatiti: Hamdi Nuhiju
29.11.2007.islamgjakova.net