www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Bisedė me vėllain musliman qė ngurron tė vijė nė xhami
 

 

 

 

 




I nderuar vėlla, musliman!


Unė nuk do tė harroj asnjėherė tė tė ftoj pėr nė xhami, derisa nuk i pėrgjigjesh pozitivisht kėsaj. Fundja, unė nuk kam ndonjė interes nga ardhja apo mosardhja jote. Interesi im i vetėm ėshtė se po e ēoj nė vend urdhrin e Allahut pėr thirrje nė rrugėn e Tij, dhe se duke tė ftuar, unė po bashkėndjej pėr ty atė qė e dua pėr veti. Besoj se kėtė e di dhe sigurisht ke respekt. Kjo ėshtė pėr ty dhe vetėm pėr ty. Unė, 'el-hamdulilah' i kryej ibadetet, qė i ka obliguar Allahu, dhe ato nuk mė pengojnė aspak, nė kryerjen e obligimeve tė jetės sė pėrditshme, tė cilat i kryen edhe ti.

Nė vetveten time prej njė muslimani, kam bashkuar tė gjitha vlerat pozitive. Kėtė falė besimit islam, i cili njeriut i mundėson qė t'i tejkalojė tė gjitha dobėsitė njerėzore. Por, altruizmi i vėrtetė, qė feja Islame ma ka mbjellur nė zemrėn time, nuk mė lė tė qetė derisa ty dhe tė gjithė muslimanėt nuk i shoh pjesėmarrės nė rrugėn, e cila ėshtė gurthemel pėr lumturi dhe mirėqenie tė vėrtetė. Ajo ėshtė rruga pėr tė cilėn unė po tė flas. Islami dhe xhamia tė mėsojnė qė mos tė ndihesh i lumtur, pėr aq kohė sa vėllezėrit tu, nuk e kanė mundėsinė pėr tė qenė tė tillė. Ndoshta t'i mendon se ke edhe tani lumturi nė vetveten tėnde. Por kjo nė tė vėrtetė nuk ėshtė lumturi. Ajo ėshtė njė veti e imponuar apo e adaptuar, nė mungesė tė lumturisė sė vėrtetė. Shėndetit kurrė nuk i dihet vlera pėrderisa nuk e pėrjetojmė sėmurjen. Kėtė 'lumturi' qė e ke tani, do ta gjykosh pėr brishtėsi, vetėm pasi ta shijosh lumturinė e besimit. Tė lutėm mė thuaj, kush mund tė jetė mė i lumtur se ai i cili me devotshmėrinė e tij e fiton kėnaqėsinė e Allahut?! Ai, qė fjalėn e Allahut e vėnė nė prioritet tė parė. Kush ėshtė ai, qė nuk e dėshiron pėrkrahjen e Allahut?! Pėrkrahja e Allahut nuk arrihet pa shprehur interesim konkret pėr tė. Allahun e kemi pranė nesh, aq sa ne jemi pranė tij (Kur'ani, 47:7). Tė them sinqerisht, mos u bėn shkak qė Allahun ta kesh kundėr! Nėse mbetemi nė dorė tė Allahut kemi mbetur nė duart e sigurta, e nėse mbetemi nė dorė tė njerėzve kemi mbaruar pėrgjithmonė.

Prandaj, ngurrimi pėr tė shkuar nė xhami, ėshtė njė shenjė e apatisė ndaj ndihmės sė Allahut dhe respektit ndaj Tij. Njeriut i vije shumė rėndė nėse fėmija i tij nuk e dėgjon ndonjėherė, bile edhe kur ky i fundit ka arsye pėr kėtė. Menjėherė fillon njė ftohje e marrėdhėnieve prindėrore. Nėse prindi pyetet pėr kėtė, ai numėron njė mori arsye, nė llogari tė arrogancės sė fėmisė. A nuk po shikojmė se, ē'farė arrogance ėshtė mosrespekti ndaj Allahut?! A po e harrojmė kėtė?! Prindi po kėrkon respekt prej fėmisė sė vet, vetėm pse ėshtė kujdesur pėr rritėn e tij nė kohėn kur fėmija ka pasur nevojė. Pėr atė zhvillim qė, fundi fundit, e ka pasur obligim tė natyrshėm dhe ia ka mundėsuar Allahu. Po, a nuk po na shkon mendja se Allahu hidhėrohet pėr mosrespektin qė po ja bėjmė urdhrit tė Tij, duke mos shkuar nė xhami?! Padyshim se Allahu hidhėrohet me robin e tij bukėshkalės. Unė tė kėshilloj, mos u bėn bukėshkalės, eja nė xhami dhe duaje Allahun mė shumė se fėmijėt dhe familjen! Duaje mė shumė se vetveten tėnde! Ai tė pėrgjigjet nė ēdo moment dhe kurrė nuk tė zhgėnjen.

Vėlla i dashur!
Mua mė bėhet qejfi, kur nga vetė ti dėgjoj se Kur'anin e konsideron libėr tė shenjtė dhe e beson plotėsisht pėrmbajtjen e tij. Por, kjo nuk mjafton, ani pse ėshtė hapi kryesor. Duhet ta lexosh atė, duke i kushtuar njė kujdes tė veēantė. Kėtė mund ta bėsh kurdoherė dhe kudo qė ke mundėsi, nė shtėpi, nė bibliotekė, nė tren, nė aeroplan etj. Ndoshta duke e lexuar atė, dhe duke hasur nė ndonjė tė paqartė qė kėrkon komentim nga kompetentėt, do tė tė shtohet kureshtja dhe njė ditė do ta thyesh akullin dhe do tė shkosh nė xhami pėr ta pyetur hoxhėn pėr gjėrat qė tė interesojnė. Unė edhe kėtė e shpresoj si njė pretekst. Po ashtu, mė ka gėzuar qėndrimi yt korrekt pėr pejgamberinė e Muhamedit a.s.. Ti, pėr faktin qė e beson Allahun Njė dhe tė vetėm, qė e beson Kur'anin pėr libėr hyjnor dhe Fjalė e Allahut tė Madhėruar i zbritur Muhamedit a.s., tė transmetuar besnikėrisht prej zbritjes sė tij e deri nė ditėt e sotme pa asnjė devijimi nė asnjė shkronjė tė tij, pastaj, ti qė e beson se Muhamedi a.s. ėshtė pejgamber i fundit, i dėrguar nga Allahut, fjalėt e tė cilit janė tė vėrteta nė tė gjitha ato qė i ka thėnė dhe qė me besnikėri janė transmetuar deri te ne, atėherė, mė duhet tė tė them se je krejtėsisht afėr pėr tė shijuar ėmbėlsinė e Fesė sė cilės i takon. Te ti nevojitet vetėm njė kėndellje thelbėsore, ta heqėsh mendjemadhėsinė, ti japish njė shikim mė esencial jetės tėnde, tė bindėsh se je qenie qė paditurinė e ke cilėsi tė pashmangshme dhe ke nevojė pėr avancim, tė bindėsh se njeriu cilėsinė e tė keqes e ka gjen natyror nga e cila nuk mund tė ikėn, do tė shohėsh se nevoja pėr tė shkuar nė xhami ėshtė diēka e pashmangshme dhe rilindje e vėrtetė nė jetėn tėnde.

Herėn e kaluar kur biseduam, tė them sinqerisht, mė bėri pėrshtypje tė veēantė, njė fjalė e jotja, kur the:'zemrėn e kam tė pastėr' duke aluduar me kėtė se nuk ke nevojė pėr lutje te Allahu, apo pėr tė shkuar nė xhami. Kjo fjalė, qė fatkeqėsisht nuk e kam dėgjuar vetėm nga ti, po edhe nga disa tė tjerė, mė ka irrituar pa masė, sepse mė ofroi para vetes njė mentalitet tė cekėt, qė aspak nuk ka njohuri mbi fenė e vet dhe as interesim. Mė tregoi se kontributi i imamėve me ligjėrata e derse nėpėr tė gjitha xhamit, ende nuk ka depėrtuar te njė pjesė e muslimanėve. I heshtur ne vete, kam thėnė: "O Allah, ndriēoja zemrėn kėtij njeriu, udhėzoje atė nė rrugėn Tėnde, vetėm Ti mund t'i rrotullosh zemrat! O Zot, udhėzoi tė gjithė muslimanėt!"

Edhe atėherė tė kam folur pėr kėtė, por po tė flas edhe tani. Tė lutem harroje kėtė shprehje! Ajo ėshtė nėnēmuese pėr vetė ty, ngase ke pohuar diēka, qė bie ndesh me realitetin tėnd tė hapėt. Je musliman, dhe ajo nuk tė pėrket ty. Nėse je njeri me ndjenja, ku nė trupin tėnd zė vend, hidhėrimi, inati, padituria, animi, mburrja e shumė tė tjera, atėherė duhet ta pranosh se nuk je engjėll. Ti kėtė e pranon, apo jo!? E pra, je njeri qė gabon vazhdimisht. Nėse me atė fjalė e ke pėr qėllim zemrėn, si njė copėz mishi apo si njė pompė qė pėrēon gjakun nė trupin e njeriut, duhet ta din se copė mishi tė kėtillė kanė edhe kafshėt. Tė lutėm, me kėtė mos u mburr! E nėse me atė fjalė ke pėr qėllim 'zemrėn' si njė burim qė dirigjon mendimet e tua, ndjenjat dhe orientimet e tua nė pėrgjithėsi, atėherė nė kėtė aspekt je shumė larg nga zemra e pastėr. Pastėrtia e zemrės nuk mund tė vėrtetohet as nga ti e as nga unė. Secili pėr vete thotė se e ka zemrėn e pastėr. Njė gjė tė tillė e thotė edhe krimineli.

Mirėpo, pastėrtinė e zemrės e di vetėm Allahu, sepse ai i di tė fshehtat dhe tė hapėtat. Ne mund tė themi diēka e nė anėn tjetėr tė fshehim nė zemėr diēka tjetėr. Kjo mund tė bėhet para njerėzve, por jo edhe para Allahut. Prandaj, pėrveē Allahut askush tjetėr nuk mund ta dijė se, kur ėshtė e pastėr zemra. Ai nė Kur'anin e Tij na ka treguar kriteret qė e vlerėsojnė pastėrtinė e saj. Njeri me zemėr tė pastėr konsiderohet ai, qė me tė vėrtetė ėshtė i pastėr: qė nuk i ka borxh askujt. Qė nuk ka borxh ndaj vetvetes, qė nuk ka borxh asgjė ndaj njerėzve dhe qė nuk ka borxh ndaj Allahut. Kėto janė tri sfera, qė e karakterizojnė tėrė jetėn e njeriut nė pėrgjithėsi. Tė lutem llogarite vetveten tėnde vetėm nė kėto fusha dhe mė trego se sa je i pastėr nė zbatimin e tyre. A je ai qė nuk e ka ofenduar askė, qė nuk i ka hyrė nė hak askujt, qė i kryen obligimet ndaj vetvetes, ndaj Krijuesit dhe ndaj tė tjerėve, qė kujdeset pėr familjen e vet dhe edukimin e saj me edukatė islame, qė tė kaluarėn e tij e ka tė pastėr dhe tė pamėkate, qė ėshtė i ndershėm moralisht, qė kurrė nuk ia dėshiron askujt tė keqen dhe shumė pika tė tjera, qė nuk kemi nevojė t'i numėrojmė etj. Unė, pėr njė moment dua tė bėhem jomodest dhe po tė them: "fatkeqėsisht zemrėn e ke shumė tė nxirė." Le ta pėrmendim vetėm njė segment. Vetė fakti qė nuk po i pėrgjigjesh fjalės sė Allahut pėr tė shkuar nė xhami dhe pėr t'i kryer adhurimet ndaj Tij, je borxhli i madh. Nėse borxhi ndaj dikujt prej njerėzve, ėshtė obligim tė pėrmbushet, atėherė borxhi ndaj Allahut ėshtė mė prioritet. Ndėrsa mospėrmbushja e borxhit ėshtė njė e keqe e madhe, pra ėshtė mėkat. Madje, nuk ėshtė njė mėkat qė mbaron vetėm pėr njė ditė. Jo, ky akumulohet pėr ēdo ditė.

Tani tė pyes, ē'ka mendon nėse dikush tė ka borxh dhe atė nuk ta kthen, ē'farė do tė mendoje pėr tė? Padyshim se do ta konsideroje si njė njeri tė papėrgjegjshėm dhe shumė tė keq, sepse ai qė nuk brengoset pėr borxhin e vet, ai nuk ka kufizim nė tė kėqijat e tij. Ani, pėr ēfarė borxhi mund tė bėhet fjalė, pėr njė borxh njerėzor, qė megjithatė nuk ka ndonjė vlerė ku ta di se ēfarė? Po, borxhi ndaj Allahut, a e di ti se ē'farė vlere ka? Ai ėshtė vetė jeta jonė. Tė gjitha tė mirat qė ne i kemi dhe qė i shfrytėzojmė nė tokė e nė qiell, janė nė njėfarė mėnyrė (moralisht) borxh te Allahu. Por, Allahu nuk ėshtė borxhdhėnės me shpagim, sepse vlera e dhuntive tė Tij, nuk mund tė kompensohet dot. Larg kėsaj, Ai ėshtė Dhurues i Madh. Edhe pse na ka 'huazuar' gjithė kėto tė mira, pa caktim dhe pa kufizim, nuk kėrkon qė t'ia kthejmė borxhin, sepse kjo ėshtė e pamundur, por kėrkon qė vetėm t'ia dimė shyqyrin (nderė) atij borxhi duke e falėnderuar pėr to. Duke e falėnderuar nė atė mėnyrė qė pėr ēdo ditė dhe sa herė qė na kujtohen mirėsitė e Tij, e ato na shoqėrojnė nė ēdo moment, t'i themi vetvetes: sa jam nė rrugė tė Allahut, sa i pėrfilli kėrkesat e Tij?

Atėherė, nėse kėtė nuk e bėjmė, dhe nėse nuk i respektojmė kėrkesat (urdhrat) e Tij pėr ato qė Ai ka kėrkuar nga ne, a nuk ėshtė njė mėkat!? A nuk ėshtė kjo pikė e zezė nė zemrėn e njeriut!? Pa dyshim se po. Sa pėr pėrkujtim, Pejgamberi a.s. ka thėnė "kur njeriu e bėn njė mėkat (tė keqe), nė zemrėn e tij i vihet njė pikė e zezė, nėse nuk pendohet pėr tė, ajo rritet gjersa t'ia mbulojė zemrėn tėrėsisht". Kjo pikė e zezė e mbulon dhe e mbyll tė tėrėn, dhe kjo pikė ėshtė ajo pėr tė cilėn Allahu i Madhėruar nė Kur'an thotė: ".Por, tė kėqijat qė i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan (ua kanė nxirė)" (83:14). Fjala e Allahut dhe thėnia e Pejgamberit a.s. janė hak, pa kurrfarė dyshimi nė to.

Tani tė pyes, a thua, sa pika tė zeza i ke nė zemrėn tėnde. Unė dua tė besoj se, me kėtė nivel tė papėrgjegjshmėrisė ndaj urdhėresave dhe ndalesave tė Allahut, nuk bėhet fjalė mė pėr pika, por a thua ka mbetur vend i pa nxirė nė zemėr? Kėtė nuk po e them pėr tė ofenduar e as me tė zhgėnjyer, por, pėrkundrazi, pėr t'i treguar ndėrgjegjes sate se, zemrėn nuk e ke tė pastėr. Pėr t'i thėnė edhe njėherė se ke pėrgjegjėsi pėr pastrimin e saj dhe nuk ke aspak luks pėr t'u krenuar pėr gjoja zemėr tė pastėr. Ani, kjo qė po ta them, ėshtė vetėm pėr njė aspekt qė e nxinė zemrėn, pra, vetėm pėr obligimet (borxhet) ndaj Allahut, po ku janė edhe shumė tė tjera. Ku janė obligimet ndėrnjerėzore, obligimet ndaj familjes, obligimet ndaj vetvetes, qė jam mė se i sigurt se nuk i ke nė nivel tė kėnaqshėm, pa marrė parasysh se mund tė krenohesh pėr rregullsinė e tyre. Kėtė e them, sepse nėse nuk e njeh fenė e Allahut, nuk di se si t'i zbaton kėto obligime, pėr tė cilat je pėrgjegjės. Thjesht, nuk di si tė sillesh me vetveten. Tė kam thėnė edhe herėn e kaluar se, edhe pėr vetveten tonė kemi pėrgjegjėsi. Nuk mund tė sillemi si tė dėshirojmė, por si duhet, sepse vetja jonė, ndonėse ėshtė nėn menaxhimin tonė pėr gjatė jetės nė kėtė botė, ajo nuk ėshtė e jona, pėr arsye se ne nuk e kemi krijuar e qė mos tė kemi pėrgjegjėsi pėr dėmtimin e saj. Pėr gjithēka kemi pėrgjegjėsi: pėr kohėn si e shpenzojmė dhe ku e kalojmė, si e kemi kaluar rininė tonė, e cila ėshtė gurthemeli pėr formimin e drejtė tė personalitetit tė individit; ushqimin, prej nga e fitojmė, a e fitojmė nė mėnyrė tė lejueshme apo jo? Pastaj, a ushqehemi me ushqim hallall, dhe shumė tė tjera. Me njė fjalė, pėr gjithė jetėn tonė nė pėrgjithėsi, pėr jetėn private dhe publike, derisa edhe pėr mendimet tona kemi pėrgjegjėsi. Edhe kėto ndėr shumė tė tjera, janė qė lėnė pika tė zeza nė zemrėn e njeriut, nėse nuk zbatohen sipas asaj qė Allahu na ka mėsuar. [1]



_______________________________
[1] Kjo 'bisedė' ėshtė vazhdim i punimit nė numrin e kaluar "Letėr vėllait musliman qė ngurron tė vijė nė xhami.

 

 

 

Orhan Bislimaj

www.breziiri.com

 

 

 

 

 

26.02.2008.islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .