www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Cili ėshtė qėllimi yt nga jeta nė kėtė botė?
 

 

 

Kjo temė ėshtė njė pyetje, e cila ka nevoje pėr pėrgjigje. "Cili ėshtė qėllimi yt nė jetėn e kėsaj bote?"

Tė dashurit e mi pėr Allahun! Qėllimi i muslimanit ėshtė i qartė; nuk ėshtė i turbullt dhe as i padefinuar. A e di se cila ėshtė pėrgjigja apo ende ke dyshim?

Qėllimin tuaj, paēi bekim prej Allahut, e nxirrni nga ky ajet fisnik: "Besimtarėve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nėn tė cilėt rrjedhin lumenj, nė to do tė jenė pėrgjithmonė, dhe (u premtoi) vendbanime tė bukura nė xhennetin e Adnit, edhe njė disponim nga All-llahu qė ėshtė mbi tė gjitha. Ky, pra ėshtė ai shpėtimi i madh". ( [1])

Synimi i muslimanit ėshtė arritja e kėnaqėsisė sė Allahut tė Madhėruar. Ajeti na informon se Allahu ka pėrgatitur pėr besimtarėt dhe besimtaret Xhennete, nė tė cilat rrjedhin lumenj dhe nė tė cilat ata pėrveē qė do tė banojnė nė pallatet e bukura dhe do tė dėfrehen me mirėsitė e paimagjinuara tė tij, ata do tė jenė tė pėrjetshėm. Pastaj, ata do tė kenė diē edhe mė tė begatshme se sa kjo. Allahu, qofte lartėsuar emri i Tij, do t'i nderoj me kėnaqėsinė e Tij. E kush realizon njė gjė tė tillė atėherė le ta dijė se "Ky ėshtė shpėtimi i madh"- i pėrmendur nė fund tė ajetit.

Kėtė ajet e sqaron mirė edhe njė hadith profetik nga Sei el-Hudrijji, i cili rrėfen tė ketė thėnė i dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi qofshin mbi tė: "Allahu i Madhėruar iu drejtohet banorėve tė Xhennetit: O banorė tė Xhennetit! Urdhėro o Zoti ynė- pėrgjigjen. E mira ėshtė nė duart e Tua- shtojnė ata. A jeni bėrė tė kėnaqur?- i pyet Allahu. E pse tė mos bėhemi tė kėnaqur kur neve na ke dhėnė atė qė askujt prej krijesave Tua nuk ia ke dhėnė?!- i pėrgjigjen. Do t'iu jap edhe mė shumė se kjo- iu thotė Allahu i Madhėruar. O Zoti ynė, po ē'gjė ėshtė mė e bukur se sa kjo?!- pyesin me habi. Sot do t'ua jap kėnaqėsinė Time dhe mė kurrė nuk do tė hidhėrohem nė ju- iu thotė Allahu i Madhėruar ". ([2])

Ēfarė doni mė shumė se kjo? Kjo ėshtė kėnaqėsia e Allahut. Ky ėshtė synimi ynė i qartė dhe i caktuar, synim qė shprehet nė momentin e fundit tė jetės sonė ku duam tė na thotė Allahu: "O ti shpirt i bindur plotėsisht! 28. Kthehu te Zoti yt i vetėkėnaqur e i pranuar! 29. Hyn nė turmėn e robėrve tė Mi! 30. Dhe hyn nė xhennetin Tim!". ([3])

 

Si tė arrijmė te ky qėllim?

Arritja tek ky qėllim behet nėpėrmjet adhurimit tė vėrtetė pėr Allahun, adhurim pėr tė cilin edhe na krijoi Allahu, siē qėndron nė ajet: "Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė. 57. Unė nuk kėrkoj prej tyre ndonjė furnizim e as s'dėshiroj tė mė ushqejnė ata. 58. All-llahu ėshtė furnizues i madh. Ai, fuqiforti". ([4])

 

Vėlla dhe motėr nė Islam!

Adhurimi i vėrtetė ėshtė atėherė kur bėhet ashtu siē na mėsoi Muhammed Mustafaja, paqja, mėshira dhe begatitė e Allahut qofshin mbi tė. Njė gjė e tillė ėshtė sqaruar nė hadithin e transmetuar nga Omeri, i biri i Hattabit,: "Pėrpikėri ėshtė ta adhurosh Allahun sikur ta shohėsh ngase, nėse ti nuk e sheh Atė, Ai tė sheh ty". ([5])

Pėrpikėria nė adhurim ėshtė pozitė madhėshtore e falėsve, tė cilėt ndiejnė pėrherė praninė e Allahut dhe vėzhgimin e Tij me diturinė absolute tė Tij, gjė qė ndikon nė rrjedhjen normale tė jetės sė tyre. Muslimani i tillė i devotshėm, me njė rutinė tė tillė, praktikisht realizon ajetin kur'anor: "Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun, Zotin e botėve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetėr). Me kėtė (thjeshtėsi tė adhurimit vetėm pėr Zotin) jam i urdhėruar dhe jam i pari i muslimanėve (i pari qė pranoj dhe bindem)!". ([6])

Profesioni i vetėm i caktuar i njeriut nė kėtė botė, tė cilit nuk mund t'i shmanget, ėshtė adhurimi pėr Allahun, adhurim qė duhet tė kryhet sinqerisht dhe vetėm pėr Tė, dhe atė, konform Kur'anit dhe Sunnetit, me ē'rast realizohet fjala e Allahut: "... e kush ėshtė qė e shpreson takimin e Zotit tė vet, le tė bėjė vepėr tė mirė, e nė adhurimin ndaj Zotit tė tij tė mos e pėrziejė askėnd". ([7])

 

Vėllezėr dhe motra!

Sa e bukur dhe sa e kuptimshme ėshtė jeta kur e tėra i pėrkushtohet adhurimit pėr Allahun! Sa e lumtur ėshtė jeta kur e tėra ėshtė vetėm pėr Allahun! Sa madhėshtor ėshtė shpėrblimi kur Allahu tė shpėrblen pėr adhurimin tėnd! Sa herė qė shikon jetėn tėnde nga kėndvėshtrimi i adhurimit dhe e stolise me bukuritė e tij, ankthi, ngushtimi, humbja, dobėsia, monotonia dhe pėrtacia zhduken.

Tashmė qė mėsuam qėllimin dhe mjetin pėr tė arritur tek ky qėllim, patjetėr duhet tė kemi njė shpirt mallėngjyes.. .

Falėnderimet i takojnė Allahut ndėrsa pėrshėndetjet qofshin pėr zotėrinė tonė, Muhammedin!

 

 

Burimi: http://www.drb- alokhwa.com/ articles, item,179. html
Pėrshtati nė shqip: Sedat Gani ISLAMI
05.05.2008, e hėnė
Vushtrri, Kosovė



--------------------------------------------------------------------------------

[1] et-Teube, 72
[2] Muslimi
[3] el-Fexhr, 27-30
[4] edh-Dharijat, 56-58
[5] Muslimi
[6] el-En'ame, 162-63
[7] el-Kehf, 110

 


 

06.05.2008.islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .